Blerina Sula, protagonistja e ngjarjes tregon se si vendosi se bashku me te dashurin e saj Gentian Kaloci nga Zhama e Lushnjes t'i jepnin fund jetes me fotoksine ne varrezat e fshatit.
Sokrat Ndrecka
Lushnje- Dy te rinj nga Lushnja kane zgjedhur varrezat e fshatit per t'i dhene fund jetes pas kundershtimit te dashurise se tyre nga prindrit e djalit. "Nuk kishim rruge tjeter. Pas dy muajsh mua me nxorren nga shtepia, edhe pse duhshim fort me Gentianin". Keshtu e nis rrefimin Blerina 18 vjecare nga Zhama e Lushnjes. Nje histori qe per pak sa nuk u kthye ne nje tragjedi "Romeo dhe Zhulieta". Kundrejt refuzimit te prinderve te djalit, vajza ka zgjedhur rrugen e vetflijimit. Por i dashuri i saj qe kishte vendosur te behej bashkeshort, nuk ka dashur ta braktise. Bien dakort t'i japin fund jetes me nga nje kokerr fotoksine, pasi per realizimin e endrres nuk kishin shprese. Nje bashkefshatar nga Zhama e Lushnjes qe kalon pak caste pasi kishin kaperdire kokrrat jep alarmin dhe i dergon ne spitalin e qytetit, ku pas nje terapie intensive te rinjte i kane shpetuar vdekjes, sic tregojne doktoret. Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare, ndersa dy te rinjte e dashuruar per pak sa nuk kane perseritur tragjedine "Romeo dhe Zhulieta". Shkak per kete u be dashuria e mohuar nga prinderit e djalit. Gentian Kaloci, 22 vjec dhe Blerina Sula 18 vjec nga komuna e Zhames, moren vendim te perbashket te mos jetonin me per arsye se babai i Gentianit nuk donte qe djali i tij te fejohej dhe me pas te martohej me nje vajze nga fisi Sula me banim ne Zhame. Vetem dy muaj ka zgjatur qendrimi i Blerines ne shtepine e familjes Kaloci.
Dashuria bashkon dy te rinjte
Kishte kohe qe Gentiani dashuronte Blerinen. Edhe ajo ruante ndjenja te siqnerta per njeriun e saj te ardhshshem. "Ne duheshim dhe se bashku vendosem qe jo vetem te fejoheshim, por dhe te martoheshim. Prindrit e mi ishin dakort, por pasi shkova ne shtepine e Gentianit, te tijet me priten ftohte dhe pas dy muajve me nxorren nga shtepia. Une i doja dhe respektoja", thote Blerina. Te njejtin mendim shfaq dhe e ema e saj. Ndersa prej tragjedise familja Kaloci eshte larguar perkohesisht nga Zhama, te rinjte vazhdojne te dhen. Gentiani kishte biseduar dhe me te atin. Por ky e kishte refuzuar kur mori vesh se vajza ishte e fisit Sula. Per kete arsye kerkoi nga i biri te mos mbante melidhje me vajzen, ndryshe punet ne familje nuk do ishin mire. Ndersa vajza nuk hiqte dore nga dashuria e pare me djalin qe zgjodhi. Megjithese mesoi edhe kundershtine e prinderve te Gentianit, ajo perseri ruante mendimin e mire se nje dite babai i te fejuarit do te gjykonte ndryshe. Ditet kalonin dhe enigma midis te dashurve ruante surpriza qe i bene te rinjte te mendohen dhe per te marre nje vendim. "Vendosem se bashku. Do te vethelmohemi", rrefen Blerina duke qare, ende e traumatizuar nga historia.
Vendimi i te dashuruarve
Te ndodhur perballe presionit te familjes per te prishur dashurine e dy te rinjve, cifti mori nje vendim teper te veshtire mengjesin e tre diteve me pare. Ndoshta ishte gjykimi i castit ai qe i coi Gentianin dhe Blerinen ne nje gabim fatal. Vendosen t'i japin fund jetes se tyre ne moshen me te bukur. "Nuk kishim rruge tjeter. te pakten une. Kur u ktheva ne shtepi, prindrit nuk e priten mire vendimin e familjes Kaloci. Edhe Gentiani ishte i merzitur. Pasi bashkebiseduam te dy morem dhe vendimin perfundimtar, te vethelmoheshim me fotoksine", thote 18 vjecarja Sula. Mund te ishte ky nje nga versionet e tyre per te thyer dhe kundershtuar presionin e pakuptimte te nje familje me paragjykime te hershme. Sidoqofte te dashuruarit nuk u kthyen me per te pare pasojat e vendimit te pakthyeshem. Heret ne mengjes ata zgjodhen vendin me te pershtatshem varrezat e fshatit dhe rrugen per te ekzekutuar aktin e veteflijimit, helmi. Ne emer te dashurise se sinqerte te rinjte vendosen te vethelmohen ne varrezat e fshatit Zhame, larg cdo shikimi te banoreve perreth. Ne nje kohe, ne sy te njeri-tjetrit gelltisin fotoksinen dhe presin ne heshtje ardhjen e vdekjes. Asnje fjale, vec nje shtrengim duarsh dhe sy qe shkojne drejt perendimit. "Pasi hodhem kokrrat e fotoksines ne goje, ishim te vetdijshem per aktin qe ndermorrem dhe ate qe na priste. Nese nuk do te ndodhej bashkefshatari yne, une dhe Gentiani nuk do te ishim sot gjalle. U shtrenguam fort me njeri-tjetrin duke thene lamtumtumire, por pas disa oresh e pame veten ne spital", shprehet 18 vjecarja.
Ne repartin e reaminacionit
Rastesia beri mrekulline. Nje udhetar teksa kalonte ne rrugen prane varrezave ne fshatin Zhame shikon diku dy trupa te shtrire pertoke. Afrohet dhe ve kujen. Ne kete rast gjithkush kerkon te jap sa te jete e mundur ndihme. Te dy ishin ne gjendje kome. Mjeku reanimator Myftari thote se "te rinjte ishin pa shprese per jete". Ata ishin ne intoksikim kimik ne veshtrimin e pare. Menjehere u vune ne mjekim intensiv. Te rinjte arriten te kthehen ne jete pas nje terapie te shpejte, por dhe fal kohes e lavazhit. Kane qene me fat se ne shume raste te vetehelmuarit me fostoksine gjejne vdekjen. "Nuk e di se cdo te behet ketej e tutje, por une vazhdoj ta dua ate djale, ashtu sic me do dhe ai mua. Ne nuk mund te rrojme dot pa njeri-tjetrin", perfundon Blerina 18 vjecare.
Rastet e fundit te vethelmimit
Sipas te dhenave ne Lushnje vetehelmimet me fostoksine kane qene me te shpeshta tek moshat e reja deri ne 25 vjec. Si 6 mujor jane dokuentuar 10 raste intoksikime kimike ku tre prej tyre nuk kane mundur ti shpetojne vdekjes. Nje muaj me pare Leandra Ceni nga komuna e Cermes gjeti vdekjen nga perdorimi i fostoksines per shkak te nje zenke me te fejuarin e aj. Vetgjyqesia beri qe te mos jetonte me. Po keshtu nje i ri nga Sarava u gjet ne gjendje kome ne shtepine e tij pasi avujt mbytes te insekticideve qe i kishte marre me vullnetin e tij per t'i dhene fund jetes rinore. Mjeket reominatore Dervish Myftari dhe Mihal Petushi thane se ne shumicen e rasteve pacientet e vetehelmuar veprimin e kryejne me ndergjegje per ti dhene fund jetes. Rasti me tipik eshte i tre diteve me pare kur dy te rinj te dashuruar kerkojne ti japin fund jetes bashkeshortore per shkak te nje zenke te lindur ne familje. U mjaftoi atyre nga nje kokerr bar miu per t'u thene familjareve se jemi te vendosur te cojme deri ne fund vendimin e tyre. Nderhyrja e shpejt mjeksore iu dha mundesine Gentian Kalocit 22 vjec dhe Blerina Sula 18 vjec per te jetuar perseri.
Kopjuar nga gazeta Koha Jone
Krijoni Kontakt