Denacionalizimi vonohet: Myftinia e Tetoves pret kthimin e 2oo hektareve, kerkesat humben ne sirtaret e kompetenteve
Nder objektet me atraktive qe presin epilogun jane Teqeja e Tetoves, kompleksi i shtepise ndeshkimore per te mitur,varrezat e vjetra te KID ''Jellak'', Hamami i Vjeter e shume te tjere. Kur eshte fjala per kthimin e pasurive te nacionalizuara, anashkalohen edhe anet pozitive te Ligjit. Eshte koha qe partite tona ne pushtet, t'i perkushtohen me shume kesaj ceshtjeje shume te rendesishme, -thote myftiu i Tetoves Arifekri Esati, ndersa avokati Nehat Ramadani, thekson zgjidhjet selektive te lendeve.
Denacionalizimi i pronave te marra qe nga viti 1944 nga qytetaret dhe institucionet e ndryshme, ne Tetove e rrethine eshte duke u zhvilluar me shume veshtiresi, ai ngec per shkak te neglizhences te komisioneve gjegjese, ndersa epilogu i kerkesave pothuajse perhere eshte negativ. Ne bariera te llojit te vete eshte duke hasur ne kohe te fundit Myftinia e Tetoves, e cila posedon me shume pasuri ne toka ndertimore, toke buke(te punueshme), kullota,pyje, lokale afariste, varreza te vjetra, xhami te rrenuara dhe pasuri te tjera qe jane llogaritur si vakufe. Eshte e gjate lista e siperfaqeve qe duhet te jene ne posedim te kesaj Muftinie, ku llogaritet se ka afro 2 milion metra katrore, per te cilat jane bere 70 kerkesa per t'u kthyer, per 50 eshte marre pergjigje negative nga Komisioni i shkalles se pare dhe te dyte, ndersa per te gjitha lendet behet zhagitje qe ndeshet edhe me procedurat ligjore.
Lista e vendeve qe duhet te kthehet -e numert
- Jemi te diskriminuar totalisht,-na tha myftiu i Tetoves Arifikri Esati, i cili bashke me te punesuarin ne Myftini Namik Xhaferi, na ofrojne nje liste te perpikte te kerkesave qe i kane parashtruar per t'iu kthyer pasurite e ndryshme sic jane 350 mije metra katrore toka ndertimore, 550 mije toka buke (te punueshme), 16 mije kullota, 242 mije pyje, 8 mije lokale afariste, 114 mije varre te vjetra, 13 mije metra katrore xhamia te eksproruar dhe te rreneuara 630 mije metra katrore pasur te vakufit ne disponim te xhamive te fshatrave etj.
-Per te gjitha keto, kemi dokumentacion te pronesise. Kemi njohuri edhe per prona te tjera qe kane qene ne posedimin e Bashkesise se atehershme Islame te Tetoves, por qe per shkak te mossigurimit te dokumentacionit qe eshte zhdukur, nuk mund te sigurojme deshmi. Kjo vjen nga shkaku se evidenca e bere para vitit 1936 nuk eshte percuar me vone. Nje nga objektet qe nuk mund te sigurojme te drejten per pronesi, eshte edhe monopoli i Tetoves. Nga siperfaqet me atraktive dhe pronat qe kemi kerkuar denacionalizim jane varrezat mbi Teqen e Tetoves (ku ka reth 28 mije metra katrore), kompleksi i shtepise ndeshkimore me te gjitha objektet, Teqeja Arabati Baba, Hamami i vjeter i qytetit e te tjere. Qe nga aprovimi i ligjit per denacionalizim, jane paraqitur dukuri negative qe ne menyre po i lejon edhe qeveria. Shiten me nguti siperfaqe qe duhet te denacionalizohen edhepse me ata nuk mund te disponohet dhe keta pasuri nuk mund te shiten. Kjo dukuri eshte e pranishme ne varrezat e vjetra te qytetit ku KID ''Jellak'' i disponon dhe sic kuptojme jozyrtarisht edhe i shet me nguti. Rasti tjeter eshte te lagjja Drenoc, ku siperfaqet tona qe duhet te kthehen i shiten Elektroekonomise etj.
Bashkebiseduesit tane na e prezentuan edhe rastin ne Leshnicen e Epert, komuna e Zhelines, ku varrezat e dikurshme islame, i jane shitur dy maqedonasve, te cilet do te ndertojne shtepi mbi ta edhepse ketu nuk ka perfunduar procedura denacionalizuese ne baze te kerkeses se Myftinise se Tetoves. Nje shembull tjeter tejet indikativ, eshte menyra se si eshte denacionalizuar xhamia ne qendren e Tetoves, njera nder me te vjetrat ne Ballkan, ne vitet e gjashtedhjeta. Me kete rast jane perdorur te gjitha menyrat e vrazhda te sistemit monist, per ta rrenuar xhamine dhe per ta bere Pallatin e kultures ne qendren e qytetit. Jane perdore shantazhet, falsifikimet, frikesimet e popullates, presionet etj.,vetem qe te realizohet qellimi. Kesifare shembujsh ka shume ne Pollog e me gjere.
- Eshte kohe e fundit qe partie tona ne pushtet,cilado qe te jete ne Qeveri, ta alarmojne situaten e tanishme me rrjedhat e denacionalizimit, sepse jemi me te vertete te diskriminuar, kur dihet mirefilli se disa subjekteve te tjera u jane kthyer pasurite ne procedura te shpejtuara. Eshte apsurd te kthehet pergjigja si nga shkalla e pare e poashtu edhe nga shkalla e dyte si ne ''klishe'' se kerkesat i ka bere person i pautorizuar,-thote myftiu i Tetoves.- Per te gjitha keto anomali e probleme qe prekin ne marredheniet nderkofesionale, nderetnike e ndernacionale, rregullisht i kemi informuar subjektet nderkombetare, te cilet edhe shpesh shprehin habine.
Cthote per kerkesat avokati?
Ndersa avokati Nehat Ramadani, qe eshte perfaqesues zyrtar ne te gjitha keto procedura ne emer te Myftinise se Tetoves, e nenvizon disharmonin qe haset ne ligjet maqedonase, sidomos kur jane ne pyetje pronat dhe pasurite e institucioneve fetare islame ne Maqedoni. Xhamite tona nuk kane trajtimin e kishave, te cilat te gjitha posedojne vulat e veta. Xhamite dhe pasurite e tyre, sipas Ligjit te vitit 1992 per denacionalizim, jane te evidentuara si ''Republika e Makedonise'' dhe kjo nuk eshte e rastit. Asnjera kerkese e Myftinise se Tetoves nuk eshte zgjidhur, jane tejkaluar afatet ligjore kur duhet marre nje qendrim per dy muaj, ndersa lendet zhagiten mbi 6 muaj, qe nuk eshte ne rregull. Gjashte lende jane kthyer ne ate te njohuren ''heshtja e administrates''. Per shume kerkesa nuk kemi marre pergjigje sot e kesaj dite. Ne kuader te BIM-se ne kuader te Maqedonise, kam njohuri se deritash jane zgjidhur nja 5-6 raste ne Strumice, ndersa kerkesat e kishave pothuajse te gjitha jane zgjidhur pozitivisht. Shume dukuri ne relacion me Myftinine e Tetoves, i tejkalojne te gjitha logjikat e shendosha dhe jane brengosese - na tha avokati Nehat Ramadani.
Nga:
E.Shala
Krijoni Kontakt