Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Gaspėr Pali

  1. #1

    Gaspėr Pali

    Gaspėr Pali lindi ne 1916 ne Shkoder. Pasi kreu gjimnazin nė vendlindje, studioi pėr letėrsi nė Firence (Itali). Punoi si mėsues. Hapat e para letrare i bėri nga fundi i viteve ‘30, duke bashkėpunuar me revistat “Rilindje”, “Cirka” etj. Shkroi kryesisht poezi lirike, ku spikat ndjenja e melankolisė. La nė dorėshkrim shumė poezi. Njė pjesė e kėtyre krijimeve u botua nė 1959 nė vėllimin “Hyjt mbi greminė”. Vdiq nė Shkodėr nė 1942.

    Muzg mėrgimi

    Mbi syt t’lodhun, dalngadalė,
    nji tymtajė ndehet
    Nė dhomė nga ēdo anė
    hije burojnė e qasen me hap t’ploshtė
    Dielli ka mshehė ballin e gjanė
    E poshtė
    i njellė, zogu zogut, gjumė
    Hije t’hjellta si selvi
    mė murmurojnė:
    - shkėputi syt’ e librat treti,
    N’ara dil, si dikur fmi, -
    E si n’dhomė hijet u ngjallėn
    fantazmat murmuritse
    njimij kujtime nga fminia m’falen:
    - Muzgjet plot kumbonė
    kur ngitshim arash te mblueme nga tymtaja
    n’sa n’qiellė, si syni i jonė,
    lshojshim balona. –
    Andrrimet tona
    kaloshin pėrtej malit
    E kur dilte hana
    na fmi prej zallit
    balonėn, der’hanė, dojshim me e ēue
    Sonte, n’sa hijet m’flasin
    kėrkoj han’n m’e ndesh pėrsri
    Por hana, ma nuk m’qeshė
    si dikur fmi
    O, e kėrkoj hanėn
    n’sa me ‘i gjysė zanit
    me i folun hijeve, qė mė rethojnė
    por mbi sy m’asht ndé tymtaja
    Ndjeva se mė murmurojnė:
    “Eja n’Shkodėr, si dikur fmi,
    e prep prej zallit
    ke me pa hanėn kah ēohet prej malit. –
    -Ikėn kush’di – pėrgjegja – sa prendvera
    e sa stuhi shpirtin tim ma rrėnuen
    sa tash s’pėrtrihen stint, qė dikur m’gzuen!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922
    Prof. As. Dr. Alfred Ēapaliku

    Jeta dhe vepra e Gasper Palit

    " Mbas pak vjen
    prendimi i andrrimevet!"



    Jeta e Gaspėr Palit nuk qe thjesht njė ekzistencė, por nė radhė tė parė njė esencė. U lind nė Shkodėr, nė njė shtėpi dy katesh tė lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur nė tė gjitha pemėt ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bėnte rrugėn e parė nga materniteti, nėpėr kalldrėme trokiste djegaguri . . .

    Nėna, Luēia – shtėpiake, ishte bijė e familjes Daberdaku. Babai Kola – ēikrrimtar nė rrėnim e sipėr, punonte nė pazarin e Shkodrės. Bashkėshortėt nxorrėn nė dritė plot 11 fėmijė, tė fundmin Gasprin. Emri qe i pėrsėritur, mbasi vėllai i madh, qė vdiq rreth tė njėzetave quhej po ashtu.

    I lindur mė tepėr nė njė komunitet, se sa nė njė familje, Gaspri u rrit me ndjenjėn e respektit ndaj tė tjerėve dhe me atė tė pėrkujdesjes sė tė tjerėve ndaj tij.

    Babai qytetar, ndonėse kishte pėr tė ushqyer njė ekip fėmijėsh, u dha qė tė gjithėve arsim nė vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije tė thella nė shkollimin e lartė jashtė shtetit.

    Gaspri kreu shkėlqyeshėm filloren e pesė klasat e gjimnazit franēeskan nė qytetin e lindjes. Aty u dashurua pas muzikės, lėndė qė e jepte At Martin Gjoka, ngritės i orkestrės frymore "Illyricum", ku Gaspri qe instrumentist flauti e mė pas i trombės sibemol. Repertori i zgjedhur i partiturave: "Tango tė famshme – Kumparsita – Plegaria – Xhelozia", qė ruhet nė shtėpinė e mbesės, Luēi Pali (Shantoja), dėshmon se ai e ka njohur mirė muzikėn nė pėrgjithėsi e thellėsisht atė qė ekzekutonte me pasion. Shokė shkolle e pjesėtarė orkestre me Gasprin qenė muzikantėt e talentuar Prenkė Jakova, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Ēesk Zadeja, si dhe dramaturgu Kolė Jakova, i cili kujton:

    "Nė vitin 1929, Martin Gjoka riorganizoi bandėn e vjetėr "Illyricum" dhe aty mora pjesė edhe unė (me klarinetė)".1

    Tek ajo bandė Gaspri u mbrujt me kulturėn e traditėn e muzikės popullore dhe u njoh me disa pjesė tė kompozitorėve tė huaj. Me Prenkė Jakovėn, nė shtėpinė e tij, nėpėrmjet disqeve tė gramafonit apo tė njė radioje tė vjetėr, dėgjon muzikėn e Shubertit, Puēinit, Hajdenit, Mozartit.

    Nė bankat e liceut franēeskan ku drejtorė qenė Gjergj Fishta e Frano Kiri dhe mėsues Anton Harapi, Bernardin Palaj, Justin Rrota, Marin Sirdani, apo lulja e inteligjencies sė kohės; Gaspėr Pali ēan shtegun e vet poetik, qė pesėmbėdhjetė vjeē, me dy sonete nė sistemin metrik tė kodifikuar si dhe me njė vjershė "Djepi i vorfėn" – ndikim nga poezia popullore qytetare. Me 4 mars 1933 pėrmes njė eseje 4 faqesh, 17 vjeēari paraqet formimin e tij filozofik, nė njė apologji idealiste model: "Mbi natyrė tė Zotit".

    Me 11 korrik tė atij viti Gaspėr Pali me 16 shokė tė liceut "Illyricum" themeloi Shoqninė "Djelmnia Antonjane" e njohur pėr vlerat e saj kulturore, fetare e atdhetare. Nga regjistri i mbledhjeve tė para na kanė mbėrritur 2 vargje, shkruar pranė firmės sė Gaspėr Palit:



    "Nė mes tė tjerėve pa zjarr mbete".


    "Nė shpia derdhet veē ankim".

    Pėrmes tyre liceisti pasqyronte plagėt qė kishte vendi ynė nė ato vite. 2


    Pėrballė shtėpisė sė familjes Pali banonte kėngėtari i mirėnjohur popullor Kolė Gurashi qė i gjinikoi tė riut pasionin pėr mbledhjen e folklorit dhe studimin e tij. Asaj rruge Gaspri nuk do t'i ndahej edhe kur tė afirmohej si shkrimtar.

    Me 23 prill 1933, pėrmes modifikimit tė Statutit Themeltar tė Shtetit, shkollat private u mbyllėn. Gaspri kaloi nė degėn klasike tė Gjimnazit tė Shtetit Shkodėr, ku mori dėftesėn e pjekurisė nė seksionin e pranverės tė vitit shkollor 1934-1935. Bankat qenė skrivania e lirikave tė tij prekėse e njėkohėsisht vendi ku mori vlerėsimet dhe vėrejtjet e dy Filipėve: Filip Ndocajt, shokut tė klasės dhe Filip Fishtės, profesorit kompetent tė letėrsisė.

    Njė vėlla tre vite mė i madh se Gaspri, Zefi, qė po specializohej pėr mjek nė Vjenė, e frymėzonte tė ndiqte studimet e larta. Por me se? Rioshi kėrkoi bursė shtetėrore, por nuk iu dha. Boshllėkun e vitit shkollor 1935-1936, qė e kaloi si i papunė, e mbushi disi me debutimin me 15 shkurt 1936, nė revistėn "Rilindja" tė Korēės. Poezia "Natė shtregullash" ishte shkruar nė varg tė ēlirshėm, si ai i disa poetėve tė spikatur tė atyre viteve, tė cilėt po sillnin njėkohėsisht njė formė dhe njė pėrmbajtje tė re nė letrat shqipe.

    Ky botim i suksesshėm jashtė Shkodrės, qė e shndėrroi Gaspėr Kolė Palin nė njė emėr tė ri arti nė atdhe, e nxiti familjen tė bėnte njė sforcim, tė tejkalonte pėr njė ēast gjendjen e pamundur ekonomike dhe ta regjistronte poetin e ri, nė tetorin e 1936-ės, nė Fakultetin e Letėrsisė tė Firences nė Itali.

    Gaspri ndoqi studimet pėr katėr vite rresht nė tė njėjtėn degė me shkrimtarin e ardhshėm Filip Ndocaj, me tė cilin e lidhte njė miqėsi e kahershme qysh nga "Illyricum"-i. Nė Firence ai shoqėrohej me mjaft studentė bashkėatdhetarė, qė ia hiqnin paksa mallin e vendlindjes. Megjithatė vitet e arta studenteske ai do t'i quante mėrgim . . . Gaspėr Pali shkoi nė qytetin e Dantes si poliglot. Ai dinte me themel, qė nga liceu franēeskan, greqishten e vjetėr, latinishten, italishten. Gjermanishten e mėsoi si autodidakt me ndihmėn e tė vėllait, Zefit, qė mė 1935 mbaroi studimet nė mjekėsi nė Grac tė Austrisė. Librat nė gjuhė tė huaja, qė ende sot ndodhen nė bibliotekėn e familjes Shantoja dėshmojnė edhe pėrmes ndonjė shėnimi tė vogėl tė Gasprit, pėr formimin filologjik dhe pėr preferencat e tij letrare.

    Sa mbėrrin nė Firence, nė tetor e dhjetor 1936 Gaspri vendos lidhje me revistėn shkodrane "Cirka", tani me stofin e mbledhėsit dhe argumentuesit tė folklorit, duke pėrdorur pseudonimin Gimi. Nė janar tė 1937 do tė botojė aty njė novelė folkloristike, "Plaka jonė" ku do tė shfaqet me profilin e prozatorit.

    Me 1 gusht 1937, kur vdiq Ndre Mjeda, Gaspri ishte me pushime nė Shkodėr. Rregullat kėrkonin qė pėr njė klerik tė thjeshtė varrimi tė bėhej pa ceremoni. Por Gaspri me shokėt antonjanė kėrkuan trupin e Poetit. Atėherė edhe kisha jezuite u vesh me tė zeza. Mes blerimit tė gjetheve, nė njė nga kurorat, Gaspri kishte shkruar: "Universitarėt – Mėsuesit tė vet". Kėshtu poeti nderonte MJESHTRIN.

    Mė 1938 nga Italia vendos lidhje me kryeqytetin shqiptar duke botuar novelėn "Prangat e arta" nė gazetėn "Java". Ndėrsa mė 1940 brenda Firences do tė botojė njė poezi shqip, nė revistėn "Numero unico degli universitari albanesi".

    Tri ngjarje tronditėse do ta plagosnin zemrėn e poetit lirik. E para, pushtimi i atdheut nga gjuhėfolėsit e po atij vendi ku ai po kulturohej. E dyta, dashuria fundtrishtuar me njė vajzė siēiliane, studenten Kleyde, qė papritmas sėmuret rėndė. E treta, ndarja pėrfundimtare nga tromba, kur zbuloi pėrmes tingullit qė i dilte nga mushkėritė, shenjat e para tė TBC-sė. Ishin gjithsesi tepėr pėr njė 23 vjeēar hollak dhe sentimental, qė fliste gjithnjė me gjysmėton muzikor.

    Ja si shfaqet shkrimtari Gaspėr Pali, nė njė kujtim tė 1937-ės, tė letrarit tė ri tė asaj kohe Kolė Ashta:

    "Mė flet mbi letėrsinė e re shqiptare, sidomos mbi veprat e Koliqit, tė cilat e shtyjnė Palin kah njė drejtim i ri letrar . . . Njė turmė shkrimtarėsh endet nė mendėn e tij . . . me nji hov tė fuqishėm flet mbi shkrimtarėt italianė tė shekullit tonė. Pirandello, D'Annunzio, Deledda, Verga, Fogazzaro ia shndrisnin shpirtin . . . Steinbek, Dostojevski, Zweig, Neuman, Proust, Wilde, Buck, Hamsun e sa tė tjerė pėrpihen prej shpirtit t'etshėm qi lypė freskim".3

    Le ta shohim kėtė poet elegant nė vargje dhe nė paraqitje edhe pėrmes dėshmisė gojore, dhėnė nė Romė me 08. 11. 1999, tė zonjės Itale Koka, fiorentine:

    "Gaspėr Palin e kam pasur shok kursi. Ishte i gjatė, brun, me flokė tė lėmuar e tepėr tė zinj, qė i shndrisnin mbi syze. Njė dridhje e lehtė duarsh i vihej re kur niste tė shkruante. Serioz, plot edukatė, i njerėzishėm. E donte natyrėn dhe i pėlqente tė bėnte shetitje. I pėlqente tė shkruante poezi dhe nganjėherė na i lexonte mua dhe burrit tim, Mikelit, qė ishte student shqiptar e njėkohėsisht shok i ngushtė i Gasprit. Shpesh vizitonim tė tre muzetė, veēanėrisht Galleria degli Uffizi. Gaspri dashurohej me gjėrat e bukura si p.sh. panorama e Firences e parė nga Piazzale Michelangelo, urat e bukura mbi lumin Arno, gjėrat antike, kishat artistike tė restauruara dhe gjithēa nė to. Binte nė kontemplacion me qiellin. Kur i thoshim mbrėmjeve: A pe ndonjė yll tjetėr?, nuk fyhej. Mik i mirė! Megjithatė nė bisedat e tij kishte diēka tė trishtė . . ."

    Nė fillim tė viti shkollor 1940 – 1941 Dr. Gaspėr Pali u emėrua profesor i shqipes nė Gjimnazin e Shtetit Shkodėr, ku afėrsisht dy vite shkollore punoi me aftėsi e zell. Revistat mė nė zė tė kohės kėrkojnė tė thithin firmėn e poetit dhe penėn e kritikut letrar Gaspėr Pali. Kėshtu drejtuesi i revistės "Shkėndija" nė Tiranė, shkrimtari Ernest Koliqi, nė hapėsirėn e njė viti (shtator 1941 – qershor 1942) i boton tri poezi dhe njė ese. "Hylli i Dritės" , sapo Gaspri kthehet nė Shkodėr, nė shtator 1940 i boton njė studim tė gjėrė mbi letėrsinė e huaj. "Cirka" nė nėntor 1941 boton broshurėn 31 faqesh "Cordignano nė gjyq para botės", ku Gaspri ėshtė bashkautor me njė grup profesorėsh tė Gjimnazit tė Shtetit Shkodėr. Broshura qe shembull i njė polemike shkencore dhe pati njė jehonė tė fortė nė mbarė Shqipėrinė e mė tej.

    Por ky bum intelektual-artistik nuk vazhdoi gjatė. Nė gjysmė tė dhjetorit 1941 Gaspri u sėmur pėr tė mos u ēuar nga shtrati. Mė tepėr lexon nė pesė gjuhė. Poezinė e fundit e shkruan nė spitalin e Tiranės me 2 shkurt 1942. As kujdesi i tė vėllait, Zefit, doktor ftiziatėr-rentgenolog s'mundi t'ia zgjasė jetėn, qė iu ndėrpre, po nė verė, po nė Shkodėr, me 21 korrik 1942, kur nė tė gjitha pemėt pėrhapej gumėzhima e mbytur e gjinkallave.

    Shuarja e yllit tė Gaspėr Palit pikėlloi veēanėrisht kolegėt e penės, qė mbetėn me njė frymėzues mė pak. Letrave shqipe iu pėrsėrit si njė skemė a si njė makth vdekja e poetėve nė rini. Kėshtu me Kolė Mirditėn (Helenaun), kėshtu me Millosh Gjergj Nikollėn (Migjenin) , kėshtu me Veli Stafėn(Platonicusin), kėshtu me Gaspėr Palin (Gimin), kėshtu . . .


    "Kishte ndrrue jetė nji puntuer i letrave shqipe . . . nji zemėr qė kishte vuejtė thellė jetėn".4 Kėshtu do ta pėrcillte nė banesėn e fundit njė nxėnės i tij.

    "Njė shpresė e gjallė i fiket letėrsisė sonė. Nji lavrues i ri i dhanun me gjithė shpirt mbas letrave shqipe".5 Kėshtu do ta kujtonte vetėm mbas tre muajve nė Romė, studenti (mė vonė Profesori) Kolė Ashta.

    Ndėrsa nė Mars 1944, Agron Libhova do ta pėrgjithėsonte: "Flamurtarėt e kanė jetėn e shkurtė. Tue luftue ata bijnė".6

    Tė bėjnė pėrshtypje kėto tre vlerėsime menjėherė pas vdekjes, qė janė mė tepėr realiste se sa panegjerike; nė njė kohė kur Gaspėr Pali gjatė periudhės sė tij tė shkurtėr krijuese (1931-1942) botoi gjithsej 13 krijime, 8 nė prozė dhe vetėm 5 nė poezi. Pėr tė arritur tek epiteti "flamurtar" ndikoi patjetėr edhe botimi i 5 vjershave tė tjera tek revista "Fryma", 1944, nga vėllimi "Bisedė me vetvedin", qė Gaspėr Palit i mbeti nė dorė si projekt. Por e vėrteta rreth portretizimit tė saktė tė Gaspėr Palit nga bashkėkohėsit nė gjalljen e tij a fill pas vdekjes, bėrė nė shtyp a nė biseda tė lira, ėshtė e thjeshtė. Ata kishin lexuar e komentuar edhe dorėshkrimet poetike tė Gaspėr Palit, pra bisedėn e tij me vetveten e me tė tjerėt dhe kėsisoj njihnin mirė bėrthamėn e saj rrezatuese. Tipik ėshtė rasti i shkrimtarit Filip Ndocaj, tė cilit Gaspėr Pali ia besoi dorėshkrimet pėrfundimtare tė veprės sė tij.

    Pas vitit 1944, nė ndryshim nga tė eskomunikuarit e mėdhenj: Fishta, Konica, Prennushi, Palaj, Shantoja, Harapi, Koliqi, Haxhiademi etj., Gaspėr Pali, ashtu pesimist dhe sentimental, figuron nė tekstet shkollore pėr shkollat e mesme, si p.sh. "Histori e letėrsisė shqipe" e Prof. Dh. S. Shuteriqit, Tiranė, 1960. Emri i pėrmendej nė formėn e zvogėluar, G. Pali. Por as edhe njė vjershė e G. Palit nuk pėrfshihej nė antologjinė letrare. Edhe pas botimit tė 19 poezive tė tij mė 1959 nga shkrimtarėt Nasho Jorgaqi e Filip Ndocaj nė vėllimin "Hyjt mbi greminė" (ku 5 poezi tė tjera nuk e kaluan dot provėn e zjarrtė tė censurės), gjendja nuk ndryshoi shumė. Pėrmendej me kujdes nė "Histori e letėrsisė shqiptare", Tiranė, 1983; jepej ndonjė leksion pėr tė nė kuadrin e poetėve minorė, nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, por vazhdonte tė mos kishte as edhe njė pėrfaqėsim nė antologjitė shkollore. Gjithsesi duhet thėnė se vepra e Gaspėr Pali u qėndroi gjithfarė revolucionarizimeve dhe luftėrave klasore, jo me peshėn ideologjike tė saj, por me finesėn estetike.

    Dalja e vėllimit tė hollė poetik mė 1959 dhe ajo e pėrmbledhjes "Bisedė me vetvedin" mė 2000 qenė njė shėrbim i madh pėr njohjen mė tė plotė tė poetit Gaspėr Pali jo veē nga bashkėkohėsit, tė cilėt kishin njė vizion tė qartė, por nė radhė tė parė pėr brezat e rinj; tė lexuesve, tė shkrimtarėve, tė studiuesve.

    Personalitete tė njohura tė kulturės si Kolė Ashta (1942), Qemal Draēini (1945;1995-botim postum), Mark Gurakuqi (1966), Rinush Idrizi (1972), Gjergj Zheji (1988), Robert Elsie (1995), Robert Shvarc (1997), Perikli Jorgoni (2000) do t'i kushtojnė njė vėmendje tė posaēme Gaspėr Palit nė librat, studimet, artikujt apo intervistat, duke arritur majėn nė vlerėsimin e argumentuar tė Nasho Jorgaqit (2000): "Pionier i poezisė moderne shqiptare".7

    Nėse jeta e poetit u mbyll brenda gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė, vepra e tij mbetet e hapur nė shtrirjen e mjėvjeēarit tė tretė.

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Foto e Gasper Palit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4

    Gaspėr Pali - poezi

    PRENDIMI I ANDRRIMEVE


    Zhurma e karrove
    Meket mbi qelqe t’bardh’ tė dhomės sime,
    Nga sheshi k’tu tue ardhė.
    E mbrend’ s’dridhet n’ajri
    As ma e vogla valė.
    E mue andrrimet mė bulojnė
    E syt’ me driza hijesh m’avullojnė.
    Vegime m’lejnė at’herė
    Nė kėt mesditė zhegore.
    E shoh, shka s’pashė kurr’ nė jetė.
    Ndjej shka s’ndjeva kurrnjiherė;
    Vasha me buzė n’t’cilat shpėrthyen burbuqet,
    Shtėpia tė ndėrtueme
    N’rubina, si mollėza fytyrash vashnore,
    Ku rrėshqet gazi, si ‘i mij’ gusha bilbilash.
    Por nji za nga fundi i shpirtit mė trand.
    Shkyhet tisi i vegimeve t’krijueme.
    Menjiherė zhduken lulishtat prrallzore
    Si hyjt, qė shkėputen nė nji natė verore.
    Zani me grish me jetue
    E jo me afrue qepallėn me qepallė
    E me ndejė tue andrrue.
    Mė thotė zani me i kndue jetės,
    Mė thotė zani me i kndue kohės,
    Mė thotė zani: “Kndoi s’vėrtetės!”

  5. #5

    Gaspėr Pali - poezi

    BISEDE ME QYTETIN TIM


    Dikur vallėzimi
    Nuk mete njiherė,
    Nė Rozafėn mijvjeēare.
    Si vegim endej mbarė jeta
    Nė Shkodrėn andėrrtare.
    Por nji t’dridhun qepallash
    Ngjatė lumnia n’botė.
    Kėshtu gazi n’qytet tem u shue
    E mbi buzė t’mia t’shkreta.
    Sepse, sa u zhduk rinia,
    Nji nga nji u tretėn tana shpres’t e mia.
    Sot n’Rozafė gėrmadhat kan’bulue,
    E n’shpirt tem ka zbritė trishtimi.
    E dita e nata s’kanė kurrnji ndryshim,
    Pse jeta nuk fal jetė
    E nata s’fal pushim.
    N’muzg ndezet drita e mjerė,
    Jo si dikur n’kangė natėn me e kalue,
    Pse tash menė vallet, qė u knduen njiherė.
    E s’duket shpresė ndėr sy mertisė n’trishtim
    E nuk lind gaz ndėr votra pa zjarrm mbetė.
    Mbrendė nė shtėpia dridhet veē ankimi
    E der’ jashtė qiejt hungrojnė
    E n’ajri si gjamė ushtojnė.
    Por Shkodra prap’ andrron
    E zemra nuk e lėshon.
    Dhe mue m’dridhet nji shpresė,
    Si n’zemrėn tande.
    Kėshtu mes mjerimit na buron andrrimi
    Pse ty e mue, Shkodėr, me andrrue na kande.

  6. #6

    Gaspėr Pali - poezi

    KANGA E POETIT


    N’qiell dy - tre hyj shndrisin t’zbetė
    E duken si sy tė venitun vashash,
    Qė kan’ sprovue humbjen e dashnis’ s’parė.
    Nėpėr ajri ndoj jone tretė,
    Dikush kėndon mė nji za mallngjimtar.
    Duket se nata s’lėviz, as merr frymė
    Kah rrin e pėrgjon.
    E qiella e bardhė, si qumėsht i papėrlyem,
    Nga s’nalti shikon.
    Kjo qetsi zbret nė shpirt t’kangtarit
    E i zb’lon nji mall t’ri deri tash i ndryem,
    Pse toka e qiella kan’ heshtė para fjal’s s’tij.
    Buzėt i dridhen gjith’herė me hov t’ri,
    Pse kangtari n’zemėr ndryen
    Gėzimet e bot’s mbarė
    E dhimbat e bot’s mbarė.

  7. #7

    Gaspėr Pali - poezi

    VJESHTE


    Qiella u turbullue
    Si syni i vash’s qė qan dashtnin ma t’parė.
    E retė nisėn me u shtue.
    At’herė dallndyshet,
    Me za plot trishtim,
    Njana- tjetrėn lajmuen m’u nisė n’mėrgim.
    Prej ēerdheve nėn pullaze,
    Dallndyshet dolėn;
    E para sa m’u nisė,
    N’qytet anembanė u sullėn.
    Nga mali, tash sa zbardhė,
    Filloi njė gjamė me ardhė,
    Murlani fryen.
    E gjeth’t, s’ka shumė verdhue,
    Dridhen, si tė vogjlit fmi qė n’derė trokllojnė
    E pėr nji koje bukė, shpinė urojnė,
    Por era papra,
    Filizat tue pėrshkue
    Gjethin prej gjethit don me forcė me e da.

  8. #8

    Gaspėr Pali - poezi

    VEGIM MERGIMESH



    N’shpirtin tim
    Rreh malli i Shkodrės. Tash, qė jam n’mėrgim,
    Kam et netėsh shqiptare.
    Pse mė pėrkujtohen mbramjet magjistare
    Ku ēdo jeh nė muzg vdes ashtu mejherė
    Nė t’amblėn heshti?
    Ndiej frushullim gjethesh
    Kah pėrkdhel pema pemėn me butsi.
    Por, kur mbas mali zb’lon ballin e gjanė
    Hana fytyrėbardhė,
    Zana shpėrthejnė.
    Tash s’ndiej land’t tue pėshpėritė,
    Pse hana qiejt nga gjumi trazon
    E njimij’ gojė lehin ashtu papritė.
    E vashat ledhatare
    Qeshin kah ngrehin shtregullat mijvjeēare.
    Pėrkund djalin e kndon:
    “Po ti, hanė pse s’dole mbramė?”
    Vasha sheh sytė djalosharė,
    Qė qeshen n’t’mektėn dritė:
    “Mbramė, si ti dhe un, o djalė,
    Hanėn kam pritė”.
    Por nuk ngjati shumė vegimi andėrrtar.
    Zhdukė andrra, n’shpirtin tim
    Malli kthen mejherė,
    Mbasi kurrkush nuk kndon pėr mue n’mėrgim.

Tema tė Ngjashme

  1. Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni nga 1944-1990
    Nga Anton nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-12-2011, 12:41
  2. Dioqeza e Sapes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 03:41
  3. Imzot Gaspėr Thaēi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 05:18
  4. Dioqeza e Sapes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 09:09
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •