Ibrahim Gashi, rektor i UP-së
http://www.yllpress.com/fotografite/...te_mira_pe.jpg
Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës.
Këshillitë hënën ka intervistuar pesë kandidatë që kanë konkurruar dhe më pas ka votuar për zgjedhjen e njërit prej tyre.
Gashi është zgjedhur unanimisht nga anëtarët e Këshilli Drejtues i UP-së.
Në garë për këtë rektor të UP-së kishin konkurruar: Ibrahim Gashit edhe Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu, Isa Elezaj, ndërsa nga lista për postin e rektorit janë eliminuar dy kandidatë: Valon Murtezaj dhe Fadil Maloku me arsyetimin se nuk e kanë pasur të kompletuar dokumentacionin që kërkohej me konkurs.
Telegrafi
Ibrahim Gashi ( lindur më 06 prill 1963 në Llapushnik, Drenas), filozof shqiptar nga Kosova
Ibrahimi shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 1994, mbrojti edhe tezën e magjistraturës dhe filloi punën si asistent (1994-1998) dhe si ligjërues (1998-2004), në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2003 u doktorua në historinë politike të Ballkanit në një program studimor trevjeçar (pa shkëputje nga puna) në Institutin për Studime të Evropës Juglindore , në Universitetin e Grac-it (Austri). Nga viti 2004 u zgjodh profesor asistent në Departamentin e Shkencave Politike të UP, ku punon edhe aktualisht si profesor i asocuar për lendët: Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomacia.
Para se të hyjë në politikë ka ushtruar disa funksione të rëndësishme akademike në Universitetin e Prishtinës si: Koordinator i Qendrës për Mësimdhënie të Përsosur (2004-2008); Shef i Departamentit të Shkencave Politike (2004-2007) dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2005-2006); Zëdhënës i Universitetit të Prishtinës (2005-2006).
Në tetor të vitit 2006 në Kuvendin themelues të AKR-së Ibrahim Gashi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së AKR-së dhe më pas nënkryetar, post që e mban edhe akualisht (2011). Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës ku e përfaqson AKR-në në organin më të lartë të Kuvendit, pra është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.
Ai është i martuar dhe ka katër femijë, dy djem dhe dy vajza. Bashkëshortja e tij punon edukatore. Jeton në Prishtinë dhe në Llapushnik.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Gashi
Krijoni Kontakt