Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pra,

    ja marsela preku fillimin e asaj qe doja te dilja une.


    Se po te marresh per shembull nje te ashtuquajtur 'shkrimtar', qe shkruan vetem per art, qe himnizon bukurine, simetrine, estetiken (pra qe punon me teper me anen e djathte te trurit) atehere po, kjo eshte nje dhunti e vecante qe shume njerez e kane. Biles do te thoja qe kronologjikisht, ne zhvillimin mendor te njeriut, i bie qe kjo te jete nje dhunti me e lashte, me primitive, te cilen njeriu e ka perdorur me heret. Mendja e njeriut ne te kaluaren krijonte kulte perendish, krijonte legjenda (forma primitive e letersise), krijonte zakone, tradita... pra me teper krijonte sesa analizonte.


    Por njeriu modern sic e njohim sot i duhet te funksionoje shume me teper (se ne te kaluaren e lashte) me anen e majte te trurit, pra te merret me analize dhe logjike, gjerat qe observon t'i shpjegoje me fakte dhe rrjedhoja. Dhe ketu futen shkencetaret, e gjithashtu futen edhe filozofet, psikologet, etj. qe gjithashtu jane shkrimtare, por ndryshe nga ata te mesipermit te cilet himnizonin vetem "bukurine", keta te dytet merren edhe me zgjidhje problemesh, pergjigje pyetjesh, pra perpiqen te gjejne te verteten duke e vene ate ne sherbim direkt te nevojave me objektive te njerezimit.


    Pra, ashtu sic e ka shtruar pyetjen Hasanaj, nqs. marrim njerezit qe merren me art dhe njerezit qe merren me shkence, keto qe te dyja jane dhunti te padiskutueshme. Te ndryshme, por s'mund te thuash qe ata te artit jane me te "talentuar" se ata te shkences, sepse edhe qe te merresh me shkence eshte nje talent me vete qe ata te artit s'mund ta bejne apo jo? Perderisa shkenca ju sherben nevojave fizike te njeriut, atehere arti ju sherben nevojave shpirterore (ose fjalen 'shpirterore' mund ta zevendesoj me 'instinktive'). Por pa pasur shkencen (logjiken) atehere do shkonim gjithnje sipas nevojave tona instiktive dhe do ishim edhe ne njerezit si kafshet. Dhe po te mos kishim art, atehere do ishim thjesht robote.


    Pra kemi shkrimtaret qe merren me shume me prodhimtari dhe krijime, sesa logjike, dhe keta jane ata shkrimtare qe merren kryesisht me poezi, etj, ose sic e ka cituar me lart Sokoli jane keta qe
    "genjejne" duke paraqitur jeten ashtu si duhet te jete e shume me superiore nga ajo qe eshte.
    Pra keta punojne kryesisht me anen e djathte te trurit.

    Pastaj kemi edhe shkrimtaret mendimtare, qe punojne me teper me anen e majte te trurit, e cila merret me teper me analiza sesa krijimtari. Ne kete aspekt keta jane pak a shume si shkencetaret e tjere te shkencave natyrore, por sigurisht ne nje fushe tjeter.



    Pastaj mbi keta, mbi artistin qe e ka vene veten ne sherbim te estetikes, mbi analizuesin, mbi shkencetarin qe eshte i afte te analizoje logjikisht dhe te zgjidhe probleme me formulat e servirura te gatshme nga te tjeret, kemi SHPIKESIT ose GJENIJTE.
    Qe te jesh nje shpikes ose gjeni nuk te mjafton te punosh vetem me nje ane te trurit, pasi te duhet ne fillim obzervim/analize (ana e majte) dhe pastaj krijimtari (ana e djathte). Ketu jane njerezit e rangut te Ajnshtajnit, Nices, Platonit etj, te cilet ishin te paret qe "shpiken" formula apo teori me te cilat i dhane pergjigje shume mistereve te botes, dhe i vune keto ne sherbim te njerezimit.


    Pra dhe njehere, atje ku dua te dal une, nqs. se flasim per shkrimtare artiste, atehere jo, keta nuk jane me te vecante se te tjeret. Te vecante, me inteligjente, dhe mbi te tjeret jane vetem Gjenijte!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga sh.hasanaj
    Si mendoni, ata qe shkruajne (shkrimtare, filozofe etj.) jane njerez qe kane ndjesi karshi realitetit dhe asaj qe i rrethon, kane nje aftesi te veēante per te shkruar ("gifted"), jane me inteligjent sesa njerezit normale apo nje kombinim i ketyre te trijave?
    Filozofet: Jane vete universi, pak e madhe si fjale Universi por te tille jane, Ketu flas per ata emra qe kane bere epoke me shkrimet e tyre dhe jo per ata shkrimtaruce me apologjira te vogla jete qe mundohen ti adaptojne ne shkrimet e tyre.

    Aftesia e tyre eshte krejt e pa shpjegueshme, brenda tyre fle dicka e mistershme qe dhe ata vete sja japin dot shpjegimin.
    E c`mund te them une odeoni per Friedrich Nietche, Emanuel Kant, Ronald Vagner, Zigmund Frojd, Emil zola, Dyma, Hamid Gylen, Shopenhauer, e shume te tjere. A sjane keta nje bote krejt tjeter nga humanizmi

  3. #13
    Citim Postuar mė parė nga Odeon_relax
    E c`mund te them une odeoni per Friedrich Nietche, Emanuel Kant, Ronald Vagner, Zigmund Frojd, Emil zola, Dyma, Hamid Gylen, Shopenhauer, e shume te tjere. A sjane keta nje bote krejt tjeter nga humanizmi
    Jo nuk jane!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Ato qe shkruajne e shikojne te gjithe spektrumin e realitetit nga pikpamja e nje vezhguesi te jashtem
    Nuk mund te shkruash pa qene "i brendshem"
    Nuk jam dakord me mendimin tend. Keta jane njerez qe thellohen ne c'ka shkruajne dhe e bejne ndjenjen te dukshme, urtesine te zeshme, dashurine te prekshme, dhimbjen te jetueshme.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #15
    Ata qe shkruajne , kane nje aftesi te vecante nga ajo qe shohin ne boten reale. Dua te them qe i verejne gjerat ne detale dhe kjo u mundson qe '' te shkruajturen '' ta shprehin me shume kualitet , rol te madh ruan intelegjenca dhe urtesia shpirterore.
    Nėse e shikoni Borėbardhėn nga mbrapa, bėhet fjalė pėr njė femėr qė e kupton ku e ka vendin.

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mos i beni qejfin vetes. Gardner ka teorine e inteligjences te shumefishte, duke i ndare ne keto kategori:

    - inteligjenca vizuale - shembull, piktoret & parallel parking
    - inteligjenca muzikore - muzikantet
    - inteligjenca verbal (foljor) - ketu bien shkrimtaret
    - inteligjenca e matematikes/llogjikes - geeks... lol
    - inteligjence kinesthetic - sportistet, kercimtaret
    - inteligjence intrapersonal - leaders
    - inteligjence interpersonal - mund te jene te turpshem, por self-motivated

    I bie qe shkrimtaret s'jane me inteligjente se sa sportistet. Heheheh...

    Personalisht (se e shoh qe po flisni shume per "realitetin"), s'jam e sigurte dhe s'kam shume besim ne menyren se si e perceptojne realitetin shkrimtaret. Gjithashtu, shkrimtar nuk do te thote njeri me virvyte te mira apo njeri i mire. Mos ngaterroni talentin me personalitetin.

    P.S.: Vetem 2 prej ketyre inteligjencave s'mbaja mend une. Di qe ka shtuar edhe te tjera, deri tani 9 i jane bere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 20-11-2004 mė 15:31
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    kush eshte ky gardner mi goce ? pastaj a e di, te gjitha teorite s'jan veē justifikime morale e subjektive te autoreve te tyre. pra duke specifikuar inteligjencen, duke e ndare ne grupe ate, ai garnder kerkon ti jape vetes tij, ne raport me shoqerine dhe ambientin qe e rrethon, nje inteligjence te veēante.

    ne fakt nuk ka veēse NJE inteligjence. eshte vetem rasti ose fati qe njerezit i shpie ne rruge te ndryshme ben qe me vone inteligjencat mund te duken specifike.

    pikaso e ka shpjegu bukur kete pike: nena ime thoshte qe po te isha ushtar do te behesha gjeneral, po te isha prift do te behesha pape, ndersa une isha piktor dhe u bera pikaso.

    sa i perket shkrimit, pse shkrimtaret mund te duken me inteligjente nuk lidhet pra me llojin specifik te inteligjences sesa me llojin e zanatit te tyre. po bisedoja sot me nje rob te nalte, me inteligjence te rralle. biseda rrodhi neper keto ujera. ra fjala tek arti, specifikat e tij, nderthurjet, etj. ai miku po me thoshte qe pergjithesisht ekzistojne ligje te pashprehura e qe klasifikojne apo hierarqizojne llojet e artit, pra edhe ato te inteligjences. nje ligj i tille tregon se sa me shume te kete teknollogji ne ndihme te nje vepre artistike aq me pak e madherishme behet kjo, aq me e rendomte. per rrjedhoje asnje nuk do ta ēudiste zbulimi ose eksplorimi i amerikes ne ditet e sotme, ngaqe mjetet e perdorura jane shume me teper te sofistikuara se ne ate kohe, sot me nje varke me vela shkohet per disa dite ne amerike, ne ate kohe kolombit ju deshen 3 muaj, ndersa dikur odiseut 20 vjet per te shku nga turqia ne greqi. imagjinoni vete. kjo jep dhe rendesine e aksionit. ROLIN e individit ne TE. e ky eshte kryesori.

    pra sa i madh te jete roli i individit ne nje veper te ēfaredoshme artistike ose njerezore, aq me e madhe behet kjo, aq ME MITIKE.

    si perfundim me ate mikun arritem tek FJALA (ne fakt me i ēmuari dhe me fisniku mbetet vetem mendimi). e vetmja humane, asnje lloj teknollogjie, aksion i vertete, fallsiteti pothuaj zero. prandaj sokrati do te mbahet gjithekoheve me i madhi nga njerezit, ngaqe vetem foli, kurre se morri mundimin as me shkrujt nje rresht te vetem.

    qe kur fillojme e shkruajme ne e vrasim mendimin, pat thene dikush. dhe me te vertete. pra shkrimi mbetet si inteligjence primare, atij ja kalon vetem PIKTURA. arti me i madh, ne ket aspekt njeriu e barazon zotin, e tejkalon ate.
    kronollogjikisht pra kemi kete grafike : mendimi, fjala, piktura (ose shenja), shkrimi, shkenca, etj. inteligjenca zvogelohet me ngjitjen ne grade, pra gradualisht.

  8. #18
    poete romantike Maska e bela852001
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Vendndodhja
    diku ne kete bote
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga Virtuali
    Ata qe shkruajne , kane nje aftesi te vecante nga ajo qe shohin ne boten reale. Dua te them qe i verejne gjerat ne detale dhe kjo u mundson qe '' te shkruajturen '' ta shprehin me shume kualitet , rol te madh ruan intelegjenca dhe urtesia shpirterore.
    Pershendetje te gjitheve.
    para 1 vit isha ne nje konkurs poezie ne itali, dhe nje nga pedagoget e akademise tha dicka te bukur.
    Poeti eshte nje profet qe me antenat e tij ndjesore mundohet te kap se cfare ndodh rreth e rrotull tij duke i kthyer keto ndjesi ne ndjesi universale dhe duke i atribuar ato vetvetes, dhe keshtu ai hyn ne te vertetat eterne te jetes.
    Kush shkruan qofte poezi romane apo cfaredo lloj vepre artistike ka dhunti hde duhet ta zhvilloje kete vetem duke shkruar. POetet jane njerezit qe dine te te kuptojne me mire se cdo njeri tjeter...
    Faleminderit!
    JETOJE JETEN MOMENT PER MOMENT,ASHTU SIC MOMENTI QE JE DUKE JETUAR,TE JETE I FUNDIT I KESAJ JETE!!!!!!!!!

  9. #19
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Nuk mund te shkruash pa qene "i brendshem"
    Nuk jam dakord me mendimin tend. Keta jane njerez qe thellohen ne c'ka shkruajne dhe e bejne ndjenjen te dukshme, urtesine te zeshme, dashurine te prekshme, dhimbjen te jetueshme.

    Pershendetje
    Te qenurit ne brendesi limiton aftesine per te analizuar dicka ne menyre te paanshme. Duke qene i brendshem, dikush njeh dhe shkruan per dicka ne nje perspektive te influencuar nga ana te ciles i perket, dhe jo detyrimisht nga te dyja.

    Te gjithe shkrimtaret me emer si psh Emily Dickinson, Henry David Thoreau, e shume te tjere u shkeputen e u izoluan nga shoqeria ne menyre qe te shkruanin per shoqerine (society) pa influenca te jashtme

    Ata qe shkruajne jane te velitur nga difektet apo dhe perfeksionet e shtrembura te shoqerise, ndaj edhe perpiqen qe me shkrimet e tyre te nxisin nje fare ndryshimi

    Nje lojtar qe luan ne ndeshje eshte aq i perqendruar ne rolin e tij ne loje saqe nuk e gelltit dot gjithshka qe ndodh perreth tij
    Ne anen tjeter nje spektator eshte ne gjendje ta pershkruaj ndeshjen shume me sakte pasi ai eshte "i jashtem" dhe i ka perballe te dyja anet.

    E njejta gje dhe me ata qe shkruajne

    Gjithsesi secili ka mendim e tij qe, duke pasur parasysh relativitetin e cdogjeje, nuk eshte i pasakte.

  10. #20
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    besoj se ata qe shkruajne jane njerez me aftesi per te ndjere shume, qe i perjetojne gjerat dhe ngjarjet me shkulme ndjenjash nga te cilat pastaj marrin edhe shtysen per t'i hedhur ne leter. pervec kesaj duhet patjeter te kene edhe aftesine e shprehjes, aftesine e dhenies forme te gjithe atyre ndjenjave qe i verviten ne shpirt e mendje. a ke keni vene re qe ne caste te caktuara te jetes behemi te gjithe nga pak poete? kur biem ne dashuri psh, pasi vertete kur ndjen dicka fort ke deshire ta shprehesh ate. por kjo s'do te thote qe jane me inteligjente se te tjeret-jane aq inteligjente sa kushdo tjeter qe merret me nje veprimtari dhe arrin te krijoje dicka; e ngjashme me nje skulptor qe krijon ne skulpture, nje piktor nje pikture, nje inxhinjer nje program e keshtu me rradhe.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •