Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Patetikisht

  1. #1
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Patetikisht

    nuk e di pse pres te rrezohem. me siguri eshte vetem parandjenje e keqe, e bazuar ndoshta vetem ne eksperiencat e kaluara, apo edhe me keq, ne memorie gjenetike. me behet sikur jam duke pare ate endrren e zakonshme, sikur jam duke fluturuar, duke rreshkitur ne ajer nje meter siper tokes, e sikur do arrij nje moment qe graviteti do me terheqi perposhte e s'do kem me fuqi te fluturoj.
    nuk ka pse te rrezohem. jane te tjera forca ato qe e kontrollojne fluturimin tim. sa do cinik te kem qene, jam shnderruar ne skeptik fale saj (s'po ia them emrin per efekt. hihihi). mirepo sa do skeptik qe te jete dikush, dhe kete e them duke dale pa frike nga veta e pare, eshte dicka ne te cilen besojme verberisht, eksiston, apo jo. pak a shume si zoti. kjo dicka, qe besojme verberisht, na terheq. duhet te kete dicka ne enderr, midis deshires per te fluturuar dhe besimit se ndodhemi ne ate gjendje ku fluturohet. ashtu si ka dicka qe po me ben te ngrihem ne fluturim, te humbas token me deshire.
    radio populli po kerrcet me muzike dekadente. kam ngritur zerin dhe kam hapur dritaret. hyn nje fllad i lehte pranveror, aq i embel, sa me duhet te mjaftohem me fjale klishe per t'a pershkruar. diku neper dhome me flluskon shpirti, del nga dritarja, ngjitet neper dege pemesh duke i ledhatuar lehte, vazhdon te ngjitet siper kurores se tyre, mahnitet me qiellin blu, me lehtesine e vete, me token e bukur poshte, me arkitekturen e metropolit ku jetoj, ngjitet, ngjitet, ngjitet, bashke me tingujt e kenges.

    "and then I saw her face, now I'm a believer". the monkeys.

    besoj. po po, besoj tek dashuria. dhe ka gravitet. dashuria ka aq gravitet, sa te gjithe ndjehemi patetik perpara saj. sa do i fuqishem te jete besimi ne forcat e gravitetit dhe sa do te pakundershtueshme efektet e ketyre forcave, dashurise nuk i largohesh dot. te perpiqesh, je patetik. ne rrethana te tjera, patetizmi eshte dicka qe te tjeret t'a falin kollaj, por qe kurre nuk ia fal vetes. po ne dashuri? pamvaresisht ca kahu ka levizja, -drejt dashurise apo drejt tokes- nje patetizem te tille, edhe vetes ia fal.
    nuk e di pse pres te rrezohem. po qe se besoj verberisht tek dashuria, atehere kjo force duhet te jete ne gjendje t'a mposhti forcen e rendeses dhe te mos rrezohem kurre. apo aq i verber eshte besimi im, sa qe nuk e kuptoj qe po pllaqaritem patetikisht ne lluce?
    c'lodhem kot. duhet te besoj ca me shume ne perfundime cinike. dashuria eshte patetike dhe pike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kulla : 29-09-2004 mė 23:52
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    nje perpjekje patetike drejt se shkuares

    mund te jete vetem bindja ime, por eshte e qarte qe, ne se ka nje force krijuese ne gjendje te gjeneroje jete, kjo force eshte ose e afte, ose patetike. e mira dhe e keqja, nuk jane vecse ideologji qeniesh te vetedijshme per vdekjen e tyre, te frikesuara nga c'vjen me pas, nga e pertejshmja. sikur universi, ne te gjithe teresine e tij, do te ishte ne gjendje te dallonte midis te mires dhe te keqes, kjo do te vinte nga nje nevoje per te evituar asgjesimin, pafundesia nuk do t'i perkiste, do te ishte i perkohshem, efemer, dhe ligjet qeverisese te gjithesise ne te cilen ky univers ndodhet, do te ishin shume me teper kaotike nga c'mund te na lejoje arsyeja per t'i kuptuar.
    pa dashur t'i ve ndonje emer kesaj menyre se arsyetuari, perderisa une jetoj midis lindjes dhe vdekjes dhe jo ne drejtim te kundert, atehere gjithesia zoteron nje force te afte ne krijimin e jetes efemere, por eshte patetike kur behet fjale per perjetesine.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    eshte nje vullkan ne nje shkretetire qe shperthen flake e squfur e pervec tij nuk ka jete per miliarda kilometra rrotull. qendron madheshtor, i vetmuar, piramidat atje larg nuk jane vecse mirazhe te tij. shfryn gajzer flake e metali, bie shi hiri, toka gjemon, ajri rrenqethet, pelegrinet pagane, formojne rrathe adhurimi, te kenaqur si zombi pa jete, te ushqyer, te lumtur qe apokalipsi nuk eshte vecse nje lule e tmerrshme, por e bukur ne shkretetire.
    pelegrinet bien ne gjume te lodhur. te nesermen, ne goje te tij, si te ishin vendosur perballe dy kone me majat qe prekin nje siperfaqe imagjinare te horizontit, nje trompe gjigande. pelegrinet jane te trembur, nuk mendojne se c'material duhet te jete qe te duroje frymen e zjarrte. per c'djall bie kjo trompe? per c'zot? e pse pikerisht 2001?
    ekrani nxihet. orendite e dhomes time te ndenjes jane po te njejta. vatra e zjarrit vazhdon te flakerije fallco e te leshoje ngrohtesi elektrike. ve re qe paskam ulur dritat, me shume sepse me clodhen syte keshtu, se sa per te krijuar ambjent, apo per te kursyer energji. shkund tavllen. shtrihem.
    kur jeta eshte kudo, e shpejte, e shndritshme, e bukur, me njemilion epitete madheshtore, pompoze, apo kur kudo njetrajtshmeria e jetes eshte asfiksuese e tmerri i vetmi shpetim, kujt i hyne ne pune imazhe te tilla? nje vullkan me nje trompe sa vetja ne goje? madheshtia patetike e ketij imazhi eshte qesharake, vagneriane. jeta me siguri eshte flaka dhe ne jemi trompa, e kur vullkani te pushoje se shfryri flake, nuk do ngelet vecse simboli i gravitetit, nje varr gjigand, nje piramide. arti ushqen art, ushqen art, ushqen jete.


    midis tavanit te bardhe ne erresiren e dhomes dhe nje vershimi ngjyrash te endrres, midis gjendjes se zgjuar dhe gjumit, syri me kap nje tjeter tmerr, nje lugat te dale nga ferri, me nje varg shpirtrash te llahtarisur qe i varen nga koka. mishi i kalbur i qendron shirita shirita mbi kafke, e nuk kuptohet a po i bien, apo jane fiksuar mire mbi kockat e fytyres.
    nuk eshte vecse nje e fryre ne mbulesen e jorganit e dritat e rruges lozin cmendurisht me te. ve re qe tiparet e fytyres, syte, goja, shiritat e mishit te kalbur, vargu i shpirtrave qe zgjatet si dore ndjellese drejt meje, jane te gjitha lule te pikturuara rralle dhe rrudha mbi mbulese. me del gjumi e tashme jam krejt i ndergjegjshem, por nuk leviz qe te mos prish figuren. eshte mu tek kembet e mia. fytyra merr pamje te ndryshme edhe pse s'leviz, e kjo eshte ajo qe me tremb. me shikon eger, pastaj bute, pastaj dinakerisht. bindem se kjo eshte ora ime e fundit, njekohesisht bindem se jam insomniak.
    e cili qenka ky lugat qe paska nderin te me therrase ne boten tjeter? perpiqem te gjej ndonje tipar te njohur nga historia. nuk kam ndonje te aferm te vdekur qe mund te kete ardhur te me mirepresi, vec ne qofte ndonje xhaxha, apo ndonje teze qe ose s'me kane njohur fare, ose me kane njohur shume pak, keshtu qe perpiqem te kerkoj ne panteonin e historise.
    po kjo fytyre nuk i ngjan askujt. kushdo qofte, eshte degjeneruar aq shume sa mund te jete kushdo, edhe dante vete. shker'dhata. ty t'a paskan dhene detyren per te qene delta ime, i nderuar? e bishtaleci i shpirtrave qe i varet nga koka fillon me virgjilin, me siguri.
    bishtaleci i bie. nuk eshte dante. nje tingull i cmendur i luajtur ne mode doriane me ben t'a kuptoj se kush eshte. ne koke nje mohikan, syte te mbyllur, nofulla e poshtme perpara, koka e ngritur ne nje ulerime ulkonje drejt qiellit. ne vena kam muzike, ne koke nje varg. "excuse me, while I kiss the sky".
    "hendrix, ti felliqesire e m'utit"?
    hendrix nuk pergjigjet. vazhdon ulerimen e tij. vazhdon te puthi qiellin e mbase edhe te ulerije ne picke te gjiithesise.
    ne goje te hendrix, nje kitare. ne gojen e mendjes time, nje vullkan me nje trompe ne goje. dy imazhe krejt te ndryshme, megjithate ndjej se duhet te sqaroj dicka, te justifikoj ndonje ngjashmeri. nuk kam dashur kurre te them se hendrix eshte vullkan. ka pas qene muzikant i shkelqyer, pa dyshim, por vullkani im nuk ka te beje fare me hendrix. nuk di a duhet t'ia ve perseri fajin patetizmit tim ne perdorimin e gjuhes, apo a eshte krejt rrjeta komunikuese midis njerezve patetike e une duhet te perpiqem t'a rregulloj. te ngjashme imazhet, apo jo, ky eshte hendrix ne dhomen time, e as vullkani, e as trompa, po pse pikerisht hendrix, nuk e kuptoj.
    kur u binda me ne fund qe ishte hendrix, por qe nuk kishte ardhur per te me marre ne ate bote, ne po te njejtin vend u krijua nje figure tjeter. lulet e mbuleses qe formonin syte e hendrix, po te shikoje per nje kohe te gjate dhe me vemendje, sic kisha bere une, ishin njekohesisht edhe syte e nje tigri fytyra e te cilit i binte te ishte pjesa e pasme e kokes se hendrix, dhe bishtaleci i shpirtrave qe varej nga koka e dantes ishte nje gazele me qafen e gjate ne goje te tigrit. ishte si nje nga ato figurat qe jane njekohesisht edhe plake edhe vajze e re, apo, edhe pasha turk, edhe kafke me diamante. e njejta loje figurash, ne krevatin tim ishte: edhe hendrix qe i kishte qethur floket mohikan e i ulerinte henes ne mode doriane, edhe nje tiger me qafen e nje gazele ne goje.
    mpihem duke qendruar ne nje vend dhe leviz. e fryra ne krevat prishet e mbetet vetem pesha e gjumit. nxjerr celularin dhe ve alarmin per neser ne pune. pastaj i dergoj nje text autares. kishte rreth tre muaj qe nuk ishim bashke tek episodi me hendrix, tani jane bere gjashte. jemi te dy viktima te lidhjeve me internet, me ka marre malli, e shume shpejt do jemi bashke. me pelqen liria qe me jep mungesa e saj, e nuk jam i sigurt ne e shfrytezoj kete liri sipas qejfit tim. "goodnight gorgeous. your eternal wanker".
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    tashme autara e di qe vetem ne mungese te saj mund ajo te te jap ty lirine e duhur. po ate liri qe ajo ndryshe nuk ta dhuron dot. shfrytezoje. eshte e pakta qe mund te besh.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •