Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Mëmëdhe

  1. #1

    Mëmëdhe

    Dhimbjeve të jetës ngelëm vetëm
    të shpupurisur furtunave
    këmbët gjakosur rrugëve

    kërkonim të gjithë lumturinë
    të dëgjuar përallave
    me zërin e gjyshërve në vesh

    detrave u hodhëm pa frikë
    dallgët na lagën fytyrën
    e kripa na ngeli rrobave

    përtej maleve zbuluam botën
    që duarve mbante kamzhikun e ngërdheshjeve
    e lotët rodhën plagëve

    sytë na ngelën prapa
    në përkëdheljet e nënës
    në puthjen e të bukurës

    ëndrrave u humbem si fëmijë
    fytyrat na u zhduken zgjimit
    mëngjesi i së vërtetës na trëmbi për vdekje

    u thinjëm pa dashur
    e kockat tretëm dherave të huaj
    vdekja na u bë më e lehtë se jeta

    e në fund
    zemrën mbështjellur buzëvarrit
    në gjuhë të huaj bërtitëm:"Mëmëdhe"

  2. #2
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    MarinI

    Urimet e mia poezite e tua vertet jane fantastike

    te pershendes Elda.

Tema të Ngjashme

  1. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  2. Poezi Humoristike
    Nga new-man në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 17:15
  3. Për studentët në Londër dhe Angli
    Nga London_UK në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 491
    Postimi i Fundit: 24-11-2003, 20:51
  4. ride me girls
    Nga shkod--rano në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 14:02
  5. Mëmëdhe quhetë toka...
    Nga edspace në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •