Te dashurosh, do te thote, te udhetosh per disa caste, pertej realitetit te bastarduar, mbi rete e qiellit te imagjinates se brishte.
Dashuria lind per hir te nevojes per t'u ndjere i dashuruar...Diku kam lexuar nje thenie me te vertete mbreslenese: "Dashuria e papjekur thote ---> Te dua sepse kam nevoje per ty, ndersa dashuria e vertete (e pjekur) thote ---> Kam nevoje per ty sepse te dua.
Dashuria ne ndryshim nga moria e ngjarjeve te tjera ne jeten e njeriut pergjate bashkeveprimit me boten perreth, nuk njeh rregulla, eshte spontane, eshte nje shperthim ndjenjash dhe emocionesh te pa imagjinueshme, (ne kete rast flasim per momentet e para te dashurise: njohjen, prezantimin, bisedat e para, humori i destinuar te thyeje akullin e ndrojtjes...) perjetimi i te cilave "vizaton" konturet e gjurmeve te ndjenjave pershtyplenese te perjetuara kurre me pare.
Njeriu dashuron pasi ka nevoje te vetdijesohet (te mposhte dyshimin) se nuk eshte i vetem ne ket bote.
Dashuria "mjekon" ndergjegjen e mberthyer nga "plaget" e ndjenjes pesimiste dhe urrejtjes.
Dashuria eshte stacioni i pare dhe i fundit i njeriut ne kete bote. Ajo eshte kollona e jetes.
Dashuria nuk vdes kurre, perkundrazi, rigjenerohet...dashuria eshte dhe do te mbetet esenca e jetes!
Krijoni Kontakt