Close
Faqja 38 prej 38 FillimFillim ... 28363738
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 378 prej 378
  1. #371
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Po pune ka andej nga Bostoni apo te rrij ne Greqi me mire?

    Knej ka Greqia 6 euro ora paguhem por meqenese nuk bera budallallikun e te blej makine nuk mi kalojne 500 eurot te gjitha shpenzimet mujore...

    si thoni i'a vlen apo s'ia vlen te filloj dikush nga A-ja ne Amerike sot?

    ps. zona Everet ku i bie, eshte mire atje?

    pres pergjigje, faleminderit

  2. #372
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    te tilla mendime si ty o Kryeplak kam dhe une kohet e fundit
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #373
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Clauss Lexo Postimin
    te tilla mendime si ty o Kryeplak kam dhe une kohet e fundit
    c'ti bej administrates qe na merziten tepelekun me keto veveosat 6mujore se nuk e luaja kemben nga Rodosi (pervec Dimirit qe zgjat vetem tre muaj)..... Do lek, plazh e zocka vella... hajde ne Rodos!

    E kur te mbytesh me mekate ka edhe kishe edhe xhami per t'u penduar ne disa caste ndergjegjesimi!

    Megjithate burokracia greke te nxjerr me te vertet nga lekura, aq me teper kur je i huaj!


    Brenda Veres ose duhet te qendroj ne Greqi e te mar karten jeshile 5vjecare ose te shkoj ne SHBA dhe te marre 10vjecaren. Ketu ne Greqi po bej nje master dhe jam i sigurte se do mar edhe doktoraten (pa asnjefare pagese), ne Amerike nuk jam i sigurte per asgje por po i'a arrita do kem shanse shume here me te medhaja ne jete.

    Dreq o pune kjo... por edhe njecik adrenaline nuk i ben keq jetes (sa je beqar te pakten).

    flm

  4. #374
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Ne Boston eshte shum e shtrenjte te jetosh. Nje shtepi e mire shkon $350,000-$400,000 ndersa qiraja per dy-tre dhoma e kuzhine $1000-$1300. Nje makine e re $20,000. Nje student qe sapo del nga Universiteti fillon te paguhet zakonisht $30,000-$40,000 ne vit (Nga kjo zbrit 25% takse beqari). Kredite per klasa nga Universitete te huaja te njihet, po varet nga dega qe studjon. Per shembull diplome per doktor/avokat/inxhinier/elektricist nuk pranohet, duhet te marresh shum klasa dhe te japesh testim per te marre licence. Universitetet ketu jan shum te shtrenjta, ka shkolla qe shkojne dhe $40,000 ne vit, ndersa me te dobtat $4000-$12000. Tash kuptohet qe po more diplome nga Universitet i shtrenjte gjen pune me kollaj.

    Sot besoj eshte me e veshtire te fillosh nga zero ne Amerike se me perpara. Duhet te kesh rrotull $15,000-$20,000 ne xhep kur te vish, dhe duhet te rrish 2-3 muaj per falas ne shtepine e ndonje kushuriri te te ndihmoje.

    Everett eshte 10 minuta ne veri te Bostonit dhe nuk eshte mire. Gjith qytetet kaq afer Bostonit jan banuar ne menyre shum te dendur, sikur te merret shpirti, aq afer jane shtepite private me derrasa te kalbura 100 vjecare qe ne Shqiperi vetem stallet e kafsheve kemi.

    Nga ana pozitive, kush eshte person i mencur, me vullnet dhe puntor mund te jetoje nje jete normale me kondita relativisht te mira. Edhe diskriminim si ne Greqi ne vende pune dhe shoqeri nuk ka, as policia nuk te bie ne qafe.

  5. #375
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #376
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    Gentius ti duhet te punesohesh ne ndonje zyre anti-reklamash.. se keshtu si ja pershkruajte Bostonin jo per te ardhur qe nuk u vjen ne mend po dhe kur te lexojne emrin ne ndonje gazete ta grisin e ta bejne 100 copash ...

    Nejse eshte e vertete, ne vija te trasha ashtu eshte si e ke pershkruar, por te pakten ne Amerike me shume se kudo tjeter nuk e ndjen qe je i "huaj" ke shume mundesi integrimi.. qofte me jeten, punen, shkollen.Eshte vendi i mundesive.. e kane prish me ekonomine keto kohet e fundit po hajt mo shpresa vdes e fundit. Asnje nuk e gjeti Ameriken ashtu si e mendonte.. po jeta vazhdon, dhe jeten e ben ashtu si do ti + Bostonin e kemi ydh.

    Dhe tjetra.. nese eshte vertet aq keq sa e pershkruan.. c'ben zotrote ketu ? E degjove kryeplakun ? Ne do pare, plazh dhe zocka.. Rodos thote.

  7. #377
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    27-02-2008
    Vendndodhja
    mitrovic
    Postime
    6
    Tung te gjithve ju qe jetoni ne Boston ume jam Linda nga Mitrovica desh tju përshëndes dhe t'ju uroj jetë të gjatë dhe suksese në punë dhe endrra ime eshte te vi e te jetoj ne Amerik sepse me pelqen shumë shumë jamë e martuar i kam tre femije dhe ta dini se jeta ktu ne Mitrovic u bo shumë keq pavarsisht qe e kemi fituar Pavarsin se me ka pelqyer shumë se kemi qen te shtypun prej shkau dhe prap ktu ne qytetin tontë dashur opet pjesa veriore ju mbet atune dhe me ka marre malli shumë ta vizitoj banesen time ku jam rrit dhe kam perfunduar shkollen atje dhe njeher ju përshëndes dhe ju uroj gjdo te mir ne jetë

  8. #378
    Në Boston shqiptarët ceremoni për “Festën e Abetares”


    Shoqata shqiptaro amerikane, MAASBESA me selinë e saj në Boston të SHBA-ve me 11 maj do të shënojë ditën e shkollës shqipe me moton “Festa e Abetares”.
    Manifestimi mbahet në lokalitetin "St. George Cathedral" në ambientet ku ndodhet shkolla e Gjuhës dhe e Trashëgimisë Shqipe në Boston të shtetit Massachusetts.
    "Ju lutemi ejani të festoni me nxënësit dhe mësuesit këtë ngjarje të rëndësishme për shkollën e gjuhës shqipe. Festa e Abetares do të shoqërohet me programin me vjersha, poezi, dhe këngë nga nxënësit e Shkollës së Gjuhës dhe Trashëgimisë Shqipe”, thuhet në njoftimin e shoqatës MAASBESA.
    Në këtë shkollë komunitetit shqiptar u ofrohen abetare, mësim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, lëndë të posaçme të historisë dhe gjeografisë për kultivimin dhe ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar shqiptar në SHBA-të. Në shtetin Massachusetts të SHBA-ve jetojnë aktualisht mbi 20 mijë shqiptarë nga trevat e ndryshme të Ballkanit.
    Të gjithë mësuesit e Shkollës së Gjuhës dhe Trashëgimisë Shqiptare në Boston janë mësuese profesioniste të edukuara dhe diplomuara në Shqipëri në fushën e Gjuhës dhe Letërsisë. (B.Sina/INA)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 38 prej 38 FillimFillim ... 28363738

Tema të Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  3. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Kënga e Gjergj Elez Alisë
    Nga Ullmar Qvick në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •