Close
Faqja 48 prej 158 FillimFillim ... 3846474849505898148 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 1580
  1. #471
    ah, persa i perket crossflashing shiko kete link http://forum.rpc1.org/viewtopic.php?...ea668b70874e91

    versioni i cd-regjistruesit tim eshte Pioneer DVD/rw dvr K14RA (acer oem) dhe eshte i listuar ne listen e Dvrflash si i suportuar per ta kthyer ne dvr K14 (thjesht Pioneer). megjithate nuk kam njohurine e duhur per ta perdorur (komandat qe duhen dhene) prandaj nuk e kam bere deri tani.
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  2. #472
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    kot te t'pyes, per cfare sherbejne sp1 dhe sp2? a jane te domosdoshme nese perdoret nje firewall tjeter (jo ai i windows-it)?
    ------
    Sp1 dhe Sp2-shi jane nje pako me shume skedare qe mikrosofti i ka krijuar per te mbyllur pikat e dobeta ne windows.Keto pika te dobeta jane te njohura si "vulnerabilities"Pika e dobeta jane shfrytezuar per te futur ne largesi trojane,viruse,kode te keqia.Pakot Sp1 dhe Sp2 rrisin sigurine dhe mbrojne me mire kompjuterin.Gjithashtu ne Sp1 dhe Sp2 ka edhe skedare qe rregullojne gabimet ne kod te windowsit XP origjinal.Sp1 perfshin nje tufe skedaresh qe microsofti i ka nxjerre per nje periudhe 1 vit e pak.Sp2 perfshin skedare qe microsofti i ka nxjere gjate nje periudhe 1 vit e gjysem.Keto skedare qe jane pjese perberese e windowsit SP1 dhe SP2,kane dale gjate periudhave 1 vit e gjysem,cdo muaj ne javen e pare dhe jane shume te njohura si azhurnime(updates).Azhurnimet cdo muaj ,javen e pare mund ti marresh te faqja e microsoft.com,ose te aktivizosh ne kompjuter funksionin e windows update automatik.Cdo muaj komunitetet e programusave,hackers,eksperteve ne fushen e sigurise,zbulojne pika te reja te dobeta ne windows.Kjo i jep material real mikrosoftit per te studiuar problemet e pikave te dobeta dhe krijuar skedare per ti mbyllur keto pika.Keto skedare te rinj quhen azhurnime.Gjithashtu cdo muaj sipas nje servisi automatik qe ka vete windowsi,qe quhet raportim gabimi(error reporting" mikrosofti grumbullon gabimet qe krijohen ne kompjuter gjate perdorimit,nga perdorusat e windowsit.Krijimi i ketyre gabimeve krijon automatikisht ne kompjuter ca skedare qe quhen "dump files"Pikerisht keto skedare i grumbullon mikrosofti,i studion dhe nxjerr kode te njohura me emrat,patch,hotfix qe korrigjojne difektet .Opsione te tjera jane nxjerrja nga microsofti materialesh,artikujsh KB(artikujt baza e njohjes), qe japin ne detaj se si korigjohen difektet,modifikimet ne regjister,konfiguracione ne windows etj.
    Llogjika e ecurise eshte kjo.Cdo muaj raportohen pika te dobeta.Cdo muaj raportohen mesazhe te reja gabimesh te panjohura me pare.Ne muajt ne vazhdim dalin nga mikrosofti skedaret qe mbyllin pikat e dobeta te njohura si azhurnime si dhe rekomandime dhe procedura per rregullimin e difekteve
    Microsofti per te ndihmuar njerezit per te mbajtur kompjuterat me gjithe azhurnimet i bashkoi gjithe skedaret e azhurnimeve mujore duke krijuar pakot Sp1
    dhe Sp2.Ne qofte se kompjuterin e ke pa azhurnime duhet instaluar SP2-shi i cili ka brenda edhe pakon SP1.Sp2-shi mbulon azhurnimet e bera per periudhen 2002-shtator 2004.Ekziston edhe nje pako SP3 e cila akoma eshte ne faze beta,shperndare per nje grup abonentesh te mikrosoftit per tu testuar nese krijon probleme. Nuk i eshte dhene korigjimi ne kod deri ne fund nga microsofti dhe qe perfshin si periudhe tetor 2004 deri shtator 2005
    Tashti per pyetjen,me mire Sp2 apo firewall?
    Sp2-shi nuk mund ta zevendesoje dhe kompensoje plotesisht funksionet, vleren dhe rendesine e nje firewalli. Sp2-shi thjesht ka forcuar windowsin,e ka bere me te mbrojtur e me te sigurte,ka bllokuar futjen e reklamave,scripteve,kodeve te keqia qe mbeshteten ne pika te dobeta.Por Sp2 shi asnjehere nuk te garanton mbrojtje 100%.Realiteti eshte qe ne shohim spyware ne kompjutera me SP2,futen trojane,futen reklama.Keto vijne si rezultat i gabimeve qe ben vete perdorusi....,mosnjohjes,si dhe pikave te dobeta te reja,per te cilat kompjuteri me SP2 nuk ka marre azhurnimet me te rejat.
    E njejta gje mund te thuhet edhe per Firewallin.Firewalli nuk e zevendeson SP2-shin.Praktikisht eshte e pamundur te behesh polic trafiku ne kompjuter.Te rrish gjithe diten e te shikosh Ip-te qe futen ne firewall,te besh ndryshime per cdo IP dhe servis qe kerkon te futet.Te gjesh numra ip individuale,kujt i perket kjo dhe ajo.Te besh ndryshime ke te lejosh dhe ke te bllokosh.Me nje fjale ti besh" babysitting"firewallit gjithe diten.Firewalli ka nje vlere per rastet kur je i lidh me internetin me DSL dhe ke numer IP statike.Ne qofte se je me dial up,nuk besoj se te duhet.Ne qofte se do besh azhurnim te rregullt dhe skanim te kompjuterit per virusa dhe spyware cdo tre dite,nuk ke nevoje per firewall.Eshte humbje kohe.Duke pasur firewall mund te kesh probleme,mesazhe gabimi gjate perdorimit te disa programeve qe jane te varura ne funksion nga rrjeti,serverat,probleme me chatin,MSN-ne programet p2p etj.Firewallet ngadalsojne kompjuterin.Konkluzioni eshte ky.Per kompjutera shtepie,firewalli nuk eshte shume i nevojshem.Ne rast se kompjuteri jot eshte server,kompjuteri eshte i ngarkuar me materiale biznesi,eshte pjese e nje rrjeti ne nje kompani,institucion,ka materiale finaciare,material sensitiv,sekret,atehere firewalli duhet.Fakt eshte qe shumica e sulmeve hack kane si objekt serverat qe mendohet te kene materiale te rendesishme si numra kredit kartash,te dhena financiare,teknologji,patenta te reja,video,passworde perdorusish,anetaresh etj.Per kompjutera personale,shtepiake rastet jane me te pakta,mungon informacioni,interesi eshte me i paket.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 25-01-2006 mė 21:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #473
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    ah, persa i perket crossflashing shiko kete link http://forum.rpc1.org/viewtopic.php?...ea668b70874e91

    versioni i cd-regjistruesit tim eshte Pioneer DVD/rw dvr K14RA (acer oem) dhe eshte i listuar ne listen e Dvrflash si i suportuar per ta kthyer ne dvr K14 (thjesht Pioneer). megjithate nuk kam njohurine e duhur per ta perdorur (komandat qe duhen dhene) prandaj nuk e kam bere deri tani.
    __________________
    Modeli jot eshte "dvr K14RA" Modeli jot nuk suportohet nga firmware.
    Nga rreshti i pare se cilat modele suportohen ne kete azhurnim,permendet modeli K14.Nuk permendet K14RA
    This version has added support for all Pioneer DVR-110, 110D, K04, K14, K05 & K15!
    ----
    Kjo firmware ne qofte se eshte per qellime permirsimi te punes se DVD drajverit si hardware
    ia vlen te behet,nqs versioni do perputhej me versionet qe rekomandon programi firmware.
    Ne qofte se kjo firmware behet per qellime per te caktivizuar zonat 1-6,dmth per te pare DVD dsqe te gatshme qe i perkasin cfaredo rajoni te botes,sikur nuk ja vlen.kerkon shume pune. Pervec flashimit te dvd drajverit si pjese hardware,per ta kthyer ne nje lexues pa kufizim rajonesh(region free),te duhet gjithashtu te kthesh ne rajon te lire edhe funksionin e leximit te dvd-ve edhe te windowsit xp.Pervec kesaj te duhet edhe nje program DVD player qe te lejon te shikosh filma per cdo lloj rajoni nga 1-6.
    Gjeja me e thjeshte dhe me e shpejte eshte te shkarkosh ndonje program player ne ndonje faqe warez qe i ben bypass kufizimeve hardware dhe windowsit per te pare filma te cdo kod rajoni,nga 1-6.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 25-01-2006 mė 22:48
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #474
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    56

    CD Boot pėr riparimin e kompjuterit

    A di ndonjeri te me thote se si mund te beje nje cd boot me antivirus.
    Cilet lloje antivirusesh lejojne nje gje te tille?

  5. #475
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Si fillim vendos ne bios opsionin qe CD-rom te jete mekanizmi i pare ne boot,(primary boot device)dhe jo floppy drive.Supozojme se do krijosh ne boot disk me AVG antivirus.
    1.Shkohet ne program files dhe hap programin.Do kesh nje figure si kjo
    http://img451.imageshack.us/my.php?image=avg17hd.jpg
    2.Klik ne serviset/rescue disk.Do kesh nje figure si kjo
    http://img451.imageshack.us/my.php?image=avg29kn.jpg
    3.Kliko ne next dhe do shohesh kete pamje.
    http://img451.imageshack.us/my.php?image=avg33cx.jpg
    4.Nga figura e meparshme kliko ne next dhe krijo nje direktori se ku do i ruash skedaret boot te avg.Psh shtyp ne tastjere C:\Avg.Atehere Avg do ruaje gjithe skedaret e nevojshem per nje CD boot antivirus ne direktorine C:\Avg
    Kete path,direktori do perdoresh te programi djeges per te zgjedhur cilet skedare do djegesh.
    5.Hap programin Djeges.Klik ne File,klik ne opsionin krijo boot cd Vazhdon me instruksionet.Ne momentin qe do te te kerkohen skedaret per te djeger atehere klik ne butonin shfletues(browse) dhe shkon ne direktorine C:\Avg . I merr gjithe skedaret cfare ka dhe i fut ne dhomen e djegjes dhe krijon CD boot antivirus.
    Pavarsisht cfare programi perdor,per te krijuar boot cd antivirus te duhet te sigurohesh qe programi antivirus e ka funksionin per te krijuar nje disk shpetimi(rescue disk).Gjithashtu programi i djegjes ka funksion per te krijuar CD-boot.
    Zakonisht antivirusat kane edhe opsionin per te skanuar kompjuterin menjehere
    pasi e ndez kompjuterin(boot)
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #476
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    ju faleminderit per ndihmen por une i kam perdorur keta programe VSO DivxtoDVD eshte program i mire por mua nuk me ka funksionuar me vendosjen e shume subtitlave sedi ndoshta juve u ka funksionuar, sa i perket Subrip edhe kete program e kam perdorur eshte i mire per ocr leximin e subtitlave, por kete subtitel qe e prodhon ky program subtitle editori nuk e njeh nuk e di pse por thot eshte i prishur.
    Ju faleminderit
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  7. #477
    Orfeu Maska e heron
    Anėtarėsuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    karrik para kompjuterit
    Postime
    225

    Thumbs up Kėshilla pėr njė pajisje DVD pėr TV

    ..pershendetje besoj se se kam gjetur vendin ku te pyes mirpo ju kerkoj falje dua ta blej nje DVD qe mi lexon e gjitha cd po mendoj dhe keto jo origjinale qfar lloj tipi me preferoni ta mar dhe a mund te mi jepni disa karakteristika se qfar duhet ta mar qe ta blej nje DVD te mir qe te me lexoj cd origjinale jo, origjinale fallce, dhe gjysem, fallce ndoshta mos po lypi shum faleminderit per mirkuptimin tuaj ..........pra DVD per televizor jo po mendoj per kompjuter me cd-rom keshtu ........

  8. #478
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2005
    Postime
    9

    kerkoj nje program per dvd player qe ti lexon te gjitha dvd

    nese mundet dikush me ma gjet ndonje program qe mund ti shikoj te gjitha dvd ne dvd playerin tim.Mi pranon vete ato original dvd nese mundi me me ndihmu me kishi pshtu tung ju pershendes

  9. #479
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te duhet program qe te lexoje cdo lloj formati disku apo te lexoje DVD te cdo rajoni?
    Mund te gjesh program qe te lexoje cdo lloj formati disku vetem se duhet te shikosh DVD drajverin se cfare formatesh disqesh suporton.Shiko manualin ose shkarko ndonje program qe te jep te dhenat e formateve te disqeve qe dvd drajveri suporton.DVD Identifikusi qe si program te jep me saktesi se cfare lloj dvd,dvd drajveri suporton.http://dvd.identifier.cdfreaks.com/ Nqs dvd drajveri si pjese hardware njeh vetem llojet e formateve te disqeve dvd+r, dvd+r dl, dvd+rw atehere programi do luaje filma vetem nga keto disqe.Nqs fut dvd ne format dvd-r qe dvd drajveri nuk e njeh(nuk e suporton),atehere programi pamvarsisht se mund te shfaqe filma nga cdo lloj formati cd apo dvd,programi nuk do e diktoje diskun,pasi dvd drajveri nuk e njeh.Dmth,ne kete rast eshte faji jo i programit por i drajverit qe si pjese hardware eshte i kufizuar,nuk i njeh te gjitha formatet e disqeve.
    Marrim rastin tjeter.DVD disqet ne varesi te zones ku jane prodhuar dhe teknologjive te mbrojtjes me encripsion,ndaj leximit dhe kopjimit,jane ndare ne 6 rajone.Edhe dvd drajverat si pjese hardware jane mbeshtetur ne ndertim ne njohjen dhe leximin e dvd sipas rajoneve dhe te kufizojne ne lexim.Mund te lexosh pak disqe ne fillim te rajoneve te ndryshme,me vone dvd drajveri fiksohet vetem ne nje rajon leximi dhe te duhet te perdoresh disqe qe suportojne ate rajon.Nqs dvd ka ngec,eshte bllokuar ne Rajonin 2 atehere do perdoresh disqe dvd te rajonit 2.DVD e rajoveve te tjera nuk mund te lexohen pasi nuk i lejon dvd drajveri. Per ta cbllokuar DVD drajverin qe te lexoje cdo lloj dvd,te cdo lloj rajoni,te duhet te gjesh skedar drajver(firmware) qe eshte krijuar per te cbllokuar
    rajonet nga DVD drajveri.Skedari duhet ti pergjigjet ekzakt modelit te dvd drajverit qe ke.Per te luajtur DVD disqe te cdo lloj rajoni duhet te behet:
    1.Shkarkohet drajveri cbllokus firmware qe njihet edhe si dvd flashing.Lexo me kujdes ne faqen kur ta shkarkosh per modelin qe suporton dhe sigurohu qe skedari eshte krijuar per modelin e DVD qe ke dhe perdoret per qellime clirimi zonash(region free).Pasi ka edhe drajvera firmware qe perdoren thjesht per qellime azhurnimi(update) qe permirsojne drajverin ekzistus,per te funksionuar me mire dhe korigjuar ndonje difekt.
    2.Te duhet skedar per shkarkim qe ta beje windowsin te mos behet pengese ne funksionimin e leximit te disqeve te cdo rajoni.Ne konfiguracionin e vet windowsi kufizon leximin e disqeve,bazuar ne kriteret qe ka vene dvd si pjese hardware,dmth ka lexuar te dhenat e dvd drajverit kur ti ke intaluar drajverat.Per pasoje ne windows ka celesa ne regjister qe nuk te lejojne te lexosh DVD te cdo rajon.Per pasoje shkarkohet skedar qe ben modifikime ne regjister.Kjo mund te behet edhe manual duke hapur regjistri editorin dhe ndryshuar 2 celesa.
    3.Te duhet edhe programi qe luan dvd te gjithe rajoneve 1-6. Kjo eshte rruga me e gjate,ka shume pune.Ka programe qe pretendojne se lexojne disqet pa asnje problem,pamvarsisht nese DVD eshte e bllokuar ne 1 rajon,si dhe bejne ndryshimin per rajonet ne regjister kur instalohen.Ke disa programe ketu:
    DVD Utilities suite http://www.dvd-copy.us/dvd-x-utilities.html
    DVD Region+CSS Free http://www.dvdidle.com/dvd-region-free.htm
    DVD X Profesional http://www.brothersoft.com/Multimedi...nal_24143.html
    DVD Ghost http://www.gold-software.com/DVDGhost-review15930.htm
    Programet kane edhe funksione kopjimi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #480
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Perpara se te blesh DVD per televizor,duhet mendosh te perdoresh ate televizor qe ke,apo te blesh nje te ri.Televizorat e zakonshem qe jane ndertuar per te pare videokaseta,nuk do te bejne kurre te lumtur po ti perdoresh per te luajtur dvd.Problemi i pare mund te jete cilesia e figures.Varet cfare lloj televizori ke.Plus kesaj mund te kete problem edhe me zerin qe vete televizori eshte i pajisur me chipsa zeri krejt te zakonshme.Kjo do te kerkoje te blesh DVD player me gjithe altoparlante dhe ta degjosh zerin nga altoparlantet qe lidhen me dvd dhe jo nga televizori.Televizorat e vjeter po ti shikosh mbrapa kane vetem porte per te lidhur antene,asgje tjeter.Kjo do kerkoje qe kur te blesh DVD playerin do te duhet edhe pajisje pershtates i ndermjetem qe do realizoje lidhjen e dvd playerit me televizorin qe njihen si adaptore kablli.(RFmodulator).Adaptore te tille perdoren gjithnje ne rastet kur nuk ke porte speciale DVD mbrapa televizorin per te futur kabllin.Per te eleminuar problemet me instalimin e kabllit,adaptorit,
    mund te blesh televizor me DVD player te integruar qe eshte si pjese e tv.Kjo ka shume gjera te mira.E para televizori dhe DVd ka harmoni ne komunikim dhe bashkeveprim.Figura del me mire gjithmone,Gjithashtu edhe zeri.Nuk ke nevoje per altoparlante te jashtem,pasi volumi eshte i bollshem e mbush dhomen.Cilesia e zerit eshte shume e larte.Dhe kjo cilesi e larte sigurohet nga qarqet tranzistoret e tv te mbeshtetur ne teknologjine Dolbi dixhital 5.1.
    Ne qofte se do i blesh vec tv dhe vec dvd playerin,atehere shiko per ndonje televizor Sony.Televizorat sony jane legjendar ne cilesi figure dhe ngjyrat.Jane televizorat me te mire.Shiko per modele televizoresh Sony Wega ose Sony Wega trinitron.Keto televizora mund ti gjesh me ekran te rrafshet,ne madhesi ekrani 27 inch diagonal.Kane portet speciale per lidhjen e kabblove nga dvd playeri.Suportojne teknologjine Dolbi dixhital.Pranojne kabllo dixhital fiber optik qe e percojne sinjalin shume sakte.
    Per te zgjedhur DVD playerin,e para per cfare do e perdoresh,Vetem per te pare filma nga disqet apo per te pare filma dhe regjistruar gjithashtu DVD nga televizori?Ne qofte se do e perdoresh edhe per te luajtur edhe per regjistrim atehere duhet pare per modele DVD Recorder.
    Ka modele DVD recorder ne treg qe jane rreth 200-250 dollare.
    Ne zgjedhjen e nje DVD playeri me cilesi duhen mbajtur parasysh disa specifika.
    DVD Playerat me cilesi qe ja vlen te blehen duhet kene:
    1.Sistem i shumefishte Pal/Secam/NTSC qe luajne dvd te Europes,Amerikes dhe Azise.

    2.Rajonet

    Te jete i cliruar nga kufizimet rajonale,qe do te thote te njohe dhe luaje DVD te rajoneve 1-6.Shiko ne dokumentacion apo reklame per"Region free"

    3.Teknike e shfaqjes se imazhit ne ekran.

    Shiko per DVD player qe suportojne skan progresiv.Eshte me e mire se sa teknika "interlace"
    Shkalla e rifreskimit te figures eshte 60 here ne sekonde,per pasoje syte lodhen me pak kur shikojne ne televizor.Shkalla e rifreskimit njihet edhe si refresh rate.Teknika interlace siguron shkalle rifreskimi 30 here ne sekonde.Megjithate diferencat ne cilesine e figures do jene shume te vogla,te pakapshme per syte.Shiko ne manual per progresiv skan ose ne reklame,kjo shoqerohet me shifren 480p.

    4.Cilesite e zerit.

    Sigurohu qe dvd playeri funksionon mbi teknologji zeri dolbi dixhital 5.1.Kjo do te siguroje 5 kanale me frekuence te plote nga 20hz deri ne 20mije hz dhe nje kanal te 6-te per frekuenca te uleta.Kjo eshte minimumi i kerkuar ne cilesi zeri.Ne qofte se shikon qe dvd playeri suporton teknologjine DTS atehere akoma me mire.Zeri ne format DTS eshte ne cilesi me te larte se dolbi dixhital dhe eshte prezent si ze ne shume DVD disqe te filmave te dy vjeteve te fundit.Kjo teknologji zeri perdoret edhe neper kinema.Nje format zeri shume me cilesi te larte eshte edhe THX Surround EX.Ky format zeri eshte prezent ne filmat "Star trek"Format i krijuar nga kompania dolbi ne bashkepunim me kompanine e filmit ne holliwood Lucas.Ne Europe jane shume te perhapura
    formatet e zerit Dolby Digital 2.0 ose MPEG 2.0.

    5.Formati i disqeve qe dvd playeri suporton.

    Kjo eshte shume e rendesishme.Duhet shohesh si model ate dvd player qe suporton DVD+R,DVD-R,DVD-RW,DVD+RW.Sa me shume lloje formatesh te suportoje aq me mire.Gjithashtu te suportoje formated e Cd-ve,CD-R,CD-RW,CD+R,CD+RW.formatet mp3,ogg.
    Nqs ke DVD drajv ne kompjuter sigurohu qe formatet e disqeve qe njeh dhe luan dvd drajveri te suportohen edhe nga DVD playeri i televizorit.
    Beje zgjedhjen e dvd playerit duke u mbeshtetur edhe ne fakte se cfare formate dvd,drajveri suporton.Per pasoje dvd qe mund ti krijosh nga kompjuteri ,mund ti luash ne dvd-ne e televizorit.

    6.DVD Audio.

    Nje pakice DVD playerash suportojne luajtjen e 3 formateve te rinj jo shume te perhapur,DVD Audio format,super audio cd(sacd) dhe HDCD(high definition CD).Keto formate suportohen nga DVD players qe jene te shtrenjte.

    7.Gjuha.
    Te suportoje shfaqje te disa gjuheve.Shumica suportojne 3 gjuhe.Ka modele qe japin deri ne 7 gjuhe.

    8.Struktura fizike e disqeve dvd

    I ke DVD me nje shtrese(cipe ku ndodhet materiali i regjistruar.) qe mbushet ne nje faqe ose ne dy faqet.Ke edhe dvd me dy shtresa qe kane kapacitet me te larte mbajtes,qe mund te jene me material te regjistruar ne nje faqe ose te dyja faqet.Shiko cfare modelesh disqesh DVD playeri dhe drajveri i kompjuterit punojne me mire.

    9.Procesimi i videos.

    DVD playerat me cilesi jane te pajisura me konvertus dixhital ne analog.Mund ta shohesh si DAC.Shume dvd suportojne konvertus me vlerat 10/27 ku 10 perfaqson bit te sinjalit video dhe 27 eshte frekuenca ne hz.

    10.Portet e daljes se sinjalit video.

    Portet e daljes se sinjalit nga video playeri mund ti shohesh me emrat 'komponente video out".DVD playerat me kete komplet 3sh portesh sigurojne nje cilesi shume te larte figure.Krahas kesaj mund te kete dvd playera me port "S-Video input"Kjo siguron cilesi te larte figure vetem se nuk eshte shume stabel,ndodh qe cilesia e figures te bjere ne ekran papritmas.Nqs dvd playeri ka porte me emrin "video kompozite" kjo nuk rekomandohet shume pasi cilesia e figures nuk del aq e larte.Mund te gjesh mbrapa DVD playerit edhe portin "SCART",shume i perhapur ne evrope.

    11.Portet e daljes se sinjalit te zerit.

    Mbarapa dvd playerit sigurohu te kete port zeri analog dhe port te vecante dixhital.Ne qofte se do perdoresh portin dixhital atehere duhet te futesh kabell dixhital,fiber optikPorti dixhital eshte me i mire se porti analog.kablli fiber optik dixhital rekomandohet me shume ne krahasim me kabllin koaksial.Kabllot dixhital fiber optik jane te pandjeshem ndaj interferencave te valeve elektromanjetike.Nuk degradojne sinjalin dhe e transmetojne me shume cilesi dhe saktesi.Kategoria tjeter e kabllove dixhital eshte kabllot koaksial
    qe perdorin sinjal radio frekuence(RF)

    12.Konvertus zeri ne bord

    Te kete chipsa elektronike konvertus DD ne DTS. (nga Dolbi dixhital ne sisteme dixhital teatri shtepiak) Kjo vlen ne rastet kur do perdoresh shume altoparlanta.Keto chipsa realizojne konvertim te sinjalit audio nga DVD disqet kur luhen dhe e nxjerrin me shume cilesi
    te larte zerin per tek altoparlantet.

    13.Kompatibiliteti TV/DVD Player.

    DVD disqet dhe dvd playerat jane pajisje dixhitale.Sinjali qe ato percjellin eshte dixhital.Kur keto sinjale dixhitale futen ne televizore te zakonshem ato automatikisht konvertohen ne sinjale analoge.Rezultati.Figura nuk do shfaqet ne kapacitet te plote ne ngjyrat dhe bukurine qe siguron sinjali dixhital,pasi sinjali eshte kthyer ne analog.Pra ka humbje cilesie.Gjithmone rekomandohen televizora dixhitale,televizora me definicion te larte(HDTV) qe e marrin sinjalin dixhital nga video playeri dhe e nxjerrin ne ekran dixhital.Televizorat dixhital si ato me definicion te larte(HDTV) kane edhe rezolucion shume te larte te figures,710 deri 1080 linja mbushes te ekranit.Kjo eshte shume me e larte se sa televizorat e zakonshem me 480 linja.

    Duke u mbeshtetur ne specifikat me lart,rekomandohen si me cilesi modelet e meposhtme:
    Panasonik DVD-RP82
    JVC XV-FA900BK dhe XV-FA902SL
    Pioner Elite Elite DV-45A dhe modeli tjeter DV-47A
    Tatung DV-990 Region Code Free/Multi-System DVD Player
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •