Shoku i dashur Nano u ben thirrje studenteve jashte..
---
Nano takon në SHBA studentë shqiptarë:
Përmirësoni imazhin e Shqipërisë në botë
Lajmi i ores 9:00 AM
TIRANE (27 Shtator) - Kryeministri i shqiperise Fatos Nano perfundoi viziten e tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kryeministri shqiptar eshte takuar diten e fundit te vizites se tij ne SHBA me perfaqësues të komunitetit shqiptar në Boston si dhe studentë shqiptarë që mësojnë atje. Nano ka shprehur mrënjohjen për kontributin që sipas tij, edhe ky komunitet luan në forcimin e mardhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. "Ju jeni ambasadoret e nderit te Shqiperisë në SHBA" - u është drejtuar Nano studentëve shqiptarë, nga të cilët kërkoi të bëjnë edhe më shumë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë dhe për forcimin e marrdhënes midis dy vendeve. Me këtë takim Nano i dha fund vizitës në SHBA, gjatë së cilës mbajti një fjalim në asamblene e përgjithshme të OKB si dhe zhvilloi takime mjaft të rëndësishme me krere shtetesh. bm/bm (News24/BalkanWeb)
-----
Kurse ketu brenda Nano u ka lene koburet e fotoksinen si variant permiresimi te iazhit..
----
LUSHNJE (27 Shtator) - Një punonjës policie i rajonit të Divjakës, i ka dhënë fund jetës dje me pistoletën e tij të shërbimit. 34 vjecari Shefit Guga, është gjetur në mengjes i vetëvrarë në banesën e tij në Lushnjë me arme zjarri. Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, bën të ditur se 34 vjecari ka qenë i vetëm në shtëpi, kur ka kryer vetëvrasjen. Mësohet se përpara se t'i drejtonte armën vetes, polici i ka kërkuar bashkëshortes dhe 2 fëmijeve të tij të largohen nga shtëpia. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur në shtëpi nje letër që Shefiti u ka lënë familjarëve, ku lë amanetet e fundit dhe shpjegon shkakun e vetëvrasjes. Borxhet e shumta dhe gjendja ekonomike e renduar, duket se kanë detyruar 34 vjecarin t'i japë fund jetës. Shefit Guga banonte aktualisht në një nga ambientet e ish ndermarrjes ushqimore, ku kishte improvizuar banesën e tij. Policia vazhdon të hetojë për të zbardhur ngjarjen, megjithëse pista kryesore mbetet; vetëvrasje në kushtet e një depresioni të thellë, shkaktuar nga gjendja e keqe ekonomike.
bm/bm (News24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt