Kishte kaluar nje pranvere e tere qe kur femija i tyre ishte semurur. Ate mengjes qe shenonte dhe diten e pare pas atij acari dimeror te pazakonte te '86, burre e grua u nisen drejt spitalit qe ndodhej pertej rruges nga ai pallati i vjeter me tulla te kuqe...Ishin bere dy jave qe Enin e kishin leshuar nga spitali, dhe qe atehere dukej qe gjendja i qe renduar me shume. Pas asaj nate te ftohte te cilen te dy e kishin kaluar duke veshtruar femijen e tyre qe perpelitej sa ne nje ane ne tjetren, qante, dhe mundohej teksa gjoksi i vogel i ngrihej peshe per tu mbushur me fryme, zemra i vraponte duke te lene pershtypjen se do i dilte nga ajo imtesi e vogel qe perbente kraharorin e saje. Per cudi ate mengjes ajo kish pushuar se qari, ndoshte nuk kishte me ze per brenda te leshonte britma, vetem mundohej teksa babai e mbante ne krahe, mbeshtjelle me batanije, dockat i levizte ngadale, dhe faqkat i kishin marre nje ngjyre roze pranverore qe vetem muaji i prillit mund te te sjelle. Burre e grua i drejtohen asaj portes se mallkuar te spitalit, e cila i qe bere si dere e shpise per nje vit me ralle. Lihen ne pritje per arsye te rendomta, mjeket jane ne mbledhje, per me shume ju e keni nxjerre vete vajzen nga spitali me firme...
Perpelitej e mjera ne krahet e nenes, dhe prindrit veshtronin ate vuajtje engjellore duke qendruar si statuja, pa qene e mundur qe te benin dicka...Kaloi nje ore dy, dhe duhet te ishte rreyh 9;30 kur Enin e rrembyen nga krahet e nenes, per ta futur ne nje dhome nga ku sdo te dilte me duke thithur ajrin e kesaj bote. Dhe sikur ta dinte ai shpirt i vockel, docken mamin nuk ja leshonte, dhe kur mjeket e moren ulerinte neper koriderore spitali mbi te cilat qetesija e vdekjes qe pllakosur--Annnnnnnnaaaaaaaa, Annnnaaaaaaa, Annnaaaaaaaa, Annnaaaaaaaaaaaa, Annnaaaaaaaa-mesiguri do kete qene emri i nenes. E dinte valle se kjo do ishte hera e fundit qe do hidhte drejt nenes shikim e saj te shndritshem nga syckat e medha, e dinte qe kjo do ishte hera e fundit qe do ecte me kembkat e veta te cilat nuk kish shume kohe qe i kish vene ne perdorim, e dine qe kjo qe hera e fundit qe do ulerinte emrin e nenes se vet...? Burre e grua u perqafuan dhe u pane ne sy pa leshuar asnje gjysme llafi, valle kishte vend per fjale ne ate mes? Duart i shtrenguan fort pas njera tjetres, dhe qendruan te ngrire per nje ore me shume. Qepallat i qene lodhur nga pagjumesite e shume neteve me ralle, nenes lotet i qene shterrur e kishin frengjisur syte te cilet kishin formuar kore dhimbjesh qe do te qendronin aty per kohe me shume...
Me ne fund nje grykse e bardhe doli nga ajo dhome e mallkuar, dhe hija e trishtueshme qe i kish mbuluar fytyren trengonte me shume se sa vetem buzet qe mund te flisnin fjale...Nena u keput, dhe nuk e di se ku i gjeti lotet per te qare serisht...tani ishte ajo qe ulerinte emrin e femijes se vet-Ennnnnnnniiiiii, Ennnnniiiiiii, Ennnniiiiiiii ...Enushka e mamit...
Dikush tha qe erdhi ne spital teper vone, nderkohe qe kish nje vit te tere qe hynte e dilte ne duar mjekesh qe nuk kishin bere asnje permiresim ne trupin e saje, dikush tjeter tha qe i dhane nje doze te rende IV...
Babai rendi me hapa gjigande drejt asaj dhome te ftohte ku lulezonte bukurija e nje foshqeje hyjnore, rrembeu femijen e tij ne dore, duke mos e bere te mundur qe mjeket te benin nje autopsi burokracije mbi nje trup aq te njome...Dhe rendi i shkreti jashte asaj porte, qe teksa doli e mallkoi per jete, rendi me trupin ende te grohte te femijes se vet qe tashme numerohej mes te vdekurve...Carcafi i vjeter i spitalit i mbulonte kembkat te cilat i vareshin nga pajetesija, dhe nga buzkat e njoma e te kuqerremta i dilte shkumbe e bardhe...Babai rendte me foshnjen ne krahe dhe qante rrugeve te Tiranes, kush e shikonte e merrte per te cmendur, pa ditur se ne krah ai mbarte turpin e vdekur te femijes se tij...Kush mund te ishte ai shpirt njeriu qe me duart e tij do te mbante vdekjen ne dore, ne te njejten kohe do gjente forcen te ecte e te qante drejt asaj shtepie qe kishte kaq kohe qe qendronte perballe spitalit...
I ngjiti mundueshem ato shkalle te panumerta te cilat e sollen vetem ne kat te dyte, qendroi perpara portes se shtepise mendueshem, si mund ta nxirrte nga xhepi celsin i cili gjendej ne anen e majte te pantallonave...Qendroi aty per reth 5 min. dhe qante denueshem sa here qe mendonte se nuk mund te ndihmonte per asnje gje, e puthiste lehtazi foshnjen e vogel, e shtrengonte fort ne gjirin e tij duke ndjere se ngrohtesija e atij trupi te imet po shnderrohej ne akull...Me ne fund arriti ti bjere portes se komshiut duke i kerkuar ti hapte deren, hyri brenda dhe nga duart se leshonte Enushin e vogel, e mbajti ne krahe shtrengueshem derisa njerzit e tjere mberriten ne shtepi, atehere kur dikush u degjuar te thoshte: vdiq bukurija e lules se pare per kete pranvere...
Krijoni Kontakt