panorama
----
ekzekutimi i basketbollistit
intervista
INTERVISTĖ/ Flet Liljana Bajraktari
E fejuara kosovare: Ja si e njoha Sokol Jahollarin
PĖLLUMB ĒUNI
KORĒĖ
Liljana Bajraktari, 23-vjeēarja e fejuar me basketbollistin e vrarė, Sokol Jahollari, ka ardhur nga Prishtina pėr tė qenė pranė familjes sė tė dashurit tė saj.
Studentja e psikologjisė nė Prishtinė tregon pėr gazetėn Panorama ngjarjen dhe lidhjen me korēarin. Si i kaluan dy vjet e gjysmė bashkė, si u pre nė mes ėndėrra e ēiftit. Liljana kishte planifikuar ta linte kryeqytetin kosovar dhe tė vazhdonte studimet nė Tiranė, por vrasja nė mėnyrė ende misterioze e 30-vjeēarit, ka shkatėrruar gjithēka.
Si u njohėt me Sokolin?
Unė Sokolin e kam njohur si basketbollist tė famshėm tė Shqipėrisė. Mė 28 nėntor 1999, nė njė ndeshje miqėsore nė Kosovė mes dy pėrfaqėsueseve tė Shqipėrisė e Kosovės, luajti edhe Sokoli. I ofruan mundėsi qė tė qėndronte. Nė janar tė vitit 2000 ai luajti me ekipin Ekskluziv, ku e pėlqyen. Ishte basketbollisti i parė shqiptar, qė luante nė Kosovė. Mė hyri nė zemėr, por Zoti ma mori shpejt.
Kur u takuat pėr herė tė parė?
U takuam nė njė kafeteri nė Prishtinė, pronar i sė cilės ėshtė njė shqiptar. Patėm vėshtirėsi nė dialogun qė bėmė, por u morėm vesh. Unė isha njė vajzė prej Kosove dhe, nėpėrmjet Sokolit njoha Shqipėrinė. Nuk kisha shkelur asnjėherė nė Shqipėri; vetėm nga ēmė tregoi Sokoli pėr Korēėn e pėr viset e tjera, e njoha Shqipėrinė. Pastaj erdha vetė e vendosa tė jetoja nė Shqipėri.
Si vazhdoi njohja?
Nė fillim dolėm bashkė e u lidhėm ngushtė. Pėr dy vjet e gjysmė, bashkė me Sokolin realizova ėndėrrat e jetės sime. E kisha njė mik tė vėrtetė e tė zgjedhur pėr jetėn time. U njohėm edhe me tė dyja familjet tona, mė pas.
Sokoli do tė jetonte nė Kosovė?
Nuk do tė jetonte nė Kosovė. Ai donte tė jetonte nė Shqipėri. E kishte bredhur Evropėn, siē mė tregonte, dhe i pėlqente tė jetonte nė Shqipėri. Ishte atdhetar. Unė ia pranova kėrkesėn qė mė bėri pėr tė mos qėndruar nė Kosovė. Pranova tė jetoja me tė. Unė do tė ndėrprisja studimet nė Prishtinė e do ti vazhdoja nė Tiranė. Edhe Sokoli do tė luante me Partizanin, e do tė vazhdonte shkollėn e lartė tė fizkulturės. Qė tė dy do tė ishim studentė nė Tiranė.
Si e kishit projektuar tė ardhmen?
Si mund tė kalonim? Si dy tė dashuruar, se i kishim dhėnė besėn njėri-tjetrin. Unė, nė kohėn e pushimeve vija e rrija nė shtėpinė e Sokolit. Nė muajin korrik, tė kėtij viti, kam qėndruar njė muaj; mė 28 korrik jam kthyer nė Prishtinė.
Ishit tė fejuar zyrtarisht, sipas traditės sonė?
Mė tepėr se tė fejuar. Nė muajin qershor tė kėtij viti, babai im, Jusufi, ka qenė nė Korēė, nė shtėpinė e prindėrve tė Sokolit, ku kishte zėnė duart e shpallėn fejesėn. Im atė u kthye i lumturuar nga Korēa. Unė jam vajza e vogėl e Jusuf Bajraktarit, i cili ėshtė drejtor i Institutit tė Studimeve Historike tė Kosovės. Jemi tri motra e dy vėllezėr.
Keni si kujtim ndonjė dhuratė nga Sokoli?
Si dhuratėn mė tė shtrenjtė unė kam njė unazė qė ma ka sjellė pėr ditėlindje, mė 10 nėntor tė vitit 2003. Por sa bėjnė dhuratat?! Sokoli ka jetuar nė shtėpi me mua nė Prishtinė. Familja ime e mbajti mė tepėr se dhėndėr. Kur rrinte bashkė me vllaznit e mi, e harroja se Sokolin e kisha tė fejuar. I bėri pėr vete vllaznit. Sokoli kishte miq, shokė e fansa nė Prishtinė dhe gjatė kėsaj kohe nuk u ngatėrrua me askėnd nė Kosovė. Njė llaf nuk iu dėgjua pėr tė keq. Ma mori Zoti shpejt; nuk e prisja.
Si e pėrjetuat lajmin e keq?
Eh! (Pėrlotet). Ka qenė ora 21.10 e sė premtes, kur njė zė gruaje mė njofton: Nisu nė Korēė se Sokolin e vranė!. Ishte njė kushėrira e tij, Nimetja. Pėr tėrė natėn kam udhėtuar. Nuk e besoj se si kishte ikur njė njeri i pastėr. Kam udhėtuar, sė bashku me babanė dhe vėllanė tim, Kreshnikun. Nė orėn 04.00 tė sė shtunės hyra nė shtėpi, por vetėm kur e pashė pa jetė arrita ta besoj se mė kishte ikur pėr fare.
Kur folėt pėr herė tė fundit?
E thashė mė parė se mė 28 korrik u largova. Shkuam edhe nė Tiranė. E vizitoja kryeqytetin pėr herė tė parė dhe kisha menduar qė do tė qėndroja aty pėr tė kryer studimet e larta. Mė 2 shtator, tė enjten, ka qenė telefonata e fundit qė kam bėrė me Sokolin. Pak ditė qė isha ndarė dhe shova mallin. Nė dy vjet e gjysmė, qė kaluam bashkė, unė realizova ėndėrrat e jetės sime.
Por familja juaj, si e pėrjetoi ngjarjen?
Kur jam kthyer nė Prishtinė mė 5 shtator; mė kanė ardhur pėr ngushėllim krejt njerėzit qė e kanė njohur Sokolin. Ata janė shprehur se njė yll si Sokoli duhet tė ruhet me truproja, se nuk shfaqen lehtė. Ma kanė lehtėsuar dhimbjen, aq sa mund tė lehtėsohet. Unė mbetem njė nuse e Korēės; njė vajzė e kėtij qyteti. Nuk e harroj Sokolin dhe prindėrit e tij.
Vrasja e Sokolit nė pallatin e sportit
KORĒĖ - Sokol Jahollari, bashkė me basketbollistin 18-vjeēar, Rafel Rizėn, mbrėmjen e 3 shtatorit po dilnin nė shoqėrinė e njė shoku tė tyre nga palestra e pallatit tė sportit Tamara Nikolla. Sokoli i ka ftuar dy shokėt qė ti ēonte me makinėn e tij nė shtėpi, por ende pa hipur nė makinė, ndodhi tragjedia. Dy persona me njė motor, me skafandra nė kokė, u janė afruar dhe kanė qėlluar me breshėri automatiku ndaj sportistėve. Numri mė i madh i plumbave ka rėnė mbi 30-vjeēarin Jahollari, i cili ka mbetur i vdekur nė vend, bashkė me 18-vjeēarin Riza, ndėrsa ėshtė plagosur shoku i tyre, ish-volejbollisti Julian Becka. Menjėherė pas ngjarjes sė rėndė, policia e Korēės ka ndaluar dy persona tė dyshuar pėr krimin, Vaskė Stratin, dhe Gjergji Bregun, me tė cilėt Jahollari kishte pasur njė konflikt katėr vite mė parė.
---------
ngushellime familjes se sokolit e rafaelit.. si dhe vajzes kosovare..
Krijoni Kontakt