Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Qe Amerika ka bo shume pislliqe kete nuk e diskuton njeri "arun" por kjo nuk dote thote qe s'ka bo asnje gje te mire. Mbase llotaria i bie edhe Shqiperise per nje nga ato te mirat ...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    ndoshta po probabiliteti eshte shume i vogel

    dhe po vazhduam ti mbajme syte tek ndihmat kjo do te thote qe duhet te vazhdoje akoma perjudha e tranzicionit

    dhe mesa di une amerika ka nje deficit publik qe te fut tmerrin

    do ishte me mire qe shqiptaret te fillojne ta ndryshojne gjendjen dhe jo shikojne cdo vit se sa ndihma do na japin te tjeret shtete

    jam i sigurt qe keto ndihma do humbasin nje zot e di se ku

  3. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    ato ndihma do shkojne neper account-et e qeveritareve shqiptare ( i mean hujduteve shqiptare ) .. sic kane bere deri tani ..
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Përshëndetje!

    Po i ripërsëris edhe një herë këto dy shkrime,duke menduar se i përshtatën temës në këtë rubrikë.


    Speciale Shqipëria nuk plotëson standardet ...
    Keida Kostreci
    5 tetor 2004


    Shqipëria është një nga 17 vendet që nuk i plotëson standardet minimale ndërkombëtare të sigurisë në portet detare në gjithë botën. Një fakt i tillë, ka bërë që Roja Bregdetare Amerikane që ka hartuar listën, të besojë se në këto porte nuk janë marrë masat e duhura antiterroriste.
    Pasojat, nëse nuk përmirësohet gjendja, mund të përfshijnë që nga ndërprerja e ndihmave nga institucionet ndërkombëtare financiare, deri tek edhe tregtia me Shtetet e Bashkuara.

    Në bazë të një ligji amerikan të miratuar në vitin 2002 dhe të një Kodi të Organizatës Detare Ndërkombëtare të vitit 2004, Shqipëria nuk e plotëson nivelin minimal të sigurisë.

    Nga ana e Shteteve të Bashkuara, Roja Bregdetare duhet të vlerësojë sesa efektive janë masat kundër terrorizmit në vendet që zhvillojnë tregëti me to, në mënyrë që të mos hyjnë anije dhe kontenierë të pakontrolluar në 361 portet detare amerikane.

    Komandanti Joseph Lo Sciuto, zyrtar i Programit për Sigurinë Ndërkombëtare të Porteve në Rojën Bregdetare amerikane thotë se nga kontaktet me qeverinë shqiptare deri më 9 shtator kur Shtetet e Bashkuara hartuan listën, Shqipëria nuk kishte arritur t’i zbatonte plotësisht masat e parashikuara nga Kodi Ndërkombëtar për Sigurinë e Anijeve dhe Porteve, si për shembull procesin e dokumentacionit.

    “Nuk mund të themi që nuk ka masa sigurie, por për momentin ato nuk i plotësojnë standardet minimale ndërkombëtare. Megjithatë qeveria po punon intensivisht që t’i plotësojë ato dhe njëkohësisht po punon për të dokumentuar dhe miratuar vlerësime dhe plane për sigurinë në objektet portuale”, thotë komandanti Lo Sciuto.

    Ai thotë se autoritetet shqiptare parashikojnë që këto masa të merren deri në dimër. Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me organizata si Bashkimin Evropian dhe me institucione financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që të sigurojnë grante apo hua që vende si Shqipëria të plotësojnë masat e sigurisë minimale në porte.

    “Synimi i ndihmës nga bankat është rritja e nivelit të sigurisë, të ndihmohet sistemi i transportit detar, që është shtylla kurrizore e ekonomisë botërore dhe kështu një drejtim që kanë studiuar institucionet financiare është një mënyrë për të standardizuar, apo identifikuar se cilat janë nevojat konkrete, në mënyrë që vendet të mos i përdorin paratë ndryshe nga ç’përcaktohet në studimet për zbatimin e kodit”, thotë zyrtari i Rojes Bregdetare.

    Ai shton se kjo i ndihmon organizatat financiare të thonë që do të donin që paratë të përdoreshin për këtë arsye specifike.

    “Dhe nëse ato përdoren për gjë tjetër, atëherë rrezikohet ndihma e ardhshme nga ana e këtyre institucioneve, gjë që nuk është në interesin e askujt”.

    Komandant Lo Sciuto thotë se sanksioni i fundit nëse nuk do të bëheshin përpjekje për të zbatuar kodin, do të ishte ndërprerja e marrëdhënieve tregëtare me atë vend, por ai nuk parashikon të ndodhë një gjë e tillë me Shqipërinë.

    “Aktualisht ajo që do të ndodhte do të ishte që një anije që ka qenë në një port shqiptar, kur të arrinte në Shtetet e Bashkuara do të përballej me masa të intensifikuara të sigurisë, ose para se të hynte në një port amerikan do të kontrollohej çdo gjë brenda anijes me hollësi”.

    Nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria, apo edhe Serbia dhe Mali i Zi që përfshihen në listë, nuk përbëjnë problemin kryesor. Nga Shqipëria për shembull vijnë vetëm 5 ose 6 anije gjatë gjithë vitit. Por vendeve si Nigeria, një nga eksportuesit kryesorë të naftës mund t’u preken interesat tregëtare, pasi me kalimin e kohës nëse nuk plotësohen kushtet minimale, Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë sigurinë në kufi dhe nuk do të lejojnë anijet t’u afrohen brigjeve, derisa të kontrollohen.

    Interesi i Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e porteve të veta përputhet në këtë rast me atë të vendeve të tjera, duke i ndihmuar ato që të rrisin nivelin minimal të sigurisë.




    nga:
    VOA

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Eurochambres: Aftësi e dobët prodhuese dhe eksportuese e firmave shiqiptare


    Raporti i Dhomës Evropiane të Tregtisë i rendit ato të fundit në rajon

    Megjithëse deri në anëtarësimin e plotë të të gjitha vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian do të duhen rreth dy dekada, prapëseprapë në institucionet e specializuara të Bashkimit Evropian po punohet që sot ndaj një mundësie të tillë. Siç dihet një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e anëtarësimit të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës, Shqipërisë dhe Federatës serbo-malazeze në BE luajnë edhe kriteret ekonomike, përveç atyre politike, apo atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ekzistencën e një shteti funksional e të tjera.

    Kjo duket që ka qenë edhe arsyeja që Komisioni Evropian ka ngarkuar Dhomën Evropiane të Tregtisë, e njohur si Eurochambres, që të kryejë një anketim mbi gjendjen ekonomike në të pesë vendet ballkanike të Evropës Juglindore. Në mënyrë të veçantë ky studim u përqendrua në kapacitetin prodhues të 2.166 firmave dhe ndërmarrjeve private dhe shtetërore ballkanike si dhe në aftësitë e tyre për të çarë në tregjet e Bashkimit Evropian dhe për t’i bërë ballë konkurrencës së firmave perëndimore.

    Nga këto 2.166 ndërmarrje ballkanike, afro gjysma, përkatësisht 1.052 veprojnë në Federatën serbo-malazeze, 424 ishin nga Kroacia, 298 ishin bosnjake, 250 shqiptare dhe 142 e ushtronin aktivitetin e tyre në Maqedoni.

    Nga rezultatet e këtij anketimi dalin disa veçori të përbashkëta për të gjitha këto vende, por njëkohësisht edhe disa veçanti. Si veçori e përgjithshme rezulton se firmat ballkanike nuk e njohin mirë legjislacionin e BE-së përsa i takon të drejtave dhe detyrimeve që ato kanë për të eksportuar prodhimet e tyre në tregun evropian. Por po ashtu shihej se disa vende kishin përfituar më shumë se të tjerat në eksportin e mallrave të tyre jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe brenda vetë vendeve të Evropës Juglindore. Në raport merrej shembulli kundërthënës i ndërmarrjeve maqedonase dhe atyre shqiptare.

    Sipas tij 22 për qind e firmave maqedonase eksportonin në vendet ballkanike më shumë se gjysmën e prodhimit të tyre të përgjithshëm, ndërsa firmat shqiptare që realizonin një shifër të tillë arrinin vetëm në 9%. Shqipëria ka po ashtu numrin më të vogël të ndërmarrjeve, prodhimet e të cilave janë të njohura dhe të pranuara nga BE-ja për sigurinë dhe cilësinë e tyre. Është pikërisht Maqedonia, me mbi 50% të ndërmarrjeve të cilave u njihet targa dhe prodhimet e tyre konsiderohen si të sigurta në tregjet e BE-së. Mbi 30% e ndërmarrjeve kroate dhe bosnjake e kanë këtë koeficient sigurie të cilësisë, ndërsa firma e ndërmarrjeve shqiptare të cilat njihen në Perëndim janë më pak se 20%.

    Ndërmarrjet shqiptare zënë po ashtu vendin e fundit për sa i takon sigurimit të kredive dhe investimeve nga bankat vendase dhe ato të huaja. Ndryshe duket gjendja për sa i takon njohjes së gjuhëve të huaja. Ndërmarrjet shqiptare kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish që komunikojnë në një ose më shumë gjuhë të huaja me partnerët e tyre tregtarë. Në raportin e sipërpërmendur, prapambetja e Shqipërisë justifikohej deri në njëfarë mase me traditën e saj të izolimit. Megjithatë tranzicioni specifik duket se ka ndikuar jo pak në rezultatet e dobta ekonomike, tranzicion që ka bërë që vendin e prodhimit tradicional të domateve, telave të bakrit dhe kromit për eksport ta zëvëndësojë ai i drogës, prostitucionit dhe banditizmit.


    nga:
    Deutsche Velle

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2004
    Postime
    15
    Arun """TURPPPPP"" kur arrin dhe i ben nje tabllo z Adriatik .
    per me teper mbi fjalet e te tjereve .

  7. #17
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    une ju pergezoj per temen i lexova me kujdes te tera postimet dhe kane shum kuptim dhe domethenie une kisha pak informacion per maredheniet italo-shqiptare por duhen perkthyer dhe nuk kam kohe se filluan dhe leksionet...

    Jane informacione shume te vlefshme per te tere shqiptaret kudo qe jane...

    Me respekt ElMajico...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    1
    E Lexova,,por Une Mendoj Se Jo

    Te Gjith. Por Mund Te Them Se Ka Sa Te Duash

    100%

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •