Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Poezi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Poezi

    Violine e trishtuar

    Cahet nje violine e trishtuar
    ne qetesine e virgjer ngjyer me mbremje,qan
    nje tufe e rrenqethur tingujsh, ujshem
    lagin zemren time.
    Nuk jam fryme
    dru i gdhendur
    valle kokeulur
    ne turravrapje hijesh.
    Se ne frengjite e mallit tim
    cahet nje violine e trishtuar
    dyer magjike ngrihen para meje
    dridhet hija e henes
    nene hapat e karvanit te enderrave te mija
    cdo njera prej tyre ngarkuar me puthje
    cdo njera prej tyre simbol dashurie.

    Cahet nje violine e trishtuar
    nen marrje fryme dehet zhegu
    kembet i merren tingujve
    e derdhen perpara portave magjike
    aty ku hija ime e plakur
    mbeshtetur rri mbi harkun e violines.


    Me ty.

    Trupi i puthjes tende digjet
    poshte cercarfeve te bardhe
    shpeshtillet kurmi yt i ngrohte.
    Perendon
    dhe shkrihesh ne lagunen e buzeve te mija.
    Kafshe e eger me sy te blerte
    ne enderrat e mija qerose shikoj
    vetem floke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 20-10-2004 mė 14:14

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Mesnatė fayron nė mejanėn e vjetėr,
    nė tavolinė, jam unė njė poete e dėrmitur.
    Bosh i kam kupat, bosh jam nė zemėr
    nė xhepa mė as groshė s'mė ka mbetur.
    Se mua vetmia po mė vėrbon,
    se mua tė ligat mė sakatuan,
    nė botė mė asnjėrin nuk e kam
    as nėnėn, as baban, as djalin qė e dua!

    E nesėrmja mi sjell mashtrimet e reja,
    e shpresat rinore mė jan zbehur.
    Kamarier, tė lutem, mbushma edhe njė,
    vetėm pėr shpirtin e poetės sė dehur!



    Mesnata
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mesnata : 20-10-2004 mė 18:46
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Bravo Nitrosh dhe Mesnata per poezite,bukur dhe ndjeshem.
    Mel.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Faleminderit vajza.

    Ti je tingull i heshtjes sime.
    mungesa qe lekundet syve te mij
    cdo gje mund te kete emrin tend
    cdo gje mund te jete "ti"
    i kuqi jot i buzeve qiellin shqyen
    shikim perpelitur loton kjo vjeshte
    kjo vjeshte e zverdhur e mallit tim
    kaleruar mbi ecejaket e mija rrebele
    kjo histori pafund kafshimesh
    kjo histori e treguar keq
    qe tund vithet ne haremin e memorjes time.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Flmnd Melankolia


    Fantazirat

    S'dėshiroj tė jetojė mė nė botėn e fantazirave,
    ti shiqoj vallėzimet e liqenit mes detit
    a po valvitjen e palmave kur fryen era,
    tė shiqoj, se si lėmshi i verdhė rrukollisej matan malit
    kėshtu si e dehur, bredhi buzė liqenit
    deri sa dritat e neonit e derdhnin ngjyrėn e tyre tė verdhė mbi valė.
    Vetėm ndonjė zogė i hutuar dhe tė dashuruarit mė bėjn shoqėri
    dhe kėshtu engjėjt e natės, po zbersin nga qielli, duke mė dėshiruar njė natė tė mirė.
    Por sot ndryshoi ēdo gjė, sikur dikush mė pėrshpėriti nė veshė dhe mė tha
    '' Je e rritur, mė s'duhesh tė fantazosh, por duhesh nė mesin e ēifteve tė bashkangjitesh dhe ti me tė dashurin''
    Prita gojė hapur shumė ēaste, njė udhėtimė i cili do mė shpjer nė ato rrugė tė fantazuara,
    por ja, prap e pa fat, sikur fantazira mė bėri robė e vehtės!
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    (pak ankth e shume pasiguri ne duhet ta them apo jo.... por gjithe papermbajtje... per te mos e thene , se me kish marre malli per kete poezi, me kish lodhur nje gje qe me vjen ta quaj pritje.Ne vend te urimit , po them flm ....



    Ti je tingull i heshtjes sime.
    mungesa qe lekundet syve te mij
    cdo gje mund te kete emrin tend
    cdo gje mund te jete "ti"
    i kuqi jot i buzeve qiellin shqyen
    shikim perpelitur loton kjo vjeshte
    kjo vjeshte e zverdhur e mallit tim
    kaleruar mbi ecejaket e mija rrebele
    kjo histori pafund kafshimesh
    kjo histori e treguar keq
    qe tund vithet ne haremin e memorjes time.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Plote

    blete
    ne kete bote prej dylli
    ze i ngjirur
    ne gojen e dikujt qe aq shume ka per te thene
    sy i lodhur
    ne kete vallezim ngjyrash
    ujvare fjalesh
    per keta vesh te shurdher, a mendje te dhjamura
    hene e plote
    ne keto shtigje pa shtegetare
    rruge te pashkelura
    ne kete festival kepucesh te grisura
    njeri
    ne ishullin e pushtuar prej kafsheve
    ikje
    me krahet e kohes ngarkuar
    gjithckaja
    qe i mungon teresise sime

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    Marshi i mesnatės

    Doli rrezja e dritės mėngjesore,
    e unė ngadalė braktis kafenen
    zemra e rudhur, xhepat e shkundur
    duke bredhur kėrkoj hare.
    Ai kishte humbur si rrezet e hėnės
    sepse xhepat tash bosh i kamė
    tė gjithė pandehen se herėt u zgjova
    e unė pėrplitem, vallė ku jam?!
    Rrugėt mė bėhėn rrenacake
    nuk e di vallė ku e kam shtėpinė
    rroj se shpresa mendjen po ma mbush
    nė kėto ditė e dua vetmin.

    Mesnata
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Per Mesnaten

    o Drite Qe Kalterohesh Nga Drita E Hyjit Ne Vezullim
    O Enderr Qe Valezohesh Nga Lumi I Shpreses Ne Pa Mbarim

    Eja Prap Si Atehere Largoje Boten Nga Cdo Mundim
    Eja Ti Sjellesh Shpirtit Miresi Dhe Bekim

    E Ndjej I Gjithe Njerzimi Nen Driten Tende Do Te Shikoje
    Ne Gjithe Boten Mbare Dielli I Shpreses Do Te Agoje

    Dhe Lufta Do Te Vdese Nen Marrezine E Saj Pa Shpirt
    Rreth Teje Flatra Bardhet E Paqes Do Te Vijne

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Mesnata
    Anėtarėsuar
    17-10-2004
    Vendndodhja
    Mes librash
    Postime
    142
    arun, shumė bukur tė lumt, mė pėlqeu flmnd

    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga Mesnata
    I mencuri ka nje prirje te forte per te qene i heshtur, dhe aftesine per te ruajtur nje inventar te tere sekretesh. Zotesia dhe karakteri i tyre jane per t'u respektuar. (Baltazar Gracian)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •