Do te doja ta pyes kete pyetje.
Ka gati nje muaj qe gjate mardhenjes me partnerin nuk kam mundesi te arij orgazmen, apo po mirpo shume me veshtersi, a ka kush ndonje pergjigje se pse dhe cka mund te jete kjo?
Do te doja ta pyes kete pyetje.
Ka gati nje muaj qe gjate mardhenjes me partnerin nuk kam mundesi te arij orgazmen, apo po mirpo shume me veshtersi, a ka kush ndonje pergjigje se pse dhe cka mund te jete kjo?
Aha
Nderro partnerin.![]()
P.S: Pa tallje tani. Nuk mendoj qe forumi eshte vend i pershtatshem per te ketilla pyetje. Provo gjinekologun....ose normalisht, opsionin me larte qe ta permenda.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
ndoshta ke probleme stresi dhe perqendrimi, s'mund te besh dashuri dhe ta kesh mendjen verdalleso FREE YOUR MIND
)
nese mendon ama qe s'ke strese apo mendime te tjera gjate kohes qe kryen maredheniet , ndoshta te duhet terapi dyshe te psikoterapisti.
na se desh harrova, I zoti i punes di gje??? se dhe me ate duhet ta diskutosh!
"Fertility Clinic" quhen ne anglisht. Ka ndihme mjekesore per ate te pune dhe po ashtu ne do dhe femije. Jane te specializuara. Per femra ose meshkuj. Po nuk pati para partneri, lere zer nje tjeter partner sic eshte rekomanduar me lart.Postuar mė parė nga gane
Ta lere e te zere tjeter...posi jo, keshille te bukur i dhate.
Perpara se te kerkosh ndihme ne forum, kerko ndihme tek i dashuri jot. Ti ben dashuri me te (apo ben seks sic thone meshkujt) sepse e ndjen apo sepse do te arrish orgazmen? Sigurisht orgazma eshte kapaku, por jo fillesa e aktit.
Them qe ky stresi pse nuk e arrite orgazmen nje here apo dy here te eshte kthyer ne obsesion/mani/presion edhe po e kthen orgazmen per ty ne dicka te pamundur. Truri po vepron kunder teje.
Nuk e di cfare lloj raporti keni ju te dy. Por ndoshta me pare dhe ti si shume femra tjera (me te degjuar e kam) ke bere sikur ke arritur orgazmen. Nuk ka pse te hiqesh para tij sikur e arrite dhe cdo gje eshte ne rregull. Nuk ka asnje lloj kuptimi kjo dhe asnje vlere pozitive-perkundrazi vetem probleme sjell. Shume femra genjejne veten qe kjo eshte ajo qe meshkujt duan te degjojne...
Konkluzioni: Fol me te dashurin tend.
Cheers!![]()
jepi partnerit viagra..........Postuar mė parė nga gane
por kujdes se pastaj do ta marri shpirtin me orgazma,dhe kur te thote ai hajde ta bojme njehere se vdiqa ,ti ke per ti thene se je shume e lodhur ,se sapo je kthyer nga puna , etj,etj, etj,
e kuptove gane, gjella me kripe dhe kripa me karar......
eh,cna gjeti thuaj
Zakonisht kjo ndodh kur dashuria po shuhet ne mos eshte shuar fare dhe
ben seks per inerci vetem pse jeni ende bashk.
Kete e them sepse orgazma e ka prejardhjen ne tru dhe kur ai mendon dicka tjeter ne ate moment nuk e arrin kurre.
Lere per ca kohe dhe shihe nese e ndjen mungesen e tij apo jo.
Teme te bukur na ke hapur dhe te jesh shume e sigurt qe pergjigjen nuk e gjen dot ketu. Bisedo me partnerin eksperimento ne drejtime te ndryshme, pergatit veten dhe do te gjesh.
Me shume pyet gjinekologun se kushedi mos po kalon ndonje faze ne aspektin fizik dhe emocional.
Kalofsh mire,
Ed
Kėrkuesit kanė hedhur dritė mbi shumė sekrete tė seksualitetit femeror. Duke arritur nė pėrfundimin se nuk ka tė bėjė vetėm me anėn psikike tė saj. Kanė njė rėndėsi tė dorės sė parė edhe sjelljet biologjike, pėr tė cilat mė parė dihej fare pak.
Si pėrfundim, ilaēet e reja, tė efektshme pėr mashkullin, janė po aq tė vlefshme edhe pėr femren
Jane ato, grate, kufiri i fundit i seksologjise dhe i endokrinologjise. Por edhe i shtepive farmaceutike. Nderkohe qe Viagra, me 837 milione pilulat e shitura ne te gjithe boten, feston 5 vjetorin e saj, per gruan vazhdojne ende te kryhen studime, eksperimente dhe te nenshkruhen konventa. Kjo per shkak se nga crregullimet seksuale vuan pothuajse gjysma e universit femeror, nje e dhene kjo e dale nga kongresi i Issir-it (International society for sexual and impotence research), i cili u zhvillua ne Montreal, Kanada vitin e kaluar. Tani se fundmi, ne Vankuver u mblodh edhe "Society for the study of woman's sexual health" me synim shkembimin e rezultateve te kerkimeve ne nivel nderkombetar.
Seksologe, gjinekologe dhe endokrinologe arriten ne perfundimin se nuk ishte vetem gruaja ajo qe duhej t'i nenshtrohej kurimit, por vete cifti.
Edhe ne Universitetin e Pavias ne Itali, u debatua ne nje kongres nderkombetar, pikerisht per crregullimet seksuale te grave. "Eshte fillimi i nje studimi e cila synon t'i shoqeroje te gjitha specialitetet mjekesore (qe nga andrologu e deri tek seksologu dhe sociologu) drejt nje "tjetersimi" te ri te kerkimit dhe praktikes mjekesore. Duke ndihmuar ne kete menyre edhe ne realizimin e nje riperteritjeje te "cilesise se marredhenies njerezore ne pergjithesi dhe asaj seksuale ne vecanti", shprehet nje specialist i kesaj fushe.
Por, a do te arrijme t'i zbulojme sekretet e seksualitetit femeror? Nje gje eshte e sigurt: fijet qe duhen cmbeshtjelle per te hedhur drite mbi teresine e pergjigjes seksuale te gruas jane te shumta. Me pare gjithcka i vishej psikikes, pra vetem sferes se shpirtit femeror ne kuadrin dashuror.
Por gjate viteve te fundit kerkuesit filluan te hetojne mbi trupin e gruas, mbi mekanizmat dhe vendet e kenaqesise se saj. Anatomia e klitoridit u be e njohur ne vitin 1998 nga austrialiania Helen O'Konell. Ndersa vitin e kaluar, nje kerkim i Emanuel Xhaninit, seksolog klinik italian, nxorri ne pah se pika G ekziston dhe funksionon me te njejtat mekanizma qe cojne ne kenaqesine mashkullore. Enzima qe modulon ereksionin, fosfodiesterazi 5, eshte e pranishme edhe ne ate zone te vagines ku gjinekologu gjerman Ernest Grafemberg, ne vitet '50, identifikoi piken G (duke i huazuar edhe shkronjen e pare te mbiemrit te tij), e cila ne rast se nxitej, shkaktonte orgazmen vaginale. Kerkimi i Xhaninit i hap rrugen perdorimit te molekulave si sildenafili ose tadalafili (pilula e re e verdhe per mashkullin), te cilat veprojne mbi fosfodiesterazin me nje kohezgjatje veprimi prej 24 oresh.
"Nuk duhet ta quajme pika G", thote Xhanini. "Me mire prostata femerore", ashtu sic e ka percaktuar organizata boterore e cila merret me nomenklaturen anatomike. Nje mbetje embrionale, nje organ i seksit tjeter, qe mund te jete i pranishem ne dimensione te ndryshme tek grate". Per te qene te sigurt nese eshte vertet prostat, ekipi i Xhaninit po perdor nje marker, antigenin prostatik specifik, i cili ka dhene perfundime pozitive. "Por jo te gjitha grate e kane piken G dhe per kete ato nuk duhet te hidherohen", sakteson seksologu. "Mosmarreveshja orgazem vaginale apo klitorid mund te zgjidhet keshtu: cdo grua ka vendet e saj te kenaqesise".
Nderkohe, megjithe deshtimin e eksperimentit te pare masiv te Viagres se kuqe, aktualisht jane duke mberritur lajme te mira. Do te perfitojne si grate pa probleme te sferes seksuale, ashtu edhe ato me crregullime te eksitimit seksual ne post- menopauze ose me isterektomi. Ky kerkim i fundit thekson permiresimet ne lubrifikimin vaginal dhe ne arritjen e orgazmes. Edhe prostaglandina Pge1 krem, ka dhene rezultate te mira, megjithese eshte duke iu nenshtruar ende fazes eksperimentuese.
"Te dhenat qe kemi ne dispozicion ne lidhje me ilacet per grate jane me te pakta se ato te dokumentuara per burrat", veren nje specialist i Qendres se gjinekologjise dhe seksologjise mjekesore ne Milano. "Vetem ne vitin1998, ne Konferencen nderkombetare per klasifikimin e crregullimeve seksuale femerore u perfshi edhe shkaku biologjik ne diagnozen e crregullimeve te grave. Por tani, duke kopjuar mashkullin, ekziston rreziku i perqendrimit te vemendjes tek organet gjenitale dhe tek gjithcka qe nuk funksionon ne nivel biologjik. Ne fakt, gjithnje me ndihmen e te dhenave dhe shenjave, nje diagnoze e sakte do te nenkuptonte percaktimin e elementit qe ka me shume peshe. Dhe ne kete sfere luan nje rol te rendesishem edhe natyra e marredhenies. Kjo pasi hyjne ne loje edhe nxitesit e ndryshem qe aktivizohen, si per shembull, ai i degjimit. Shume cifte praktikojne nje seks te heshtur, pa fjale dashurie. Ata nuk preken, nuk perkedhelen dhe puthen fare pak".
Por shume kerkues jane te mendimit se jo gjithcka mund te permblidhet tek nje hapje mrekulliberese. "Se pari, duhet te kerkohen shkaqet organike te nje crregullimi: faktoret hormonale, te eneve te gjakut, muskulore dhe te sistemit nervor, nderkohe qe grate priren drejt ndjenjes se fajit, lodhjes dhe stresit. Me pas vjen edhe mireqenia mendore e cila ka rendesine e saj. Nuk duhet te harrojme te shtojme ne kete kontekst se edhe humori i mire varet nga hormonet", veren nje specialist. "E dhena me interesante e kerkimeve te ketij viti ka te beje me rolin e hormoneve mashkullore, te cilet luajne nje rol te rendesishem ne pergjigjen seksuale femerore. Nga ata varet epshi, nxitja dhe marrja e iniciatives nga ana e saj".
Per te gjalleruar seksualitetin femeror, jane duke mberritur kremra, sprajt dhe pilula. Nderkohe, eshte vene ne dispozicion edhe nje pompe e vogel, e miratuar kjo nga Fda-ja amerikane, e cila sherben per te nxitur fluksin e gjakut ne klitorid. Te gjitha keto produkte vijne ne emer te nje gruaje gjithesesi kontradiktore. Nje grua, e cila ndoshta kerkon edhe per vete pilulen e kenaqesise, "por kur partneri turret tek Viagra, ajo tkurret. Dhe mendon: nuk me deshiron dhe nuk me do me. Nuk ben asgje per te ndryshuar gjendjen dhe nuk ka dyshim qe kerkon te ndahet prej meje", shprehet nje studiuese seksologe. "Grate jane te mendimit se ereksioni i arritur me ilac nuk vlen sa ai i ardhur ne menyre spontane". Ne fund te fundit, ato kerkojne me cdo kusht qe t'i vene noten formes se partnerit. Kjo sikur ereksioni te ishte mundesia e vetme per nje seksualitet ekspresiv, i cili gjithesesi merr ngjyrimet e nje paragjykimi: nese nuk ka bashkim seksual, nuk ka asgje. "Vuajne ende nga nje fare analfabetizmi erotik", perfundon nje esperte.
"Nuk do te mjaftoje as pilula e ereksionit dhe as ajo e orgazmes. Ciftet duhet te mesohen te bejne llogarite me pranine e ilacit mes tyre. Nje prani ndoshta e vlefshme, por qe gjithesesi nuk duhet tepruar me te. Sepse seksualiteti eshte shume me teper se nje molekule: eshte nje alkimi ne te cilen biologjia dhe psikika jane te gershetuara.
www.agimi.com
Krijoni Kontakt