Se di pse po kjo pyetje me eshte ngulitur thelle ne tru
dhe shpesh here ja bej vetes kete pyetje :
Pse ke frike nga vdekja?
Nuk mund te them frike vetem nga vdekja ime, sepse diku
kam lexuar: Kur jemi ne nuk eshte vdekja, kur eshte vdekja nuk jemi ne!
Dhe kjo shprehje me del perpara sa here qe mendoj per vdekjen.
Por frika me e madhe eshte te perjetoj vdekjen e njerezve me te
dashur, dhe te shof sesi ato njerez largohen nje here e pergjithmone.
Cfare mendimesh keni ju per vdekjen, a duhet menduar kaq shume
per te, apo te merret lehte kur te vije te vije, jemi te pambrojtur ndaj saj.
Une vuaj edhe nqs me tregojne per nje person qe ka qene shume i largte
dhe po te mos me thonin se ka vdekur, s'do mendoja kurre per ate.
Kur e vuaj kaq shume ne njerez te huaj, se di si do jem e zonja ta
perballoj tek njerezit me te dashur..
A ka ndonje gje qe duhet te mbeshtetemi tek ajo dhe ti japim force vetes?
Krijoni Kontakt