Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta

    Sollaku: Ne vend prodhohen droga te forta

    E Enjte, 30 Shtator 2004
    Prokurori i Pergjithshem deklaroi ne Konferencen Kombetare te Luftes Kunder Droges se marijuana eshte vetem "nje aneks" i lendeve narkotike qe kultivohen ne Shqiperi. Pohimi: "Kemi prova dhe dyshime per prodhim te heroines e drogave te tjera sintetike". Nano: "S'ka tolerance per ata qe ofrojne mbrojtje politike per trafikantet". Toska: "Imazhi yne paguan padrejtesisht per mosfunksionimin e mire ne nje sere vendesh"

    TIRANE - Ne Shqiperi prodhohen droga te forta duke u bere pjese e lendeve me te buta narkotike si hashashi dhe kanabis sativa. Pohimi eshte bere ne prani te kryeministrit fatos nano, dje, nga Prokurori i pergjithshem Theodhori Sollaku, ne Konferencen Kombetare te Luftes Kunder Droges, te organizuar nga Ministria e Rendit Publik qe u zhvillua ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Sollaku foli per prova dhe dyshime konkrete ne alarmin e ngritur. Sipas prokurorit te pergjithshem, vendi yne vec kanabisit, prodhon dhe droge te forte. "Kemi prova per prodhim masiv te kanabisit ne Shqiperi dhe dyshime per prodhim te heroines dhe drogave te tjera sintetike". tha Sollaku. Nderkohe ai u ndal edhe ne menyren si trafikohen drogat "shqiptare". "Personat e proceduar per trafikun e droges brenda dhe jashte vendit, ne pjesen dominuese te tyre, e kane tranzituar heroinen nepermjet itinerarit te Kosoves, apo Maqedonise", u shpreh Prokurori i Pergjithshem i Republikes, Theodhori Sollaku. Sipas tij, ne renditjen e kriterit rrezik, ne rradhe te pare, sot ne vendin tone, eshte trafikimi i heroines, me prejardhje nga Afganistani. "Ulja e kualitetit te heroines dhe e kerkeses per te ne tregjet e perendimore shpjegon format e reja te shkembimit te droges te vena re, ku heroina kembehet me kokaine, apo heroina me ekstazi", analizoi kryeprokurori. Ne Konferencen e djeshme, foli edhe kryeministri Fatos Nano. Ai paralajmeroi tolerance zero, per trafikantet e narkotikeve: "Nuk do te kete tolerance per ata qe ofrojne mbrojtje politike per trafikantet apo per kriminelet e organizuar qe qellojne mbi oficeret qe luftojne krimin", u shpreh Nano. Ndersa ministri i Rendit Publik Igli Toska, deklaroi se Shqiperia nuk eshte nje prodhues i drogave te forta, por "nje rruge tranziti". Sipas tij, "kjo gje po demton imazhin e mire qe po krijon vendi neper bote". "Vendi yne nuk eshte prodhues i drogave te forta, por fatkeqesisht nje rruge tranziti por to. Imazhi yne paguan padrejtesisht per mosfunksionimin e mire ne nje sere vendesh", shtoi Toska.

    Prodhimi i heroines

    Prokurori i Pergjithshem gjate fjales se tij, dha alarmin se prodhimi vendas i kanabisit, rrezikon te rritet edhe me teper, pas shfaqjes se disa tentativave, per te mbjelle bimen qe sherben si lende e pare per prodhimin e heroines, opiumin. "Vec trafikut te heroines do te permendja shqetesues prodhimin e bollshem, te cannabis sativa, vecanerisht ne jug te vendit. Deri me sot kjo eshte e vetmja lloj droge qe rezulton e prodhuar ne vend, por shenja te prodhimit te bimes nga del heroina dhe dyshime mbi mundesine e prodhimit te prekursoreve te disa drogave sintetike, jane tashme te shfaqura", saktesoi ai. Sipas kreut te organit te akuzes, ato perbenin formen e trete e ndoshta me te rrezikshme te dukurise se prodhimit te drogave te llojeve te ndryshme. "Me se shumti keto lloj drogash, kane qene objekt trafikimi ne vendet perendimore, ndersa nje pjese e vogel e saj konsumohen nga perdorues te droges brenda vendit".

