Ky tregim eshte shkruar nga faik qyqja i cili edhe mu lut ta hedh ne forum
Ajo me tha se kishte vendosur te vetevritej.
Nuk e besova.
E thoshte kete gjithmone qe nervozohej me mua.
Doli nga shtepia duke perplasur deren, ashtu sic bente sa here ziheshim.
Dites tjeter gjeta ne dhomen e saj disa fletushka nga ato te agjensive te varrimit qe rreklamonin arkivole, kurora, e ku di une cfare.
Kujtova vendosmerine me te cilat mi kishte thene ato fjale, dhe ndjeva frike.
Skisha as dyshimin me te vogel se kesaj here do ti jepte fund me te vertete.
Ne shtepi fillova te mbaj rregull. Nje dite mund ta gjej te varur ne mes te dhomes, e nuk dua qe njerzit te me gjejne rremuje mendoja. Filloba te blej cdo dite lule, dhe te kujdesesha qe ajo te ishte gjithmone e paster, gjithmone e rregullt. Nuk dua qe njerzit te mendonin se une se trajtoja mire, se nuk ja varja.
Nje dite shkova dhe ne farmaci, bleva nje grusht me qetesues dhe i fsheha diku, qe te thosha se kishte kohe qe vuante nga shqetesimet nervore
Ajo me shikonte e habitur. Nuk fliste. Kohen e kalonte ne dhomen e saj, dhe vetem qante. Thoshte se me urrente. Muret i kishte mbushur me fotografite tona, ndersa lulet si hidhte, edhe kur ata vyshkeshin plotesisht.
Kaluan 2 muaj qe nga pohimi i saj dhe ajo vazhdonte te jetonte akoma.
Akoma s'kish vdekur.
Me ishte kthyer ne makth.
Pergjoja cdo gje, cdo zhurme, cdo levizje qe vinte nga dhoma e saj, dhe isha i bindur se cdo moment mund te ishte momenti vendimtar, po aq sa isha i bindur se cdo perpjekje e imja per ta ndaluar ishte e destinuar te deshtonte. Kesaj here dukej plotesisht e bindur se do ti jepte fund.
Ne mengjes kur i afrohesha deres se saj, dridhesha, dhe imagjinoja pamjen makabre me te cilen mund te perballesha, ndersa ajo edhe nje dite tjeter ishte aty, duke marre fryme, me syte e buavitur, e me floket e pa krehur.
Nuk kishte rene nje grame nga pesha, edhe pse dukej e strehuar, ndersa ftesat e mija per te shetitur i refuzonte shkurt, prere.
O zot
Gjashte muajt e pare, qe nuk dilja nga shtepia kaluan ne pritje te vetevrasjes se saj.
Gjashte muajt qe ajo nuk dilte nga dhoma e mbushur me lulet e thara humben ne te shkuaren.
Ne mendjen time kisha rradhitur nje numer gjerash te trishtuara te cilat do tja numuroja kur ta qaja me kuje.
Kisha pergatitur edhe nje skenar.
Fjalet qe do ti thosha atyre qe do te vinin per ngushellim.
I kisha ne koke te tera.
Po si ndodhi- do te pyesnin ata.
Une do ta thithja cigaren, do te heshtja pak, pastaj do te mbeshtetesha ne karrige, do te nxirrja tymin, do perlotesha e pasi te ulja syte perdhe do te filloja te tregoja me ze te dredhur momentin si e kisha gjetur te varur, a damar prere ne mes te dhomes.
Pastaj do te hidhja syte nga fotoja e saj te cilen do ta kisha futur ne nje kornize te mahde,e do te psheretija.
Ata do te benin kometet e tyre.
Sa njeri i mire qe ishte e shkreta.
NA erdhi te tereve keq per te.
E ceshte njeriu, nje hic eshte, do te kishte nga ata qe do te thoshin, dhe une vetem do te pohoja duke tundur koken, ndersa u zgjasja paketen e cigareve.
Kisha filluar te mendoja kaq shume per vdekjen e saj, sa pothuaj cdo detaj i jetes me kujtonte ate, momentin kur e qaja, lulet, kuroren, perkushtimin, kostumin tim te zi, perdet e erreta, fjalimin tim diten e varrimit, shtrengimet e duarve nga dashamiret, histroite tona, albumin e fotove te vendosur mbi tavoline per ata qe do te kishin deshire te hulumtonin disi te shkauren tone ( kuptohet ne te do te ishin vetem fotot e perzgjedhura).
Pastaj mendoja jeten prej te vetmitari qe me priste pa te.
Oh zot, isha ngarkuar me castin e vdekjes se saj, e aq shume po me peshonte ky moment, sa kisha filluar edhe interpretoja para pasqyres mimika te trishtuara, perlotje, ngasherime, gulcime dhimbjeje. Isha perfeksionuar plotesisht per te pritur kete moment, te cilin e imagjinoja te ndodhej aty mbas cdo kerrcitjeje dyshemeje, mbas cdo zhurme te vogel.
Ndihesha i mbeshtjelle nga keqardhja e njerzve, nga zija, nga ditet e mija pa te.
Ja duke pertypur cdo dite brenda vetes persosmerine e dites kur une do te kisha mundesine tu tregoja te tereve dashurina dhe respektin qe kisha patur per te isha harruar se kishin kaluar nje nga nje vite te tera, kishte rrjedhur nje jete, plot me perpjekje per te treguar devotshmerine time ne diten e vdekjes se nje njeriu qe rronte ende.
Ajo rron ende- kujtova i habitur.
Hyra ne dhomen e saj, dhe pashe qe gruaja qe kisha njohur dikur ishte shnderruar ne nje plake qe mezi mbushej me fryme, e qe mund te vdiste cdo sekonde.
Mi nguli syte, a thua me kishte harruar edhe ajo duke rendur ne castin e saj prefekt, ne perzgjedhje arkivolesh, lulesh, menyra vetevrasjeje, perlotje e hidherime njerzish.
Ndjeva nje lehtesim te madh ne kraharor, kur mendova se pritjes sime shpejte do ti vinte fundi, dhe spata kohe te shihja plakun ne te cilin isha shnderruar.
Te gjithe na dinin te vdekur.
Krijoni Kontakt