Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Kristal i shkelur

    * * *
    Kuptime te maskuara mendimesh
    vlonin ne kafken time
    Kur te njoha ty
    Burimi avullonte pa rene mbi shkemb
    Metafora e ngathet
    ngrinte mbi pene
    Brenda heshtjes fshihej,
    gurgullime e larget e fjaleve te pathena
    Pafajsisht ta pafajshme castet dhe puthjet
    ...........
    Deri sonte
    Burimi i lotit ne tjetrin sy u njom
    Nen floket ritmike te bores
    Nuk prita te vish pas meje e dashura ime
    Kur te njoha qaje me njerin sy
    Sonte tek iken
    ..............qan me te dy
    Naten mora per dore
    dhe ika
    ...pas ikjes tende
    Duke shkelur mbi kristlin e bardhe

    * * *
    Me harrove ??
    Mbase nga mbremja e kripur buze detit
    Mos valle fole me serenen e mbremjes
    u bere xheloze??
    Une jam ketu
    muzg i trishte pa ty
    Ti heshtja ime
    e dhururar bujarisht netet qe iken
    Une i harruari yt
    ne stacionin e fundit te eres
    Pa force te fshije tek ty
    harresen e pluhurit
    Sonte qe hena me duket e idhet
    Si frut i papjekur i pemes pa krahe
    Dicka si balone e leshuar
    si top i humbur nga femijet
    Ku je sonte?
    ndihem vetem...
    Si shpirt i harruar
    nga ti
    Ku je??

    * * *
    Mbreme isha i dehur
    Nuk di cfare te kam thene
    Ti ske pse t'me duash
    Nese s'me ke dashur mbreme
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Enderr e keqe

    Tymos brenda shpirtit tim
    mendimin per ty
    Qe erdhi tek une e u be ves
    digjet si cigarja
    nga frymemarrja e dites
    Ne qiellin e vogel pa ty
    fije mendimesh
    te tjerrura
    rregullisht ne menyre te cregullt
    pluskojne ,
    ne mjegullnajen e mugeses tende
    Ndoshta nje dite kete ves" do e le
    mbase dhe ti ke per te ardhe
    atehere kur une nuk do jem me
    Mendimi per ty , do me kete vrare



    * * *
    Malli ka thyer kupat,
    mbi koken time
    Ne zemer te zjarrit
    ka rene,
    pas muzgu......
    blu e gri
    Ne veshjen e flakte te nje endrre
    digjet per te njemijten here
    imazhi yt
    .....................................
    Mbreme ra shi
    ndjeva gjethet
    pas shpines sime
    putheshin me pikat,
    bari kokeulur ne gjurmet e tua
    Ikja jote fjale e fundit e mbremjes
    Nga gjoksi me del nje vaj qe kthehet shi
    si vije uji ne bar.
    Nata
    rri e qete nen shi
    si une pa ty.


    * * *
    Ne mesthyemjen e nates
    Dikush gervisht me taka
    sfondin e bronxte te henes
    thyer mbi varrin tim
    Ne ate zbrazeti
    i bej telefon vetvetes,
    dhe me del mesazh
    ("Telekomi shqiptar,
    personi qe ju kerkoni ka vdekur
    ju lutem telefononi ne boten tjeter")
    O zot .......
    zgjohem i termbur
    c'enderr e keqe...............
    Oh , asgje s'paska ndodhur .
    Ajo paska ikur
    dhe gabimisht paska marre dhe shpirtin tim me vete
    ...........
    me falni nje sec..kam nje telefonate
    muzg i heshtur

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Flas me nje shtoizovalle
    si ne kulmin e legjendes se vjeter
    Ndjej brenda meje
    Eren e malit, oshtimen e detit
    Ndihem i dashuruar ne legjende
    Si Muja qe desh Tanushen e mbretit

    * * *
    Tremije vjet
    ajo duke pritur
    Tremije jam duke ardhe
    dhe jemi akoma gjalle
    Njerzit thone se bota rrotullohet
    Askund nuk duket nje agim
    i bardhe
    Megjithate
    te mos ishe ti duke pritur
    Pse u dashka te jem gjalle
    * * *
    muzg i heshtur

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Dreri nuk u kthye me"

    * * *
    Ne ate vjeshte u bene shume dasma, sa njerzit me muaj te tere nuk pushuan. Gjysma e javes u kalonte si te dehur..gjysma tjeter per pregatitjen e pritjes se nuses se re. Erdhen aq shume nuse, sa vendi dukej si i dale nga nje lufte e paq'shme.
    Dimri kercenoi se pari. Kujtimi i atmosferes se dasmave ishte zbehur, nuset u bene fytyra te njohura ne fshatin qe prehej ne ate qoshe te bukur te natyres
    Lajmi i cmendjes se Lecit te Palajve u perhap si nje kob i keq, neper pershperitjet e grave. Dikush tha ka te hasur, ka shkelur mbi rruge shtojzovallesh, dikush tjeter ia la fajin plakes shtrige te Gjekajve.
    Turma, turma me sy te brengosur grate e veshura me te zeza rendin tek dera e te madhit te Palajve, babes se Lecit.
    Leci dy meter djale i shendoshe, shpatullgjere, i hijshem, priste keto gra me naivitet. Pastaj diku me vone fillonte te riperseriste per to rolin e vet prej te cmenduri
    Djemte e fuqishem te lagjes se Gjetajve ishin ne kembe afer murit dhe perpiqeshin te mbanin te fuqishmin e cmendur. Grate si spektatore te kesaj skene te dhimbshme luteshin per qetesimin e djalit. Leci shtrengonte nofullat me krahet e fuqishem, sokullsite djemte qe e mbanin. Kjo gjendje vazhonte disa minuta dhe gjithcka ishte si me pare. Cdo njeri nxirrte nga nje hipoteze per shkakun e kesaj gjendjeje. Me se shumti besonin se kishte hasur. Kjo hipoteze u vertetua me se miri kur vellai i tij i vogel tha ne nje pasdite tek kishte dale per ta shoqeruar, qe e kishte pare te vellain te ngjitej fluturimthi shpatit te malit me disa hapa. I kishte ikur nga syte. Grate terfellonin "mos o zot ma keq" dhe padisnin veten per trishtimin e tej'skajshem
    Leci u harrua kur nje tjeter gjeme ndodhi ne ate fundvjeshte ne familjen e Noshajve. Djali i dyte, i njerit prej djemve te Noshit, ishte cmendur.
    Turmat e grave ndrruan trajektoren e fjaleve dhe te hapave. Futeshin te trishtuara dhe dilnin te tmerruara me keq se per Lecin. Djali i Noshajve kishte humbur ne krevat dhe dukej si nje i vdekur..Nuk fliste, nuk jepte as nuk merrte, kishte nje muaj qe nuk hante asgje. I zbehte tretej ne boten e vet. Mjeket e shumte nuk arrinin te gjenin dicka, nje diagnoze. Shtriga e Gjekajve ishte betuar qe do i cfarosi te gjithe kishte thene nje grua me ze te ulet.
    Nje dite tek e kishin marre te semurin, shoket e vet per krahu, pasi ai vete kishte kerkuar te dilte jashte. Tek perroi kishte permenduar disa emra duke bertitur kerkonte ndihme ...te tjeret qe nuk shihnin asgje per'rreth mundoheshin ta qetesonin por ishte e kote
    Banoret e atij vendi te vogel pasi kishin kaluar nje fillim vjeshte neper dasma ndiheshin si te trumhasur nga c'po ndodhte.
    Liza tek po kthehej nga shkolla ishte bere e semure ne gjendje te fiket. Femijet e tjere te trishtuar kishin dhene kushtrimin. Te paret qe mberriten aty e gjeten vajzen duke folur ne tjerm. Permendte emra grash duke thene qe po e shqyejne, dhe qante e lemeritur.
    Kjo u harrua kur plaku i Qerimajve u kthye i cmendur nga lugina e Kroit te Gjeraqines. Ky vdiq ate dite kur u kthye. Pas nje muaji i humbur Ndue Leka nga Kolajt. Ne lagjen ne fund te fshatit per te u tha se kishte shetitur te gjitha bjeshket me shtojzovallet dhe ato e kishin leshuar.
    Dy vajza nga kjo lagje u cmenden pak dite me vone, ne nje shpelle ku ishin futur te mbroheshin nga shiu. Njera fliste se kishte perkundur nje djep dhe nje femije qante akoma ne shpelle.
    Pas kesaj dimri erdhi me shume bore. Rreth oxhaqeve qe nxirrnin tym burrat luanin "domino" ndersa grate thurnin corape dhe thashethemet e vjeshtes, here me nuset, here me te cmendurit e shumte.
    Pranvera filloi e qete. Bora po shkrihej, neper livadhe bari zgjohej, ahet leshuan njomzen e gjelbert. Mbremjet filluan te bien te ngrohta, te gjithe ishin perveshur punes sikur asgje s'kishte ndodhur vjeshten qe shkoi.
    Te gjithe e emeruan vit i keq dhe plakat thane se kjo kishte ndodhur edhe nje here shume kohe me pare. Shtriga e Gjekajve shihej me inat dhe nenat poriosisnin femijet qe t'i rruheshin...te mos bien ne nje rruge me te...Po e takuan te kapnin veten diku ne pjesen e poshtme pasi sipas tyre atehere ajo nuk kishte c'tu bente.
    Te gjithe do e kishin harruar cfare ndodhi, sikur nje nate te ngrohte pranvere nuk do kishte thene mes shoqesh Dranja e Ndrejajve se djali i Milanit ka kaluar....eshte cmendur. Tek grate filloi frika se cmendja e keqe po kthehej prape. -O zot na ruaj, kishin belbezuar plot frike. A e keni vene re tha Dranja qe djali i Milanit flet me vete, mbremjeve kur kthehet vone.
    Une e kam takuar nje dite me shi, tek perroi i rrathtoreve. Ishte lagur i teri ..nuk me foli, por vazhdoi rrugen neper livadhin e kodres se mrizit. Grate filluan te porosisnin te bijte te mos shoqeroheshin me te. Ai ka pune me dreqin. Ai ndiste zjarre mes pyllit dhe rrinte i vetem deri vone..ndonjehere degjohej zeri i tij tek kendonte.
    Burrat u besuan grave dhe filluan ta shohin me keqardhje Milanin i cili ishte nje burre i ndershem, punetor, i pafjale kishte femije shume por..te gjithe ishin shume te rregullt.
    Djali i Milanit zbriti nje nate dhe gjeti te grumbulluar ne nje shteg shume gra e burra qe pushonin ne ate muzg. I pershendeti i qeshur dhe mori te largohej. I ndjente shikimet e tyre pas shpines se tij, hapi partaren dhe u fut tek shtepia e vet dykateshe mbuluar me tjegulla. Ate pjese rruge qe e beri duke vrapuar, nje burre ne moshe tha -Shih si ece, si kaprodhi.
    Qe ate dite njerezit nuk e therrisnin me ne emer po "Dreri".
    I "cmenduri" vertet humbte me ore te tera, se nga shkonte ..neper pyje, perrenj, ktheje ne mbremje vone nuk i fliste askujt. Me vete mbante gjithnje copa letrash qe dreqi e di se cfare bitiste nder to.
    Ditet erdhen duke u ngrohur, grate shihnin Drerin si nje mine me sahat qe do shperthente dita dites dhe kush e di ku do perfundonte edhe nje here cmendja e keqe e vitit qe shkoi.
    Ne nje mbremje, ne te errur Maria e Palit kishte zbritur pa fryme. E tmerruar u kishte thene shoqeve qe kishte pare Drerin tek perroi i "ures se gurit" me nje shtoizovalle. Asaj i merrej goja tek tregonte. Ate mbremje mina me sahat per grate kishte shperthyer. Pasthirrma te kobshme kishin leshuar. Burrat mbeten gojehapur. Te gjithe i besonin Maries, sepse ajo ishte grua serioze.
    I vetmi qe mori rrugen per tek perroi ishte Simoni. Ai ishte rreth te gjashtedhjetave, ai gjithe dimrin gjuante....e njihte cdo qoshe e pellembe te atyre maleve. Kaloi kodren e mrizit, zbriti tatpjete livadhit..mbi kepuce iu ngjiten petale te bardhe lulesh qe keputeshin nga hapi i tij i rende. U afrua tek perroi, degjoi gumezhitjen e ujit, ishte erresire. Nje hene si fytyre e qeshur leshonte pak drite te ndare mes degesh.
    U ngjit per gjate lugines se perroit derisa u afrua aq shume sa dalloi "drerin" mbi nje gure afer pellgut tek ujevara e vogel qe binte me shkumet e bardha te ujit. Dalloi trupin e tij te gjate e te dobet. Krahet e gjate qendronin varur mbi shpatulla e gjera te djaloshit. Zuri vend ne nje qoshe. Trupi i zhveshur i djalit nga perthyerja e drites se hene vinte i bronxte. Simonit i erdhi keq per kete djale.
    Pas pak "dreri" u zhyt ne uje.
    Plaku priti te dale...Degjoi nje ze te holle.
    "Dreri" mbante ne krahe shtojzovallen e tij. Floket e saj vareshin si uji qe binte mbi pellg. Hypen te dy mbi gure. Duke qendruar mes Henes dhe plakut. Drita e henes rreshqiste mes trupave te tyre, duke vene ne pah relievin e gjinjeve te "shtoizovalles".
    Qendruan gjate duke u puthur. Dukej sikur puthja e tyre nuk do mbaronte kurre.
    U shkeputen. "Shtoizovallja" filloi te vishej.
    Plakut iu duk sikur uji i perroit u kthye mbrapsht, u djersit i teri shtrengoi nofullat aq sa ndjeu dhimbje. Ne ate kontrast te henes me naten ai njohu vajzen e vet. Bota u permbys per te ne ate perrua.
    Kur u kthye plaku te gjithe e prisnin me zemer ne dore se cfare lajmesh do sillte nga perroi i magjishem.
    Ai menjanoi rrugen dhe iku neper nate....
    "Dreri" nuk u kthye me.

    * * *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-03-2003 mė 23:10
    muzg i heshtur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    -Mblidhni kopilat e shkoni neper shpia.., a s'ju vjen marre me nejte ne rruge te madhe. Hej dreq o pune, ku e ka dhene perendia te martohen gjithkush.
    Shtriga e Gjekajve me syte qe i sh'drisnin si maces ne terr, tha keto fjale te shoqeruara me nje te qeshur tipike te saj. Burrat e trumaksur nga c'kishte ndodhur..dhe nga qe nuk dinin asgje c'po behej, nuk i vune aspak rendesi ketyre fjaleve, plot thumba te shtriges.
    Grate u habiten ..-Po kjo shyqyr nuk dika gja..si ka mundesi? Shtriges nuk i kalonte asgje pa e ditur ajo e para.
    -Po ju cka keni keshtu...a ju ka shti lopa apo cka-..u tall perseri shtriga
    Nje grua i tregoi me ze te ulet....-Ehuuuuaaaa,,,,pasha dreqin...me te marre ju se ai-..edhe u nis duke leshuar mbrapa tingellimen e nje te qeshure dinake.
    Simon Gjetaj zbriti ne oborrin e kulles se tij, vijat mes guresh iu duken si carje e tokes nga nje thatesire e tmerrshme. Hapi deren duke u kollitur lehte, sikur donte te tregonte qe erdhi i zoti i asaj kulle, me mure te plasaritura ne mendjen e tij.
    Ai ishte nje burre i gjate, i heshtur,me nje zgjuarsi per t 'ia pasur zili. Shtriga e Gjekajve thoshte shpesh, -Qe nuk eshte gje... kur nuk jane te gjithe burrat e kesaj kodre si Simoni i gjetajve.
    Ai u ngjit neper shkallat e drunjta, pa bere zhurme. Hapi deren e se bijes, kush e di se si iu dha..Qendroi pak ne kembe para asaj erresire, degjoi nje frymarrje te paqte diku nga fundi i erret i asaj dhome...
    Ndezi driten.. e bija flinte si nje engjell, me floket e verdha te shperndare mbi jatekun e trendafilte.
    Shkundi koken sikur s'donte t'u besonte syve, iu duk sikur u zgjua nga nje enderr e keqe..Por perseri ishte i pasigurte ne vetevete. Sa per momentin i kaloi nje mendim i rendomte per veten. -A thua kam lujte mensh edhe une,,.?
    Iu afrua te se bijes, i mbuloi shpatullen e dale siper jorganit, e puthi lehte, dhe mori te dilte nga dhoma.
    Pa perseri nga e bija, kapaket e syve qendronin mbyllur. Plaku kujtoi syte e "shtoizovalles" tek perroi si dy copa qielli. Kush e di tha me vete, paska nje zane mali si bija ime.
    Kujtoi diten kur lindi Anxhela, e ema vdiq po ate nate. U rrit jetime. Simoni e donte aq shume U rrit shume shpejt, ia ka keputur koken te se emes thoshte me vete, por eshte me e bukur vetkenaqej plaku me bijezen e vet. Pa ballin e saj me floket e shperndare si uji i ujvares. Fli bija ime fli. Brenda vetes ndjeu ti ngjitej nje lemsh ne drejtim te fytit. Syte iu vaken, me gishtat qe i dridheshin shtiu doren te perkedhte te bijen, por u prapsua..fli shtozovallja ime fli. E pashe veten keq sonte tha,,u tregova i lig. Sa mendime te keqia me erdhen per ty zemer e vogel. Edhe sikur te kishe qene ti ne krahet e te dashurit tend...Pse te mendoja ashtu? Une do te te vrisja zemren tende sonte. Me fal moj bije..u ligeshtua sa ndjeu t'i binin lot neper rrudhat ne faqe. Per ty lashe jeten time..vetem ti te rritesh si lule mes livadhit, te te rrahi flladi i ketyre bjeshkeve. Une shihja tek ty dashurine per jeten, ti ishe per mua gjithcka. Sonte kuptova qe u rrite zemer e vogel, babi jot eshte xheloz, ndiqet me shtojzovallet perrenjeve, e pa edhe nje here. Kurre nuk e ndjeu veten si sonte. Vazhdoi hapin e tij ne dalje duke fshire me shpinen e dores lotet.
    Ndjeu sikur shkeli me dicka te ftohte, tek ecte lehte per te dale. Kishte shkelur njeren kembe te pantallonave te se bijes, leshuar shkujdesur mbi dyshemene e drunjte. Ishin te lagura qull......
    E pa.. holli nje shikim nga e bija qe dremiste si engjell... Heh...menjanoi pak koken duke ngritur vetullat harkore, mbi fytyre iu shfaq nje e qeshur djallzore. Vazhdoi hapat e tij drejt deres, fiku driten, dhe zbriti perseri shkallet duke qeshur me vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-03-2003 mė 23:31
    muzg i heshtur

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Homerianet

    * * *
    Ishte pranvere e vitit 1587.
    Tethor Drenashi la permallshem fortesen e vete buze liqenit te Scutarit. Per dite me radhe udhetuan neper luginen e Shkrelit. Nje here me muzgun u gjenden ne nje pllaje mes bjeshkeve.
    Plaku mjeker thinjur iu drejtua se shoqes -Sojnike nuk me duket vend i keq me bujt ketu sonte Neser marrim njeren prej ketyre qafave dhe zbresim ne anen tjeter te shohim ku do na coje rruga.
    Gruaja qendronte mbi kale e rrethuar nga djemte e saj ..dukej si mbretereshe e shperngulur nga zjarri i luftes nga keshtjella.
    Ajo miratoi me koke duke qeshur fisnikerisht..
    Djemte Gjeci, Vuksani, Ndreu, Daka, Alici ngjanin mbi kuaj si ushtare qe kthehshin nga beteja e humbur.
    Karvani ndaloi ne ate lendine...Shkarkuan mushkat, lekurat, postet, zhgunat..armet, bulmetrat neper ene lekure. Parmendat, delet zune vend afer nje pishe te tradhe te djegur nga rrufeja. Kuajt u leshuan ne lendine, qete u ulen te lodhura te pushojne.
    Ngjanin si personazhe te Homerit qe ktheshin nga Troja.
    Kur agoi dite e neserme si fytyre qeshur, dielli leshoi qerpiket e argjente siper kreshtes se malit. Delet kishin ikur, sa po kalonin neper nje shteg te ngushte qe krijohej nga zbritja e dy kreshtave. Njeri prej djemve i pa...-Te shkoj t'i kthej o Tate,- tha ai duke iu dretuar te jatit.
    Ai pasi mendoi pak. -Jo,- tha..-do shkojme edhe ne pas tyre, thone se delet e zgjedhin me mire se askush rrugen.
    Mbrriten ne "shtegun e dhenve", kete emer e ruan edhe sot.
    Para syve te tyre u shfaq nje peisazh perrallor. Nje grope gjigande rrethuar me kreshta te thepisura malesh qe qendronin simetrikisht ne anet e kesaj grope. Ngjante me nje keshtjelle natyrore dhe te stermadhe. Maja me e afert ne krah te tyre kishte formen e bedenave te nje kalaje. E emruan "maja e kalase"
    Ne fundin e pjerret te kreshtave qendronin pishat te kapura se kembesoreve pas shkembit duke veshur me kolorin e rrepte ata shkembinj guresh gjigande.
    Pyjet dhe ahishtet jepnin nje kolor te gjelber. Livadhet si qilime te shtruara neper kodrina te vogla. Nje lume blu gjarperonte mes per mes asaj lugine neper nje rrafshnalte qe shtrihej ne bazen e asaj grope. Lumi humbte diku mes nje te care, mes dy shkembinjesh, duke krijuar nje kanion te larte.
    -E kujt do te jete kjo mrekulli?- tha me i madhi Gjeci, duke thyer heshtjen. Plaku pa nga djemte duke qeshur lehte e u pergjigj plot urti. -E kujt ka qene thuaj...
    Djemte tunden koken duke u bindur me deshiren e plakut, atyre iu duk sikur ne ato caste ai vend do jete i tyre.
    Ne do jemi ketu, per gjithmone tha plaku.
    Zbriten ..kaluan lumin ne nje fushe te blerte zune vend.
    Te gjithe sodisnin te habitur vendin e mrekullueshem qe zoti ua dha dhurate ate dite te qeshur.
    Rritja e djemve, thellimi i kontradiktave mes Bushatasve, terbimi i turkut pas rimekembjes se peradorise dhe ndrrimit te sulltanit, detyroi plakun te ike...Nuk dua t'ju shoh bijte e mi kurre te nenshtruar. Im ate vdiq ne beteje e siper, gjyshit nuk ia di varrin, flitet se diku ne Cetine ka mbetur i vrare.
    Ai vend ku Tethor Drenashi vendosi te vazhdoje jeten, kishte kohe e kohe qe ishte bere molle sherri midis banoreve per rreth. Ishte kthyer ne nje "Troje" qe vetem grinje, vrasje e prerje kishte sjelle.
    Ne jug kufizohej me Dukagjinet, te veshtire te rrepte luftetare.
    Ne lindje me Bib-Lekajt, edhe keta pretendonin se ajo lugine u perkiste atyre. Ne veri me Guciotet, nga fisi i Dardaneve, burra te paperkulur, nje koke tu prej nje tjeter u dilte. Ne veri perendim me Klementasit. Ata jetonin historikisht nder ato male dhe kishin me te drejte se te tjeret ..pasi te gjithe te tjeret ishin te ardhur...si Tethor Drenashi...mbase per te njetat arsye. Ne jug perendim kufizohej me Shkrelasit njerez te urte, te fjales e te beses, me ata ishte e lete te merresh vesh.
    Tethor Drenashi, pasi zune vend mire e mire, filluan te ndertojne nje kasolle sa per te vazhduar me vone me fortesen e pare te tyre, mori rrugen per ne Bib-Lekaj...per te kuvenduar me burrat e atij vendi...
    U kthye shend e vere...ata jo vetem qe i kishin uruar mireseardhjen, por i kishin dhuruar nje pene qe...dhe i kishin dhene dy trima me vete per ta shoqeruar.
    Me Klementasit nuk kishte gjetur ujdi, ishte kthyer duke terfelluar..."nuk eshte gja kur burri as nuk te fal as nuk te vret".
    Me e veshtira kishte mbetur me Dukagjinet. Ata kishin derguar tre burra dhe i kishin thene plakut qe "bajraktari" ka kerkuar te takohet me pese djemte e tu. Djemte kishin pare nga plaku per te marre mendimin e tij...Plaku i urte duke kuptuar me se miri cfare donte te thoshte shikimi i tyre kishte thene...-Bijte e mij kurre mos dyshoni ne besen e dukagjinasve.
    Te nesermen pese vellezrit kishin marre luginen mes shkembinjeve ku kalonte lumi per t'u takuar me "bajraktarin" e Camajve. Bajraktari, nje burre i vogel, i shendoshe, i shkuar ne moshe, kishte thirre me te dijshmin e asaj zone per ta pyetur. I dijshmi ishte nje qorr qe nuk shihte nga syte..por kishte nje mprehtesi te madhe..ishte shume i mencur....Qorri e keshilloi "Bajraktarin" qe te ftonte pese djemte...
    Kur te vijne thirri per te sille ..shtroju sofren..therre nje dash..dhe piqe..veje ne sofer...vere dhe raki ....Kur te ulen...mbi postet e bardhe me lekure ugici, sherbeju atyre trimave vete ti...Sofren mos ua afro...qe te mbrrijne. Ne qofte se ata do afrohen tek sofra...largoi nga ky vend...nuk jane per keto male...ne qofte se e terheqin sofren prej vetes..atehere dije se nuk e kemi te lehte...
    Djemte u ulen, pasi lane duart tek dera sipas tradites...u ulen ne ate dhome katerqoshesh...Sofren ua mbushen me gjithe te mirat....por ua lane larg...Bajraktari mori goten...dhe filloi te thote fjalet e ritit tradicional, vellezerit pane njeri-tjetrin, duhej pergjigjur..gotat e tyre ishin larg...shtine krahet e gjate..terhoqen sofren...deri afer vetes..moren gotat dhe njezeri iu pergjigjen bajraktarit sa kulla u dridh nga zerat e tyre.
    Moren pastaj rrugen per ne vendin e tyre ku i priste mbreti dhe mbreteresha e asaj keshtjelle.
    Shume kohe me vone do mesonin legjenden qe miti popullor kishte transmetuar brez pas brezi...per krijimin e atij vendi
    Me pare ka qene i mbytur me uje...derisa keto maja dukeshin si ajsberge, nje peredeshe sipas legjedes, ishte futur tek Luci-ferri si sherbetore..i kishte vjellur celsat dhe kishte hapur porten e ujit
    per 24 ore..kishte vershuar uji sa kishte bere dhe format e ketyre maleve thote legjenda. Kjo vertetohej nga qe ne nje shpelle akoma edhe sot ka disa guacka midhjesh dhe rere. Deti..gjithashtu, ne majen qe quhet maja e hekurave jane disa ganxha te medhaja qe sherbenin per te lidhur anijet..Keto fakte jane edhe sot e kesaj dite qe e bejne te besueshme legjenden...
    Ndertuan nje fortese si fillim..e ndane luginen ne pese pjese.
    Kur vdiq plaku ne ate vend kishte te ndertuara pese kulla, ishin martuar te pese djemte. Ai vend filloi te popullohej, nga shtate banore u bene njezet e pese.
    Ata zgjodhen vashat me te bukura, u bene miq me banoret e afert. Turku nuk mbrriti kurre ne ate keshtjelle.
    Treqind vjet me vone....Shpend Sokoli i Gjecajve ,
    vijon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-03-2003 mė 00:52
    muzg i heshtur

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Shpend Sokoli i hypi kalit te tij dhe fluturoi pergjate lugines se mjegullt. I kishte rene si rrufe fjala se Mara nga dera e fisme e Camajve ishte fejuar.
    Kali terfellonte, freret i terhiqeshin fort, patkonjte nxirrnin shkendija te zjarrta. Kaloi kanionin dhe u fut ne token e Camajve. Vrapoi neper luginen e veshur me pisha...kaloi lumin e zi dhe iu ngjit shpatit te malit si vetetima.
    Shpend Sokoli ishte me i forti djale, me i pashmi qe kishte njohur ai vend ndonjehere. Kali i tij i bardhe me nje nishan te zi ne balle ishte bere si kale perrallash, i larte, i bindur, i zgjuar.
    Thethi vendi ku para treqind vjetesh kishte zene vend Tethor Drenashi, tashme ishe kthyer ne nje qyteze te bukur mes malesh.
    Lagjet kishin marre emrat e pese djemve te Tethorit.
    Flitej nder kuvende se ai vend paska qene molle sherri kur ishte i pa banuar, dhe tani eshte bere nje nder me te fortat fise.
    Mbrriten deri aty sa thane se i martuam vajzat me dreqin. Kane lindur nipat tane zogj dreqnish. Nuk ka burre qe merret me ta.
    Amaneti i plakut per te mos iu nenshtruar askujt u trashegua si ligj brez pas brezit.
    Qe ne fillimet e zhvillimit te kesaj familjeje dolen pretendime nga komshinjte qe donin ta fusnin ne rregullat e veta. Bib_Lekajt thonin se ata jane tanet pasi jetojne ne token tone...Po ashtu Klementasit...Dukagjinet.
    Pasardhesit e Tethorit nuk i bindeshin askujt..kishin rregullat e veta. Fiset e medha shpesh i sulmonin, per kete ishte ngritur nje fortese qe ruhet edhe sot e kesaj dite...mbi nje masiv shkembor ku kontrollohej hyrja ne ate keshtjelle natyrore.
    Nga vellai i madh Gjeci rrolli lagjia me e madhe qe u quajt Gjecaj.
    Numeroheshin mbi treqind shtepi, nga keto kishte jo me pak se njemije trima, keshtu edhe lagjet tjera.
    Shpend Sokoli ishte ne ze, me i zoti qe kishin pare ato vise ndonjehere.
    Kali ishte djersitur i teri..kur u ngjiten ne malin e Boshit. Atje ku ndodhej per te kaluar veren ne bjeshke i madhi i Camajve me bijen e vet.
    Shpend Sokoli i bere vrer ne shpirt ishte betuar qe askush tjeter s'ka per ta gezuar vajzen te ciles i kishte dhene besen, i gjalle ose i vdekur do te te marr.
    Mara si nje zane mali, nje bukuri qe me vone do i thureshin kenge.
    Mark Camaj i jati dhe bajraktar, kishte refuzuar kerkesen e Gjecjave per t'u bere miq. Ai mbante inatet e tij pse thethjanet e quanin veten "bajrak" me vete dhe s'pyesnin per asgje. Per kete ai ishte betuar qe miqesi me ta nuk ka.
    SHpendi filloi te kendonte.
    Prej o nje shpati
    o i leshova syte
    O kur ti pashe
    O rruzat o nen fyt
    Zeri i Shpend Sokolit u perhap ne ate vend si jehone. Malet ia percillnin njera tjetres zerin e tij ne diapazon. Mara leshoi qengjin qe pati nder duar dhe mori rrugen drejtim tij.
    Kur o ti pashe
    O rruzat nen fyt .
    kretj prej vetes
    O jam habiteeee
    O kretj prej vetes
    jam o habite
    m'ka shku mendja ,
    veten me myte
    me ka shku mendja
    O veten me vra
    Syte e tu, kurre mos me i pa
    ndrysh prej tyre, O s'mundem me u nda.
    Mara erdhi ne lendine , Shpendi zbriti me vrap drejt saj. U perqafuan..Hypen mbi kale dhe moren rrugen duke lene mbrapa shkendijat e hapave te kalit.
    Ne Camaj krisi pushka.
    Trimat u mblodhen. Mark Camaj foli, burrat vdesin por nuk koriten.
    Shpend Sokoli i Gjecaj me mori vajzen. Nuk me ban kush mik me zor mua. E dua te gjalle ose te vdekur Maren ketu. Emrin e Shpend Sokolit e du me iu thirre neser ne lok te kishes nga vajtoret.
    Nata ra, pak pa kaluar kanionin porten, ku djali dhe vajza si nje diell e hane do futeshin ne token e vet. Nga mbrapa dukeshin pishtaret e ndezur te Camajve.
    Kur mbrriten tek fortesa, djali leshoi kushtrimin. Djemnia moren armet dhe zbriten per te zene prite.
    Kur zbriti ne oborrin e kulles i jati i Shpendit perqafoi vashen bukuroshe. I holli nje sy qortues djalit. -Asht ba ca asht ba..nuk zhbahet. Shko tek djemte ne prite, nuk dua te vdekur. Ktheni mbrapsht pa te vrare. Nuk dua dasem dhe gjak.
    Gjithe naten tek fortesa qendruan rojet me grykat e pushkes ne dretim te shtegut te rruges. Njerzit e Camajve priten te zbardhi drita.
    E nesermja u zgjua mes krismash. Askush nuk qellonte ne shenje, sipas porosise se plakut. Nuk duhej te vritej kush.
    Ne Gjecaj behej pregatitja per dasem..u ftuan te gjithe miqte nga Gucia, Kelmendi, Bib Lekaj u derguan korrieret.
    Te dielen e pare do behej dasma. Burrat e Camajve ngriten shami te bardha per te kaluar. Ata u priten nga paria e vendit.
    U ulen ne oborr te Sokol Dedes, pushket i mbeshteten ne shpatzat e gardhit. -Nuk duam kafe as raki ne kte shpi,- foli njani prej tyre. -Nuk kemi ardhur as per pleqni, as per godi. Jemi te derguar prej Mark Cames. Une jami nipi,- tha ai qe kishte fjalen.
    Me ne nuk keni bese as ndore sot e mbrapa, miq me zor nuk bahena. Na moret vajzen, kete ka me e la vetem gryka e pushkes.
    Sokol Deda porositi t'u behej buk gati shtegtareve, t'u jepej me vete. Caktoi djemte me te forte per t'i percjellur. -I coni deri ne token e tyne, shendoshe e mire.- porositi djemte. -Thuani Mar Cames, se Sokol Deda neser marton djalin, me vajzen tuj. Nder e marre do i ndajme bashke si miq, pa kene nevoja me u nda me gryke te pushkes si armiq.
    Dasma filloi, erdhen nga te kater anet. Lahutaret kendonin, vashat kercenin "kercim logu". Ciftelite dhe fyelli nuk pushonin.
    Kno lahut e leshoje zane
    Sot martohen diell e hane
    Shpend Sokoli djale mbi djale
    Ta marr vajzen thote bajraktar..
    Pak nga pija pak nga inercia e atmosferes se dasmes njerezit kendoni me gjithe zemer..luanin me potira, gjuheshin me fjale, dasem me te madhe s'kishte pare ndonjehere ai vend. Nusja e veshur me xhublete qendronte si lis me rrema.
    Dasma mbaroi...
    Pleqte e urte nuk arriten te pajtohen me Camajt.
    Me vone u sulmuan ne befasi. Dogjen shtepine e Sokol Dedes, por nuk u vra kush.

    Shpend Sokoli bashke me Mare shkuan ne Kosove. Zek Sadria, fali kullen e vellait te vrare ne lufte me turqit...-Rri ketu e Shpend Sokoli,- thote ai ...-te kam vella, qe kulla qe edhe toke kena sa te dona. Kur plaku i urte i Gjakoves i hapte bujarisht porten dhe e ftonte per te jetuar aty..larg hasmerise se krushqeve. Shpendit i shkoi nemendje amaneti i te parit Tethorit "Mos ia leshoni kete vend kujt, mos u neshtroni te gjalle" Pa nga Mara ajo i rrinte afer, e djegte dashuria per te. Vendosi te rrinte ne Gjakove.
    Te nesermen kali hingelloi ne oborr, ishte kthyer. Shpend Sokoli e kishte shitur kalin, Gjergjit te Nikajve njeqind napolona ar. Kali kishte ikur. Mbante mend shtepine e Zek Sadrise pasi kishte qene shpesh ne ate vend. Kur doli Shpendi u peqafua me kalin, si dy burra. Syte e medhnej te kalit lotuan. Kete cast e pa Zeka e Gjakoves, -O Shpend te kam dite per burre, nuk kjan burri per nje kale.
    -Do shkoj te coj prap kalin,- tha ai...Mara iu lut me lot nder sy. -Mos shko. Ajo priste femijen e pare. Shpendi nuk iu bind. Kali me gjithe te zotin i humben Mares nga syte nga ajo lendine ku i percolli duke qare me denese.
    Ne Camaj shkoi fjala se kali i Shpend Sokolit ishte pare duke kaluar qafen e Pejes.
    Bajraktari plak mbodhi trimat. -Shkojme e presim. Nuk eshte nga ata burra qe e mbajne kalin e shitur ai.
    Mbi nje shteg rruge mbi gure qendronin grykat e mbushura te huitave, si koka te zeza gjarperinjsh.
    Shpend Sokoli u duk ne ate qafe mali, mbi kale. Xhamdani i rrinte me shpatullat e gjera, hapur si krahet e shqipojes se atyre bjeshkeve. Mbi bres dy kobure dhe pushka e gjate mbi shalen e kalit.
    Kali nguli kembet ne toke duke hingelluar. Thone se kali e ndjen rrezikun qe i kanoset te zotit. Trimat e Camajve moren shenje.
    Djali e pa se nuk kishte nga te shkonte. Zbriti nga kali iu largua atij pak dhe qendroi ne kembe me gjoks nga tytat e zeza te hutave.
    Ne ate cast gjithcka heshti.
    Zeri i bajraktarit theu heshtjen. Ai urdheroi trimat te ulin armet.
    Ai kerceu nga shkembi si djale i ri. Mbi bres i shkeqeu koburja e qendizur me serme.
    U gjend balle per balle me Shpend Sokolin.
    Syte e futur thelle ne kocke te bajraktarit leshuan nje shikim shbirues djalit. -A je burre,- thirri zeri kembues i tij. -Burri erdh iu pergjigj djali.
    Atij nuk i rrahi syri qerpik. -Kthehu mbrapsht,- e provokoi bajraktari djalin.
    -Burrat edhe kur vdesin kthehen mbare jo mbrapsht,- foli djali me ton burreror.
    Nga pas shkembit trimat e bajraktarit prisnin cfare do ndodhe.
    -Une te vras,- tha plaku, -Edhe ti me sillesh ketyre aneve duke ditur qe me ke borxh.
    -Gjynah eshte te hiqen dy trima nga ky vend bace,- tha jo pa kercenim djali.
    -Si eshte Mara,- tha me nje ze te bute prinderor plaku.
    -Si yll e hane. Ndoshta pak kohe me vone djali i saj ka me dvete, ku e kam baben ..po dajen,- tha djali
    Plakut i qeshi buza lehte nen mustaqet e zeza, nga mencuria e djalit.
    Plaku vuri lehte doren mbi koburen e qendisur, djali nuk levizi, vetem veshtroi duart pa nerva te plakut.
    Perseri gjithcka heshti. Shikimi qe me pare ishte i rrepte i plakut u dobesua, syte tregonin dicka tjeter nga fjalet e tij.
    Hapi krahet ne drejtim te djalit dhe u perqafuan si burrat.
    Shpendi kaloi Maren neper mend, sa do gezohet tha me vete...

    ( Motivuar nga ngjarje e jetuar")
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-03-2003 mė 01:18
    muzg i heshtur

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Gjarperinj-vrasesi i vogel

    * * *
    Djaloshit nuk i zinte vendi vend ate dite..fluturonte si capken i vogel livadhit lule shume. Syte i shkonin tek kemisha qe i fali nana Luke ate dite. Nga gezimi i asaj kemishe qeshte me vete..luante me qengjat e vegjel. rrotullohej...deri sa i merreshin mend..dhe binte duke qeshur me gjithe shpirt..
    Nana Luke..i ktheva delet thirri me zerin e holle prej femije.
    Plaka nuk u pergjigj.
    Ai u ngjit tek mrizi duke marre fryme dihatshem nga lodhja.
    Paska fjetur tha me vete kur pa qe plaka ishte mbeshtetur trungut te trashe te mrizit.
    Ai vazhdoi lojen...
    Dielli afroi te perendonte , fresku alpin i muzgut i ledhatoi trupin vogelushit nen kemishen e dhuruar nga plaka.
    U afrua serish tek mirzi. -Nana Luke, nana Luke duhet te kthehemi...po erret.- e preku lehte por ajo nuk levizi
    -Nana Luke, delet u nisen- tha ai me nje ze qe i dilte plogesht.
    E tundi perseri lehte...duke thirrur -Nana Luke!
    Instiktivisht djalit i shkuan te rrenqethura nga nje mendim qe i kaloi si shkreptime nate vere ne qielllin e pa re.
    Ajo kishte vdekur.
    Klithma te pervajshme pushtuan ate muzg mbremje nga zeri i holle i kesaj krijese te pafajshme , qe nuk dinte ti mbrohej as gezimit, as vajit.
    Tingellimi i kemboreve u zbeh duke u largur nga ajo qoshe e botes ku qante plot denese nje femije mbi trupin e pa jete te plakes, qe aq shume e donte.
    Qau sa lotoj lotet e u mek.
    Askush nuk do kujtohej per delet qe u kthyen pa coban. E kush te kujtohej.
    Ajo nene e mjere kishte nje jete qe jetonte vetem. Ne nje qilar te ndertuar, per te gatuar dikur afer shtepise se madhe te njerzeve te burrit te saj. Ajo e kishte stukur me fier per te mos u futur era neper qepra, aty kishte te gjithe orendite e saj nje krevat te drunjte, nje arke per rrobat, oxhaku qe kishte veshur me nje cipe te zeze peshtime gjithcka. Ne ate plevice te erret kalonte ditet dhe vitet e saj e vetmuar. Askush nuk kujtohej per te...e vetme errej e vetme gdhihej.
    Brenda shtepise kishte vite qe nuk futej, sikur te mos ishin shtreterit e merimangave dhe era e mykut te krijohej pershtypja se dikush jeton cdo dite ne ate shtepi...gjithcka ishte ne vendin e vet. Si nje muze, apo si nje maket i ngrire, qe nje dore e rrepte e kishte urdheruar ndalimin e jetes ne nje cast, dhe gjithcka ishte ngrire ashtu prej vitesh .
    Mirushi, keshtu e therriste plaka djalin qe po i qan te koka nen hijen e nates.
    Ai ishte katermbedhjete vjec sa kishte mbaruar klasen e tete.
    Cdo dite kur kthehej nga shkolla, hiqte rrobat e mira, vishte ato te vjetrat qe kishte perdorur nje vit me pare si te mira, dhe merrte rrugen pergjate nje pylli te vogel deri tek lendina ku plaka ruante delet e saj, te vetmet frymore qe e shoqeronin gjithnje.
    Ate dite, ai me deftesen ne dore, kishte dale shume mire, kishte vrapuar per tek plaka, i lumtur nuk i kishte pushuar goja asnjehere...-Do te behem piktor- ...pas pak thoshte -Do te behem artist nana Luke...do te shkoj ne shkolle, kur te kthehem do jem rrite...do mesoj ...nuk do te te harroj. Ajo kishte nxjerre nga strajca e saj nje kemishe , duke i thene -Veshe te paste nana, per hatrin tem, veshe dua te te shoh me kete kemishe.
    Mirushi qendronte gjate me plaken. Ajo e donte shume. Te gjithe habiteshin per kete..Prinderit e tij ishin shqetesuar, por nuk e ndalonin dot..kur nuk e linin te shkonte tek nana Luke, ai idhnohej nuk flite me askend...vetem sa nuk qante si i denuar.
    * * *
    Kaluan disa ore nate, djali duke e marre lemza nga te qaret mblodhi disa drunj te thate ndezi nje zjarr te madh.
    Pas pak u duken disa drita qe vinin ne drejtim te tij.
    Te nesermen nana Luke u varros, njerzit u larguan turma turma..per te vazhduar nje dite te re, sikur ska ndodhur asgje..
    Nana Luke sic e therrisnin te gjithe femijet e lagjes do harrohej.
    Mirushi ( asksuh nuk do ta therriste me ne kete emer) u be i cuditshem.
    Mbi dege pemesh, neper rruge, gradhiqe, neper gure te medhenj njerzit kohet e fundit gjenin gjarperinj te vrare.
    I habiti aq shume ky fakt sa filloj t'iu dukej si nje ogur i keq...Pyesnin femijet, por ata betoheshin qe nuk dinin gje.
    Mirushi rrinte vetem, nuk shoqerohej me askend.
    Shtepia e plakes u kthye ne stalle per koperativen, delet i moren e ua bashkuan kopeve te tyre. Djaloshi shtrengonte dhembet nga inati, merrte rrugen per gjate ashtes, dilte tek nje zallishte dhe kerkonte atje te gjente ndonje gjarper ta vriste.
    Nganjehere rrinte gjithe diten deri sa te vriste ndonje gjarper qe i shpetonte mes guresh. Me nje shkop te mprehte e nxirrte ne nje shesh ku nuk kishte nga t'i shkonte..e qellonte lehte per ta vrare pak nga pak. Kur gjarperi tentonte te largohej apo te mesynte djalin, ai nevrikosej, ne trup e pershkonin djerse te ftohta, shtrengonte dhembet me nofullat e vogla.
    Bertiste....-Do ju vras, do ju vras-.....copat e zvarranikut shpendaheshin lart e poshte nga druri ne krahet e dobet te djaloshit.
    Gjarperinj te vrare kudo ..te varur mbi dege, te copetuar te rrjepur, mbi mure, nder rruge...nder livadhe...Mure te vjetra te rrenuara, shenja te luftes se djaloshit kunder gjarperinjve.
    Gjithe diten e kaloi tek nje liqen, ne pritje te nje gjarperi qe notonte me koken mbi uje duke krijuar vale rrethore pas tij, ai desh u mbyt pasi humbi durimin dhe u fut ta vriste ne uje. Ne mbremje gjarperi doli ne breg ku do gjente shkopin qe e priste ne duart qe i dridheshin nga nervat.
    Kur vriste nje gjarper trupi i mbulohej nga djerse te ftohta. Tretej nga nje amkth qe do e dergonte shpirtin e tij ne nje bote tmerrsisht te mistershme. Taka metalike te nje hapi te rende e ritmik i afrohej djalit duke shkelur mbi nje sfond te shtruar me gastare te thyera ngjitur mbi nje trajte te zeze qe kurre se mori vesh se cfare ishte.
    Hapat leshonin nje tingull si ai i gervishtjes me thonj ne nje llamarine te ndryshkur. Kur hapi afrohej aq shume sa shpirti i tij i vogel zihej ne nje piramide xhamash te thyer dhe kraherori i mpihej i pa-afate edhe per nje frymarrje, shkundej si nje zemer qe tenton te rrahe edhe nje here.
    Kur ky ankth i tmerrshem e leshonte ndihej i lodhur, kembet nuk e mbanin.

    Ne ate vere ai erdhi e u dobesua, rrethi i syve iu zverdh. Krahet e dobet vareshin mbi shpatullat e rena te femijes "luftetar."
    Shume shpesh kujtonte rrefimin e Nana Lukes, ai e perseriste me vete gjithje dhe mbushej me dhimbje, shpirti i tij ishte si nje tretesire e ngopur qe nuk mbante me .
    * * *
    Ishte vjeshte e vitit 1948.
    Nje nate feste, ishin mbledhur te gjithe.
    Pas darke vone i shoqi i Lukes mori djalin. Me te ishin edhe dy te tjere, qe dolen per te shkuar te shqerrat ne livadhet ku kishin dale per te vjeshtuar. -Une ndeza pisha- thote ajo dhe i percolla deri tek dera.
    Nuk isha ngjitur akoma ne krye te shkallave kur degjova krisma.
    Pa dale te dera degjova zerin e burrit qe renkonte e kishin marre tre plumba. Krismat vazhdonin. Plumat fershellenin mbi muret e shtepise. Iu afrova atij, kisha harruar se dikush po qellonte akoma. E mbeshteta per prag...kishte vdekur.
    Pishat u fiken tek kroi. Nuk shihej asgje..vetem flaket e armeve ndriconin shpatin, si vetetimat. Degjova zerin e djalit. Shkova dhe e gjeta te rrezuar tek kroi. E mora hopa. Ka qene kaq sa je ti dhe i perkedhelte floket djalit.
    Ndjeva gjakun e ngrohte te tij mbi gji. Sa dola ne krye te shkalleve iu drodh buza e nxire dhe me vdiq ne duar. O zot..traret e asaj shtepie kerciten. Si nuk u shemb ajo kulle ate nate. Ata moren te ikin si lugeter duke bere zhurme me hapat e tyre te rende. Nje grua tek komshinjte doli e thirri ..-Mosni o njerez, as fashizmi nuk ban keshtu ne popull.
    Nga dy gunget e oxhakut vershuan dy rreke gjaku ne drejtim te deres. Ajo shtepi u fik ate nate, bashke me zemren time.
    Dola e mora te plagosurit..i terhoqa zvarre se nuk mundja ndryshe...-O zot sa e forte paskam qene- shfrynte plaka me lotet qe i binin njeri pas tjetrit mbi faqet e rrudhura nga vitet, me shume nga dhimbja.
    Djaloshi duke ndjere dhimbje njerezore ne shpirtin e tij te vogel..me naivitet femije, therriste si per ta pajtur nanen Luke. -Kush ishin ata, une do t'i vras.....kush jane me thuaj,- ajo nuk pergjigjej dot ..-Eh ...gjarperinj ishin, gjarperinj. Ata jane futur thelle ne kete toke..kane ne koke nje strofke me helm.
    Eh gjarperinjte- ...ngulshonte plaka.
    ..
    Ajo vere kaloi shpejt. Djali priste t'i jepej e drejta per studim, por nuk iu dha.., mbi kraheror ndjeu nje ngushtim..fytyren ia pushtoi nje tis i erret, u ngushtua ..aq sa te qante iu duk pak.
    Shkoi tek varri i nana Lukes, e foli me te sikur ajo po e degjonte
    -I kam vare gjarperinjte nane ..por paskam vrare disa zvarranike te pashpirte, shpirtin e paskan nga zgavra te erreta te kesaj toke qe dalin si nje ere e keqe qe po me merr frymen. Hapi nje varr te vogel mbi varrin e saj ...futi aty librat e lidhura ..dhe kemishen qe ajo ia dhuroi ate dite qe do vdiste..
    .Ajo kemishe ishte dicka nga gjerat e te birit, qe e kishte ruajtur plaka dhe kaluar jeten, duke qare mbi to. Ate dite djaloshi e kishte veshur, zemra e saj nuk kishte duruar me ..ka pushuar per te shkuar tek i biri qe ish tretur ne dhe me i pafajshem se Jezus Krishti ...si nje gonxhe e keputur para se te celte.
    ......
    Mori pastaj rrugen te largohej, mbi faqe ndjente lotet e ngrire.
    Disa drita te dobeta e ftonin ne shtepi, ai i pa njehere, kaloi ne mendje nenen, iu dhimbs. Nene me mire mos te me shohesh se sa te me shohesh duke vuajtur.
    * * *
    Ne vitin 1991 tek varrezat e fshatit u gdhine tre varre te mermerta
    mbi nje pllake shkruhej
    MARTIN LUC NIKAJ MIROSH MARTIN NIKAJ
    L.1885 V 1948 L.1934 V 1948

    " VRARE NGA FORCAT E REGJIMIT KOMUNIST''
    .................................................. ......................................
    Ne varrin tjeter nje tufe me lule, ku ne nje fjongo shkruhej
    "Nana Luke kurre nuk e harrova dashurine dhe dhimbjen qe mora prej teje"

    Banoret e habitur per varret qe papritur u gjenden te mermerta
    kthyen syte nga rruga, nje makine la mbrapa nje shullunge pluhuri, dhe u zhduk ne rrugen qe dredhonte neper ato male te mbushura me dhimbje.

    1. 3. 03
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-03-2003 mė 22:40
    muzg i heshtur

Tema tė Ngjashme

  1. Kristal nė mjegull
    Nga e_kalter nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 29-08-2011, 02:12
  2. Gjaku i shkelur
    Nga BluPower_blu nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-06-2007, 14:34
  3. Cili ėshtė evropiani mė i mirė qė ka shkelur nė NBA?
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 18:33
  4. 2 programe audio/video player KaolaXP(shqip) dhe Kristal player
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 15:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •