Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Hajduti I Mengjesit

    Shtatė e tridhjetė e mėngjesit. Antonio Branka hyn brenda tabakėrisė,i shpėrfytyruar.Sytė e tij janė tė enjtur, nga njė natė e tėrė pa gjumė. Shtyn i vendosur derėn e i afrohet me hapa tė shpejtė arkės ku ėshtė dyqanxhiu. Nxjerr pistoletėn nga xhepi, e drejton mbi trupin e tij .
    -Mirėmėngjes zoti Luixhi!
    -Antonio, je ēmendur ?
    -Mė vjen keq zoti Luixhi. Hape arkėn e mos bėj zhurmė !
    -Antonio, hiqe atė armė nga duart! Tė ka marrė erė truri? Jam unė, o zot, xha Luixhi!
    -E di kush je, mė vjen keq tė thashė! Hape arkėn!
    -Por kėtu vjen ēdo mėngjes nėna jote tė blejė qumėshtin!
    -Nėna ime nuk hyn nė kėtė mes! Mos e zgjat mė, hape arkėn e mė dorėzo ēka brenda!
    -Nuk ka asgjė Antonio! Akoma nuk ka shkuar ora tetė. Ti je klienti i tretė qė ka erdhur deri tani!
    Antonio nuk beson. Heq siguresėn e armės e bėn pėrpara i vendosur. Nė sytė e tij dridhet diēka jo tokėsore. Luixhi e kupton e bėn menjėherė ē’i thotė ai. Nė tė vėrtetė, nė arkė nuk ka mė shumė se dhjetė euro.
    -Ku janė tė tjerat?-belbėzon i humbur Antonio e rrotullohet i marrosur brenda kotėsisė sė krijuar aq befas.. Luixhi bėn t’i afrohet, por Antonio i tėrbuar i klith:
    -Ku shkon?-e pėr pak gishti i tij prek kėmbėzėn. E mban nė momentin e fundit, kurse Luixhi i terrorizuar kthehet prapa nė qoshen e tij, e vetėm si kalojnė disa minuta, i flet:
    -Antonio, ule atė armė. Pas pak mund tė vijnė klientė tė tjerė. Nuk duhet tė tė shohin kėshtu. Do thėrrasin policinė, e punėt do shkojnė nė dreq.
    -Unė jam nė dreq qė kur kam lindur,-e Antonio dridhet si asnjėherė tjetėr. Ėshtė e disata ditė qė nuk merr mė dozėn e heroinės. Bėn para-mbrapa, ndalet nė njė moment, shikon nga arka, gėlltitet, i afrohet paketave tė cigareve e mbush xhepat me to. Pastaj i ve nė vend. Nuk ka ku t’i shesė, kurse zoti Luixhi nuk ka para tė thata.
    -‘’Antonio, mos bėj marrėzira. Nga ēasti nė ēast kėtu do mbushet me njerėz. Pastaj tė mori lumi. Ule armėn,tė bisedojmė. E mbajmė nė mesin tonė kėtė histori. ‘’
    Antonio s’di ē’tė bėjė. Atė njeri e njeh qė njė jetė tė tėrė; nėna e tij shkon gjithmonė atje tė blerė gjėra tė vogla pėr shtėpinė. Por armėn nuk e ul. S’ka mė kuptim tė vazhdojė kėshtu. Gjithė kjo dhimbje qė i vesh sytė me bulėza gjaku e s’e le tė shohė pėrtej. Tashmė ēdo gjė ka dalė jashtė vendit tė saj, s’ka fjalė qė tė ngrohė mė shpirtin e tij. Ēdo ditė qė i kalon, bėn njė copė rrugė e pastaj i vjen rishtazi prapa e i varet si njė brengė. Kurrizi i tij sa vjen e po kėrruset nga pesha e ditėve qė e kanė burgosur e s’e lenė tė bėjė njė ēap pėrpara. Errėsirė.Vetėm njė zhurmė e mjegullt, klithma qė e ndjekin, e pėrqeshin, njerėz qė s’i hedhin mė sytė. E quajnė tė kotė, e pėrbuzin.Tani qė e kanė flakur njė herė e mirė nga gjiri i tyre, s’ėshtė mė njeri si ata. Po ēfarė ėshtė? As ai vetė nuk e di. As atij vetė nuk i bėn mė pėrshtypje tė dijė ēfarė ėshtė.
    Vetėm qė ka nevojė pėr heroinė. Ka harruar kush janė pėrkėdheljet e nėnės sė tij, qė gjithmonė e mė e kėrrusur, bėn rrugėn e turpit kur dėgjon si flasin pėr tė birin. Babai i tij dergjet nė shtrat prej vitesh. Nuk shikon mė, i ka harruar me kohė fytyrėn tė birit, tani as nuk i flet. Vetėm pėrgjon nė heshtje kur grindet e bėn sherr me nėnėn e tij.
    -I gjori baba,-mendonte Antonio pėrditė, por nuk shkoi asnjėherė afėr, t’i prekte dorėn e t’i ledhatonte sytė e errėsuar. I vinte rėndė, sikur ta dinte qė edhe babai i tij mendonte si tė tjerėt jashtė.
    -Jetė muti! Mė vjen keq, zoti Luixhi!-dhe Antonio mbyll sytė. I vendosur t’i japė fund gjithēkaje njėherė e pėrgjithmonė. Hap gojėn e vendos metalin e ftohtė brenda. Mbushet me frymė, por mė pėrpara njė klithmė e dhimbshur e paralizon tė gjithin:
    -Mos Antonio! Ē’po bėn?-dhe dy duar tė mplakura e kapin me zor, sikur t’i luten. Ai hap sytė e shikon i zgurdulluar Luixhin qė pėrpiqet ta ndalojė.
    -Ē’bėn, o perėndi, ti je tre herė mė i ri se unė!
    Antonio sprapset.Sytė e tij ndritin njė lėng tė tejdukshėm qė e bėn tė dridhet i gjithi. Ul pėrkohėsisht armėn, e shikon nė heshtje Luixhin.
    -Mirėmėngjes, Luixhi!
    Antonio fsheh menjėherė armėn. Dikush ėshtė futur brenda nė dyqan.
    -Ah, Tonino…Mė hutove.
    Tonino shikon njė djalosh qė qėndron nė mes tė dyqanit, por nuk ia ve veshin.
    -Eh, e ku tė le tė flesh rehat ajo plaka ime. Mė ka zgjuar qė pa dalė mirė dielli. Eja tė dalim,-tha,-tė bėjmė shėtitje nė park. Ne tė dy jemi pleq e kemi nevojė tė lėvizim. Tė marrim ajėr tė pastėr.
    Mė kupton? Dolėm si dy tė rrjedhur mendsh e u vėrdallisėm pa shkėmbyer gjysėm llafi pėr dy orė rresht. Por nuk u bėra pishman. Jashtė ėshtė njė kohė aq e bukur sa ia vlente barra qiranė.
    -Ke tė drejtė Tonino! Ke tė drejtė,-dhe sytė e Luixhit lėvizin tė shqetėsuar.
    -Eh, pleqėri e varfėr! Mė jep tė zakonshmet,-por Luixhi ka frikė tė lėvizė. Tė lerė Toninon vetėm pėr vetėm me Antonion. Qėndron i paralizuar, e megjithatė nuk ka nga t’ia mbajė. Ėshtė mė keq mos bėjė gjė. Tonino mund tė dyshojė, e gjithēka mund tė shkojė keq e mė keq pastaj. Drejtohet i nxituar nė banak, mbėshtjell shpejt e shpejt dyqind gram mortadelle, i fut nė njė qese bashkė me njė shishe qumėsht e ia dorėzon nė duar Toninos.
    -Mirupafshim!
    -Ē’ke sot? Harrove tė mė kėrkoje edhe paratė! Eh, po shket nga vidhat edhe ti Luixhi. Mė dėgjo mua, duhet te dalėsh pėr shėtitje nė mėngjes pa hapur dyqanin,-e Tonino qesh me tė madhe duke i shkelur syrin Antonios qė dėgjon i ngrirė.
    -Ē’tė bėj qė kam zemėr tė mirė, pa tė ishte ndonjė tjetėr, do kishte ikur pa paguar,-dhe i zgjat njė karmonedhė njėzet euro Luixhit.
    -S’kam tė tė kthej kusurin! Paguaj mbasdite,-thotė Luixhi i shqetėsuar.
    -Me kėtė lloj dyqani, as ke pėr tė marrė ndonjėherė frymė si njeri. As njėzet euro kusur nuk mban nė arkė. Po ti djalosh,-dhe Tonino e kap pėr krahu Antonion,-ti ke t’i prishėsh kėto njėzet euro?
    Antonio mohon me kokė i hutuar.
    -Eh, rinia,-vazhdon Tonino!-Nuk kanė faj tė shkretėt. Tė gjithė tė papunė do mbeten, mė dėgjo mua. Ėshtė faji i qeverisė. Taksa, vetėm taksa, me pensionin qė kemi s’na del qė tė shtyjmė as javėn. Mirė qė ajo e bekuara ime shoqe, u tregua me mend e bleu tokėn e varrit kėtu e vite mė pėrpara. tė mbulohemi si njerėz tė paktėn…
    Dėgjo Luixhi, unė po i le kėto,…s’ka gjė, po dal mė vonė tė marr kusurin. Me tėrė ato halle qė kam mund edhe tė harroj qė duhet tė tė paguaj, e kush rri tė dėgjon ty pastaj...,-i shkel syrin dyqanxhiut, e pėrshėndet gjithė mirėsjellje e largohet.
    Luixhi mban shtrėnguar nė dorė kartmonedhėn njėzet euro. Nuk di ē’ta bėjė. Antonio ėshtė gjallėruar, nxjerr nė dritė pistoletėn, e Luixhi i dorėzon pa zė paratė.
    -Mė vjen vėrtet keq Luixhi! Ec pėrpara, tė lutem, nuk dua tė tė bėj keq. Unė do rri me ty kėtu, deri nė mesditė. Do pres disa klientė e do largohem. Quaji sikur t’i kam marrė hua. Do tė t’i kthej njė ditė. Edhe njė gjė, nuk e harroj atė qė bėre pėr mua pak mė pėrpara.
    Antonio e detyron Luixhin tė ecė, tė futet pas banakut. Pėr vete kėrruset nėn banak, aty ku s’e sheh njeri. Kontrollon vetėm Luixhin qė aty. I mban drejtuar pistoletėn, por mė lirshėm dhe siguresėn e ka ēuar nė vendin e saj.
    -Hajde, s’ėshtė ndonjė gjė e madhe,-i thotė i gjallėruar, e provon tė qeshė pėr herė tė parė atė ditė.
    Luixhi nuk flet. Njė hije e ka mbuluar tė gjithin. Ky rrugaē kėrkon t’i marrė tė gjithė klientėt. Pak mė pėrpara i shpėtoi jetėn, e si po ia shpėrblen tani? E kėrcėnon duke qeshur me njė armė qė i drejton mbi trup.
    -Do tė t’i kthej, do tė t’i kthej,-i pėrsėrit me bindje Antonio nga poshtė banakut, nė pritje tė klientėve qė do vijnė. –Tre, e shumta katėr dhe do ik. Mos ki merak!
    Jashtė dėgjohen hapa njerėzish.
    -Mos lėviz,-E Antonio bėhet menjėherė nervoz. –S’ka shaka, mė dėgjon Luixhi? Leri t’i marrin vetė gjėrat, ti rri kėtu me mua. Dhe asnjė nuk do tė vritet. Mė more vesh?
    Luixhi tund kokėn me zor. Janė dy tė rinj qė rrotullohen njė copė herė tė pavendosur nė dyqan e blejnė cingėrima. Paguajnė fiks e largohen.
    -M’i jep kėtu,-e Antonio merr nė duar paratė. –Kaq pak? Tani po e kuptoj pse arka jote rri bosh gjithė ditėn. S’ėshtė faji yt Luixhi! I gjori ti qė gjithė ditėn…-e fillon tė qeshė me zhurmė. Pastaj e mbledh veten.
    -Mė vjen keq,-i thotė rishtazi.
    -E mora vesh,-e Luixhi bėn tė lėvizė.
    -Ku po vete?-e pyet Antonio duke i mbajtur drejtuar armėn. –Eja kėtu!
    Luixhi nuk kthehet prapa. Del nga banaku, bėn dy hapa, pėrkulet, ngre lart njė pako ēamēakizash qė kishte rėnė pėrtokė, e vendos nė vend e shkon aty ku ishte.
    -Kėshtu po,-i thotė Antonio qė bie nė heshtje. Kujtohet herė pas here pėr t’i thėnė ndonjė gjė Luixhit qė e ka humbur fare. I qan hallin, i thotė qė kjo lagje ka vetėm njerėz varfanjakė, e nga ata qė i mbajnė lekėt shtrėnguar pėr t’i marrė me vete nė pėrtejvarr.
    Luixhi dėgjon i nėnshtruar. –Edhe sa do rrijė kėtu?-mendon, e nuk i hedh as sytė pėr ta parė kur flet.
    Befas lėviz i gjithi. Dikush ka hyrė nė dyqan.
    -Mirėmėngjes, zonja Maria! Mirė u zgjuat?
    Antonio ngrin nga koka te kėmbėt. Ėshtė nėna e tij. Nuk guxon as tė marrė frymė. Ngre vėshtrimin i dėshpėruar e i lutet nė heshtje Luixhit. Ky i fundit bėn sikur s’shikon, tani ka marrė njė ngjyrė tjetėr, ėshtė bėrė mė i gjallė.
    -Eh, mirėmėngjes, Luixhi! Mirė i thėnēin. Gjithė natėn mė ėshtė ankuar im shoq. Nuk ka qenė mirė kohėt e fundit. Tė shohim tani, qė mori koha pėr mbarė.
    -Pashė djalin tuaj sot zonjė! Doli herėt, shumė herėt !
    -I paudhi ! Pėrplasi dyert dhe e zgjoi nga gjumi tim shoq. Se ku shkon qė nė atė orė njė zot e di.
    -Po kėshtu e kanė tė rinjtė, zonja Maria.
    -Na kanė gjetur telashet edhe me atė, qė dhėntė zoti! E kemi djalė tė vetėm, im shoq flet vetėm kur del ai. Nuk do tė grindet me tė. Ėshtė lodhur, njė jetė tė tėrė i ka folur, kurse ai nė rrugėn e tij. Ėshtė i zgjuar, dreqi, vetėm qė dembel! Kėto kohė njėherė as qė e shikojmė tė mblidhet nė shtėpi. Del nė mėngjes herėt e kthehet vonė. Ne tė dy rrimė gjithė ditėn si kukudhė e presim tė hyjė nė shtėpi. Kemi frikė. Kemi merak. Unė jam nė hall, po e di qė edhe burri vuan. Qė kur ka humbur shikimin ndjehet i paaftė tė bėjė gjė pėr tim bir. Pret, pret i gjori nė njė mrekulli. Ta shikojė njeri tė birin e tė vdesė rehat.
    Antonio ėshtė i mbuluar i gjithi nė djersė tė ftohta, qė e bėjnė tė dridhet nė ankth.
    -Nuk ka faj, mė dėgjoni mua zonja Maria! Atė po mė thoshte nė mėngjes edhe zoti Tonino! Me kėto kohėra qė kanė erdhur, ėshtė vėrtet vėshtirė tė bėjnė pėrpara tė rinjtė.
    -Ka kėrkuar, ka kėrkuar punė. Nuk ka gjetur. Ishte diku, e mbajtėn ca kohė pastaj i treguan rrugėn. Nuk ka para sot, prandaj.
    -Eh, zonja Maria! Eh!!!
    Maria u drejtua afėr rafteve qė ishin diku mė tutje.
    -Zoti Luixhi! Mė jep njė dorė tė marr njė kuti reēeli aty sipėr. T’i ėmbėlsoj gojėn atij maskarait tim kur tė kthehet nė shtėpi. E ka qejf reēelin e qershisė,-e qesh me tė madhe.
    Luixhi qesh me mirėsjellje. Nuk ul fare kokėn tė shikojė Antonion kur e kėrcėnon me pistoletė. Del prej banakut dhe duke marrė me vete njė shkallė tė vogėl, e merr kutinė.
    -Po marr edhe ca gjėra tė tjera. Njėherė e mirė, kush mundohet e vjen prapė kėtu.
    Maria mbush njė ēantė me gjėra njėra mbi tjetrėn dhe i afrohet Luixhit:
    -Kėshtu zoti Luixhi, me kėto kohėra qė kanė erdhur, ėshtė vėshtirė tė tė ndihmojė njeri. Tė tėrė tė pėrplasin derėn pas fytyrės. Sidomos tim biri. Unė bėj ē’tė mundem, por rrallė e tek mė del ndonjė punė e vogėl nėpėr shtėpira. E kush i jep besim njė plake si mua?
    Po djalin e kam tė mirė. Kot flasin njerėzit poshtė e pėrpjetė. E njoh unė, ka njė zemėr flori, por ē’t’i bėsh...
    -Po juve mos ua vini veshin tė tjerėve zonja Maria. Edhe unė e njoh Antonion tuaj. Sikur tė bėjmė kėshtu: nė njė nga kėto ditė thuajini djalit tuaj tė mė takojė. Unė jam vetėm, kam nevojė pėr njė tjetėr qė tė mė japė njė dorė ndihmė. Ta ve nė provė e po ma mbushi mendjen po e marr nė punė. Jam plak e kushdo mund tė hyjė njė ditė e tė kėrkojė tė mė grabitė.
    -Ah, jeni shpirt njeriu zoti Luixhi. Kush e di sa do gėzohet Antonio. Edhe ai ju ka nė zemėr, pėr Shėn Mėrinė qė po! Po shkoj me vrap t’i them burrit, edhe atij do t’i bėhet shumė qejfi kur ta marrė vesh. Ah, ju faleminderit edhe njėherė, jeni shpirt njeriu, zoti Luixhi. Zoti ju bekoftė!
    Tė ishin tė gjithė njerėzit kėshtu, zoti Luixhi. Prit, pėr pak harruat paratė.
    Luixhi i mori paratė, e me bindje i la mbi banakun ku qėndronte i strukur Antonio.
    Doli dhe e shoqėroi tek dera zonjen Maria. Pastaj u kthye me hap te qete, brenda.
    -Rruge e lire Antonio, dil tani!
    Antonio del me syte e perlotur. Dicka eshte thyer ne zemren e atij djaloshi. Luixhii ben perpara, mbeshtjell ne dore kartmonedhen e zonjes Maria dhe ia perplas ne fytyre:
    -Merre,-i thote,-kjo ishte klientja jote e fundit!- dhe e percjell tek dera duke i rrahur shpatullat kercenueshem.
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    eris fantastik je..

    antonio e tonino jane i njejti emer..

    italanet e shkodranet antonit i thone dhe tonin..
    ta kishe bere paolo ate qe hyri rastesisht.. se me ngatrove ne fillim..

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    47
    Postime
    189
    Brar vellai mos u mbyt me nje pike uje....
    taljant edhe ne nje shtepi mund te kene te njejtin emer, mjaft qe te jete emri i gjyshit qe do iu lere shtepine....

    Eris si gjithmone shume bukur

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Faleminderit te dyve! Brari, u tha u be, do t'ia nderroj emrin ne Paolo! Gjithe te mirat nga Erisi
    ERIS RUSI

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė i tha hajduti mbretit?
    Nga morrison nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 30-09-2009, 13:46
  2. Kafeja e mengjesit
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 04:58
  3. Kafeja e mengjesit
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 15:22
  4. 6 mars 2006, fillojnė 40 ditėt e Kreshmės sė Madhe
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 15:56
  5. Shėrbesa e Mėngjesit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 02:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •