Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    Rock`n`Roll Maska e TheUnforgiven
    Anëtarësuar
    15-05-2007
    Vendndodhja
    Hometown
    Postime
    25
    nuk e ka tere fajin vetem uni pr sepse jemi ne nje situate transicioni dhe duhet te kaloj nje kohe pak me e gjate deri sa te rregullohen disa çeshtje si p.sh.: vet universitei i prishtines, politika, ekonomia etj.
    ne jemi vetem ne fillim keshtu qe nuk mund ti fajesojme profesorat apo politikanet sepse edhe ne kosovaret e kemi pjesen me te madhe te fajit dhe duhet te punojme me shum deri sa te rregullohen ca çeshtje.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2008
    Postime
    1

    fakulteti ekonomik

    Une jam student ne vitin e IV te studimeve ne fak Ekonomik ne drejtimin tim Menaxhment dhe Informatike, akoma provimi nga bazat e te dhenave me Access mbahet sikur ne "shekullin 18". Modeli: ke Pc para vetes, e mer detyren nga profesori-esha, realizimin e ben ne Pc kurse duhet ta shkruash te teren ne leter, po te rastisi te kesh zgjidhjen e detyres nga grupi i mehershem ti je me fat pasi qe e merr 10 me 5 minuta qe qendron ne provim, ngase profa nuk vjen me te shiku se qben ne kompjuter, profes intereson se qfar shkruan ne lete. Besoni ose jo, ka 8 vite qe krijoj, menaxhoj dhe mirembaj baza te te dhenave, kurse ne ket provim kam deshtuar nje here dhe po lutem ta jap ne kete afat edhe pse akoma nuk e di se si?

    realiteti yne.


    tema esht shume e qelluar

    kaloni mire

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    Moza

    Nese keni deshmi ne keto gjera qe i thue,pse ateher nuk ngreni padi?

    Ju nuk duhet lene njerez te pandergjegjshem te bejne marrina te tilla.
    Grupi juaj qe ata i kane hjek nga lista e pranimit dhe ua kane terhje ato pike pa arsyje,grumbulloni ca te holla dhe paditni ne gjyq.

    Le te jet ky mesim per te ardhmen.
    Kjo qe thoni ju nuk mund te ndodh ne KOsove sepse infrastruktura ligjore ekziston vetem dejuro jo edhe defakto nuk ekziston sundimi i ligjit.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    UP fillon bashkëpunimin me universitete izraelite

    Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe Universitetin Ben Gjurion në Bersheve.

    Universiteti i Prishtinës ka thelluar bashkëpunimin universitar edhe me universitetet izraelite. Gjatë vizitës, së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova në Izrael, ai është takuar me rektorin dhe prorektorët e Universitetit Hebraik në Jerusalem dhe udhëheqësit e Universitetit Ben Gjurion. Zyrtari për informim në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, tha për Radio Kosovën, se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi ndër universitar dhe nënshkrimi i marrëveshjeve më këto dy universiteteve.
    Universitetit Hebraik në Jerusalem, llogaritet se është universiteti i parë në Izrael si për nga koha e themelimit, po ashtu edhe për nga renditja për të arriturat shkencore. Ky universitet është i njohur edhe për nxjerrjen e tetë nobelistëve nga fusha të ndryshme, duke filluar me Ajnshtajnin, që ishte edhe njëri ndër iniciatorët dhe themeluesit e këtij Universiteti. Ndërkaq, Universitetit Ben Gjurion, mban emrin e themeluesit të shtetit Izraelit dhe njihet ndër universitetet më me renome në Izrael, për të arriturat në shkencë, sidomos viteve të fundit.

    Krerët e Universitetit të Prishtinës, gjatë kësaj vizite janë njoftuar me punën dhe të arriturat e këtyre universiteteve si dhe me mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të tyre. Rektori Rugova me bashkëpunëtorë, është takuar edhe me disa dekanë të fakulteteve të ndryshme, me të cilat parashihet të fillojë një bashkëpunim i shpejtë në shkëmbimin e metodave të punës, studentëve dhe stafit akademik. Gjithashtu, krerët e Universitetit të Prishtinës, kanë vizituar edhe Muzeun e Holokaustit. (rtklive)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rektorati i UP: Studentët nuk dinë të shkruajnë

    Gjuha shqipe si lëndë mësimore do të jetë obligative në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës, që nga semestri i dytë i këtij viti akademik.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës ka propozuar që gjuha shqipe të përfshihet si lëndë obligative në të gjitha njësitë akademike. Për këtë çështje është formuar një komision profesional nga departamenti i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë, i cili ditë më parë i ka prezantuar rektoratit një projekt-propozim bashkë me planin mësimor dhe planin e punës. Në këtë projekt-propozim, është paraparë që emërtimi i kësaj lënde për të gjitha fakultetet të jetë “Kulturë gjuhe”, duke përfshirë brenda saj edhe elemente të shkrimit akademik. Zyrtari për informim në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj, thotë se mësimi i gjuhës shqipe do të mbahet në nivelin e mësimeve lektorale.

    Iberdemaj thotë se nuk është e domosdoshme që kursi i gjuhës shqipe të mbahet patjetër në vitin e parë të studimeve. Sipas tij, kursi mund të mbahet në vitin e dytë ose të tretë të studimeve.
    Vendimi për përfshirjen e gjuhës shqipe në të gjitha njësitë akademike, bazohet sidomos në gabimet drejtshkrimore që bëjnë studentët gjatë provimeve. Mangësitë në zbatimin e standardit të shqipes nuk janë të theksuara vetëm tek studentët, por edhe tek shtresa intelektuale. Iberdemaj thotë se është vënë re që pavarësisht se në çfarë fushe kanë studiuar kuadrot tona, ata flasin dhe shkruajnë me shumë gabime. Kjo e ka shtyrë rektoratin që gjuha shqipe të jetë obligative në të gjitha fakultetet.
    Përzgjedhja e stafit që do të ligjërojë në këtë lëndë do të bëhet përmes një konkursi publik, që do të jetë në kompetencë të Fakultetit të Filologjisë. (Albana Karaj - rtklive.com)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2010/2011

    Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues, të datës .11.2010, Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2010/2011.
    Bursa universitare do të ndahen për studentët e studimeve themelore (Bachelor) dhe të studimeve pasdiplomike (Master).

    Për më shumë informata, vizito: http://208.116.30.198/repository/doc...iversitare.pdf
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Bolonja, na krijoi probleme

    “Ajo që ne jemi futur në Bolonjë pas vitit 2000, pa na ftuar askush, na ka krijuar probleme. Universitetet e rajonit të cilët kanë përvojë të madhe kanë pritur shumë, si Universiteti i Zagrebi, Lubjanës, të cilët kanë hyrë në proces të Bolonjës tek në vitin 2008. Kurse ne i kemi kapërcyer gjërat, kinse po bëjmë diçka pa na detyruar askush. Me këto programe ne kemi bërë një lojë që na ka kushtuar në kualitet të mësimit. Që nga fillimi kur jam zgjedh rektor, kam insistuar dhe do të insistoj edhe më tutje që programet që janë bërë për honorar për profesorë t’u vijë fundi. Programet e reja duhet të jenë konform Bolonjës dhe 85 % të jenë identike me universitetet që janë pjesë e Bolonjës dhe 15 % t’u përshtaten rrethanave. Mund të shkohet edhe 30%, por assesi nuk do të lejohet që programet e reja mos të kenë madje 70 % të njëjta me fakultetet e Evropës. Shumë programeve u janë ndërruar vetëm emrat e lëndëve, kurse trungu ka mbetur brenda. Programet duhet të jenë strikte dhe në këtë mënyrë nuk shkohet tutje. E para, duhet të jetë programi, e dyta literatura. Po bëhet njëfarë filozofie këtu, që po punohet me programe të vjetra, por nuk mund ta ndryshosh ligjin e Arkimedit, këto janë themelore si shoqërore, ashtu, edhe natyrore. Por, literatura e re, siç është fjala me Republikën e Maqedonisë ka bërë një punë të mirë për vete, ngase ka përkthyer 150 tituj të librit më të ri botërorë dhe të njëjtat mund të përkthehen edhe në shqip. E këto tekste mund t’i marrim me çmim të lirë, pasi që nuk paguhet as e drejta e autorit, e as përkthimi, por vetëm ana teknike. Marrëveshja është që ky libër që del do të jetë sikurse origjinale me të njëjtin kualitet të letrës, me të njëjtat ilustrime", thotë në intervistën për “Kosova Sot”, rektori i UP-së, Mujë Rugova. Ai ka pohuar se në vitin e fundit të qeverisjes së tij, universiteti ka arritur progres në cilësi, respektim të orarit të punës, zgjerim të hapësirës për mësim, shkëmbim të kuadrove nga jashtë etj. Si dështim ka përmendur pamundësinë për të kontrolluar pedagogët në mbajtjen e ligjëratave. ("Kosova sot")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Demaçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

    Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, të hënë është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”. Titullin ia ndau UP-ja për kontributin e e tij të veçantë në realizimin e aspiratës së Kosovës për liri, pastaj për kontributin e shquar akademik, për angazhimin e përfaqësimin dhe ruajtjen e vlerave të UÇK-së, si dhe për vlerat e ruajtjes së demokracisë, sigurisë dhe paqes në rajon. Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova, duke folur për jetën dhe veprën e veprimtarit Demaçi tha se personaliteti i tij është bërë pjesë e pa ndashme e historisë më të re të Kosovës. Pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, veprimtari Adem Demaçi tha se ndihet shumë i nderuar, pasi më këtë çmim nderohen edhe të gjithë ata që lanë trashëgim vetëdijen kombëtare dhe dëshirën për çlirim. Veprimtari Adem Demaçi është i lindur në vitin 1936. Për shkak të veprimtarisë së tij për çlirimin e Kosovës Demaçi ka kaluar rreth 30 vjet të jetës së tij nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. ("Kosova sot")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    S’u përmbahen rregullave akademike

    Shkruan: Anita Kadriu

    Mosrespektimi i orarit të ligjëratave, të provimeve, konsultimeve, mosrespektimi i syllabuseve nga profesorët, mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, vlerësimi joobjektiv i studentëve nga profesorët, janë disa nga shkeljet e stafit akademik që përmenden në Raportin e procesit të monitorimit të kryer në Universitetin e Prishtinës nga Parlamenti i Studentëve (PS).

    Ky raport i përpiluar pas hulumtimit të gjendjes në UP, për periudhën tetor 2010- shkurt 2011, një kopje e së cilës është siguruar nga “Zëri”, konfirmon se nëpër njësi akademike të UP-së, studentët obligohen për blerjen e librit nga ana e profesorëve, është prezente hakmarrja e profesorëve me rastin e vlerësimit, sjellje jo e mirë e profesorëve me studentë, duke filluar nga sjelljet mospërfillëse deri tek sjelljet nënçmuese, fyese e kërcënuese.

    Monitorimi i procesit të ligjëratave nga shpallja e tyre deri tek cilësia, rezulton se gjendja është duke shkuar drejt përmirësimit, mirëpo mbetet shqetësuese vonesa e profesorëve për ligjërata, që ndodh jo rrallë herë.

    Një pjesë e profesorëve, në raport thuhet se nuk mbajnë ligjëratat me rregull, e kjo dukuri theksohet se zakonisht ndodh tek profesorët që punojnë edhe në vende të tjera të punës, në institucione shtetërore ku kanë funksione politike, në kolegje private, një pjesë e tyre angazhojnë asistentë, dhe disa profesorë bëjnë bashkë nga 2-3 grupe për një ligjëratë me arsyen që të kryhet ligjërata shpejt se nuk ka kohë profesori.

    Thyhen rregullat akademike

    Nga monitorimi është vërejtur se në UP shumica e profesorëve nuk implementojnë metodat dhe teknikat bashkëkohore të ligjërimit, gjë që ndikon direkt në cilësinë e studimeve. Sipas këtij hulumtimi, në Universitet nuk është parë vullnet dhe gatishmëri tek shumica e profesorëve për të mbajtur konsultime (edhe pse obligative).

    “Në shumicën e rasteve problemet rreth konsultimeve i sjellin profesorët e njëjtë që mungojnë në ligjërata dhe ata që janë të angazhuar nëpër punë tjera”, thuhet ndër të tjera në raport. Vlerësimi nga profesorët e Universitetit, sipas hulumtimit të PS-së, nuk konsiston as me teknikat dhe metodat bashkëkohore të vlerësimit.

    “Në shumicën e rasteve përdoret provimi me shkrim apo me gojë, ose të dy format... Ka raste kur bëhen vlerësime në mënyrë arbitrare nga profesori, ai i cakton të gjitha rregullat sesi do të bëjë vlerësimin, me shkrim, me gojë, apo në ndonjë mënyrë tjetër, pra gjithçka mbetet në “mëshirë” të mendimit e gjykimit të profesorit, apo kur profesorët as që kontrollojnë provimin, dhe vetëm në bazë të kritereve (tekeve) të veta vendosin nota duke mos iu dhënë mundësi alternative fare studentëve”, është kjo një e dhënë për vlerësimin e dijes së studentëve, e dokumentuar gjatë këtij hulumtimi.

    Në shumicën e rasteve në UP, sipas hulumtimit të përfaqësuesve të studentëve, nuk aplikohen kolokfiumet për semestër, punimet seminarike, nuk merret parasysh vijueshmëria dhe aktiviteti gjatë ligjëratave dhe ushtrimeve. Po ashtu si vërejtje tjetër e vlerësimeve që aplikohen në UP bëhet e ditur edhe vonesa e shpalljes së rezultateve, e cila ndikon negativisht në përgatitjen e studentit.

    Monitorimi i dytë nxjerr emrat e profesorëve

    Kryetari i PS-së, Selim Daku, ka konfirmuar për “Zërin” përpilimin e raportit dhe të dhënat e prezantuara në këtë raport. Mirëpo, sipas tij, ky raport ende nuk është dorëzuar në Rektorat. Daku ka thënë se pritet shqyrtimi dhe miratimi i raportit në mbledhjen e radhës të PS-së, e cila parashihet të mbahet brenda javës.

    Pasi të votohet nga anëtarët e PS-së, Daku tha se ky raport do t’i dërgohet menjëherë Rektoratit. Raporti i realizuar në fazën e parë të monitorimit të gjendjes në UP, ai tha se ka pasur qëllim informimin e strukturave menaxhuese të UP-së me situatën.

    Ndërsa në fazën e dytë të monitorimit, kreu i PS-së, Daku, tha se do të nxirren emra konkretë të profesorëve që bëjnë shkelje.

    Ai ka thënë se deklaratat e studentëve do të plasohen edhe me emrin e studentit, e cila shpie tek argumentimi i shkeljeve të profesorëve, por PS-ja do t’i sigurojë studentët se nuk do të ketë hakmarrje ndaj tyre. PS-ja ka përgatitur të fillojë edhe një fushatë sensiblizuese për të informuar studentët me të drejtat e tyre.

    Në këtë fushatë do të përfshihen publikimi i posterëve, broshurave, faqeve elektronike, emailave përmes të cilave studentët do denoncojnë shkeljet në adresën që do të caktohet dhe grupin që do të merret me shqyrtimin e tyre, një grup në rrjetin social facebook, debate dhe takime me studentët, pyetësorë.

    Gjithë ky monitorim i nisur nga studentët për gjendjen në UP, është mbështetur financiarisht nga Rektorati.

    Kërkohen fakte nga studentët

    Zyrtarët e Rektoratit nuk kanë dashur që të komentojnë shumë rreth këtij raporti, me arsyetimin se nuk e kanë parë atë, por janë shprehur të gatshëm të marrin seriozisht ankesat e studentëve. Zyrtari për informim në UP, Isuf Ibërdemaj, ka theksuar se Rektorati është i hapur për çdo shqetësim, vlerësim, ankesë të studentëve, qoftë si individ apo organizata studentore.

    Mirëpo, këto ankesa ai ka thënë se duhet të jenë me bazë dhe jo pa bazë. Ai ka inkurajuar studentët që të bëjnë denoncime të shkeljeve që mund të bëhen ndaj tyre dhe mos t’i lënë vetëm si ankesa ndërmjet veti, duke siguruar ata (studentët) se menaxhmenti i UP-së është i gatshëm për t’i mbështetur.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës - Prishtina International Summer University – Aplikoni tani - Apply NOW (for students)

    http://www.uni-pr.edu/Lajmet/Prishti...---Apply-.aspx
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  4. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •