Close
Faqja 23 prej 158 FillimFillim ... 1321222324253373123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1580
  1. #221
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Nese do ta kesh me te thjeshte, kur krijon nje file ne photoshop, mund te zgjedhesh dimensionet ne pixel, inches, milimetra, centimetra etj etj. Pastaj rezolucioni zakonisht duhet te varioje nga cilesia qe e kerkon ti te stampohet logo, ashtu si thote dhe edspace.Sidoqofte duhet ta vesh ne nje madhesi qe te mos kaloje rezolucionin e printerit qe ke sepse do te ishte e kote.

  2. #222
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Pershendetje...

    Nje pyetje e thjeshte, por per mua e veshtire...

    Dua te punoj nje logo per nje CD, dmth per kopertinen e nje CD, por dua ta beje ne Photoshop dhe nuk mund te gjeje se sa eshte formati i sakte i madhesise se CD, dmth logoja sa inch duhet te jete dmth. shembull dimensionet 120x140 pixel apo si, nuk mundem ta gjej asesi, nuk eshte per CD, por per kopertinen e CD. Une shembull e beje me nje madhesi te caktuar por mandej kur do duhet ta zmadhoj ose zvogeloj ajo foto do humb efektin keshtu qe nese dikush do me tregonte se sa eshte dimensioni i kopertines do me ndihmonte shume...por mundesisht te jete i sakte.

    Ju flm per ndihmesen
    Me respeket: Davius
    Kot shqetesohesh Davius.Eshtevertets hume e lehte.Tek printeri ,zgjidh te opsionet "cilesia me e larte"(best quality).Kur printeri printon nen kete opsion e nxjerr materialin e printuar nje cike me ngadale,por cilesia do jete me e mira qe mund te merret.Ndrysho opsionin e shpejtesise ne printer.Mbajtja e opsionit ne shpejtesine me te larte te printimit te faqeve/1 minute,vertet do e beje printerin te punoje shpejt,por cilesia e figures do ulet shume.Kur te besh save(ruash),imazhin e mbaruar si imazh.jpg ne fotoshop dhe do zgjedhesh opsionin "Save as" nen menune e File,ki parasysh qe do te te dale nje dritare ne fotoshop per shkallen e kompresimit te mazhit.Nuk duhet zgjedhur shkalle e larte kompresimi,pasi bie cilesia e figures.Shiko per shkalle te ulet kompresimi.Nuk ka shume rendesi sa e madhe do jete imazhi i ruajtur ne format jpg.

    Zgjedhja e letres per kopertina CD

    Ajo qe te ka rendesi eshte cilesia e letres per kopertinen.Menjehere pasi ke mbaruar pune me imazhin ne fotoshop kjo eshte gjeja e pare qe duhet besh,te zgjedheshletren.Ke pako letrash per kopertina CD ne dyqan,te firmave Avery,
    Fellowes Neato,Mate,Stomper,etj.Ne varesi te cmimit mund te gjesh pako me letra qe kane brenda Cd me program per ti printuar,ka edhe me te lira qe nuk kane CD.Mbaj parasysh te zgjedhesh leter qe ka shkelqim dhe lluster.Keto japin shume cilesi te larte ne printim.Ne qofte se do blesh letra pa shkelqim ,kjo do e thithe bojen ne printim dhe cilesia e figures do dale jo dhe aq e paster.Po te krahasosh cilesine e figures se nje imazhi ne leter lluster me nje leter pa lluster, pa shkelqim,eshte njelloj si te krahasosh cilesine e te njejtes figure ne kompjuter ne formatet bmp dhe png.Figura ne bmp do jete me cilesi me te dobet krahasuar me nje figure ne format png ose jpg.Nje ndryshim i ngjashem vihet re edhe ne figuren ne letren e llustrosur me ate te thjeshte pa lluster.Letrat e firmes Avery jane me te mirat ne qarkullim.Tek amballazhi letres lexo dhe sigurohu qe te kete te shkruar"Glossy".Kjo te jep menjehere idene qe ke leter me cilesi,me shkelqim,lluster.Letrat sic do i vesh re, i ke ne permasat qe tha Edi te gatshme per tu fut ne printer.

    Printimi i Kopertinave te CD

    Nuk ke nevoje te besh imazhe ne fotoshop me permasa ekzakt ne madhesine e etiketes.Mjafton te jete imazh i mbaruar,i edituar,zbukuruar dhe gati per printim.
    Perpara se te printosh imazhin te duhet nje program special qe merret me organizimin e figures dhe pregatit ate per tu printuar.Nje program qe mund te perdoresh eshte CD Audio Label version 2.20 ose ndonje program tjeter te ngjashem qe printon etiketa(labels) per Cd dhe kopertina.Kjo ka rendesi.Vete programi ka nje menu ku aty zgjedh tipin e letres,dmth nga cila firme eshte prodhuar letra,eshte e tipit avery,stomper,memorex etj).Pasi zgjedh tipin e letres
    ,fillon me zgjedhjen e pjeses frontale(front).Fut imazhin e ruajtur te fotoshopit dhe menjehere programi do e fuse imazhin ekzakt brenda katrorit imazh te kopertines,pjese ballore.Pastaj aty mund te besh ndonje editim,ndryshim ngjyre teksti etj,ose e le figuren sic eshte.Pastaj vazhdon me pjesen e mbrapme te letres(rear part).Edhe ketu mund te futesh imazh,tekst besh editim te tekstit dhe imazhit.Me mbarimin e kesaj.Futet letra ne printer dhe ndizet printeri.Klikohet ne Print ne program.Printeri do aktivizohet,do komunikoje me programin,do njohe tipin e letres automatikisht dhe do thithe letren dhe bej printimin.Gjate printimit te
    kopertines se pare programi do te beje edhe nje test prove,per te siguruar nje printim me precizion,nje lloj kalibrimi,ne menyre qe figure te jete e vendosur brenda periferise se letres.Kjo eviton gabime ne printim ku pjese e imazhit nuk del.
    Ka shume rendesi futja e letres brenda ne printer duhet vene me shume kujdes dhe drejt.Nje cike shtrember qofte 1mm te futet letra ne printer,mund te jape si shkak,humbje te imazhit ne periferi te letres,si dhe shirit te bardhe ne nje pjese periferike te letres.Tamburi,Cilindri i zi i rrumbullaket qe rrotullohet kur thith letren,duhet jete i paster.Duke ruajtur opsionet e cilesise me te larte te imazhit ne programit te printerit,dhe rezolucionit me te larte,kjo te ziguron imazh shume me cilesi.Mund ta besh printimin edhe pa program.Hapet printerit dhe zgjidhet ne menu lloji i letres.Aty shiko per letren e kopertines,jep edhe permasat ne inch.Ne qofte se nuk e ka atehere,zgjidh funksionin "Custom" dhe fut permasat e letres ne inch.Rregullon te opsionet cilesine e figures,rezolucionin,fut imazhin,fut letren dhe print.Vetem se kjo menyre nuk te lejon editim,duhet qe imazhi te jete gati, i perfunduar dhe ne permasa ekzakte ne piksel. Ketu jane dy programe qe mund te perdoren:
    Audio Label version 2.20 http://www.canadiancontent.net/en/jd...udiolabel.com/ Programi njeh letrat e firmave me te njohura te etiketave te cd-ve dhe kopertinave.Perdoret per te printuar etiketa rrumbullake qe ngjiten ne njeren faqe te CD si dhe kopertinave.Program tjeter eshte edhe King Cover.Ky program te jep 2 mundesi.Mund te futesh imazhe te ruajtura ne kompjuter si dhe te gjesh imazhe kopertinash CD te gatshme ne internet,nga tre databaza ne internet,megasearch.com,cdcovers.cc dhe cd covers.com qe jane te mbushura me kopertina .Aty kerkon dhe gjen imazhe,i fut te King coveri dhe i printon.Ne kete rast programi nuk te lejon te besh ndryshime editime ne ngjyren dhe tekstin e kopertines se gatshme.E printon direkt. http://www.canadiancontent.net/tech/...over_King.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 27-12-2004 mė 20:30
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #223
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ju falemenderoj te gjitheve per ndihmesen, vertet jeni te mrekullueshem...
    Mbeteni te pershendetur...

    Me respektavius
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2005
    Postime
    3

    Instalimi i CD - Rom

    Tung,

    E kam ble 1 CD Rom , ama tash i kam disa probleme . E lidha CD Rom , mirpo pe qet qe duhet me u bo ni konfiguracion ne Bios ...

    Ndimomni mundesisht !

    p.s Problem tjeter qe kam , CD Romin e "vjeter " qe e kam ble qe 2 muaj nuk eshte tu i lexu CD . E kam ble ni CD Cleaner mirpo asgje , gjithashtu edhe jam mundu me ja fshi vet "syrin" mirpo prap njejt . Vetem CD shume te reja i lexon . Ju kisha lut mem tregu qfare CD a po a ka ndonje CD tjeter .

    Flm

  5. #225
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    shiko keto dy temat
    http://www.forumishqiptar.com/showth...umper+settings
    http://www.forumishqiptar.com/showth...umper+settings
    Nqs CD Romi te lexon CD e reja dhe jo te vjetrat duhet te pastrosh me nje cope lecke te bute te njome siperfaqen e diskut,duke e levizur lecken ne pastrim ne forme rrethore dhe jo ne drejtim nga qendra e diskut(brima) per ne periferi(rrezore).Mund te jete shkak prishje te sektoreve te CD,per pasoje CDRomi nuk e lexon diskun.Mund te jete shkak,lloji i diskut.Nqs psh kjo te ndodh me te gjitha disqet e vjetra Memorex,kjo do te thote qe e ka fajin tipi i diskut.Mund te nxjerresh gjithe permbajtjen e diskut dhe ta futesh ne harddrive duke perdorur programin Bad copy Pro http://www.jufsoft.com/badcopy/ Pastaj materialin e futur ne Harddrive mund ta djegesh ne CD te reja.Thua qe disqet jane te vjetra.Sa vjet? 4-5 apo me teper?Prishja e disqeve vjen si shkak nga mbajtja e tyre per nje kohe te gjate zbuluar,lageshtia ajrore,pluhurat,temperaturat mbi 20 grade per nje periudhe te gjate,mbajtja prane aksesoreve elektronike tv Manjetofone etj,ekspozimi i faqes se diskut ne rrezen direkte te diellit,kur rrezja e diellit hyn nga dritarja dhe bie mbi siperfaqen e Cd-se.Teorikisht nje disk i ruajtur ne kushte normale temperature,lageshtie dhe i mbrojtur ne mbajtesen e Cd-se se vet mund te jetoje 10 vjet.Faktoret negative ndikojne qe jeta e diskut te shkoje 3-4 vjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 12-01-2005 mė 23:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #226
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar mė parė nga benseven11
    Nqs CD Romi te lexon CD e reja dhe jo te vjetrat duhet te pastrosh me nje cope lecke te bute te njome siperfaqen e diskut,duke e levizur lecken ne pastrim ne forme rrethore dhe jo ne drejtim nga qendra e diskut(brima) per ne periferi(rrezore)
    Kjo ėshtė kėshillė e gabuar. Nė udhėzimet qė jepen me CD, shkruhet qartė qė pastrimi nė formė rrethi mund tė dėmtojė diskun. Pastrimi duhet tė bėhet me lėvizje nė vijė tė drejtė, duke filluar nga qėndra e diskut dhe duke vazhduar jashtė. Pra, pastroheni sikur do vizatonit njė rreze tė rrethit.
    Edi

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-01-2005
    Postime
    3
    Problemin qe e pata u rregullu , pra me konfiguracionin n'bios .

    Gjithashtu edhe CD Romin e vjeter e rregullova , kshtu qe gjithqka eshte ne rregull .

    Benseven11 dhe Edspace Ju Falenderoj shume

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84

    CD-rom shfaqet me X tė kuq

    Pershendetje per te gjithe juve xperta dhe anetar te Forumit !
    Para ca kohesh kampunuar shume mire me CD-rom por tani nukme ben ! Me ka dhene ne ikonen e d: nje X te kuqe ! Ku eshte prob! Nese ka ndihme !

    pershendetje nga dreAm !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-02-2005 mė 21:32

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    17
    Klik ne te djathte MyComputer>> Manage>> Device Manager. Highlight CD dhe klik Properties. Select Settings Tab. "Auto-insert Notification"duhet klik neqoftese nuk eshte check dhe klik OK. Fike dhe ndize perseri komputerin .

    Nje mundesi tjeter:[Windows XP]

    Shko: Start>> Control Panel>> Administrative Tools>> Services>> Shell Hardware Detection>> Return this service to Automatic.

  10. #230
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ēfarė windows ke? Ēfarė modeli ėshtė kompjuteri?

    X i kuq del kur ka ndonjė problem drajverat e cd-rom ose kur ai ėshtė deaktivizuar. (Shiko Figurėn e bashkėngjitur)

    1. Hap "Device Manager" dhe kliko dy herė mbi X e kuq.
    2. Kopjo shėnimet tek status dhe hidhi nė forum.
    3. Tek "Device Usage" sigurohu qė cd-rom ėshtė aktivizuar (Use this device).
    4. Shtyp OK
    5. Rifilloje kompjuterin dhe shiko nqs do punojė CD-rom.

    Nqs del X pėrsėri, instaloje CD-romin nga e para.
    1. Hap "Device Manager"
    2. Zgjidh ikonėn e CD-rom
    3. Nga menuja nė krye zgjidh "Action > Uninstall"
    4. Pastaj "Action > Scan for harware changes"
    5. Rifilloje kompjuterin dhe shiko nqs do punojė CD-rom.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Edi

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •