Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Udhetari

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    Udhetari

    .
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    • Lloji i Skedarit: doc 2.doc (23.5 KB, 123 lexime)
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kerkohet password per kete doc tend
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132

    po e postoj ndryshe

    per ca arsye qe s`i them dot u detyrova t`i ve password.
    Tash po e shkruaj me tamam.

    Po nis ta pershkruaj njeriun qe ka dite qe ecen permes xhungles.
    Eshte studiuesi i mbetur femije,burri qe i fshihet vetvetes dhe i perjashtuari me deshire.Si gjithe raca e tij ka sy te vegel te levizshem ,lekure te bardhe qe ka filluar t`i rrudhoset,mishrat i shkrihen dita dites,sikur i ngjizen me insektet,bimet e rralla apo trungjet mijera vjecare.Mbi hunde e para syve i rri skeleti i vjeter i qelqeve optike...Mendoni sa shume eshte kujdesur kur i porositi,ka bere nje liste te gjate me parametrat e deshiruar,i ka ndenjur siper kokes teknikut specialist dhe se fundmi i kas futur gjithe krenari ne kellefin e kadifenjte.Kasketa gjusem e rreckosur sikur i ka ngjitur ne floket gjithe djerse,pantallonat e shkurtra ekspozojne gjunjet eshtake dhe pulpat prej te semuri .Buzet rrine puthitur gjithe kohen ,pervec rasteve kur i del perpara "ajo",gjeja qe se ka pare kurre,dhe ato hapen pak sikur po ngerdheshen ,deri sa i shfaqen gjithe dhembet e siperm,ndersa syte i picerrohen pas xhamave gjithe pluhur.
    Ai nuk eshte i njohur,s`ka shkruar kurre nje artikull,komshinjtei pershendet gjithe miresjellje po nuk ua di emrat,ai nuk njeh njerez ,ai rron me milingona,me raca te ndryshme ,gjini te ndryshme,turlilloje organizmash.Ne shtepine e trasheguar ka nje dhome ,nje dhome te vogel me ajer mbytes ku ka stivosur gjithe doreshkrimet e medha dhe gjithe librat e vegjel.
    Tani endet pyjeve me nje cike uje neper xhepa dhe kepucet e stermedha si varkat e limanit te zhurmshem qe e sollen deri ketu.I kerrusur ,i kujdeshshem se mos ngaterrohet diku.Edhe kur i mbetet kembeve ndonje lian i bezdisshem ,ai ulet,qetesisht nxjerr nga canta e shpines nje thike dhe me ore te tera rri i harkuar siper deges se keqe qe i ka mbeshtjelle gjymtyret,dhe nuk ankohet kurre.
    Sot eshte gdhire i shqetesuar ,po nuk e ve re.I shtyp gjithe shenjat e jetes me mosperfillje dhe me guxim se ne ate dhomen e vogel,ne kontinentin tjeter ka ca doreshkrime qe do i pasuraoheshin nga ky udhetim i lodhshem.Pra sot,ai si gjithmone ecen ,ecen ...me buzet e puthitura..me syte e vegjel te ngulitur,se ai so...ai do shume qe te gjeje dicka te re,dhe te shkoje ta shkruaje ,dhe te fleje nje ore i qete.
    Ecen...
    Mbi degen e nje peme shtazarake,te shemtuar,ka ndenjur nej zog i vogel.eshte aq i vogel sa mezi vihet re.Po ai e sheh ,nuk ka gje qe t`i shpetoje syrit te tij te mire.Epikas qe larg dhe nis te shpejtoje hapin,ky shalegjate i xhungles.Kapercen shkurre ku rrine fshehur gjarperinj,fluturon mbi pellgjet e krokodileve,duket si mekanizem i sapovajisur.Ai vrapon ,turret gjithe qejf,i shket ndonje buzeqeshje triumfuese si babai kur sheh femijen e lindur.Arriti,eshte aty teri para mrekullise se tij...Zogu rri sikur ka per te permbushur nje mision,pulit syte,dhe drejton kryet.eshte i kuq ne fillim e ne pjesen e prapme te trupit vjen si i verdhe.Qepallat i ka te renduara,te hapura pergjysme.Ngjan si profet i mencur.

    vazhdon...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Kurrkundi
    Postime
    132
    Ndersa ai ka nxjerre nga gjoksi nje bllok te vogel ngjyre te bezhte ,shikon zogun,i vjen rrotull,shkruan ,gishtat e gjate e te plakur sikur i ka zene ngerci ne pozicionin e te vizatuarit te fjaleve.Ai sikur qesh me veten,duket sikur eshte zhdyzuar e i bie vetvetes ne shpatulla,sikur e pergezon gjithe dashamiresi.
    Qetesohet pastaj,fshin djerset e ballit,kollitet pak,e shikon zogun per here te fundit dhe niset per levizjen drejtvizore qe ka bere gjithe jeten.Po ne jemi ende tek zogu ,teksa ai tretet ne horizont.Ky ketu ka ndryshuar pamje,i jane errsuar syte,pjesa e mbisyve eshte mbledhur ne mes te ballit.Zogu ndryshoi.
    Duket sikur gelltitet njehere ,merr drejtqendrim dhe ngrihet nga dega.Shpalos krahet dhe niset fluturim drejt dikujt...
    zogu e arrin "ate" e ka fare prane,aq sa i degjon frymemarrjen ,ai ende eshte i lumtur dhe fishkellen shkujdesshem..........................
    Zogu i rri prapa zverkut dhe aty,pikerisht aty ku mbaron kafka i ngul sqepin e tij te vogel e te mprehte.
    I thith gjakun si te ishte nje pompe,.....ai ende buzeqsh teksa bie i vrare ne toke...
    Nga goditja,xhamat i jane futur ne syte e shpuar...Zogu i mbytur ne gjak ,i perlyer ne trup e fytyre dihat i kenaqur.Shikon diellin dhe ndjen t`i avulloje nje pjese e lengut-
    Ngrihet nga toka dhe qendron serish mbi degen fatale ...ne pritje...
    "Ai " do filloje te kalbezohet derisa te tretet i teri nen dhe`.Derisa
    te myken dhe doreshkrimet atje...ne ate dhomen e vogel gjithe pluhur ...shkrimet e njeriut te ndershem...
    The path of excess leads to the Tower of Wisdom.(Blake)

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e di zarathustra,
    te detyrohem nje flm te madhe edhe pse e kam lexuar fjalen e zarathustres....me ben mire ta lexoj disa here....
    perqafime macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Lexoji keto Letra (Tregime) do tė Shplodhesh Menderisht
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 259
    Postimi i Fundit: 11-02-2021, 15:59
  2. Minoriteti grek ne Shqiperi
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 16:10
  3. Udhetari i Saharase
    Nga Karlos Errera nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 17:46
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2003, 05:39
  5. Gjokset
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-01-2003, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •