Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Durresi eshte nje nga qytetet me te lashta ne Shqiperi. Ai u themelua nga Epidamet, mbreterit Ilire te kesaj zone, te cilet e quajten Dyrrah. Ne vitet 1627- 1626 perpara Krishtit greket nga Korfuzi dhe Korinti pushtuan zonen dhe e quajten qytetin Dyrrachion. Ne shekullin e 4-ert p.K. Dyrrachion-i ishte bere nje qytet - shtet i pavarur, qe prodhonte punime metalike, qeramike, stofe, lekure dhe anije,dhe monedha e tij qarkullonte ne te gjithe boten antike. Iliret pasi themeluan shtetin e tyre tentuan te vinin edhe Durresin nen pushtetin e tyre. Ne kete lufte fitorja favorizoi shtetin e Taulanteve. Mbreti Ilir Monunes prodhoi monedha ne Durres, me emrin e tij mbi ta, dhe beri Durresin qendren e shtetit te tij. Ne vitin 229 p.K. Durresi u pushtua nga perandoria Romake dhe qyteti u quajt Dyrrakium, i cili u be pika fillimit e te ashtuquajtures Via Egnatia. Oratori i famshem romak , Cicero e quajti Durresin “qytet i admirueshem”, kurse poeti Katulo e quajti ate taverna e Adriatikut.Gjate dhe pas viteve 1870, qyteti u zhvillua ne menyre te ngadalte dhe firma te ndryshme detare te huaja u vendosen aty. Qytetaret e Durresit morren pjese ne levizjen nacionale clirimtare te Shqiperise gjate viteve 1878-1881 dhe 1910-1912. Me 21 nentor 1912 Ismail Qemali erdhi ne Durres dhe me 26 nentor 1912 flamuri Shqiptar i pavaresise u ngrit ne Durres , por qyteti u pushtua nga Serbet vetem tre dite me vone. Serbet mbeten deri ne maj 1913. Me 7 mars 1913 Durresi u be kryeqyteti i Shqiperise. Ne vitin 1916 Durresi u pushtua nga forcat Austro-Hungareze , dhe ne vitin 1918 u pushtua nga Italianet. Gjate nente shekujve te fundit Durresi ka kaluar nga duart e njerit pushtet ne te tjetrit 33 here. Pas luftes se pare boterore ne dhjetor te 1918 u mbajt ne Durres nje kongres kombetar ne te cilin u vendos nje administrim i perkohshem i qytetit, i cili ndryshoi pas kongresit te Lushnjes. Qytetaret e Durresit morren pjese edhe ne luften e Vlores dhe ne levizjet demokratike te viteve 1921-1924. Gjate kohes se mbreterise se Zogut shume investime u bene nga Italianet dhe u ndertuan shume fabrika si psh fabrika mielli, cigaresh, dhe makaronash. Pas demtimeve te termetit te dhjetorit 1926 u ndertuan rruge me te mira dhe qyteti morri nje pamje, sidomos afer portit, te ngjashme me ate qe ka aktualisht. Gjate viteve '30 ne Durres u be nje rritje e vogel popullsie dhe kaloi nga 4700 banore qe kishte ne vitin 1923 ne 10500 ne 1938. Gjate 1939 Durresi ishte qendra e rezistences ndaj pushtimit te fashisteve Italiane, te cilet kishin pushtuar shtetin. Shume demonstrata u bene ne qytet dhe ne vitin 1942 u formua ne Durres Keshilli Nacional Clirimtar. Ne gusht te 1943 qyteti ra ne dore te Gjermaneve te cilet hodhen ne ere portin ne 1944. Pas luftes se dyte boterore Durresi u transformua ne nje qytet industrial dhe ne nje qender te rendesishme kulturore.Mbetjet e mureve te kalase te qytetit jane te shekullit te 6-te , shtesat te shekujve 13-14. Ata jane aq te shpeshte saqe motra e perandorit Bizantin Alexis Comnenius shkruante qe mbi ta mund te shkonin me kale kater kavaliere anash njeri tjetrit ne te njejten kohe.Lufterat dhe termetet i kane demtuar muret e kalase.Amfiteatri eshte nje nga monumentet me te medhaja dhe me terheqes qe kane ngelur nga qyteti antik. Ai eshte ndertuar ne shekullin e 2-te p.K. Ne periudhen mesjetare ai u braktis dhe ne shekullin e 10-te ne zonen dhe galerite e tij u ndertua nje varreze. Qyteti eshte perhapur ne veri dhe ne lindje, dhe shume qendra rezidenciale jane ndertuar , monumentet e qytetit antik jane ruajtur. Zona kryesore industriale ndodhet ne hyrjen e qytetit , ne lagjet e Shkozetit. Durresi ka shume parqe dhe lulishte. Zonat kryesore te defrimit ne Durres jane plazhi madh edhe plazhi i Currilave, ku qytetaret dhe turistet i gezohen plazhrave dhe ujrave te pastra te Adriatikut.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  2. #22
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Nejse keto fjalite e fundit mos i merrni seriozisht se kane ndryshuar shume gjerat tani
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  3. #23
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Flm per pjesemarrjen ne teme Chingy. Vendos dhe ndonje foto te durresit do te jem shume mirenjohese se mi ngren vlerat e temes time .

    p.s. ok! kompilatorit
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #24
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Kete e kam une per detyre White_Angel.

    Dy fotot e fundit jane fotografuar me celular nga avioni kshuqe mos prisni mrekullira ne cilesi


    _________________________________

    _________________________________

    _________________________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xemlo : 26-09-2004 mė 17:27

  5. #25
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Xemlo
    Kete e kam une per detyre White_Angel.

    Dy fotot jane fotografuar me celular nga avioni kshuqe mos prisni mrekullira ne cilesi

    Ohhh ! te flm dhe ty Xemlo per pjesemarrjen ne teme . Ndonje tjeter nga pamje nga qyteti brenda.


    p.s. kiss kiss xemlo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga White_Angel : 26-09-2004 mė 17:29
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #26
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    provoje prape ose nderro kompjuter

  7. #27
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Fotografi e bere nga vila e Zogut



    Pallati i kultures



    Plazhi



    Plazhi (2)



    Rruga nga Bashkia per tek Porti ne 6 te mengjesit kur ktheheshim tape ne shtepi


    Rruga per tek vila. Perpara pallatit djathtas eshte amfiteatri.Aty ku bone misin e pra


    Besoj se ju mjaftojne kaq

  8. #28
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Flm XEMLO. U pa puna do shperngulem ne durres do blej nje shtepi aty tek plazhi , ta kem vetem per veten time sa here te shkoj ne shqiperi te jetoj aty. Me pelqen te fus kembet ne reren e nxehte dhe te lag trupin tim me ujin e detit.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #29
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Flm XEMLO. U pa puna do shperngulem ne durres do blej nje shtepi aty tek plazhi , ta kem vetem per veten time sa here te shkoj ne shqiperi te jetoj aty. Me pelqen te fus kembet ne reren e nxehte dhe te lag trupin tim me ujin e detit.


    White_Angel
    Shume poezi e bukur, po vendin e poezive e di besoj.....Aty ku ben dhe te bejne....

  10. #30
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Nuk arrin te njohesh kufirin midis shakase dhe inatit ose xhelozise (quaje si te duash)....

    Ti e di se ku jam dhe vazhdon te rrish aty ku je. Dil nga guacka, mos rri offline

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Bollano: Vorio-Epiri tė jetė i pavarur si Kosova
    Nga forum126 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •