Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Cka thuhet e vertete

    PO behemi vertet nje laborator droge dhe eshte mese e vertete ajo qe thote kryeprokurori Sollaku. Gjithsecili nga ne e di se c`ndodh ne trekendeshin Fier, Berat, Vlore, Problemi nuk po qendron me se cfare po prodhojme por ne faktin tjeter te hidhur qe po krijome nje rrjet te tere narkomanesh qe e nesermja do ta deshmoje. Ne kto qytete qe une permenda dihet qe ska asnje industri te mirfillte apo aktivitet te fuqishem ekonomik, por krejt ndryshe shikon investime te medha ne fushen e turizmit dhe te hotelerise gje e cila te ben te mendosh nga vijne kto para, Nuk flas ketu per investime minimale por me miliona dollare. Dikush mund te thote po mire more se ketu po vijne te investojne cme duhet mua nga vijne leket, le te themi ka te drejte momentalisht pasi eshte nje ngritje ekonomike e perkohshme pasi ne vitet qe vijne shikon sesi deperton ne politiken e vendit kjo sere njerzish qe skane intelektin minimal per te udhehequr nje shtet me rregulla demokratike por nen shtypjen me dhune te cdo gjeje te bukur dhe imponimit te gjithckaje. Vertet jemi ne nje kohe te erret ku njerzit nuk bazohen tek puna e ndershme flas kryesish per rinine sepse brezi i vjeter nuk ndryshon sinqeritet dhe moral ne keto vite ku jane. Nuk e di se ku jemi vertet dhe e shikoj te erret te ardhmen.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore djale..

    sallaku n nuk e kemi gazetar te na tregoje se cbehet..por Krye Xhandar qe te na e shpetoje Shqiperine nga e keqja..
    ai pis ngordhalaq frikacak cme rri aty kur te gjith e dine se ka frik nga hija e vet..

    edhe kryetari kryqit kuq ne koh te enverit ka pas me shum itibar se ky m-ut ..

    Bile dhe Haxhi Leshi qe ish nje mumje coku conte nga nje telegram titos ose Maocedunit me kok te vet..

    natyrisht me tekst te shkruar nga ramizi ose tas nanot..lol.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Toska: Ketu prodhohen droga te forta

    E Marte, 05 Tetor 2004

    Ministri i Rendit Publik Igli Toska, ndryshe nga java e kaluar, pranoi dje kultivimin dhe perpunimin ne vendin tone te disa lendeve te forta narkotike. Ai u ndal ne drogat sintetike si ekstazia qe sipas tij, eshte evidentuar ne disa raste. Pohimi, erdhi pas dyshimeve te kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe zbulimit te laboratorit ne kryeqytet

    TIRANE - Ministri i Rendit Publik Igli Toska ka pranuar dje para mediave ekzistencen e mundshme te laboratoreve te perpunimit te drogave te forta, duke hedhur poshte po fjalet e tij, gjate fjalimit ne konferencen Kombetare te Luftes Kunder Droges, e mbajtur ne fillim te javes se kaluar. Madje ai ka pranuar se ishin verejtur raste te prodhimit te droges sintetike te ekstazise, ne disa raste. Po sipas tij, ishin verejtur dhe identifikuar edhe raste te prodhimit te bimes se heroines, apo te perberesve te tjere qe sherbejne per prodhimin e drogave te forta. Ne kete menyre kreu i Rendit, ka nxituar te perktheje me se miri deklaraten e Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku, gjate konferences se zhvilluar javen e kaluar, ne Pallatin e Kongreseve, ku tema ishte pikerisht lufta ndaj droges. Tentativa per te prodhuar perkusore te drogave te drogave te renda, apo droga te forta kryeprokurori Sollaku i kishte quajtur te rrezikshme dhe se ato duheshin luftuar qe ne fazat e para te tyre. "Shqiperia nuk prodhon asnje nga drogat e forta, pavaresisht tendencave te verejtura ne disa raste, te prodhimit te ekstazise", tha Toska, gjate fjales se tij te mbajtur ne Akademine e Rendit, ndersa me pas duhej te merrte pjese pikerisht ne Prokurorine e Pergjithshme, ku do te zhvillohej edhe nje ceremoni per marrjen ne dorezim te disa pajisjeve per Task Force ne nje shume prej 300 mije USD. Nje jave me pare, gjate Konferences se Luftes Kunder Droges, Toska tha se Shqiperia ishte vetem vend tranzit i drogave te forta, me perjashtim te bimes se kanabisit. Ndersa nje jave me pas ai u shtrengua dje te thoshte te kunderten se ekzistonin prova, ndaj disa individeve qe ishin identifikuar si te perfshire ne prodhimin e droges sintetike, si dhe te prodhimit te bimes se heroines. Kjo eshte hera e pare qe ministri i Rendit, pranon nje fakt te tille se ne Shqiperi, jane shfaqur tentative te individeve te ndryshem per te prodhuar bimet qe sherbejne per prodhimin e heroines, apo laboratore per prodhimin e drogave sintetike, pas kundershtimeve te herepashershme te dikasterit te Rendit. Ne 21 korrik te ketij viti, zedhenesi i ministrise se Rendit Publik, Florion Serjani pergenjeshtroi nje te perditshme, ne te cilen shkruhej se ne Shqiperi, ishte ngritur nje laborator i perpunimit te droges. "Sherbimi Qendror i Luftes Kunder Droges ne Policine e Shtetit nuk disponon asnje informacion apo te dhene tjeter per ekzistencen e nje laboratori te perpunimit te heroines ne Tirane apo edhe ne qytete te tjera te vendit tone".

    Dashamir Bicaku
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Cifti i heroines: Punojme per buken e gojes ...

    Gjykata vendos "burg pa afat" per dy bashkeshortet.

    TIRANE - "Nuk jemi marre me prodhimin e heroines, ne jemi te varfer dhe madje mezi nxjerrim buken e gojes duke treguar se e vetmja e ardhur ishte asistenca mujore. "Nuk e di se cfare kane qene ato sende dhe nuk e di as se kush i ka futur ne shtepine time". Keshtu jane shprehur dje ne Gjykaten e Tiranes cifti i bashkeshorteve Aferdita e Jani Zhupa per te cilet gjykata vendosi masen e sigurise "arrest me burg pa afat".Vendimi eshte marre nga gjyqtarja e masave Anila Kristani. Dy te pandehurit jane paraqitur ne Gjykaten e Shkalles se Pare per t'u vleresuar me masen e sigurise. Prokurori i ceshtjes Saimir Hysi ka lexuar akuzen per te pandehurit, e cila ishte ajo "e perpunimit dhe shitjes se lendeve narkotike".Burimet nga brenda seances jane shprehur se cifti Zhupa nuk ka pranuar se ishte i implikuar ne perpunime apo shperndarje droge, nderkohe qe nuk kane pranuar te tregoje se kush i kishte futur pajisjet e ndarjes se heroines ne doza, te kapura ne shtepine e tyre. Avokati mbrojtes i tyre Hysni Beti, i ka kerkuar gjykates lirimin e te pandehurve pasi sipas tij prokuroria nuk ka prova te mjaftueshme, per te ngritur ndaj tyre akuzen e prodhimit dhe te shperndarjes se droges. Ne perfundim gjyqtarja Kristani ka lene ne fuqi kerkesen e prokurorise per te pandehurit. Arrestimi i ciftit Zhupa u krye dy dite me pare nga forcat e sektorit te luftes kunder droges. Sipas burimeve nga policia agjentet e ketij sektori kishin marre me pare nje sinjalizim se ne kete vend ndodhej laboratori perpunimit te droges. Ne banesen e tyre agjentet e Antidroges bllokuan dhe sekuestruan tre maska qe perdoren gjate paketimit te droges, pajisje per paketimin e lendeve narkotike, 420 cope qese plastmasi si dhe 7 pllaka celiku se bashku me aksesoret e tyre, qe sherbejne per perzierjen e paketimin e heroines. Ne banese jane gjetur nje shume parash ne leke dhe valute me vlere 40 mije euro.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #15
    Per buken e gojes e bejne ate gje ata , me kujtohet kam pasur nje shoqe ruse ne klase dhe ajo me ka thene qe ne Rusi ka fusha te tera te mbushura me droge e askush sdo tja dije ................
    gjithmone do ekzagjerohet gjithcka ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushe : 05-10-2004 mė 15:53
    !!!

  6. #16
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nano: Front te perbashket per te fituar luften kunder droges

    Qeveria shqiptare dhe Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise angazhohen te godasin rrjetet kriminale qe merren me trafikun dhe kultivimin e lendeve narkotike. Kryeprokurori Sollaku: "Kemi prova per prodhim masiv te kanabisit ne Shqiperi dhe dyshime per prodhim te heroines dhe drogave te tjera sintetike"

    Qeveria shqiptare dhe Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise u angazhuan te merkuren te godasin pa kompromis trafikun e droges dhe krimin e organizuar.
    Gjate nje konference te zhvilluar ne Tirane, Kryeministri Fatos Nano dhe Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, vleresuan se Shqiperia duhet te forcoje luften e saj kunder trafikut dhe kultutivimit te lendeve narkotike. Megjithate, Prokurori I Pergjithshem dha alarmin se Shqiperia mbetet nje nga vendet kyce per trafikun e heroines nga Afganistani. "Kemi prova per prodhim masiv te kanabisit ne Shqiperi dhe dyshime per prodhim te heroines dhe drogave te tjera sintetike", vleresuar kryeprokurori. Nga ana e tij, Kryeministri Nano tha se "lufta kunder krimit te organizuar ne teresi dhe ajo kunder trafikut te drogave ne vecanti, kane nevoje per nje front institucional, kombetar, shoqeror, kane nevoje per veprime te bashkerenduara dhe te koordinuara mire dhe me trasparence midis politikes, ekzekutivit, gjyqesorit, antikrimit, sherbimeve inteligjente, por edhe te sipermarrjes, shoqerise civile, arsimit, familjes, e keshtu me rradhe".



    "Ky front, - tha Nano, - nuk mund te lejoje trafikimin politik te fenomeneve".

    Gjithashtu, sipas shefit te qeverise, eshte koha te hiqet dote nga perfitimi politik prej spekullimeve me drogen apo me luften kunder saj, sic
    eshte koha per t'i bere shoqerise civile nje ftese te ndershme qe te mos ta shfrytezoje ne asnje zyre te saj informacionin apo analizat per viktimat shoqerore te droges, tranzitet apo perpunimin e tyre ne territorin tone, thjesht si burim fitimi apo sipermarrjeje". Ai perjashtoj ne menyre kategorike tolerancen ndaj cilitdo qe ofron mbrojtje politike trafikanteve, krimineleve te organizuar apo grupeve informale te shoqerise qe qellojne mbi oficeret shqiptare te luftes antikrim apo mbi oficeret e vendeve partnere qe jane angazhuar ne kete lufte. Per Kryeministrin Nano, "krimi apo trafiku i drogave, prodhimi, shperndarja apo perdorimi i tyre jane fenomene qe nuk njohin kufij". Ai nenvizoi se ne autoritetin e Kryeministrit, zyra e qeverise dhe e agjencive te specializuara ekzekutive te saj eshte bere nje vend pune me ritem te larte, ku bashkerendohen veprimet me institucionet e tjera kushtetuese, per te zgjeruar frontin e organizuar te luftes ndaj krimit te organizuar, vecanerisht te trafikut te droges. "Zyrat e qeverise ashtu si zyrat e prokurorise, te sherbimeve inteligjente te shtetit, te agjensive te specializuara te luftes kunder pastrimit te parave e keshtu me radhe jane zyra te bashkepunimit dhe partneritetit rajonal, europian dhe euroatlantik
    me te njejtin synim per te bllokuar shtrirjen dhe karakterin kompleks te veprimtarive kriminale ne fushen e trafikut te droges", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, ne konferencen per luften kunder droges, kane pershendetur edhe ambasadori i bashkimit Europian dhe i ngarkuari me pune i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi. Ai kane kerkuar nje angazhim me te madh nga strukturat antikrim te qeverise shqiptare dhe goditjen e trafikut te droges dhe rrjeteve te tij.

    Nga:
    Elton META
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pse nuk besohen deklaratat e ministrit Toska pėr trafiqet.

    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, deklaroi dje nga Vlora se do tė luftojė trafikun e drogės, por nė fakt deklaratat e tij nuk i beson mė askush. Toska ėshtė njėri nga zyrtarėt e lartė qė nxit dhe mbėshtet trafiqet qė prej kohėsh janė bėrė njė problem ndėrkombėtar. Si mund t'i besohet ministrit tė Rendit se do tė luftojė trafikun e drogės kur ai para tre ditėsh liroi kushėririn e tij qė u kap me njė sasi tė madhe droge?! Tashmė dihet botėrisht se trafiku i drogės i ka rrėnjėt nė kupolėn e Ministrisė sė Rendit. Toska qysh kur u emėrua nė kėtė post tė rėndėsishėm nga Nano, jo vetėm qė la fushė tė lirė veprimi pėr trafikantėt e drogės, por emėroi nė postet kyēe tė policisė njerėzit e tij mė tė besuar. Ėshtė hera e dytė qė kushėriri i tij, Erion Toska kapet me drogė nga forcat e policisė, por pas ndėrhyrjes sė ministrit Toska ai lihet i lirė. Erion Toska u kap nga Policia Kriminale e Korēės me njė sasi tė madhe droge, por policia manipuloi provat dhe zhduku sasinė e drogės qė iu kap kushėririt tė ministrit tė Rendit nė makinė. Gjithēka ėshtė kryer nė mėnyrė tė fshehtė pas njė urdhėri nga lart. Pas zhdukjes sė provave, Erion Toska, duke qenė djali i njė funksionari tė lartė tė PS dhe kushėriri i ministrit Toska ėshtė lėnė i lirė pėr herė tė dytė. Erion Toska punonte me detyrėn e oficerit tė antikontrabandės, falė lidhjeve tė ngushta tė familjes sė tij me titullarėt e shtetit. Ndėrsa ministri i Rendit, Igli Toska, bėn propagandė se gjoja po e lufton trafikun e drogės, pas kėtij trafiku qėndrojnė njerėzit e tij mė tė afėrt.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    ky esht problem i madh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga elbasanas : 19-11-2004 mė 00:50

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 22:27
  5. Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 07:43

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •