Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Rugova - vizitë pune në Tiranë

    Presidenti Ibrahim Rugova prej 8 deri më 10 shtator do të vizitojë Shqipërinë

    Prishtinë, 6 shtator - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me
    ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, prej 8 deri më 10 shtator do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.
    Gjatë qëndrimit dyditësh në Tiranë, Presidenti Ibrahim Rugova do të ketë takime të nivelit më të lartë shtetëror me autoritetet e Shqipërisë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Presidentit të Kosovës.
    Siç mësohet, Presidenti Rugova do të takohet me Presidentin Alfred Moisiu, Kryeministrin Fatos Nano, pretendentin për fronin shqiptar Leka Zogu I, liderin e opozitës Sali Berisha etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ...

    Rugova, presdenti i Kosoves, i zgjedhur si rezultat i shumices se votave qe mori LDK ne Votimet legjitime te bera nen kujdesin nderkombetar, vjen ne Tiranen ku pushteti ekzistues ka dale nga "gryka e kallashit" te Caush Qose Halito Asfali FinoRuco Nanove e Gjinush CIA-Mariz-Tenet-lino-Bolino-Berluskon Prodo Mafies..

    Ai mir ben qe vjen ne Tirane por cdo bej Ai ne Tirane..

    Ai do takoje nje President kukull sic eshte Moisiu qe ska ne dore asgje vec lulishtaren jevge te bahces se presidences..

    Ai do takoje nje hajdut miliarder sikurse Nano qe ka punuar gjithmone me anti-Rugovistet e Kosoves nen rrogoz.

    Ai do takoje Lek Zogun i cili ka mbetur keq financiarisht e nga halli po ben lojen e Nanos me shprese se i plotfuqishmi e mbreti de facto i Shqiperise Tos Enver Thanas Ramiz Nano do i jape ndonje cop nga pronat legjitime te familjes se Zogut.

    Ai do takoje gjithashtu dhe Berishen i cili ka vite qe nuk mbron dot as PD-ne e tije nga plumbat e PS-se .. as votat e Simpatizanteve te Pd-se nga celibash-Subashet e Enver Tos Ruco Nanos... e as mikun e dikurshem Rugoven e LDK-ne e tije nga plumbat e Shpifjet e shokve te Nanos ne Prishtine.

    Shkurt Rugova po vjen te talle menderet ne Tirane..

    Ne Shqiperi.. ne asnje zyre shteti e seli Partie Ai ska me asnje mik..

    Te pakten le te ruhet nga ndonje atentat qe Klos Halit Melaimet do ja bejne ne ndonji gerxh mali.. megjithse Shiku i Kosoves qe eshte anti-Rugov nuk vepron pa urdher te Nanos..

    Le te shpresojme se i ka ngele ndonji xhaje ne Shoqat Kosova qe do ta perqafoje sinqerisht Rugoven..

    Le te shpresojme se Ai do ti thote Shtetit Shqiptar..
    A i gjete vrasesit e kolonel Krasniqit..?

    Kaq ne e befte do ishte nje pun e mire..
    Pajtim me vrasesit nuk duhet bere..

    qashtu..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Brari

    Te dhemb kjo miqesi?
    Te dhemb kur sheh per here te pare dy president shqiptare qe ftojne njeri-tjetrin ne vizite?
    Te dhemb te shohesh maredhenje te mira ne mes Kosoves dhe Shqiperis?

    Te dhemb ty,te dhemb....

    Kot e ke
    Kosova dhe Shqiperia jane nje.

    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 07-09-2004 më 04:38

  4. #4
    Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova do t'i jepet titulli "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës

    Tiranë, 7 shtator - Zyra e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet se Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova është ftuar për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të realizohet nga data 8 - 10 shtator 2004.
    Në programin e vizitës parashikohen bisedime me Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano, Kryetarin e PD Berisha, kreun e LZHK-së, Leka Zogun, takime me përfaqësues të spektrit politik shqiptar, etj.
    Me propozim të Presidentit të Republikës Alfred Moisiu Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova do t'i jepet titulli "Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës në një ceremoni të veçantë në ditën e dytë të vizitës.
    Presidenti Rugova do të vizitojë dhe segmente të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ku do të pritet nga anëtarë të qeverisë dhe drejtuesit e punimeve. Në vazhdim një pritje i është rezervuar Presidentit të Kosovës edhe në Bashkinë e Lezhës; gjatë vizitës në këtë qytet Presidenti Rugova do të vendosë një kurorë në varrin e Heroit Kombëtar Gj. K. Skënderbeu.