    Te zhduket toleranca

    Kryeprokurori i vendit, kerkoi moslejimin nga asnje strukture shteterore, te mbarevajtjes se puneve se individeve qe si baze te jetes se tyre private, bizneseve te vena etj, kishin kryesisht trafikun e droges. "Nuk duhet te tolerojme begatine e individeve qe si baze te jetes se tyre publike, ne baze te pasurise se vene, restoranteve, bizneseve, apo gjithshka tjeter qe disponojne, kane aktivitetin kriminal e kryesisht trafikun e droges". Sipas Sollakut, per te luftuar trafikun e droges, nuk mjafton vetem angazhimi i organeve te procedimit penal, apo te Policise, por i te gjithe shoqerise, me qellim uljen dhe ngushtimin e te varurve nga droga. "Ne menyre qe te mos kete nje shoqeri te varur nga droga, detyra u dalin jo vetem institucioneve te garantimit te ligjit apo te ndeshkimit penal, por edhe atyre mjekesore, sociale, arsimore etj.", pohoi Kryeprokurori.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    "Te prodhojme te gjitha drogat, me forcat tona"

    E Enjte, 30 Shtator 2004
    Nga Alfred PEZA

    Shqiperia e vogel komuniste, nuk kishte si te vinte ne jete thenien e Enver Hoxhes, te tre dekadave me pare, per te prodhuar gjithcka me forcat tona. Por, tani kur po mbushen 15 vjet nga epoka kapitaliste dhe i'a kemi arritur me sukses, qe te jemi nje magazine importi gati per te gjitha llojet e mallrave qe konsumojme, duket se te pakten ne nje fushe, tani po e zbatojme porosine e Sekretarit te Pare; ne ate krimit. Pasi kemi deshmuar se jemi nje vend i eksportit dhe tranzitimit te emigranteve te paligjshem, prostitutave, lypsave, armeve, etj, dje ne Konferencen Kombetare per "Luften kunder fenomeneve te droges", me gojen e Prokurorit te Pergjithshem, u pranua se po shkojme drejt prodhimit ne vend, edhe te drogave te forta.

    Sollaku tha se "vec trafikut te heroines, do permendja shqetesues prodhimin e bollshem te cannabis sattiva. Deri me sot kjo eshte e vetmja lloj droge qe rezulton e prodhuar ne vend, por shenja te prodhimit te bimes se heroines dhe dyshime mbi mundesine e prodhimit te prekursoreve te disa drogave sintetike, jane tashme te shfaqura, e perbejne formen me te rrezikshme te fenomenit". Kjo pasqyre alarmuese, ishte e kundert me ate qe paraqiti ministri i Rendit, sipas te cilit "imazhi yne paguan padrejtesisht edhe per dobesite dhe mosfunksionimin e mire qe vihet re ne nje seri shtetesh, ku droga deperton derisa mberrin tek ne". Sollaku e ka ndezur driten e kuqe, ne mbyllje te sezonit te "korrje shirjeve" te cannabisit. Nderkohe qe 2004, ishte shpallur nga Toska, si "viti antidroge". Por, incidenti i Lazaratit dhe operacionet e policise, "zbuluan" se kjo bime tashme tradicionale e drogave te lehta, u arrit te kultivohej deri pak kilometra larg zyres se tij ne Tirane. Nderkohe qe vetem ne Fier, jane raportuar kete vere, 9 rastet e mbjelljes per here te pare te bimes se opiumit ne Shqiperi, lendes baze per prodhimin e heroines, por edhe ato per prodhimin e disa drogave sintetike. Per shkak te kushteve te ndryshme te motit nga Kolumbia, e vetmja qe nuk eshte provuar se mbillet ne Shqiperi, eshte koka, bima nga ku prodhohet kokaina. Kjo situate dhe ritmi i luftes se organeve tona te specializuara antidroge, duke se po afrojne ne kete menyre, diten kur trafikantet shqiptare, "t'i shpallin embargo", jo vetem homologeve te tyre ne Afganistan. Pasi sic u pa dje, ata jane ne "rruge te mbare", per prodhimin e te gjitha llojeve te drogave, "me forcat tona".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfare mendon per ket artikullin e Alfred Pezes Albo? Jo per gje po un nuk di qe ne te njihemi eksluzivisht per ato gjera te ndyra qe ai thote per Shqiptaret, sidomos kur perdor fjalen "deshmon" sikur ka arritur me fakte empirike ne nje te vertete qe ka vlera universale - dmth ne jemi Donnie Brasco-t e Evropes.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Cyclotomic, lexo prononcimin e kryeprokurorit te vendit, fjala e te cilit degjohet e dokumentohet nga te gjitha ambasadat e akredituarave ne vend, dhe nga te gjitha qeverite dhe organizatat e botes.

    Lajmi nuk eshte gazetari, lajmi eshte ajo qe shpreh kryeprokurori i vendit, qe eshte ne kundershtim te plote me qendrimin e ministrise se rendit dhe kryeministrit Nano, qe Shqiperine e shesin si nje "vend tranzit" te droges. Gazetari vetem sa mbeshtetet ne perfundimin e kryeprokurorit per ta bere ceshtjen alarmante, dhe ne fakt, me alarmante se kaq nuk ka ku te veje.

    Nuk jane "shqiptaret" trafikante droge, jane ata qe e mbeshtesin prodhimin dhe trafikimin e droges ne vend dhe keta nuk jane gazetare, jane njerez me pushtet politik qe kercenojne edhe jeten e kryeprokurorit dhe familjes se tij. Por jo edhe per shume kohe, se laku nga jashte po u mblidhet edhe nga brenda.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tek Albasoul dikush ka postuar nje artikull shume interesant ne lidhje me qendrimin e qeverise hollandeze per te disaten here kundra nesh, por kesaj rradhe me terma akoma me te fuqishme. Thuhet tek ai artikull, qe nje krisem ne lazarat i mjafton Evropes qe te te shty proceset e integrimit ne Evrope, nga ana tjeter WTO, kam postuar dhe nje teme diku per kete, por dhe vete EU, e kane shkaterruar financiarisht bujkun e shkrete me importe. Del qe importi eshte me i lire se gjeja e vendit. Atehere bujku car duhet te bej Albo?
    Ose te lej vendin dhe te vi ne emigrim(jo te gjith kane mundesi me paguar 15000 dollare viza), ose te vjedhi ne nje menyre apo ne tjetren ne vendin e tij(kane filluar grabitje me granata kohet e fundit, kaq i deshperuar eshte mileti), ose te filloj e te mbjelli substanca te tilla qe i japin shume me teper te ardhura.

    Faji mund te jete i qeverise tone, por dhe qendrimi i Evropes eshte nje nga faktoret kryesor, ne mos kryesori rreth kesaj ceshtjeje ne Shqiperi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Lerini menjane sindromin e viktimes qe shqiptaret e manifestojne karshi Evropes dhe botes, se nuk eshte faji i Evropes qe ne Shqiperi prodhohet dhe trafikohet droge ne sasi marramendese, eshte faji i qeverise shqiptare qe i lejon dhe organizon keto trafiqe. Dhe as mos te te shkoje mendja te besh me faj bujqit shqiptare, pasi ata nuk shkojne e shesin vete ne Itali apo France drogen, ua shesin atyre qe e blejne, perpunojne dhe transportojne drejt Italise apo Greqise ne sasira te medha.

    A do te prodhonte bujku shqiptar droge nese nuk do te kish nje bleres me shumice ne vend?
    A do te prodhonte bujku shqiptar nese shteti do te nderhynte me force ne shkaterrimin e parcelave me droge dhe me arrestimin e denimin e te gjithe atyre qe mbjellin, perpunojne e transportojne drogen?

    Problemi i droges eshte nje problem shqiptar me nje dimension evropian. Jo se na e ka fajin Evropa per gjendjen e krijuar, por Evropa eshte ajo qe vuan pasojat e tregtimit te kesaj droge ne tregun e saj.

    Eshte faji i shqiptareve qe tolerojne qeverine me te korruptuar dhe me te inkriminuar ne historine e tyre moderne qe po e kthen vendin, sipas parashikimeve te ish-ministrit te jashtem italian Dini 5 vjet me pare, "ne Kolumbine evropiane".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po ne Itali ke qene ndonjehere ti Albo? Ne jug flas, sepse un kam qene disa here atje. Ne ka vend qe prodhohet droge, qe ka korrupsion me te madh eshte Italia jugut ne dimension boteror e jo Evropjan sic qenkena ne. Problemi eshte se ti e identifikon me qeverine Nano problemin, e njejta qeveri qe te pakten e uli emigracionin klandestin ne shifren 0, qe te pakten filloi te racionalizoj pak me mire energjine elektrike ne vend, filluan te vjelin deri ne 10 fish doganat, pak rendesi ka se gjinushi fut akoma kontrabande, qeveritaret kudo e shfrytezojne postin e tyre per te tilla gjera, edhe pse kostoja qe ata mbartin me vete duke qene atje siper eshte edhe plumbi kokes, ose shufra hekurit.

    Lamberto Dini eshte antishqiptari me i madh qe mund te kete Italia bashke me Bossin. Le te vi edhe ndonje princ austriak atje, dhe ai perseri do shaj Shqiptaret, nuk kane dale kurra fjale te pastra nga goja e Dinit per ne. Me ato llafe qe ti mbeshtet idete e tua tregon qe politiken Italiane as nuk e njef fare nga afer, sidomos ate ne relacion me Shqiperine. Kur beheshe lufta ne Kosove keta plera ishin ata qe bucisnin me te madhe tek emisionet e nje tjeter plere me emrin Santoro qe flisnin kundra Shqiptareve haptas.


    Un nuk bej me faj bujkun, por edhe bujku do prodhoj dicka qe te jetoj. Jo te gjithe jetojne ne filadelfia more Albo, kur problemi ditor eshte a ta bejme qytetin me akses wireless dhe sa pare do na duhen. Aty ne Shqiperi ka te tjera probleme, pleqte edhe buken e gojes qe e marrin e marrin me borxh(ato qe skane njerez jashte). Fakti eshte qe standartet qe Evropa na ka vene ne per te marre importe jane me cmim teper te larte per prodhimin tone ne vend, dhe rrjedhimisht bujku shqiptar eshte nje person qe do fitoj buken e tij ne nje menyre apo tjetren.

    Car do beje ti nese kishe familje, ishe pa pune dhe nuk kishe alternative tjeter per jashte shtetit(para mbase etj) ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Cyclotomic, po me meson mua gjendjen shqiptare apo politiken italiane? Apo duhet me patjeter te besh ndonje koment jashte teme sic e ke zakon? Une nuk po te shkruaj se kush eshte Lamberto Dini, une po te shkruaj cfare parashikimi ka bere Lamberto Dini kur ishte minister i jashtem i Italise 5 vjet me pare.

    Se cfare mendon ti apo une per Dinin, pak rendesi ka. 32 kg heroine dhe qindra kile cannabis sativa jane kapur nga policite e vendeve fqinje, greqi dhe itali me burim Shqiperine. Ky e ka emrin realitet dhe mos u mundo ta zbukurosh apo rrotullosh ate si te vjen ty me mire. Eshte realiteti shqiptar.

    Ti mbase e pranon apo e justifikon nje realitet te tille me buken e gojes se bujqve, por une nuk e pranoj nje realitet te tille dhe fenomeni eshte kthyer ne epidemi keto 5 vjetet e fundit. Prandaj edhe kryeprokuroi ben deklarimin e mesiperm se nuk kemi te bejme me 10 fshatare ne nje fshat qe mbjellin keto bime, kemi te bejme me zona dhe krahina te tera.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Albo, trafiqet qysh nga koha e Sales kane rene ne menyre drastike sic te thashe me siper. Un Dinin nuk e besoj, dhe te vetmin faj qe i vej qeverise tone eshte qe nuk i kthen nje pergjigje sic e meriton. Dini mund te thote shume gjera per Shqiperine, megjithate po te jemi realist, ato vine nga nje person qe eshte i mbushur me mllef nga Shqiptaret.

    Banka Boterore dhe cdo organizate qe vjen ne Shqiperi, vjen vetem per te ndenjur me femrat shqiptare, te marri ato pensione qe i duhen etj etj. Faji sigurisht eshte dypalesh, sepse e ka fajin qeveria jone qe i qas dhe i paguan keto njerez e hyn ne borxhe akoma me shume me Evropen. Serbia qe eshte nje nga vendet me rraciste ka gjasa te hyj shume me shpejt se ne, nderkohe ne degjojme refrenin "Shqiperia nuk zbaton te drejtat e minoritareve" ku ne nje vend tjeter si Greqia ne EU, shkelen dit per dite.

    Komentet e mia nuk jane aspak jashte teme, jane ne kuadrin global te politikes Evropjane ndaj shtetit Shqiptar qe e bejne qimen tra, qe mundohen te shmangin problemet e tyre te mafies, duke krijuar nje "mafje" artificiale Shqiptare. Qe te jesh mafie do te thote qe mos kesh suportin vetem te qeverise se vendit tend, po dhe instancave me te larta qeveritare te vendeve qe ti tregton, dhe rrjedhimisht implikimi i tyre eshte i pashmangshem. Ata pastaj kane te drejte ta mohojne, ta perdredhin, tja perveshin kombit te varfer Shqiptar.

    Nese Italia apo kushdo komb tjeter do deshironte qe ta bente rrup sup tregun e droges, do e kishte bere me kohe, por fakti eshte qe qeveria e tyre eshte akoma me keq e implikuar se ajo e jona. Mjafton te marresh rastin e plerave toksike, qe per mua eshte nje gje shume e rende. Kush i lejon keto gjera? Si mund ta lejoj Evropa kete akt? Si mund ta lejoj qeveria Italiane kete akt? etj etj pyetje si keto jane pafund. Duket qe rroli i vetem i atyre vezhguesve eshte te bej ate rroge qe ka ndermend, te shkoj dhe kontribuoj neper bordellot shqiptare, dhe ne fund fare te japi rraporte per droge, korrupsion, dhe moszbatim te te drejtave te minoritareve. Sic e thoshte dhe ai artikulli atje, te degjohet nje krisme ne Lazarat deri ne parlamentin Evropjan, nuk ka me hipokrizi ku te vete qendrimi i Evropes ndaj nesh.

    Ato qe un mendoj per Dinin jane te formuara pas nje ndjekje te gjate te politikes Italiane dhe thenieve te tij, dhe besoj nuk jam i vetmi qe ndaj te njejtin opinion me nje person te tille, madje gjith populli i Dardanise as nuk do tja shofi fytyren ati njeriu per ato fjale poshteruese qe ka thene per Shqiperine.

    Un skam pse ta justifikoj realitetin e bujqeve, ate e justifikojne shifrat e import eksportit qe na jane vendosur neve. E verteton ekonomia ate ska nevoje te justifikoj gje une hic. Si perfundim deklarata e Dinit nuk mund te merret per baze, te pakten jo ne nivelin qe ai e paraqit.

    Deklaratat e mia kane te bejne me subjektivitetin me te cilen keto gjera po trajtohen nga Evropa, dhe se nje nga bashkefajtoret, ne mos fajtori numer 1 eshte lenia pas dore e Evropes kundrejt vendit tone, ose me sakte nxitja per nje situate te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 04-10-2004 mė 15:23
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje gje tashme eshte e qarte se Berisha deshtoj tek dy kompromiset me Nanon..pra tek nje president konsensual dhe tek nje Prokuror i pergjithshem tip konsensual..

    Te dy ishin te pafuqishem te bejne dicka per te balancuar korin e krokodilave te llojit Bizhga Brace kompani..
    Pra vendosi Nano cfar deshi keto 8 vite post rebelizto-maxhupo-staliniste..me dushko-kallash-parllollone e tije..

    Sallaku dolli nje karkalec pa shtyll kurrizore..

    Mbas vrsjes se Genc Sines u zbulua se Sallaku ska as burreri e as cilesi per te qene Prokuror..
    Ai si shum shefa te tjere te larte te institucioneve te shtetit sikurse Kercukja i Kavajes me KLSH-ne e tije me shoke dolen peme pa kokrra ..thjesht lepires te b-oleve te Edvin Meto Nanove..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 22:27
  5. Sollaku: Ne 2004, krimi u rrit 18%
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 07:43

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •