E pra,
ja marsela preku fillimin e asaj qe doja te dilja une.
Se po te marresh per shembull nje te ashtuquajtur 'shkrimtar', qe shkruan vetem per art, qe himnizon bukurine, simetrine, estetiken (pra qe punon me teper me anen e djathte te trurit) atehere po, kjo eshte nje dhunti e vecante qe shume njerez e kane. Biles do te thoja qe kronologjikisht, ne zhvillimin mendor te njeriut, i bie qe kjo te jete nje dhunti me e lashte, me primitive, te cilen njeriu e ka perdorur me heret. Mendja e njeriut ne te kaluaren krijonte kulte perendish, krijonte legjenda (forma primitive e letersise), krijonte zakone, tradita... pra me teper krijonte sesa analizonte.
Por njeriu modern sic e njohim sot i duhet te funksionoje shume me teper (se ne te kaluaren e lashte) me anen e majte te trurit, pra te merret me analize dhe logjike, gjerat qe observon t'i shpjegoje me fakte dhe rrjedhoja. Dhe ketu futen shkencetaret, e gjithashtu futen edhe filozofet, psikologet, etj. qe gjithashtu jane shkrimtare, por ndryshe nga ata te mesipermit te cilet himnizonin vetem "bukurine", keta te dytet merren edhe me zgjidhje problemesh, pergjigje pyetjesh, pra perpiqen te gjejne te verteten duke e vene ate ne sherbim direkt te nevojave me objektive te njerezimit.
Pra, ashtu sic e ka shtruar pyetjen Hasanaj, nqs. marrim njerezit qe merren me art dhe njerezit qe merren me shkence, keto qe te dyja jane dhunti te padiskutueshme. Te ndryshme, por s'mund te thuash qe ata te artit jane me te "talentuar" se ata te shkences, sepse edhe qe te merresh me shkence eshte nje talent me vete qe ata te artit s'mund ta bejne apo jo? Perderisa shkenca ju sherben nevojave fizike te njeriut, atehere arti ju sherben nevojave shpirterore (ose fjalen 'shpirterore' mund ta zevendesoj me 'instinktive'). Por pa pasur shkencen (logjiken) atehere do shkonim gjithnje sipas nevojave tona instiktive dhe do ishim edhe ne njerezit si kafshet. Dhe po te mos kishim art, atehere do ishim thjesht robote.
Pra kemi shkrimtaret qe merren me shume me prodhimtari dhe krijime, sesa logjike, dhe keta jane ata shkrimtare qe merren kryesisht me poezi, etj, ose sic e ka cituar me lart Sokoli jane keta qePra keta punojne kryesisht me anen e djathte te trurit."genjejne" duke paraqitur jeten ashtu si duhet te jete e shume me superiore nga ajo qe eshte.
Pastaj kemi edhe shkrimtaret mendimtare, qe punojne me teper me anen e majte te trurit, e cila merret me teper me analiza sesa krijimtari. Ne kete aspekt keta jane pak a shume si shkencetaret e tjere te shkencave natyrore, por sigurisht ne nje fushe tjeter.
Pastaj mbi keta, mbi artistin qe e ka vene veten ne sherbim te estetikes, mbi analizuesin, mbi shkencetarin qe eshte i afte te analizoje logjikisht dhe te zgjidhe probleme me formulat e servirura te gatshme nga te tjeret, kemi SHPIKESIT ose GJENIJTE.
Qe te jesh nje shpikes ose gjeni nuk te mjafton te punosh vetem me nje ane te trurit, pasi te duhet ne fillim obzervim/analize (ana e majte) dhe pastaj krijimtari (ana e djathte). Ketu jane njerezit e rangut te Ajnshtajnit, Nices, Platonit etj, te cilet ishin te paret qe "shpiken" formula apo teori me te cilat i dhane pergjigje shume mistereve te botes, dhe i vune keto ne sherbim te njerezimit.
Pra dhe njehere, atje ku dua te dal une, nqs. se flasim per shkrimtare artiste, atehere jo, keta nuk jane me te vecante se te tjeret. Te vecante, me inteligjente, dhe mbi te tjeret jane vetem Gjenijte!
Krijoni Kontakt