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  5. #5

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beastmaster
    Anëtarësuar
    07-09-2004
    Postime
    4
    Unë diçka nuk arrij të kuptoj?!
    Si mund të ketë një president kur nuk ka një shtet?
    Si mund të ketë një president kur realisht udhëhiqesh nga Bashkësia Ndërkombëtare?
    Rugova nuk mund të jetë President pasi të jesh i tillë duhet të kesh një shtet së pari.
    Petersen është Presidenti i Kosovës e jo Rugova.
    Rugova është një kukull president , një enigmë e vetë-emëruar , një paradoks apo një ideologji fallco.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Citim Postuar më parë nga Beastmaster
    Unë diçka nuk arrij të kuptoj?!
    Si mund të ketë një president kur nuk ka një shtet?
    Si mund të ketë një president kur realisht udhëhiqesh nga Bashkësia Ndërkombëtare?
    Rugova nuk mund të jetë President pasi të jesh i tillë duhet të kesh një shtet së pari.
    Petersen është Presidenti i Kosovës e jo Rugova.
    Rugova është një kukull president , një enigmë e vetë-emëruar , një paradoks apo një ideologji fallco.

    Kosovo President and Prime Minister Elected By Assembly

    After months of deadlock, the Kosovo Assembly has elected the province's first President and Prime Minister. In a single, open ballot, the Assembly overwhelmingly elected Ibrahim Rugova, head of the Democratic League of Kosovo (LDK), as President of Kosovo, and chose Dr. Bajram Rexhepi of the Democratic Party of Kosovo (PDK) as its Prime Minister.

    "I extend my warm congratulations to Ibrahim Rugova on his election as President of Kosovo, and to Bajram Rexhepi on his election as Prime Minister, said European External Relations Commissioner, Chris Patten. " Both men face a formidable task. The people of Kosovo look to them to make the newly established provisional institutions work effectively, and to work tirelessly to move Kosovo ahead."

    The Commissioner said that the European Commission looked forward to continuing to lend its full support to their work. The agreement was also welcomed by the United Nations Interim Administration Mission (UNMIK) as an important step for Kosovo's future.

    "In the spirit of compromise, your leaders have achieved a long-awaited Agreement. I am convinced that this Agreement can be the foundation for a better future of Kosovo, said UNMIK chief Michael Steiner in a speech to the Assembly. "The Secretary-General of the United Nations has wholeheartedly welcomed the Agreement," he said.

    Nine cabinet ministers were also named, while the candidate for the post of Minister of Agriculture, Forestry and Rural Development, which will go to a member of the Coalition Povratak, has not yet been confirmed, said UNMIK.

    A e ki ma te qarte tash, a do me ta vizatu?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beastmaster
    Anëtarësuar
    07-09-2004
    Postime
    4
    Po , këtë e kam lexuar dhe faleminderit që na e solle këtu.
    Aty ku dua të shkoj është që ai nuk mund të konsiderohet vërtetë një president pasi vetë Kosova administrohet dhe udhëhiqet nga Bashkësia Ndërkombëtare e cila e zgjedh çdo vit personin e duhur për rolin e Administratorit.
    Pra, nëse Kosova udhëhiqet nga Bashkësia Ndërkombëtare atëhere Administratori i vënë në detyrë të Administrimit publik dhe politik është ai që duhet konsideruar si i tillë , si president.
    Rugova nuk mund të jetë i tillë pasi Petersen realisht është më i lartë me pozitë se Rugova.
    I bie që Petersen luan rolin e presidentit dhe Rugova luan rol tepër minimal.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kështu duhet, bashkëpunim sa më i madh me njëri-tjetrin në të gjitha fushat dhe aspektet e jetës shoqërore.

    Poashtu, kjo edhe shpejton ribashkimin politik të Dardanisë me Shqipërinë, që nuk mund të shtyhet më larg se viti i ardhshëm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beastmaster
    Anëtarësuar
    07-09-2004
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Kështu duhet, bashkëpunim sa më i madh me njëri-tjetrin në të gjitha fushat dhe aspektet e jetës shoqërore.

    Poashtu, kjo edhe shpejton ribashkimin politik të Dardanisë me Shqipërinë, që nuk mund të shtyhet më larg se viti i ardhshëm.
    Kështu duhet por nuk është kështu.
    E vetmja arsye që Rugova viziton Shqipërinë ka të bëj me faktin se Moisiu i bëri ftesë atij e jo nga dëshira e madhe e vetë Rugovës.
    Duke treguar respekt reciprok ndaj Moisiut pasi ky i fundit vizitoi Kosovën jo para shumë kohësh , ai e bën këtë vizitë.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •