Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ketu ti ben nje gabim kur thua se Shen Kozmai si mik i Ali Pashes nuk mund te behej faktor zvogelimi taksash.

    Ali Pasha filloi sundimin pas largimit te shenjtorit nga kjo jete. Ndaj miqesia me Ali Pashen eshte faktor neutral ne kete rast.

    Nga ana tjeter Shen Kozmai predikoi pro taksave te te krishtereve, pra mesimi i tij nuk binte ndesh me politikat otomane. Por ishin pikerisht keto politika qe e cuan perandorine otomane drejt shkaterrimit.E permenda me siper parimin: "Jepi Cezarit cka i takon Cezarit".

    Ndersa per ndryshimin e perqindjeve ne shek 16, kjo erdhi si rezultat i mungeses se Shen Kozmajve ne ate shekull. Shen Kozmai punoi me ata qe ngelen besnike, per t'i ruajtur ata nga konvertimi. Pa Shen Kozmane sot do kishim nje popullsi Shqiptare me rreth 90-100 % muslimane!

    Nuk mund te mohohet ne asnje menyre roli i Kishes Greke ne fitoren e pavaresise se Greqise. Ishte pikerisht Kisha Greke qe me shkollat e fshehta rizgjoi ndjenjat e vjetra per pavaresi. Shen Kozmai ishte pjese e kesaj Kishe dhe roli i tij ishte pjese e rolit te saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 25-08-2010 mė 08:31
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pastaj dhe ti vete je shprehur se Shen Kozmait i dedikohet moskthimi i besimtareve orthodhokse ne fe tjeter tek kjo teme:

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=4405
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po, kam shkruajtur se atij i dedikohet moskthimi. Pra, une nuk e mohoj dot faktin se ne ambientet ortodokse ka mbisunduar ne nje menyre ose tjeter ky lloj opinioni, sic eshte ngulitur thelle po ashtu opinioni se vetem nje pjese e popullsise i mbijetoi terrorit turk, kurse pjesa tjeter iu dorezua per shkaqe taksash etj.
    Si njeri opinion edhe tjetri, meqenese besohen ne terren, nuk dmth automatikisht se jane te verteta.
    Te dyja opinionet kane absurditetet e veta.

    Sa per taksat, nga njera ane thua se populli po i dorezohej presionit per nderrim te fese per shkak te taksave, nga ana tjeter thua se Kozmai nuk binte ndesh politikes se pagimit te taksave dhe e pranons e kishte miqesi me pinjolle te politikes turke ne rajon si Ali Pasha.
    Pra, i bie qe tematika e tij nuk ka qene aspak mos-dorezimi per shkak taksash, por me teper rindergjegjesimi tek ata qe kishin mbetur ortodoks i identitetit ortodoks-bizantin, duke rrenjosur nga njera ane fene e nga ana tjeter kulturen helene. Kozmai veproi brenda kufijve gjeografike dhe kulturore-fetare te Bizantit dhe iu drejtua qytetareve kristiane bizantine te cilet, vlleh, grek apo allvanoi i bashkonte feja greke-ortodokse edhe gjuha greke. Pikerisht ajo cfare Greqia eshte sot.
    Pra, kemi te bejme me nje mentalitet krejtesisht tjeter politik-kulturor nga ai prej te cilit u formua Shqiperia moderne.

    Sa per pavaresine, rolin kryesor e ka luajtur krahu laik iluminist nder greke, te mbeshtetur fuqimisht nga perendimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-08-2010 mė 14:25

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe une kam thene se Shen Kozmai predikonte qe me mire te paguani taksat se sa te ktheheni ne fene islame. Sepse, sic shprehet ai vete ne ligjeratat e tij, "Asgje ne kete bote nuk eshte juaja, ndaj nqs ja u marrin mos u brengosni. Ruani vetem Krishtin dhe shpirtin"

    Po ashtu ai predikonte qe "Falenderoni Zotin qe solli turqit dhe jo ndonje perandori tjeter. Sepse turqve nqs u jep para nuk ta prekin fene, por po te ishte dikush tjeter mund t'ju detyronte t'ju kthente ne fe tjeter me force"

    Keto predikime u shkonin per shtat turqve, sepse atyre u interesonte qe te vilnin sa me shume taksa, nga ana tjeter ata harruan se duke ndjekur kete politike ata nuk arriten dot te prekin shpirtin e kombeve orthodhokse, sepse u morren pasurite por nuk ua demtuan identitetin. Ndaj dhe shume shpejt erdhen revolucionet dhe shkaterrimi i perandorise otomane.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Shen Kozmai eshte nje murg tipik agjiorit, me nje parafytyrim te caktuar gjeopolitik, ku identiteti bazohej me se shumti ne tipin e te qenit roman (romei) i krishtere me baze edukimin helen, pra ishte bizantinas i kulluar.
    Si rrjedhim, shenjteria e tij dhe mesazhi i tij moral, ne nje kohe qe i pershtatet shtetit modern grek, qe u krijua mbi baza te forta te mentalitetit bizantin, ndersa bie ndesh me mentalitetin qe sherbeu per krijimin e komb-shtetit modern shqiptar, duhet pare ne kontekst.
    Seminarist, ke filluar te merresh me "gjykimin" e Shenjtoreve qe Kisha i nderon si "te Barabarte me Apostujt" dhe qe derdhen gjakun e tyre per Krishtin? Me duket duhet ta ndryshosh emrin ne forum nga "Seminarist" ne "Shekullarist" pasi gjykime te tilla per shenjtorin mbajne vetem pinjollet e turqve te mbetur ne Shqiperi si Sherif Delvina dhe propagandiste te paguar nga matane Adriatikut si Pellumb Xhufi. Qe nga momenti qe nje besimtar zgjedh te dali me "gjykimet e veta" qe bien ndesh me mesimet e Kishes dhe te tradites se komunitetit ku je lindur e rritur, je komplet ne rrugen e gabuar.

    Nuk mund te mohohet ne asnje menyre roli i Kishes Greke ne fitoren e pavaresise se Greqise. Ishte pikerisht Kisha Greke qe me shkollat e fshehta rizgjoi ndjenjat e vjetra per pavaresi. Shen Kozmai ishte pjese e kesaj Kishe dhe roli i tij ishte pjese e rolit te saj.
    Gabimi qe Seminaristi e shume si ai bejne, eshte se mundohen te "reziviziojne historine" duke e "gjykuar" shenjtorin ne "kontekstin" e historise qe rrodhi me vone pas martirizimit te shenjtorit. Eshte njesoj si nje njeri qe e gjykon historine e shekullit te XVIII me syzet e vitit 2010, e jo me syzet e kohes ne te cilen shenjtori jetoi. Historianet profesioniste dhe tradita e Kishes nuk na e "zbukurojne" jeten e Shenjtorit, as nuk mundohen ta gjykojne jeten e predikimet e tij, ato thjeshte na e sjellin kujtimin e jetes se tij ne kontekstin e vetem: kontekstin e kohes ne te cilen ai jetoi dhe u martirizua. Prandaj ne predikimet me lart lexon vetem citate e predikime te Shenjtorit, jo "interpretime" dhe "gjykime".

    Nese Seminaristi ben gabimin e "revizionimit" te historise, ti ben gabimin e "ekzagjerimit" apo "zbukurimit" te jetes se shenjtorit. Shenjtori nuk i solli Greqise pavaresine. Shenjtori as nuk perfaqesonte Kishen greke, pasi ai ishte murg ne Malin e Shenjte, me pasuri te vetme roben e trupit, nje pale sandale prej sholli, nje ungjill, nje stol druri dhe ripin e lutjes qe mbajne murgjit.

    Nese ka nje merite te shenjtorit, merita e vetme e tij eshte MBUSHJA ME SHPRESE PERENDIE E SHPIRTIT TE BESIMTAREVE ORTHODHOKSE NE BALLKAN, kudo qe ai predikoi. Shpresa e Perendise po venitej ne shpirtin e orthodhokseve pas 4 shekujve pushtimi otoman. Dhe shenjtori e mbajti gjalle kete shprese e kete besim me predikimet e profecite e veta, e mbi te gjitha, me shembullin e jetes se tij. Besimtaret e thjeshte orthodhokse ne mbare ballkanin ne ate kohe vuanin nga venitja e shpreses tek Perendia, besonin se Perendia i kish braktisur e nuk i degjonte me lutjet e tyre, duke i lene ne meshiren e osmanllinjve. Shen Kozmai e ndryshoi kete gje, me predikimet e profecite e tija, profeci te dhuruara nga Hiri i Perendise, qe u bene realitet ne kohen qe ai jetoi, u bene realitet pas vdekjess e tij, po behen realitet edhe sot e kesaj dite.

    Ali Pashe Tepelena e nderoi jeten e shenjtorit, duke ngritur edhe kishen e pare ne vendin ku ai u martirizua, pikerisht pasi edhe ai pa ate qe pane shume besimtare te krishtere orthodhokse e myslimane bektashij ne jug te vendit: qe ky ishte nje njeri i shenjte i Perendise, qe Perendia i kish dhene dhuraten e profecise, te shikonte te ardhmen e historise se atyre trevave. Profeci qe kishin te benin edhe me vete jeten e Pashait.

    Shqiptaret ne traditen e tyre e nderojne shenjtorin e tyre me nderim te jashtezakonshem pasi u fali drite e shprese Perendie ne oret me te erreta te historise se tyre. Mesazhi konstant ne gjithe predikimet e Shen Kozmait eshte: Perendia nuk ju ka braktisur, as ju mos e braktisni Ate! Dhe ky mesazh ishte aktual atehere, eshte aktual edhe sot.

    Albo

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo, nuk gjykoj askund shenjtorin. Une jam mare me bindjet fikse e te pabaza te Matrix, por edhe te kujtdo tjeter, bindje te cilat ai si ndan vetem ne kete teme.

    Nqs ka pas nje kohe, kur ka pas nevoje per Shen Kozma (qe mban gjalle besen dhe ndalon bjerrjen ne besim), kjo ka qene periudha e Dulles 45-90. Por Shen Kozma te tille nuk pati!!!!!

    Ne kohe te Shen Kozmait te vertete, ortodoksia si ka pas punet aq keq, sa ti varte shpresat tek mberritja e ndonje Shen Kozmai. Te mos i ekzagjerojme gjerat.
    Sic e pranon edhe vete ti, ishte pikerisht Ali Pasha, nje turk per Kozmain, qe ia ngrejti manastirin.


    Shenjtori as nuk perfaqesonte Kishen greke, pasi ai ishte murg ne Malin e Shenjte,
    Kjo shprehje eshte gabim. Kisha greke eshte pikerisht kisha e stambollit. Ndersa kisha e Greqise eshte nje pjelle moderne dhe eshte greke per aq sa i takon shtetit grek, por jo ne kuptimin klasik te fjales. Aq me teper qe ne kohe te Kozmait ska pasur shtet grek dhe kisha e grekeve ishte kisha e udhehequr nga stambolli.


    Nese ka nje merite te shenjtorit, merita e vetme e tij eshte MBUSHJA ME SHPRESE PERENDIE E SHPIRTIT TE BESIMTAREVE ORTHODHOKSE NE BALLKAN, kudo qe ai predikoi. Shpresa e Perendise po venitej ne shpirtin e orthodhokseve pas 4 shekujve pushtimi otoman. Dhe shenjtori e mbajti gjalle kete shprese e kete besim me predikimet e profecite e veta, e mbi te gjitha, me shembullin e jetes se tij. Besimtaret e thjeshte orthodhokse ne mbare ballkanin ne ate kohe vuanin nga venitja e shpreses tek Perendia, besonin se Perendia i kish braktisur e nuk i degjonte me lutjet e tyre, duke i lene ne meshiren e osmanllinjve. Shen Kozmai e ndryshoi kete gje, me predikimet e profecite e tija, profeci te dhuruara nga Hiri i Perendise, qe u bene realitet ne kohen qe ai jetoi, u bene realitet pas vdekjess e tij, po behen realitet edhe sot e kesaj dite.

    Pikerisht ketu ti ke bindje fikse si te Matrix:
    - Nuk mbushi me shprese shpirtet e besimtareve ortodokse te Ballkanit, por me teper te trojeve klasike te bizantit te vone - epiri i veriut, jugut dhe greqia e sotme. Nuk u perzie aspak me sllavet.
    - nuk ma ha mendja se nder ortodokse ekzistonte shqetesimi se Perendia i kishte braktisur per shkak se ishin ne otomanizem. Ne rang popullor, besimi ishte nje menyre jetese qe rridhte per inerci te mentalitetit social te formuar prej shekujsh. Populli i thjeshte ndiqte verberisht ritualet kishtare pa e vrare mendjen shume. Shumica e popullit ne terren ishte mesuar me kete menyre jetese, ku qeveria qendrore ishte ne dore te turqve ndersa ortodokset qeveriseshin nga kisha.
    Ata qe e vuanin menderisht te qenit nen turkun ishin kokra dhe ishin shoke te Kozmait murgj neper manastire e jo populli i thjeshte neper fshatra. Po ashtu ishin greket e rinj te diaspores, te cilet nuk kishin nevoje per predikimet e Shen Kozmait.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Jo, nuk gjykoj askund shenjtorin. Une jam mare me bindjet fikse e te pabaza te Matrix, por edhe te kujtdo tjeter, bindje te cilat ai si ndan vetem ne kete teme.
    Tema nuk eshte per bindjet e pabaza te Matrix, tema eshte per jeten e shenjtorit. Po nuk ke gje per te shtuar e per te na mesuar me shume se ato qe jane shkruajtur me lart mbi jeten e shenjtorit, heshtja eshte flori. Njerezit nuk mesojne vetem duke i korrigjuar, por duke ua zgjeruar edhe oreksin e dijes, duke u servirur me shume informacion mbi jeten e shenjtorit. Ashtu mesojne ne menyre te pavetedijshme.

    Nqs ka pas nje kohe, kur ka pas nevoje per Shen Kozma (qe mban gjalle besen dhe ndalon bjerrjen ne besim), kjo ka qene periudha e Dulles 45-90. Por Shen Kozma te tille nuk pati!!!!!
    Eshte njesoj si te thuash "Pse na braktise o Zot?!" ne ato vitet e komunizmit. Je duke bere me faj Perendine apo je duke na thene se besimi i krishtere orthodhoks mori fund me vitet e komunizmit? Njerezit me besim te tronditur nga themelet mendojne ne kete menyre, jo njerezit me besim. Njerezit me besim asnjehere nuk e vene ne medyshje Vullnetin e Perendise, edhe kur jane ne doren e xhelatit.

    Ne vitet e komunizmit Shqiperia ka qene e mbushur me Shen Kozma, martire te besimit. Plot sa te duash. Njerez te drejte e te pafajshem qe nuk ia shiten shpirtin se keqes qe pushtoi vendin, nuk u vune ne sherbim te se keqe, por u qendruan besnike moralit te drejte orthodhoks. Kjo u kushtoi edhe jeten, u kushtoi edhe lirine, u kushtoi edhe internimin. Arsyeja perse nuk i njohim jeten e ketyre martireve eshte sepse nuk u dime as varret dhe jeta e tyre nuk eshte e dokumentuar ne libra, eshte e dokumentuar ne procesverbalet e arkivave te Sigurimit te Shtetit.

    Djalli godet me fort atje ku ka shpresetari Perendie, dhe Perendia asnjehere nuk e braktis popullin e vete, as nje besimtar te vetem. I madh ka qene edhe Hiri i derdhur i Perendise si gjate viteve te komunizmit, edhe ne vitet me pas. Nese historia e komunizmit na meson ndonje gje, mesimi me i madh eshte pikerisht, njeriut po i mohove besimin ne Perendi, kthehet ne kafshe me fytyre njeriu. Kurse mesimi me i madh i post-komunizmit shqiptar, te pakten per mua: besimi ishte kalaja e vetme qe komunizmi dhe diktatura komuniste shqiptare nuk arriten ta mposhtin dot. Fryti i pare i lirise e demokracise ishte rizbulimi i besimit e adhurimit ne Zot.

    Kjo shprehje eshte gabim. Kisha greke eshte pikerisht kisha e stambollit. Ndersa kisha e Greqise eshte nje pjelle moderne dhe eshte greke per aq sa i takon shtetit grek, por jo ne kuptimin klasik te fjales. Aq me teper qe ne kohe te Kozmait ska pasur shtet grek dhe kisha e grekeve ishte kisha e udhehequr nga stambolli.
    Nga Stambolli nuk eshte udhehequr vetem kisha e grekerve, por edhe e shqiptareve, edhe e bullgareve, edhe e serbeve, edhe e gjithe popujve orthodhokse te Ballkanit pasi ne ate kohe asnje prej popujve ballkanik nuk kish marre tomusin e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit. Ti dhe shume si puna tende, e anashkaloni kete fakt, pasi ju leverdis qe te perligjni bindjet nacionalisto-anadollake tuajat: ne-dhe-ata, greket-dhe-shqiptaret.

    Kur Shen Kozmai shkoi ne Stamboll per te kerkuaj lejen e Patrikut per te predikuar mes popujve orthodhokse, e beri kete gje per shume arsye Arsyeja e pare, per ti kerkuar lejen hierarkut per te predikuar ne dioqezat qe vareshin prej tij. Arsyeja e dyte, per te siguruar lejen e Portes se Larte me anen e Patriarkanes, pasi Rumelia ishte nen kontrollin administrativ te osmanllinjve. Dhe arsyeja e trete, dhe arsyeja me kryesore, Shen Kozmai shkoi tek Patriku per tu rrefyer dhe per te marre bekimin e tij ne misionin e tij te martirizimit per hir te Krishtit. Murgjit e Malit te Shenjte nuk lene Malin e Shenjte e qeline e tyre ne manastir per pune kapricoje, e lene vetem atehere kur ati i tyre shpirteror i urdheron qe te shkojne diku, ose kur Perendia u shfaq planin e Tij per jeten e tyre. Dhe nje shenjtor si Shen Kozmai te cilit Perendia i kish dhene dhuraten e profecise, i cili profetizoi kudo ku i shkeli kemba, kujton se nuk e kish pare fundin e jetes se tij? Apo kujton se ata kadinjte e njerezit e administrates osmane e shihnin me syrin e mire kete murg qe predikonte per fene orthodhokse mes popullsise se perzier te atyre trevave?!

    Shen Kozmai i lutej Perendise qe ta bente te denje qe ta mbyllte jeten e tij si martir te besimit! Perendia e pa te denje dhe jo vetem i fali nje fund prej martiri, por e ka lumeruar kujtimin e tij ne perjetesi.

    - Nuk mbushi me shprese shpirtet e besimtareve ortodokse te Ballkanit, por me teper te trojeve klasike te bizantit te vone - epiri i veriut, jugut dhe greqia e sotme. Nuk u perzie aspak me sllavet.
    Shen Kozmai ka predikuar edhe mes sllaveve te jugut. Te pakten une keshtu kam lexuar e mesuar ne ato libra qe me kane rene ne dore mbi jeten e shenjtorit. Mbase jo per nje kohe aq te gjate sa ne trojet qe me pas u bene pjese e Greqise e Shqiperise, por ka predikuar edhe mes tyre. Shen Kozmai ishte gati ti predikonte jo vetem te krishtereve orthodhokse, qofshin keta shqiptare apo greke, por kujtdo qe kish deshire te degjonte. Fronin e mbante me vete se ishte i shkurter e ulej mbi te e predikonte me ze te larte ne mes te fshatit, qytetit, e kudo qe e zinte dita apo nata. Shen Kozmai i predikoi edhe Ali Pashe Tepelenes, te cilit i profetizoi ngritjen ne pushtet e fundin e tij.

    Prandaj mos u perpiq ti veshesh paragjykimet e tua shenjtorit.

    - nuk ma ha mendja se nder ortodokse ekzistonte shqetesimi se Perendia i kishte braktisur per shkak se ishin ne otomanizem. Ne rang popullor, besimi ishte nje menyre jetese qe rridhte per inerci te mentalitetit social te formuar prej shekujsh. Populli i thjeshte ndiqte verberisht ritualet kishtare pa e vrare mendjen shume.
    Ashtu do te jete! Populli nuk e vriste mendjen shume. Perse ta vriste? Me mire i krishtere orthodhoks e qytetar i dores se dyte e pa te drejta se sa mysliman e me te gjitha te drejtat. Me mire te paguaje takse dyfish se ai myslimani shtetit osman; me mire te paguash per te ngritur kishat qe i digjnin e vidhnin myslimanet; me mire i krishtere qe te na i marrin femijet ne lufte Sulltanet sa here qe tu doje qejfi me nje te rene te penes ne ferman. Populli orthodhoks shqiptar do te kete qene pikerisht, ashtu sic thua ti: shume budalla. Po te ishin te zgjuar, do benin sic bene te gjithe shqiptaret e tjere qe u bene myslimane e perfituan prona e ofiqe plot, packa se hoqen doren nga ai besimi i te pareve. Pune e madhe apo ajo?

    Ama te te pyes, se une nje gje nuk kuptoj. Po mire nen turqi qe ketyre te krishtereve orthodhokse u hante kurrizi, por kur iken nga Turqia drejt Italise e Amerikes, perse e moren me vete ate fene e krishtere, nuk merrnin dot fene e italianeve romano-katolike apo protestanteve amerikane?! Cudi!

    Dallimi midis teje dhe Matrix eshte se Matrix e vlereson besimin orthodhoks dhe traditen orthodhokse te popullit shqiptar, packa se mund te mos ta njohi ate te plote. Askush nuk e njeh te plote, as une. Por ti nga ana tjeter, per cudine tende dhe te gjithe atyre qe te lexojne, sa me shume lexon e meson per fene orthodhokse, aq me te huaj e gjen veten ne te, prandaj edhe leshon brockulla si keto me lart.

    Albo

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Tema nuk eshte per bindjet e pabaza te Matrix, tema eshte per jeten e shenjtorit. Po nuk ke gje per te shtuar e per te na mesuar me shume se ato qe jane shkruajtur me lart mbi jeten e shenjtorit, heshtja eshte flori. Njerezit nuk mesojne vetem duke i korrigjuar, por duke ua zgjeruar edhe oreksin e dijes, duke u servirur me shume informacion mbi jeten e shenjtorit. Ashtu mesojne ne menyre te pavetedijshme

    Patjeter qe tema eshte ne lidhje me ate se cfare ne themi per shenjtorin, ndryshe do ishte gomarrllek te krijoje komanden "pergjigju" ne forumin qe eke krijuar me duart e tua. Keshtu qe, i bie qe heshtjen flori tua tregosh te tjereve qe jane kolopuce karshi teje, e jo mua, pasi je kolopuci im.



    Eshte njesoj si te thuash "Pse na braktise o Zot?!" ne ato vitet e komunizmit. Je duke bere me faj Perendine apo je duke na thene se besimi i krishtere orthodhoks mori fund me vitet e komunizmit? Njerezit me besim te tronditur nga themelet mendojne ne kete menyre, jo njerezit me besim. Njerezit me besim asnjehere nuk e vene ne medyshje Vullnetin e Perendise, edhe kur jane ne doren e xhelatit.

    Me faj Perendine e ben ti qe kerkon ti veshesh gjera qe Ai si ka ndermarre.



    Ne vitet e komunizmit Shqiperia ka qene e mbushur me Shen Kozma, martire te besimit. Plot sa te duash. Njerez te drejte e te pafajshem qe nuk ia shiten shpirtin se keqes qe pushtoi vendin, nuk u vune ne sherbim te se keqe, por u qendruan besnike moralit te drejte orthodhoks. Kjo u kushtoi edhe jeten, u kushtoi edhe lirine, u kushtoi edhe internimin. Arsyeja perse nuk i njohim jeten e ketyre martireve eshte sepse nuk u dime as varret dhe jeta e tyre nuk eshte e dokumentuar ne libra, eshte e dokumentuar ne procesverbalet e arkivave te Sigurimit te Shtetit.

    Keto jane bindje te tuat personale, qe per mua nuk qendrojne aspak. Vec ta sqarojme se ti ke dale nga ai rregjim 11 vjec e na flet sikur ke dale plak. Nuk ma ha mendja se kjo pune e pleqerise se nje 11 vjecari vjen nga mencuria!!!!



    Djalli godet me fort atje ku ka shpresetari Perendie, dhe Perendia asnjehere nuk e braktis popullin e vete, as nje besimtar te vetem. I madh ka qene edhe Hiri i derdhur i Perendise si gjate viteve te komunizmit, edhe ne vitet me pas. Nese historia e komunizmit na meson ndonje gje, mesimi me i madh eshte pikerisht, njeriut po i mohove besimin ne Perendi, kthehet ne kafshe me fytyre njeriu. Kurse mesimi me i madh i post-komunizmit shqiptar, te pakten per mua: besimi ishte kalaja e vetme qe komunizmi dhe diktatura komuniste shqiptare nuk arriten ta mposhtin dot. Fryti i pare i lirise e demokracise ishte rizbulimi i besimit e adhurimit ne Zot.
    Ha, kjo eshte satire...

    Ti po na thua se djalli goditi me keq Shqiperine se sa Greqine, meqe besimi ne Shqiperi ishte me i madh se sa ne Greqi? Kjo eshte nje menyre e paster e personalizimit te historise qe ti ia mvesh Zotit e djallit bashke.
    Ka njerez te tjeter qe e lexojne ndryshe historine: djalli godet pikerisht aty ku besimi eshte mohuar me pare.
    Nqs ka nje mesim qe na e dha komunizmi eshte se: teoria e mosheqsjes dore ngabesimi gjate terrorit turk 500 vjecar eshte perralle me mbret, sepse, sic e pame, brenda 2 a tre dekadash, nje popull i tere, ne mbi 90% te tij, e pranoi me dashje ose pa dashje Apostazine e 1967-tes.

    Ja po deshe nje test, meqe fryhesh shume: A njeh ndonje ti, aq me shume ne familje, fis, qytetin tend, qe ne 1967 te jete ngrejtur e ti thoshte qeverise se kohes se nuk e pranonte shpalljen ateiste te shtetit ku bente pjese?

    Ateizmi komunist erdhi sepse i gjeti njerezit INJORANTE sikurse edhe besimi masiv i post-90-es beri bum per shkak te po injorances edhe me te madhe se me pare.



    Nga Stambolli nuk eshte udhehequr vetem kisha e grekerve, por edhe e shqiptareve, edhe e bullgareve, edhe e serbeve, edhe e gjithe popujve orthodhokse te Ballkanit pasi ne ate kohe asnje prej popujve ballkanik nuk kish marre tomusin e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit. Ti dhe shume si puna tende, e anashkaloni kete fakt, pasi ju leverdis qe te perligjni bindjet nacionalisto-anadollake tuajat: ne-dhe-ata, greket-dhe-shqiptaret.
    Qe te jesh me i sakte, Kisha serbe ka qene autoqefale deri ne 1767. Po ashtu, shume studiues mendojne se edhe Kisha e Ohrit ishte autoqefale deri ne kete vit. Keshtu qe ai qe si di punet mire je ti dhe se une nuk anashkaloj asnje fakt.


    Dua ti pergjigjesh nje pyetje: Si eshte ndjere Shen Kozmai qe ne kohen qe ai bente udhetimet e famshme ne Jug, ka mesuar se ne Voskopojen ortodokse, kjo qender e kohes, kishte arsimim ne vllahisht e shqip pervec se edhe greqisht?


    Te thashe qe Kishe Greke eshte ne menyre klasike Kisha e Stambollit edhe jo ajo e shtetit grek. Deri ne shek.20 Kishe shqiptare nuk ka pasur. Kisha ortodokse ne trojet shqiptare ishte Kishe Greke edhe pse ne te kishte nje shumice besimtaresh shqiptare per nga gjuha qofte edhe etnia.
    Qe ta kuptosh kete eshte njesosj si te thuash psh qe Kisha e Shen Prokopit ne Tirane, edhe pse eshte Kishe vllehesh tradicionalisht, quhet Kishe shqiptare sepse komuniteti ne te edhe pse etnikisht vllah eshte brenda juridiksionit shteteroro-kishtar shqiptar.


    Apo kujton se ata kadinjte e njerezit e administrates osmane e shihnin me syrin e mire kete murg qe predikonte per fene orthodhokse mes popullsise se perzier te atyre trevave?!

    Jam i sigurte se kadinjve si plaste shume. Ata thjeshte shikon tek Kozmai nje tjeter murg qe bente detyren e tij. Nuk e besoj assesi se ne zemren e kadijve gelonte urrejtja demoniake kundra predikimit ndricues te cilit i frikesoheshin.
    Besoj se cdo gje rregullohej nga balancat e interesave ekonomike-politike-kulturore. Kush shkelte keto balanca e hante!



    Shen Kozmai i lutej Perendise qe ta bente te denje qe ta mbyllte jeten e tij si martir te besimit! Perendia e pa te denje dhe jo vetem i fali nje fund prej martiri, por e ka lumeruar kujtimin e tij ne perjetesi.

    Nuk e vej ne dyshim se ne relate me veten Shen Kozmai e donte martirizimin.




    Shen Kozmai ka predikuar edhe mes sllaveve te jugut. Te pakten une keshtu kam lexuar e mesuar ne ato libra qe me kane rene ne dore mbi jeten e shenjtorit. Mbase jo per nje kohe aq te gjate sa ne trojet qe me pas u bene pjese e Greqise e Shqiperise, por ka predikuar edhe mes tyre. Shen Kozmai ishte gati ti predikonte jo vetem te krishtereve orthodhokse, qofshin keta shqiptare apo greke, por kujtdo qe kish deshire te degjonte. Fronin e mbante me vete se ishte i shkurter e ulej mbi te e predikonte me ze te larte ne mes te fshatit, qytetit, e kudo qe e zinte dita apo nata. Shen Kozmai i predikoi edhe Ali Pashe Tepelenes, te cilit i profetizoi ngritjen ne pushtet e fundin e tij.

    Prandaj mos u perpiq ti veshesh paragjykimet e tua shenjtorit.

    Cfare paragjykimesh po i vesh? Mos valle perrallat e tua individuale qe i hedh poshte, qenkan paragjykim per te? Jeton ne delir te madh ti!



    Ashtu do te jete! Populli nuk e vriste mendjen shume. Perse ta vriste? Me mire i krishtere orthodhoks e qytetar i dores se dyte e pa te drejta se sa mysliman e me te gjitha te drejtat. Me mire te paguaje takse dyfish se ai myslimani shtetit osman; me mire te paguash per te ngritur kishat qe i digjnin e vidhnin myslimanet; me mire i krishtere qe te na i marrin femijet ne lufte Sulltanet sa here qe tu doje qejfi me nje te rene te penes ne ferman. Populli orthodhoks shqiptar do te kete qene pikerisht, ashtu sic thua ti: shume budalla. Po te ishin te zgjuar, do benin sic bene te gjithe shqiptaret e tjere qe u bene myslimane e perfituan prona e ofiqe plot, packa se hoqen doren nga ai besimi i te pareve. Pune e madhe apo ajo?


    Po, c'qyetetar i dores se dyte, kur ne e dime fare mire qe ajo qe i jep dinjitet njeriut eshte ekonomia, paraja, edhe nqs ortodokset sot mbushin tradicionalisht profesionet me te mira ne shoqeri (avokat, mjek etj etj), eshte pikerisht se nuk kane qene aq te perbuzur ne otomanizem dhe iu eshte dhene mundesia te perparojne.
    Shume pak vende kane qene ato ku ndihej superioriteti i muslimaneve karshi ortodokseve. Kryesisht keto kane qene fashtra ne zona te perziera. Por ne Athine, e kudo ne Greqi, ku popullata ishte ne shumice ortodokse, cfare qytetarie te dores se dyte mund te kete pasur?



    Ama te te pyes, se une nje gje nuk kuptoj. Po mire nen turqi qe ketyre te krishtereve orthodhokse u hante kurrizi, por kur iken nga Turqia drejt Italise e Amerikes, perse e moren me vete ate fene e krishtere, nuk merrnin dot fene e italianeve romano-katolike apo protestanteve amerikane?! Cudi!
    Po, mire, ti po thua se e morren me vete dhe paskan bere trimeri! Po ne komunizem xhanem, pse se mbajten, po iu meveshen me shumice komunizem-ateizmit?

    Qe ta kuptosh pergjigjen, te pakten per mendimin tim (modest), eshte ajo qe te tashe ne fillim: feja u ishte bere nje identitet social-kulturor i kultivuar ne shekuj dhe i ndjekur verberisht. Kur erdh koha e shek.20 ku dolen identitete te reja kulturore te kohes, sic ishte identiteti radikal anti-kristian komunist, ata hoqen dore, cuditerisht njekohesisht duke e quajtur veten edhe ateist por edhe ortodoks!!!!!!!!!!

    Por edhe fene romane e kane mare, per ate pune. Nuk ka kembe ortodoksi ne Itali te Jugut. Te gjithe i ke uniate. Evangjelizmi ne Shqiperi i ka fillesat tek fe-leshuesit ortodokse te Korces e Beratit, po ashtu Jehovaizmi, sikurse edhe kamunizmi.

    Dallimi midis teje dhe Matrix eshte se Matrix e vlereson besimin orthodhoks dhe traditen orthodhokse te popullit shqiptar, packa se mund te mos ta njohi ate te plote. Askush nuk e njeh te plote, as une. Por ti nga ana tjeter, per cudine tende dhe te gjithe atyre qe te lexojne, sa me shume lexon e meson per fene orthodhokse, aq me te huaj e gjen veten ne te, prandaj edhe leshon brockulla si keto me lart.

    Albo

    Pse se njihka te plote? Mos te genjej mendja, Matrix e njeh me mire se sa TY!
    Problemi eshte mos te kepusni budallalleqe, ndaj te cilave natyrisht qe endjej veten te huaj dhe nuk identifikohem me to.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 30-08-2010 mė 09:55

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Kujtimi i Hierodėshmorit tė Shenjtė Kozma nga Etolia

    “Kozmai, stolia dhe bukuria e botės, pasi braktisi botėn e pėrkohshme, jeton nė pėrjetėsi”.

    Me kėto fjalė, biografi i hirshėm, karakterizon personalitetin e shenjtė dhe punėn e hierodėshmorit shėn Kozma, i cili kremtohet ēdo 24 Gusht.
    Me qindra besimtarė u mblodhėn dhe sivjet ne Manastirin e hirshėm tė Shėn Kozmait nė Kolkondas tė Fierit, tė cilėt ndoqėn dhe morėn pjesė nė Liturgjinė e Shenjtė tė drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė Imzot Ignati.
    Shėn Kozmai zbukuron botėn me jetėn e tij tė shenjtė, me mėsimdhėniet e tij tė frymėzuara nga Shpirti i Shenjtė, me pėrfundimin e tij martirik tė lavdėruar. Figura, si shėn Kozmai i Etolisė, rrallė shfaqen nė skenėn e historisė njerėzore.
    Njė referim i shkurtėr rreth jetės dhe ofresės sė tij, do tė ketė shumė dobi shpirtėrore.
    Kosta, u quajt nė pagėzimit e shenjtė. Lindi mė 1714 nė fshatin Megalo Dhendro tė Etolisė, prandaj dhe quhet Etolosi. Prindėrit e tij ishin shpresėtarė dhe e rritėn “me edukimin dhe kėshillat mė Zotin”. Qė i vogėl tregonte njė prirje tė madhe dhe gatishmėri pėr Besėn dhe Shkrimet. Nga mėsuesit e urtė tė atdheut tė tij mėsoi shkrimet e Hirshme dhe klasike. Pas studimeve tė tij u emėrua mėsues. Dhe, kur mė vonė u hap shkolla e famshme Athoniadha, nė Malin e Shenjtė, la profesionin e mėsuesit dhe u regjistrua atje, ku mori mėsime mė tė larta nga pedagogė tė shquar.
    Nė vitin 1759 u bė mura nė manastirin e Filotheut dhe mori emrin Kozma. Mė pas u hirotonis prift. Me zell tė madh iu pėrkushtua ushtrimit murgjėror dhe luftės shpirtėrore. Por Kozmai nuk gjente prehje nė manastir. Ideja se vėllezėrit e tij nė botė ishin tė robėruar dhe vuanin, e torturonte dhe mendonte tė dilte nga Mali i Shenjtė dhe tė punonte pėr kėtė qellim, edhe pse nė dėm tė interesit tė tij shpirtėror.
    Shkėndija u ndez brenda tij kur lexoi vargun e Shkrimit tė Shenjtė: “Askush le tė mos kėrkojė tė mirėn e tij; por secili tė tjetrit” (I Kor. 10:24). Imazhi i epokės sė tij, nga pikėpamja fetare dhe shpirtėrore, ishte i mjerė pėr popullin e Perėndisė. Kudo, dhe veēanėrisht nė krahinat malore, priftėrinjtė ishin tė rrallė, njerėzit vdisnin pa u pagėzuar dhe pa shėrbesa kishtare. Shkolla nuk ekzistonin. Padije dhe errėsirė kishte nė shpirtrat e njerėzve. Tė gjitha kėto, plus privimet materiale dhe pasojat e skllavėrisė, krijonin njė gjendje tė egėr dhe primitive. Vjedhjet, hakmarrjet, barbaritė, mbretėronin. Por gjėja mė e tmerrshme, qė kėrcėnonte zhdukjen e plotė tė gjinisė orthodokse, ishte islamizimi. Shumė njerėz nuk mund t’i pėrballonin taksat e rėnda dhe kėrkonin vetė, qė tė bėheshin muhamedanė. Fshatra tė tėra dhe krahina islamizoheshin bashkė me priftėrinjtė dhe kėshtu humbnin besimin e tyre, gjuhėn dhe ndėrgjegjen kombėtare.


    * * *


    Kozmai shkoi nė Kostandinopojė, ku u takua me vėllanė e tij, Krisanthin, i cili ishte pedagog i shkollės sė atjeshme patriarkale dhe ndaj tė cilit, stafi patriarkal kishte vlerėsim dhe besim tė madh. Nėpėrmjet tij njohu patrikun, Serafimin e dytė dhe kryepriftėrinj tė tjerė, tė cilėt e mbėshtetėn shpirtėrisht nė pėrpjekjen e tij. Dhe kėshtu mori zyrtarisht miratimin patriarkal dhe bekimin qė tė fillojė predikimin tek populli i robėruar. Kėshtu nė 1760, Kozmai, nė moshėn 46 vjeēare, filloi veprėn e tij misionare qė zgjati 20 vjet dhe tė cilėn e vulosi me martirizimin e tij.
    Shėn Kozmai bėri katėr udhėtime tė mėdha nė vende tė ndryshme tė Greqisė, vepėr shumė e mundimshme pėr atė periudhė. Shkoi nė Thrakė, nė Malin e Shenjtė, nė Greqinė qendrore, nė Akai, nė Thesali, nė Maqedoni, nė Epir, nė ishujt e detit Jon dhe Egje, nė pjesė tė Serbisė, dhe nė Shqipėri. Predikoi nė qytete, fshatra, nė zona malore dhe tė veēuara, shumė herė nė kushte tepėr tė vėshtira, me durim tė hekurt. Predikimi i tij kishte karakter fetar dhe etiko-shoqėror. Theksonte, veēanėrisht, qėndrimin nė besėn ortodokse. Dashuria ndaj Perėndisė dhe dashuria ndaj tė afėrmit, ishin dy polet rreth tė cilave vėrtitej predikimi i tij. Shprestaria ndaj Perėndisė duhej tė shfaqej edhe me pushimin gjatė ditės sė diel, gjė qė e shkelnin hebrenjtė. Por, me gjithė kundėrshtimin e hebrenjve ia arriti suksesit t’i transferojė pazaret, nga dita e diel, nė ditėn e shtunėn. Dashuria ndaj njerėzve duhej tė shfaqej edhe me lėmoshėn dhe veēanėrisht me dhimbsurinė ndaj fėmijėve jetimė dhe tė varfėr.
    Shumė herė, nė udhėtimet e tij, shoqėrohej nga shumicė priftėrinjsh, tė cilėt mė pas shpėrndaheshin dhe i pėrsėrisnin fjalimet e tij nė popull. Kudo ku kalonte, predikimi i tij shkaktonte tėrmet ndėrgjegjesh dhe ndjenja pendimi. Ish armiqtė pajtoheshin midis tyre. Vjedhėsit kthenin ato qė kishin vjedhur. Kaēakėt zbuteshin, tė shthururit bėheshin tė urtė. Gratė aristokrate jepnin stolitė e tyre pėr vepra bamirėsie. Dhe, mė e rėndėsishmja ėshtė se pushoi valėn e islamizimit.


    * * *


    Shėn Kozmain e respektonin shumė edhe turqit, kurse hebrenjtė e urrenin pėr vdekje. Hebrenjtė e Epirit shpifėn tek prijėsit turq, i dhanė para Kurt Pashait tė Beratit dhe kėshtu arritėn tė merret vendimi pėr vdekjen e tij. Kur xhelatėt turq e ēuan nė vendin e ekzekutimit dhe e lajmėruan pėr dėnimin e tij, Shenjtori u pėrgjunj dhe falėnderoi Perėndinė qė e denjėsoi tė pranojė sakrificėn e tij. Mė pas u ngrit, bekoi katėr anėt e horizontit, u lut pėr tė gjithė tė krishterėt, qė tė ruajnė urdhrat e Perėndisė dhe uli kokėn tek xhelatėt qė tė shkonin litarin rreth qafės sė tij.
    U var nė njė pemė dhe u martirizua mė 24 gusht tė vitit 1779. Njė ditė mė parė, kur larguan nga burgu nxėnėsit e tij dhe atė e mbajtėn, kishte thėnė vargjet e psalmit: “Kaluam pėrmes zjarrit e ujit, dhe na nxore nė vend qetėsimi” (Psal. 65:12).
    Lipsanin e tij, xhelatėt, e hodhėn nė lumė, pasi mė parė i kishin lidhur njė gur tė rėndė nė qafė. Pas pėrpjekjesh treditėshe tė pafrytė, trupi i tij u gjend, u nxor nga uji dhe u varros nė fshatin Kolkondas, nė manastirin e Hyjlindėses sė Tėrėshenjtė, mbrapa Ajodhimės, nga prifti Atė Marko.
    Mė vonė Ali Pasha, pėr jetėn e tė cilit kishte parathėnė shėn Kozmai, nė vendin e varrit tė tij, me ndihmėn e tė parėve tė Kishės vendore dhe me shpenzime tė tija, ngriti tempull madhėshtor. Me hirin e Perėndisė, nė periudhėn e regjimit ateist, lipsanet e tij ēudibėrėse u ruajtėn tė paprekura. Kėshtu, prezenca e shenjtorit ėshtė edhe sot e gjallė dhe pėrbėn pėr tė gjithė tė krishterėt Ortodoksė njė bekim tė madh. Jeta dhe vepra e shėn Kozmait ka shumė ngjashmėri me atė tė Apostujve tė Zotit dhe veēanėrisht me tė apostull Pavlit, dashurinė e zjarrtė ndaj Zotit Krisht, tė tė cilit imitoi. Pas vdekjes martirike tė krishterėt e konsideronin shenjtor. Zyrtarisht, Patriarkana Ekumenike e shpalli shenjtėrimin e tij, me vendim sinodik patriarkal, mė 20 Prill tė vitit 1961.


    * * *


    Shėn Kozma Etolosi, i dobėt si skelet, i zbardhur dhe i lodhur, i mbėshtjellė me rason e tij tė leshtė, me torbėn e tij mbi sup, me shkopin nė dorė, i kėrrusur, ngjitet nė majat e maleve dhe zbret nė thellėsitė e shpirtrave tė njerėzve tė ēdo epoke dhe pėrsėrit ndaj tyre dhe ndaj shpirtrave tanė: “Nė jetėn tuaj keni rrugė pėr tė bėrė, nė udhėtimin tuaj peripeci, nė historinė tuaj luftėra kundėr padrejtėsisė, padijes, injorancės, urrejtjes, pasioneve, mashtrimeve, paudhėsive, smirės, krimeve. Luftoni. Fitorja fshihet nė gjoksin e njerėzve. Perėndisė i pėrkisni, pėr tek Ai drejtoheni. Dhe kur tė arrini, tė dini se fituat nė jetė”! Kėto na thotė hierodėshmori i shenjtė Kozma, kleriku i zjarrtė, tė cilin me madhėshti e nderon Kisha jonė e shenjtė. Amin.

    Joan Qako

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Sot Kisha Orthodhokse dhe gjithe te krishteret orthodhokse festojne Diten e Shen Kozmait, dite ne te cilin ky shenjtor i madh u martirizua per hir te Krishtit ne Shqiperi.

    "Qe shpirti i krishterit te ngjitet ne qiell, i duhen dy krahe si te zogut. Njeri krah eshte perulesia, dhe tjetri eshte dashuria!"

    Shen Kozmai

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria Magdalena - Miroprurėse dhe e barabartė me apostujt
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2014, 09:54
  2. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  3. Shėn Averki i Barabartė me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58
  4. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25
  5. 28 Gusht: Shen Augustini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •