Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shėn Kozma Etoliani i Barabarte me Apostujt - 24 gusht

    Hyrje: Sot po paraqes serish disa pasazhe nga mesimet e Shen Kozmait, qe u flijua per besimin e krishtere ortodoks ne Shqiperi. Shenjti ka gjetur nderim te madh nder popullin e thjeshte besimtar, edhe nje numer i pafund mrekullish edhe nderhyrjesh hyjnore i jane atribuar atij, qe prej kohes se shtegtimit te tij ne kete bote.

    Gjithashtu, sebashku me Malazezin, Shen. Joan Vladimiri, i shekullit 11, manastiri i te cilit gjendet ne Sh'Gjon te Elbasanit, edhe Shen Vlashin armenin, manastiri i tecilit gjendet ne Shen Vlash te Durresit, Shen Kozmai eshte nje nga shenjtoret me te nderuar ne te krishteret ortodokse shqiptare.


    Perendia:


    Eshte e kuptueshme qe te fillojme mesimin tone me Perendine, edhe kur te kemi mbaruar, te falenderojme Perendine - jo se une jam i denje qe te ze me goje e te shqiptoje emrin e Perendise, por se jam i sigurte se Perendia me shtyn te veproje keshtu, nepermjet meshires se Tij te madhe e te pafund.


    Perendia, i Gjithemiri edhe i Gjithemeshirshmi, o vellezerit e mi, eshte Nje, edhe kushdo qe thote se ka shume perendi, eshte prej djallit. Ai eshte nje Triune: Ati, Biri edhe Shpirti i Shenjte; serish nje natyre, nje lavdi, nje mbreteri, nje Perendi. Ai eshte i gjithe drite, i gjithi lumturi, i gjithi meshire, i gjithi dashuri.


    Kete Trini te Tereshenjte e lavderojme edhe nderojme ne te krishteret ortodokse. Ai eshte Perendia i vertete, edhe te gjithe perendite e tjera te ashtequajtura, jane demone. Edhe nuk jemi vetem ne qe besojme, lavderojme edhe adhurojme Trinine e Shenjte, por engjejt, kryeengjejt, e te gjitha fuqite qiellore, po aq te shumte sa edhe yjet e qiellit edhe kokrat e reres se detit, qe papushim i kendojne hymne edhe e adhurojne kete Trini te Gjitheshenjte. Serish, nga dashuria per Trinine e Shenjte, burra e gra, te shumte si yjet e qiellit edhe kokrat e dheut te detit, derdhen gjakun e tyre, edhe po aq shume mohuan boten edhe shkuan neper shkretetira duke cuar nje jete shpirterore, edhe po aq shume jetuan ne bote me vetepermbajtje, pasterti, agjerim, lutje, lemoshe edhe virtute te tjera. Edhe te gjithe vajten ne parajse e gezojne ngahera.



    Dashuria:


    Ne deshirojme qe ta kalojme mire ne kete jete edhe qe te shkojme ne parajse, edhe qe te therrasim Perendine tone te dashur At, neve na duhen dy dashuri:

    Dashurine per Perendine edhe dashurine per te afermin tone.

    Nje lloj dashurie e tille eshte natyrale, ndersa mos pasja e tyre, eshte kundra natyres. Po ashtu sikunder dallendyshes i duhen dy krahe qe te fluturoje ne ajer, po keshtu edhe ne kemi nevoje per keto dy dashuri, pasi pa to, nuk mund te shpetohemi.


    Le te kemi pra Dashuri per Perendine edhe per te afermin tone. atehere Perendia vjen edhe na sjell gezim, duke mbjelle jeten e perjeteshme ne zemrat tona, e keshtu ne ia kalojme mire ne kete jete edhe po ashtu vemi ne parajse, ku gezohemi perjetesisht.


    I lumur eshte ai njeri qe i ka te dyja keto dashuri ne zemren e tij, ate per Perendine edhe tjetren per te afermin e tij. Ai me siguri qe ka edhe Perendine, edhe kushdo qe ka Perendine, ka edhe cdo bekim edhe nuk mund ta duroje dot mekatin.

    Po ashtu, mjere ai qe nuk i ka keto dy dashuri. Me siguri qe ai ka djallin edhe te ligen, edhe fejen gjithnje.

    Perendia, vellezerit e mi, na kerkon qe ti kemi keto dy dashuri. Po ashtu sikurse thote edhe Ai vete ne Ungjill: "Nga keto dy urdheresa, varet i gjithe ligji edhe profitet." Me ane ketyre dy dashurive, te gjithe shenjtoret e Kishes sone, burra e gra, fituan shenjterine edhe parajsen. Kushdo qe ka dashurine e bekuar, se pari per Perendine edhe se dyti per te afermin e tij te krishtere, behet i denje se marri Shen Trinine ne zemren e tij.


    Nese deshironi te shpetoheni, mos kerkoni gje tjeter ne kete bote, aq shume sa dashurine.


    vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 24-02-2003 mė 08:34

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Ta dini, vellezerit e mi, se dashuria ka dy tipare, dy dhurata. Njera prej tyre eshte qe te forcoje njerine ne ate qe eshte e mire, ndersa tjetra eshte qe ta dobesoje ne ate qe eshte e lige.

    Une kam nje cope buke per te ngrene, ndersa ju nuk keni. Dashuria me thote: mos ha veteme, por jepi tet vellai edhe ti ha ate qe mbetet.

    Une kam te veshura. Dashuria me thote: jepi nje te veshur vellait tend, ndersa ti mbaj tjetren.

    Une e hap gojen qe tu akuzoj, apo qe te them genjeshtra e tu mashtroj, por ne ate cast une kujtoj dashurine edhe ajo ma vdekeson gojen, edhe s'me le te them genjeshtra.

    Une zgjas doren qe te marr ate qe eshte e jotja, parane tuaj, apo gjithshka qe keni. Dashuria nuk me le qe tua marr.

    A e shihni vellezer te dashur, se c'dhurata ka dashuria?

    Ata prej jush qe e fitojne buken me punen edhe djersen e tyre le te gezojne, pasi kjo buke eshte e bekuare. Edhe nese beni ca lemoshe prej saj, ka per tu njohur si shume.
    Por ata qe jetojne ne padrejtesi edhe te rrembyera, duhet te bejne vaje, pasi ato qe fitoni jane te mallkuara. Edhe nese do te beni lemosha prej ketij lloj te pasuri, nuk do tu beje aspak dobi, pasi eshte zjarr qe ju perpin.


    Martiret e fituan parajsen me gjakun e tyre. Asketet, me jeten e tyre asketike. Tashti, vellezerit e mi, ju qe keni femije, si do ta fitoni parajsen? Me ane mikepritjesh, duke u dhene vellezerve tuaj te varfer, te verberve apo te caleve.



    vazhdon...

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Perulesia



    Te krishterit i duhen dy krahe ne menyre qe te mund te ngrehet lart edhe te fitoje parajsen: perulesia edhe dashuria. Kur Urdheri i pare i Engjejve ra prej lavdise engjellore edhe u bene demone, te nente Urdherat e tjere u perulen edhe adhuruan Trinine e Shenjte, edhe keshtu mbeten ne gjendjen e tyre edhe gezojne ngahera perjetesisht. Ne po ashtu vellezerit e mi, duhet ta dime mire se c'fare e lige eshte krenaria - qe beri djallin te bjere nga lavdia engjellore edhe te digjet perjetesisht ne ferr - ndersa perulesia i mbajti engjejt ne Qiell, edhe ata gezojne perjetesisht ne Lavdine e Trinise se Shenjte. Keshtu pra lete shmangim krenarine, vellezerit e mi, pasi eshte bija e pare e djallit, eshte nje udhe qe te shpie per ne ferr, edhe le te kemi perulesi, pasi eshte engjellore, edhe udha qe te shpie ne parajse.



    Rrefimi


    Nese deshironi sherimin e shpirteve tuaja, ju duhen kater gjera.

    E para eshte qe te falesh armiqte.

    E dyta eshte te rrefyerit thellesisht.

    E treta eshte te fajesuarit e vetes.

    E katerta eshte te vendosurit per te mos mekatuar me.


    Nese deshirojme qe te shpetohemi, na nevojitet per te fajesuar gjithnje vetet edhe te mos ngarkojme tjetrit gabimet tona. Edhe Perendia, qe eshte I Gjithemeshirshem, do te na fale.



    Agjerimi


    Ata qe jane te krishtere me te vertete duhet te agjerojne vazhdimisht, por vecanerisht te Merkurave, pasi Zoti u shit ne ate dite, edhe te Premteve, pasi Ai u kryqezuane ate dite. Po ashtu eshte detyre e jona qe te agjerojme gjate Kreshmeve, ashtu sikunder Fryme e Shenjteruare i ndricoi Eterit e Kishes qe te mesojne, ne menyre qe te vdekesojme pasionet edhe te perunjim trupin. Per me teper, nese e pakesojme ushqimin qe hame, jeta behet me e lehte. Agjeroni sipas mundesive tuaja, lutuni sipas mundesive tuaja, beni lemoshe sipas mundesive tuaja edhe gjithnje mbani vdekjen para syve tuaj edhe ne mendjen tuaj.



    Gruaja


    Zoti e krijoi gruan te barabarte me burrin, jo inferiore.

    Te krishteret e mi, ju duhet ti duani grate tuaja si shoqe per krahe, edhe jo ti konsideroni si skllave, pasi ajo eshte nje krijese e Perendise, po ashtu sikunder ju jeni.
    Perendia u kryqezua per te po aq shume sa edhe per ju. Ju e therrisni Perendine At, ajo po ashtu e therret At. Te dy ju, keni te njejten Bese, te njejtin Pagezim, te njejtin Liber Ungjijsh, te njeten Kungate te Shenjte, edhe te njejten Parajse per te gezuare.
    Perendia nuk e konsideron ate me te ulet se ju.



    [shenim nga Seminaristi: sa i qarte edhe human ka qene mesimi i shen Kozmait, megjithese drejtuar nje populli (ne Jug te Shqiperise) ku trajtimi alla islamikce i gruas ishte bere natyral, edhe ne nje kohe ne te cilen barazia me gruan ishte e huaj per shoqeri te civilizuara perendimore po ashtu]


    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-08-2010 mė 07:51

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mbajtja e se Dieles


    Mos e ndani veten nga Krishti edhe Kisha. A e degjoni priftin tek i bie Kembanes? Ngrehuni menjehere, lahuni edhe shkoni ne Kishe. Ndiqe me vemendje sherbesen e Mengjesit edhe po ashtu ate te Sherbeses Hyjnore. Ne nuk duhet te punojme apo te bejme tregti te dielvae. Gjithshka qe fitoni ne kete dite eshte mallkim....Mbajeni te Dielen perkushtuar Zotit.


    Lutja e Jesuit - po ashtu e njohur si "Lutja e zemres"

    Kjo lutje nuk duhet tu ndahet kurre:

    O Zoti Jisu Krisht, Bir edhe Fjale e Perendise se gjalle, me ndermjetimet e Hyjlindeses edhe te te gjithe shenjtoreve, meshirome mua mekatarin edhe sherbetorin tend te padenje.

    Ta thoni gjithnje kete lutje me buzet tuaja edhe mendje, dite e nate, kudo qe te jeni, ne jeni duke ngrene, ecur, duke punuar, apo ndenjur ulur. Gjitnje meditoni mbi te, pasi ju ben shume dobi, e ju liron nga cdo e lige, e ju shpeton nga Ferri i perjetshem, edhe ju ben te denje qe te veni ne Parajse, atdheun tone qiellor.


    vazhdon...

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Meditimi mbi vdekjen


    Nuk ka mesonjes me te mire se vdekja.

    Mbajeni vdekjen ne mendjen tuaj, si edhe kohen kur ju do ta lini kete bote jo te vertete, per te vajtur tek ajo tjetra qe eshte e perjeteshme.



    [Shenim nga Seminaristi: E shoh te arsyeshme te bej disa sqarime te vogla.

    Se pari, kete tekst , te marre nga At Demetrios Serfes, une po e pershtas ne shqipen toske me aq mundesi sa kam, per ta afruar me teper me audiencen se ciles i foli Shen Kozmai.

    Pra Shenjti keto predikime, i ka mbajtur nder fshatrat ortodokse shqiptare, ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, duke shkuar deri ne Shqiperi te mesme. Me sa mbaj mend une, fjalet e tij u regjistruan jo vetem nga nxenesit e tij qe e shoqeronin, por edhe nga nje grup tregetaresh latine.

    Po ta vini re, Shen Kozmai flet mbi lutjen e zemres, qe nuk njihet shume nder ortodokse te pamesuar.
    Kjo lutje behet me Komboskin (nje lloj tespie ortodokse e perbere nga 33 nyje ose kombe ne greqisht). Eshte shume e praktikueshme nder murgjer e besimtaret praktikante, edhe keshillohet shume nga te gjithe Eterit e Kishes.


    Po ashtu, te medituarit e vazhdueshem mbi vdekjen edhe momentin e daljes para gjygjit te Zotit, ka qene nje nga praktikat meditative me te keshilluara nga Eterit edhe shenjtoret e Kishes ortodokse.)


    vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-08-2010 mė 07:52

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Jeta pas Vdekjes


    Ata qe jane me te vertete te krishtere, nuk duhet te vajtojne per te vdekurit, ashtu sikunder te pabeset edhe jo shpresimtaret, qe nuk kane shprese ne Ringjalljen. Kjo bote, vellezerit e mi, eshte si nje burg. Kur duhet te gezohemi? Ndersa jemi ne burg, apo kur lirohemi prej burgut? Me duket se ndersa jemi ne burg, ne duhet madje te vajtojme edhe te trishtohemi, ndersa kur dalim jashte burgut, ne duhet te gezohemi. Prandaj vellezerit e mi, mos mos beni gjeme per te vdekurit, por nese i doni me te vertete, beni cfare te mundeni per shpirtet e tyre; ofroni liturgji, sherbesa perkujtimore, agjerime, lutje edhe lemosha.



    Mesimi i Shkrimeve


    Mbaji fshehur te gjitha mendimet e Ungjijve te Shenjte, pasi ato jane diamante, thesare, gezim, ndricim e jete e perjeteshme. Pasja e shume Kishave (ortodokse), as nuk e ruan e as nuk e forcon Besen tone ne permasa edhe forma te mjaftueshme, nese ato qe besojne ne Perendine nuk jane te ndricuar prej Dhiates se Re edhe te Vjetere.


    Une kam pare se fjalet edhe Urdheresat e Krishtit jane te pastra, te verteta, te shkelqyeshme edhe me te shndritshme se Dielli, edhe kushdo qe beson ne Krishtin edhe e quan ate Perendi edhe jeton sipas mesimeve te Tij, te dhena ne Ungjijte, eshte fatlumur edhe i tribekuar


    vazhdon...

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    ABIGAIL, pergjigja e Q. A nuk ishte fyese ne fjale fare, por ishte e pavlere per mendimin tim (ne mos te them ashtu me qellime te kota provokimi). Mua Shpresmiri me keshilloi qe ti thosha QA se eshte i mirepritur per pyetje...

    megjithese une nuk e pyeta shpresmirin se si duhet te veproj, pasi po te kem nevoje per edukatore Shpresmir, te jesh i sgurte se nuk do te vije puna deri tek ti......!

    Deshiron ndokush te beje debat mbi shen Kozmane apo tjeter shenjtor te Kishes? Sipas metodes te pyetjeve une jam ne gjendje tu pergjigjem, por perse te humbas kohen kot?

    Vetem nje gje:

    Kjo eshte nje deshmi se si Kisha ortodokse ka mesuar gjithnje se njohja personale e Shkrimit te Shenjte eshte nje domosdoshmeri shpirterore, ne kundershtim me akuzat e rreme se Kisha ndalon leximin e Shkrimit te Shenjte!


    vazhdim...

    Fryma e Shenjte ndricoi separi profitet edhe ata shkrojten Shkrimet Hyjnore; se dyti, Ai ndricoi Apostojt e Shenjteruare; edhe se treti, Ai ndricoi eterit e Shenjte, edhe ata shpjeguan librat e Kishes sone, ne menyre qe te dime se si te veprojme.

    Besa jone eshte themelosur prej Shenjterve te urte e te mesuar, te cilet shpjeguan shpjeguan Shkrimin e Shenjte edhe na ndricuan edhe neve nepermjet mesimeve te tyre te frumezuara hyjnisht.


    Fund!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    24 Gusht Tropari (Toni 4)

    Me kenge le te brohorasim per te mirenjohurin Kozma, qe me lavdi shkelqeu ne detyrat e martireve, prifterinjve, dhe asketikeve dhe le te mblidhemi; sepse ai shperndan sherim atyre qe i jane afruar me besim, meqenese, si i barabarte me Apostujt, ai kishte guxim perpara Krishtit.

    Shen Kozmai konsiderohet si i Barabarte me Apostujt. Ai ka lindur ne Mega Dendron te Aetolia ne 1714. Ai u be murg dhe jetoi ne Malin Athos per shume vite, por u merzit nga mungesa e njohurive mbi ungjillinin ne rradhet e popujve orthodhokse nen sundimin turk. Ai studioi retorike ne Konstandinopoje dhe mori nje bekim nga Patriarku Serafim II qe te shkonte dhe predikonte Ungjillin. Ai predikoi ne Maqedoni, Serbi, Shqiperi dhe Greqi dhe ndertoi shkolla. Per ta degjuar nuk erdhen vetem te Krishteret por edhe shume Muslimane. Ai njihej si nje njeri shume i shenjte. Gjithmone kerkoi bekimin e Peshkopit Orthodhoks lokal perpara se te predikonte ne ate zone, ose te autoriteteve turke. Predikimet e tij kunder praktikave te pandershme ne biznes zgjuan zemerimin e tregtareve hebrej dhe orthodhokse. Ata e akuzuan pa te drejte tek autoritetet turke. Turqit e mbyten dhe ia hodhen trupin ne lume ne Shqiperi. Kjo ndodhi ne 24 Gusht 1779. Ai ishte 65 vjec. Relikat e tij u ruajten dhe kane bere cudira ne popull qe prej atehere.

    Kjo me poshte eshte nje shembull i predikimit te Shen Kozmait ne librin e tij te titulluar, Duaje Komshiun Tend.

    "Nese doni qe te gjeni dashurine perfekte, shkoni dhe shitini te gjitha plackat dhe jepuani te varferve, shkoni atje ku te gjeni nje zotni dhe behuni skllav i tij. A mund ta beni kete qe beheni perfekt?
    Ju thoni se eshte shume e rende? Atehere beni dicka tjeter. Mos e shisni veten si skllav. Shisni vetem plackat tuaja dhe jepuani gjithcka te varferve. A mund ta beni kete gje? Apo ju duket edhe kjo nje detyre shume e rende?
    Ne rregull, nuk mund ti falni te gjitha plackat tuaja. Atehere jepni gjysmat, nje te treten, nje te pesten. A mos eshte edhe kjo shume e rende? Atehere jepni nje te dhjeten. A mund ta beni kete? Eshte dhe kjo shume e rende?
    Po sikur. Mos e shisni veten si skllav. Mos i jepni asnje qindarke te varferve. Vetem beni kete. Mos ia merrni vellait tuaj te varfer xhaketen, mos ia merrni buken, mos e persekutoni ate, mos e hani te gjalle ate. Nese nuk doni qe ti beni atij mire, te pakten mos i beni keq. Lereni te qete. Eshte edhe kjo shume e rende per ju?
    Ju thoni se doni qe te shpetoni. Por si? Si mund te shpetojme kur cdo gje qe na kerkohet te bejme eshte shume e rende per ne? Ne zbresim dhe zbresim derisa nuk ka me vend me poshte. Zoti eshte i plotmeshirshem, po, por ai ka gjithashtu edhe nje shufer hekuri."

    Burimi: http://www.comeandseeicons.com/phn56.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    PASAZHE TE ZGJEDHURA NGA MESIMET E SHEN KOZMAIT


    ZOTI

    Eshte me vend qe ta fillojme mesimin tone me Zotin, dhe kur te kemi mbaruar ta falenderojme Zotin - jo se une jam i denje qe te ze ne goje emrin e Zotit, por jam i sigurt qe Zoti vuan qe une te bej nje gje te tille fale perkushtimit te Tij te pafund.

    Zoti i gjithe-miresishem dhe plot-meshirshem, vellezer, eshte nje, dhe kushdo qe thote se ka shume Zoter eshte nje djall. Ai eshte i triun: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte; por me nje natyre, nje lavdi, nje mbreteri, nje Zot. Ai eshte gjithe drite, gjithe gezim, gjithe perkushtim, gjithe dashuri.

    Kjo Trini e Tereshenjte qe ne besojme, te Krishteret Orthodhokse e lavderojne dhe adhurojne. Ai eshte Zoti i vertete dhe te gjithe te ashtuquajtur zoter te tjere jane demone. Dhe nuk jemi vetem ne qe besojme, lavderojme dhe adhurojme Trinine e Shenjte, por edhe engjejt, kryengjejt dhe te gjithe qeniet qiellore te panumurueshme si yjet e qiellit dhe si rera e detit e lavderojne papushim Trinine e Tereshenjte me himne dhe adhurime. Perseri, fale dashurise per Trinine e Shenjte, burrat dhe grate, te panumert si yjet ne qiell dhe si kokrrizat e reres se detit, kane derdhur gjakun e tyre, dhe po aq shume kane hequr dore nga bota dhe kane shkruar ne shkretetira qe te bejne nje jete me perpjekje shpirterore, dhe po aq shume jetuan ne bote me vetepermbajtje dhe virgjeri, duke mbajtur kreshme, duke u lutur, duke ndihmuar te vobektet dhe duke ndjekur praktika te tjera; dhe te gjithe shkuan ne Parajse dhe jetojne te lumtur qe atehere.


    DASHURIA

    Nese duam qe tia kalojme mire ne kete jete dhe te shkojme ne Parajse, dhe ta quajme Zotin tone dashuri dhe baba, duhet qe te kemi dy dashuri: dashurine per Zotin dhe dashurine per komshiun. Eshte e natyrshme per ne qe ti kemi keto dy dashuri, dhe ne kundershtim me natyren ben vaki te mos i kemi. Ashtu si zogu ka nevoje per dy krahe qe te fluturoje ne ajer, ashtu edhe ne kemi nevoje per keto dy dashurite sepse pa ato nuk mund te shpetojme.

    Le te duam Zotin dhe njerezit tane. Dhe pastaj Zoti na vjen dhe na sjell gezim duke mbjelle jeten e perjetshme ne zemrat tona, dhe ne ia kalojme mire ne kete jete dhe shkojme ne Parajse, atje ku do te gezojme pergjithmone.

    Me fat eshte ai njeri qe i ka keto dy dashuri ne zemren e tij, ate per Zotin dhe ate per vellezerit e tij. Ai po qe e ka Zotin; dhe kushdo qe ka Zotin ka cdo bekim dhe nuk bie ne mekat. Nga ana tjeter, fatkeq eshte ai njeri qe nuk i ka keto dy dashuri. Me siguri qe ai ka djallin dhe te keqen dhe gjithmone ben mekate. Zoti, vellezerit e mi, na kerkon qe ti kemi keto dy dashuri. Ashtu si Ai Vete shkruan ne Ungjillin e Tij te Shenjte: "Ne keto dy urdherime varen te gjitha ligjet dhe gjithe Profetet." Nepermjet ketyre dy dashurive, te gjithe Shenjtoret e Kishes sone, burra dhe gra, arriten te Shenjterohen dhe fituan Parajsen. Kushdo qe e ka marre bekimin e dashurise, te paren per Zotin dhe te dyten per vellezerit e tij te Krishtere, behet i denje per te marre Trinine e Shenjte ne zemren e tij.

    Nese doni qe te shpetoni, mos kerkoni asgje tjeter ne kete bote pervec dashurise.

    Duhet te dini vellezer se dashuria ka dy karakteristika, dy dhurata. Nje prej tyre eshte qe te fuqizoje njeriun ne ate qe eshte e mire dhe tjetra eshte qe ta dobesoje njeriun ne ate qe eshte e keqe. Une kam nje cope buke per te ngrene; ju nuk keni. Dashuria me thote mua: Mos e ha ate vetem, jepu ca vellezerve te tu dhe ti ha ate qe mbetet. Une kam roba; dashuria me thote mua: jepja nje rrobe vellait tend dhe ti vish tjetren. E hap gojen qe t'u akuzoj, qe tu genjej, qe tu mashtroj; por menjehere me vjen ndermend dashuria e cila ma mbyll gojen dhe nuk me le mua qe tu them genjeshtra. E zgjat doren qe tu marr ate qe ju perket juve, parate tuaja, te gjithe pasurine tuaj. Dashuria nuk me lejon qe tua marr. E shikoni vellezer se cfare dhurata ka dashuria?

    Te gjithe ju qe e fitoni buken e gojes me vuajtje dhe djerse duhet te gezoheni, sepse ajo buke eshte e bekuar; dhe nese jepni pak nga ajo buke si lemoshe do tu jepet edhe aq tjeter. Por ata qe jetojne me mjete jo te drejta dhe tregohen doreshtrenguar do te vajtojne, sepse ajo qe ata fitojne eshte e mallkuar; edhe nese jepni nje pjese lemoshe, nuk keni per te perfituar asgje pasi ju djeg zjarri perbrenda.

    Martiret e fituan Parajsen me gjakun e tyre; Asketiket, me jeten e tyre asketike. Kurse ju vellezerit e mi, ju qe keni femije, si do ta fitoni Parajsen? Nepermjet mikepritjes, duke u ardhur ne ndihme vellezerve, te varferve, te verberve dhe te ngrateve.


    PERULESIA

    I Krishteri ka nevoje per dy krahe ne menyre qe te ngjitet lart ne Parajse; perulesine dhe dashurine. Kur rreshti i pare i engjejve ra nga lavdia engjellore dhe u kthyen ne demone, 9 rreshtat e tjere u perulen dhe adhuruan Trinine e Tereshenjte, duke qendruar ne vendet e tyre dhe duke gezuar ne perjetesi. Edhe ne, vellezerit e mi, duhet te reflektojme se sa gje e keqe eshte krenaria - qe na solli djallin nga lavdia engjellore i cili do te digjet gjithmone ne ferr - dhe ajo perulesi i mbajti engjejt ne Qiell, dhe ata gezojne papushim ne lavdine e Trinise se Shenjte. Le ti qendrojme larg krenarise vellezer se eshte e bija e pare e djallit, eshte nje shteg qe te con ne Ferr, dhe le te jemi te perulur sepse eshte engjellore, eshte nje shteg qe te shpie ne Parajse.


    RREFIMI

    Nese doni qe te sheroni shpirtin tuaj, ju duhen kater gjera. E para eshte qe te falni armiqte tuaj. E dyta eshte qe te rrefeni gjithcka qe keni bere. E treta eshte qe tia vini fajin vetes. E katerta eshte qe te vendosni qe te mos beni me mekat. Nese duam qe te shpetojme, duhet qe gjithmone te bejme veten me faj dhe jo tua hedhim fajin te tjereve. Dhe Zoti, qe eshte me i perkushtuari, do te na fali.


    MBAJTJA E KRESHMES

    Ne qe jemi te Krishtere te devotshem duhet te mbajme kreshme gjithmone, por ne menyre te vecante te merkurave, sepse Perendia u shit ne ate dite, dhe te Premteve, sepse Ai u kryqezua ne ate dite. Po ashtu, eshte detyra jone qe gjate sezonit te Kreshmes se Madhe, ashtu si Shpirti i Shenjte ndricoi Eterit e Shenjte te Kishes me pushtet, ne menyre qe te poshteronin pasionet dhe te perulnin trupin. Per me teper, nese e pakesojme ushqimin qe hame, jeta behet me e lehte per ne. Mbani kreshme sipas mundesive, lutuni sic duhet sipas mundesive, ndihmoni te vobektit sipas mundesive dhe gjithmone mbani para syve te mendjes vdekjen.


    VIRGJERIA

    Ashtu si njerezit preferojne me mire floririn se sa argjendin, ashtu dhe Zoti preferon martesen, por virgjerine e preferon akoma me shume, ne menyre qe tu tregoje ju se nese arini qe ta ruani virgjerine dhe beheni murg, ose nje murgeshe nese jeni femer, jeni me fat dhe tre here e bekuar pasi jeni te cliruar nga gjerat e kesaj bote, jeni si nje engjell. Megjithate, nese doni qe te ruani virgjerine, duhet qe si fillim te hiqni dore nga pasuria dhe duhet qe ta disiplinoni trupin me mbajtje kreshme, lutje, virgjile, dhe vuajtje ne menyre qe te perulni mishin. Gjithashtu, duhet qe ti largoheni botes... Nuk ka menyre tjeter per nje murg qe te shpetoje, vetem duke iu larguar larg botes.


    GRUAJA

    Zoti e krijoi gruan te barabarte me burrin, jo inferiore.

    Te Krishteret e mi, duhet ti doni grate tuaja si shoqe jete, dhe jo ti konsideroni si skllave, sepse edhe ajo eshte nje krijese e Zotit, ashtu sic jeni edhe ju. Zoti u kryqezua per te ashtu sic u kryqezua edhe per ju. Ju e quani Zotin At, dhe ajo e quan Ate At po ashtu. Qe te dy keni te njejtin Besim, te njejtin Pagezim, te njejtin Liber te Ungjijve, te njejten Kungate te Shenjte, te njejten Parajse per te gezuar. Zoti nuk e shikon ate si inferiore ndaj jush.


    TE MBASH TE DJELEN

    Mos e ndani veten nga Krishti dhe nga Kisha. E degoni priftin qe po i bie kembanes? Ngrihuni menjehere nga vendi, lahuni dhe shkoni ne kishe. Merrni pjese dhe ndiqni me vemendje mesimet e Kishes dhe Liturgjine Hyjnore. Nuk duhet qe te punojme apo bejme biznes te djelave. Fitimi qe merrni te djelave eshte mallkimi... Mbajini te Djelen si nje dite te dedikuar Zotit.


    LUTJA E JEZUSIT - "Lutja e Zemres"

    Kjo lutje nuk duhet tu mungoje asnjehere: O Zot Jezu Krisht, o Biri dhe Fjala e Zotit te gjalle, me Hyjelindesen dhe gjithe Shenjtoret ki meshire per mua, sherbetorin tend mekatar te padenje." (Kjo eshte lutja e Jezu Krishtit: "O Zot Jezu Krisht, i Biri i Perendise, Ki Meshire Per Mua Mekatarin.") Gjithmoni thuajeni kete lutje si me goje edhe me mendje, diten dhe nate, kudo qe te jeni, kur te jeni duke ngrene, duke ecur, duke punuar, duke ndenjur. Gjithmone meditoni ne lidhje me te, sepse ju vjen ne ndihme jashte mase, ju pastron ketu nga cdo e keqe, dhe ju shpie atje duke ju shpetuar nga Ferri i perjetshem, dhe ju ben te denje qe te shkoni ne Parajse, ne vendin tone qiellor.


    MEDITIM MBI VDEKJEN

    Nuk ka mesues me te mire se vdekja.

    Mbajeni vdekjen perpara mendjeve tuaja: eshte koha qe kur do te lini kete bote jo te vertete dhe do te shkoni ne ate tjetren qe eshte e perjetshme.


    JETA PAS VDEKJES

    Ne qe jemi te Krishtere te devotshem nuk duhet te qajme per te vdekurit sic bejne jobesimtaret e pashprese, qe nuk kane shprese ne ringjallje. Kjo bote, vellezerit e mi, eshte si nje burg. Kur duhet te gezoje njeriu? Kur hyn ne burg apo kur del nga burgu? Mua me duket se kur hyn ne burg duhet qe te qaje dhe te merzitet, dhe kur del nga burgu duhet te gezoje. Prandaj vellezer, mos vajtoni per te vdekurit, por nese me te vertete i doni, beni cfare te mundni per shpirtrat e tyre; mbani liturgji, sherbime kujtimore, mbani kreshme, lutje dhe ndihmoni te vobektet.


    MESIMI I SHKRIMEVE TE SHENJTA

    Mbani parasysh te gjitha mendimet e Ungjijve te Shenjte, sepse jane plot me diamante, thesare, gezim, kenaqesi, jete te perjetshme. Ekzistenca e shume kishave nuk e ruan dhe as nuk e fuqizon besimin tone ne masen dhe ne menyren e duhur, nese ata qe besojne ne Zot nuk ndricohen nga Dhiata e Vjeter dhe e Re.

    Mua me jane dukur fjalet dhe urdherimet e Krishtit te pasterta, te shenjta, te verteta, plot shkelqim, me te shkelqyeshme se dielli; dhe kushdo qe beson ne Krisht dhe e therret Ate Zot, dhe jeton sipas mesimeve te Tij, qe permbahen ne Ungjijte e Shenjte, eshte me fat dhe tre here i bekuar.

    Shpirti i Shenjte ndricoi ne fillim Profetet e shenjte dhe ata shkruan Shkrimin Hyjnor; se dyti, Ai ndricoi Apostujt e shenjte; se treti, Ai ndricoi Eterit e shenjte, dhe ata na i kane shpjeguar librate Kishes ne menyre qe ne te dime si te sillemi.

    Besimi yne na eshte siguruar nga Shenjtore te zgjuar dhe te ditur qe na i shpjeguan Shkrimet e Shenjta ashtu sic duhet dhe na kane ndricuar mendjen me ligjeratat e tyre me frymezim qiellor.

    Burimi: Modern Orthodox Saints I, St. Cosmas Aitolos, nga (Dr.) Constantine Cavarnos., INSTITUTE FOR BYZANTINE AND MODERN GREEK STUDIES., Belmont, Massachusetts., faqet.81-94.) Perktheu nga anglishtja ne shqip, Ilirjan Papa.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Shen Kozmai, Apostulli i te Varferve


    "Ne cdo qytet qe te hyni, falini paqe atij qyteti"

    Perendia dhe Zoti yne, Jezu Krisht, vellezer, i zoti dhe sunduesi me i dashur, krijuesi i engjejve dhe gjithe krijesave perceptueshme dhe inteligjente, u prek nga miresia qe ka per racen njerezore dhe na dha dhe vazhdon te na jape cdo dite, cdo ore, dhe cdo moment nje numer te pafund dhuratash. Pervec ketyre, ai zbriti dhe u be nje njeri perfekt nga Shpirti i Shenjte dhe nga gjaku me i pastert i Zonjes sone, Hyjelindeses dhe Virgjereshes se Perjetshme Mari, ne menyre qe ne mund te shpetojme nga duart e djallit dhe te behemi bij dhe trashegimtare te mbreterise se tij, qe te gezojme perjete ne parajse se bashku me engjejt, dhe te mos digjemi ne ferr me pabesimtaret dhe demonet.

    Misioni i Apostujve

    Ashtu si sundimtari ka vreshta dhe fusha dhe merr ne pune puntore, ashtu edhe Zoti qe ka gjithe boten si vresht mori 12 Apostuj dhe u dha hiresine dhe bekimin e tij dhe i dergoi anembane botes qe tu mesonin njerezve si te jetonin mire mbi toke, ne paqe, me dashuri, dhe me vone te shkojne ne parajse per te gezuar ne perjetesi. Ai i dergoi ata qe tu mesonin njerezve si te pendoheshin, te besonin, dhe te pagezoheshin ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte, dhe te kishin dashuri per Zotin dhe per vellezerit e tyre. Kudo ku shkuan Apostujt dhe u mirepriten nga vendasit, Zoti i urdheroi qe te bekonin token, dhe kudo ku shkuan dhe nuk u mirepriten, Zoti i urdheroi qe te shkundnin tymin nga kepucet e tyre dhe te iknin prej andej.

    Me te marre hiresine e Shpirtit te Shenjte, Apostujt e shenjte, si sherbetore te zgjuar dhe besnike te Krishtit, vrapuan si vetetima ne gjithe boten. Me hiresi sheruan te verberit, te shurdhet, lebrozet, dhe ata te pushtuar nga demonet. Dhe ajo me madheshtorja, ne emer te Krishtit ata urdheruan te vdekurit dhe ata u ngriten perseri nga varri.

    Ne cdo toke qe Apostujt shkuan dhe u mirepriten nga njerezit, ata i kthyen keta njerez ne te Krishtere, kurorezuan peshkope dhe prifterinj, ngriten kisha, dhe bekuan token qe te behej nje parajse mbi toke, e mbushur me gezim dhe hare, nje vendbanim engjejsh, nje vendbanim per Krishtin tone. Por ne ato vende qe shkuan dhe nuk u priten nga njerezit, ai i mesoi ata qe te shkundnin pluhurin nga kepucet e tyre, dhe nje mallkim ne vend te nje bekimi ngeli mbi ate toke, nje vendbanim per djallin dhe jo per Krishtin.


    Jeta dhe Misioni i At Kozmait

    Eshte veprim i urte dhe i duhur per nje mesues, qe kur do te japi mesim, te njihet me pare me nxenesit e vete dhe po ashtu nxenesit te kene nje mundesi qe te vleresojne se cfare mesuesi ai eshte.

    Une, vellezer, qe me ka bere te denje perkushtimi i Krishtit qe te qendroj ne kete vend te shenjte apostolik, kam pyetur per ju para se te vija ketu dhe kam mesuar qe me hiresine e Perendise dhe Zotit Jezu Krisht ju nuk jeni greke, ju nuk jeni te pabese, heretike, te pazot, por jeni besimtare te Krishteret Orthodhokse qe besoni dhe jeni pagezuar ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte; ju jeni bijte dhe bijat e Krishtit tone. Dhe jo vetem une nuk jam i denje t'u mesoj ju, por as tu puth kembet, sepse secili prej jush vlen me shume se gjithe bota. Fisnikeria juaj duhet te kete degjuar per mua. Dhe e di qe disa njerez ju kane thene gjera te tjera per mua, por nese doni te mesoni te verteten, une do tua tregoj.

    Atdheu im tokesor i pafrytshem dhe i rreme eshte provinca e Artes, ne distriktin e Apokouro. Babai, nena dhe familja ime te gjithe jane besimtare te devotshem te Krishtere Orthodhokse. Megjithate, edhe une vellezer jam nje njeri me plot mekate, me shume se cdo njeri. Por une jam nej sherbetor i Zotit tone Jezu Krisht qe u kryqezua. Jo se une jam i denje per te qene sherbetori i Krishtit, por Krishti denjoi qe te me bente shebertorin e tij fale perkushtimit te tij. Prandaj vellezer, une besoj, lavderoj dhe adhuroj Krishtin tone. Eshte Krishti te cilit une i lutem qe te me pastroje nga cdo mekat shpirteror apo trupor. Eshte Krishti te cilit une i lutem qe me japi fuqi ne menyre qe te jem ne gjendje te pushtoj 3 armiqte: boten, mishin, djallin. I lutem Krishtit qe te me beje te denje qe edhe une te derdh gjakun tim per dashurine e tij ashtu sic e derdhi ai gjakun e tij per dashurine time.

    Nese do te ishte e mundur vellezer qe une te ngjitesha ne qiell dhe te bertisja me nje ze te forte predikimin se vetem Krishti eshte Biri dhe Fjala e Zotit, Zoti i vertete dhe jeta e gjithckaje, do ta kisha bere nje gje te tille. Por duke qene se une nuk mund te bej dot nje gje kaq te madhe, bej kete gjene e vogel nga ana tjeter: eci nga nje vend ne tjetrin dhe u mesoj vellezerve te mi me aq sa mundem, jo si mesues por si vella. Vetem Krishti yne eshte mesues.

    Sa u preka nga kjo vellezer, do tua tregoj. Pasi e lashe atdheun tim 50 vjet me pare, udhetova ne shume vende, keshtjella, qytete, fshate, dhe ne menyre te vecante ne Konstandinopoje. Qendrova me gjate se kudo ne Malin e Shenjte, 17 vjet, ku derdha lot per mekatet e mia.


    Thesaret e Ungjillit

    Ne mes dhuratave te pafundme qe me ka dhene Perendia, ai me beri te denje qe te mesoj pak dije greke dhe keshtu munda qe te behem murg. Duke studiuar Ungjillin e shenjte, gjeta ne te mesime nga me te ndryshmet te cilat per mua jane diamante, thesare, pasuri, gezim, ngazellim i jetes se perjetshme. Ne mes gjerash te tjera, gjeta edhe kete mesim ne te cilin Krishti na thote: asnje i krishtere, nuk duhet ta vrasi mendjen vetem per vete, e si mund te shpetoje po veproi keshtu, prandaj duhet te vrisni mendjen edhe vellezerit tuaj ne menyre qe ata te mos bien ne mekat.

    Duke degjuar kete mesimin me te dashur te Krishtit tone, qe te mendojme edhe per vellezerit tane, mu ngulit ne zemer per shume vite ashtu si ai krimbi qe gryen pak nga pak drurin. Duke patur parasysh injorancen time, cfare mund te beja?

    Kerkova keshillen e eterve shpirterore, peshkopeve dhe patriarkeve dhe ju tregova per mendimet e mia, dhe i pyeta nese keto pune te miat ishin te pelqyera ne syte e Perendise. Te gjithe me shtyne qe ti vija ne jete keto mendime pasi keto pune te miat ishin te mira dhe te shenjta.

    Ne fakt, i shtyre edhe nga Shenjteria e Tij Patriarku Sofroniosmai, bekimi i Tij qofte me ne - mora edhe bekimin e Tij te shenjte, braktisa perparimin tim, mireqenien time, dhe shkova duke ecur nga nje vend ne tjetrin qe te mesoja vellezerit e mi.


    Hiresia eshte Falas

    Ne fillimet e mia si mesues, me lindi nje mendim qe tu kerkoja para njerezve sepse isha koprac dhe i doja fort parate, monedhat e florinjta akoma me shume, jo si fisnikeria juaj qe i percmoni parate, apo jo?

    Por duke studiuar Ungjillin e Shenjte, gjeta nje mesim tjeter ku Krishti shprehet: "Une u jap hiresine time falas, qe dhe ju duhet tua jepni falas vellezerve tuaj; jepni mesim pa pagese, keshilloni pa pagese, degjoni rrefime pa pagese, dhe nese kerkoni apo merrni ndonje pagese per mesimet tuaja, te medha apo te vogla qofshin, apo qofte edhe nje qindarke, une do tu bej te vdisni dhe do tu shpie ne ferr."

    Duke degjuar kete mesim kaq te embel te Krishtit vellezer, qe duhet te punojme per vellezerit tane pa pagese, mu duk edhe mua ne fillim si shume e veshtire. Me vone ama, mu duk shume i embel si mjalti, dhe e lavderova e lavderova Krishtin 1000 here sepse ai me mbrojti nga pasioni per para. Fale hiresise se Perendise dhe Zotit tone Jezu Krisht, te Kryqzuarit, une nuk kam as kulete, as shtepi, as shporte, dhe as nje robe tjeter se kjo qe kam veshur.

    Dhe perseri i lutem Perendise qe asnjehere te mos lejoje qe te ble nje kulete deri ne fund te jetes time, sepse nese filloj qe te marr para, i humbas te gjitha menjehere vellezer. Nuk mund ti sherbej te dyjave: ose Zotit ose djallit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria Magdalena - Miroprurėse dhe e barabartė me apostujt
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2014, 09:54
  2. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  3. Shėn Averki i Barabartė me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58
  4. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25
  5. 28 Gusht: Shen Augustini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •