Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė ka mbajtur nė Vjenė raportin e tij tė fundit pėr Shqipėrinė
OSBE: Shqipėria, udhėkryq kritik
Aspiratat e shqiptarėve do tė goditen nėse zgjedhjet do tė dėshtojnė
A.Rama, N.Pėrndoj
TIRANE - Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė Osmo Liponen lėshoi kambanat e alarmit dje qė nga Kėshilli i Pėrhershėm i OSBE-sė nė Vjenė, se me afrimin e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005, Shqipėria e gjen veten nė udhėkryq kritik. Nė pėrfundim tė misionit tė tij nė krye tė OSBE-sė nė Tiranė, Liponen paraqiti raportin e fundit, duke ritheksuar rėndėsinė qė kanė zgjedhjet, si njė provė e fortė pėr tė parė thellėsinė e institucioneve dhe pjekurinė e klasės politike. Por ai vėrejti se qė tė realizohet kjo, politikanėt shqiptarė duhet tė demonstrojnė vullnet tė qėndrueshėm.Kėto zgjedhje do tė pėrbėjnė njė provė pėr thellėsinė e institucioneve dhe pjekurinė e klasės sė saj politike. Qė tė ndodhė kjo, udhėheqėsit politikė tė vendit duhet tė demonstrojnė njė vullnet tė qėndrueshėm politik pėr tė mbėshtetur procesin nė vazhdim tė reformės zgjedhore dhe tė garantojnė se, mė nė fund, do tė arrihen standardet ndėrkombėtare pėr zgjedhjet, -tha Lipponen. Por sipas tij funksionimi normal i sistemit parlamentar me anė tė dialogut konstruktiv pozitė-opozitė, do tė shėrbejė qė problemet e rėndėsishme sociale dhe ekonomike tė Shqipėrisė tė marrin rrugė. Qė Shqipėria tė jetė nė gjendje tė zgjidhė problemet e saj tė rėndėsishme sociale dhe ekonomike dhe tė shtetit tė sė drejtės pėr tė plotėsuar nevojat e qytetarėve dhe pėr tiu garantuar atyre njė tė ardhme tė sigurt, duhet tė ecė drejt njė sistemi parlamentar qė funksionon normalisht ndėrtuar mbi njė debat dhe dialog konstruktiv qeveri-opozitė duhet ti japė pėrparėsi ēėshtjeve tė qeverisjes dhe jo tė vazhdojė tė fokusohet tek divergjencat,- vijoi Liponen. Nga ana tjetėr ai ritheksoi se zgjedhjet parlamentare janė njė provė e rėndėsishme pėr vendin. Ėshtė shumė e qartė se aspiratat e Shqipėrisė pėr njė integrim mė tė afėrt nė strukturat euro-atlantike do tė pėsojnė njė goditje madhore, nėse vullneti i nevojshėm politik do tė mungojė pėrsėri, -ėshtė shprehur Liponen. Sipas tij, nėse vullneti i duhur politik do tė mungojė pėrsėri pėr zgjedhjet e ardhshme, Shqipėria do tė vuajė njė hap tė madh prapa nė zhvillimin e saj demokratik, dhe, pėr pasojė, nė aspiratat e saj pėr njė integrim mė tė afėrt nė strukturat euro-atlantike. Ambasadori Liponen foli edhe pėr ecurinė e refuzimit nga ana e socialistėve tė dy varianteve tė pėrgatitura nga grupi i ekspertėve teknik me qėllim balancimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ambasadori Liponen nėnkuptoi se pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor kėrkohet konsensus pėrderisa miratimi i tyre kėrkon njė shumicė tė cilėsuar prej 84 deputetėsh.
Trafiqet
Ashtu si edhe nė raportet e tjera, ambasadori Liponen, i kushtoi njė vend tė rėndėsishėm problemeve qė lidhen me trafiqet dhe korrupsionin, duke i konsideruar ato tė mprehta dhe tė shqetėsuese, jo vetėm pėr Shqipėrinė por edhe pėr vende tė tjera. Shqipėria ende mbetet njė vend origjinė pėr gratė dhe fėmijėt e trafikuar pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual dhe punės sė detyruar dhe nuk pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr zhdukjen e dukurisė sė trafikimit. Tragjedia qė ndodhi janarin e kaluar, ku 21 emigrantė tė paligjshėm shqiptarė humbėn jetėn nė detin Adriatik, si dhe disa raste tė tjera gjatė stinės sė verės tregojnė se rrjetet e trafikimit ende ekzistojnė, ose, tė paktėn mund tė aktivizohen relativisht shpejt. Raste tė tilla tregojnė, gjithashtu, se ende ka njerėz qė duan tė largohen nga vendi. Sipas tij, trafiku i drogės nga Shqipėria drejt vendeve tė tjera, ka pėsuar rritje. Shqipėria ėshtė bėrė vendi i origjinės i cituar mė shpesh pėr kanabisin nė Evropė dhe po bėhet gjithnjė e mė shumė njė pikė e rėndėsishme tranziti pėr heroinėn qė vjen nga Afganistani. Rritja e dukshme e trafikimit tė heroinės nė Shqipėri pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė e pėrgjithshme, siē ėshtė vėrejtur nė disa vende tė tjera. Trafikimi i drogės dhe pastrimi i parave qė e shoqėron atė pėrbėn gjithashtu, rrezik pėr sistemin financiar, i cili vazhdon tė bazohet nė cash nė pjesėn mė tė madhe tė tij, duke rritur ekonominė informale, -vijoi Liponen.
Krijoni Kontakt