Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    PARAVOLI NGA SHEN KOZMAI


    Diamandi i Paēmuar

    Nje tregtar i quajtuar Irracional kish qene ne biznes per 40-50 vjet. Nuk pati asnjehere sukses. Nje dite gjeti nje qese. E hapi dhe gjeti ca monedha fallco, ca ruaza fallco, dhe ne mes te qeses gjeti nje diamand puro. E mori qesen me para dhe ia coi leke-shkembyesi qe ti shikonin nese ishin te verteta apo fallco. Duke i vrojtuar me kujdes, leke-shkembyesi i tha qe parate ishin fallco dhe vetem diamandi ishte i vertete. Tregtari nuk e besoi ate dhe ia coi edhe nje leke-shkembyesi tjeter. Edhe ai i tha qe gjithcka ishte fallco pervec diamantit qe ishte puro. Tregtari u merzit dhe mori diamandin ne dore dhe parate fallco i la ne kulete.

    Rruges per ne shtepi, ai gjeti nje te verber qe i tha: "Dua te shikoj fuqine qe ka diamandi."

    Dhe per cudine e cudirave! Kur diamandi preku syte e te verberit, syte u hapen dhe i verberi shikonte perseri. Tregtari u gezua pa mase.

    Duke vazhduar, tregtari takoi nje shurdh-memec dhe sapo e preku me diamantin, ai filloi te flase e te degjoje. Takoi edhe nje njeri me te meta mendore, dhe kur e preku me diamand, ai u sherrua. Preku nje burre te varfer me te, dhe i varferi u be i pasur. Preku nje burre plak dhe plaku u be i ri dhe i forte perseri. Preku nje te vdekur me te, dhe menjehere i vdekuri erdhi ne jete.

    Duke pare gjithe keto mbrekulli, zemra e tregtarit u ndez zjarr nga gezimi, dhe mori monedhat dhe parate fallco dhe i hodhi ne det. Mbajti vetem diamandin dhe iku ne shtepi.

    I erdhi ora edhe tregtarit qe te vdiste. I therriti te gjithe pjestaret e familjes se tij dhe u tha: "Femijet e mi, jam marre me biznes ne kete bote per 40 a 50 vjet. Asnjehere nuk me eci. Pastaj gjeta kete qese me disa monedha floriri fallco dhe me disa para fallco dhe me kete diamand qe ka aq shume fuqi sa ngriti te vdekurit ne jete, i beri te varferit te pasur, u hapi syte te verberve, beri te degjojne perseri te shurdhet, dhe sherroi semundje te ndryshme. Se shpejti do tu le pasi po me afron ora e vdekjes. Nuk kam asnje pasuri tjeter qe tua le ju, pervec ketij diamandi. Por duhet qe ti beni nje vend qe ta vendosni - sepse nuk qendron dot ku mund.

    Erdhi ora dhe tregtari vdqi. Diamandi i ngeli familjes se tij. U munduan qe ti gjenin nje vend qe ta linin sic u kishte mesuar tregtari. Gjeten nje mermer ne forme trekendeshi me kende te barabarta dhe u mundua qe ta vinin ne qender te tij por diamandi nuk qendronte. U merziten se nuk gjenin dot nje vend ku ta vinin. Vendosen nje rrobe te bardhe nen diamand mbi mermer qe te sherbente si mbeshtetese, por diamandi perseri nuk qendronte. Perseri u merziten. Me vone, shtruan nje rrobe tjeter persiper rrobes se pare dhe e provuan. Diamandi qendroi kesaj here. Me ne fund u gezuan dhe lavderuan Perendine.

    Tani duhet te shohim se kush ishte tregtari; cfare perfaqeson qesja; parate; monedhat prej floriri; ruazat; diamandi; leke-shkembyesi; kush jane te afermit e tregtarit; cfare perfaqeson mermeri; cfare perfaqeson shtres; dhe se fundmi, cfare perfaqeson shtresa e dyte. Keto jane 11 gjera qe me duhet tu gjejme kuptimin.

    Si fillim, une jam tregtari Irracional, pijanec, pertac, dhe i ngathet. Une jam marre me tregti per 40 a 50 vjet, dhe Zoti me gjeti mua si te denje per te dhene nje qese. Cfare eshte qesja? Eshte Ungjilli i Shenjte. Une e hap ate dhe brenda gjej monedha floriri fallco. Cfare jane monedhat e floririt? Jane hebrejtje te cilet thone se besojne, por feja e tyre eshte fallco, eshte e djallit.

    Ne qese gjej edhe para fallco. Cfare perfaqesojne parate fallco? Jane besimtaret qe thone se besojne, por besimi i tyre eshte fallco, eshte e djallit. Ne qese gjej edhe ruaza fallco. Cfare perfaqesojne ruazat fallco? Ato perfaqesojne heretiket qe thone se besojne ne Trinine e Shenjte por edhe feja e tyre eshte e gabur, edhe ajo eshte e djallit. Cfare eshte diamandi? Eshte Perendia dhe Zoti yne Jezu Krisht. Kush jane leke-shkembyesit? Ata jane profetet qe kishin folur per Birin dhe Fjalen e Atit te perjetshem dhe te gjithefuqishem. Kush jane te afermit e tregtarit? Ata jane besimtart e Krishtere Orthodhokse, bijte dhe bijat e Krishtit. Cfare eshte trekendeshi barabrinjes? Eshte njeriu qe thote se beson por besimi i tij nuk eshte i mjaftueshem qe ti sjelli shpetim; diamandi nuk qendron pa levizur. Cfare nevojitet tjeter? Rroba e pare si shtrese eshte e nevojshme, por diamandi, qe perfaqeson Krishtin, nuk qendron. Nje person qe thote se beson ne Trinine e Shenjte ka shtresen e pare, dashurine qe ai person ka per Zotin, por kjo nuk eshte e mjaftueshme, sepse shtresa e dyte nevojitet. Vetem ashtu diamandi ze vend. Cfare perfaqeson shtresa e dyte? Eshte personi qe beson ne Trinine e Shenjte dhe do Zotin dhe vellezerit e tij; vellezerit e tij jane shtresa e dyte. Pastaj diamandi, pra Jezu Krishti, qendron.

    Personi qe ka Zotin ne zemren e tij ka cdo gje te mire dhe asnjehere nuk mekaton. Dhe kur nuk e ka diamandin ne zemren e tij, dashurine, pra Krishtin, ai ka djallin. Dhe kush ka djallin, ka cdo gje te keqe dhe i ben te gjitha mekatet. Keshtu pra vellezer, une do tu le me shendet, por kur te ndahem nga ju, nuk e di nese Zoti do te me lejoje qe tu takoj perseri apo jo. Nuk kam asgje tjeter qe mund tua le si ngushellim, apo si strehe, apo si mbrojtje, pervec diamantit. Por duhet ti beni nje vend qe ta vendosni. Ky diamand permban te gjitha virtytet e Krishtera, shpirterore dhe fizike, dhe kushdo qe eshte pare si i denje qe ta mbaje ne zemer, do te kete fat te madh, pasi ai eshte nje thesar te pacmueshem.



    Mesimi i Asketikut

    Nje asketik iu lut Perendise qe ti zbulonte te gjitha misteret. Teksa e la qeline e tij per te shkuar ne nje fshat ngjitur, takoi nje engjell rruges por nuk e dinte qe ishte engjell. Ai kujtonte se engjelli ishte nje njeri. Duke ecur, kaluan prane nje kali te ngordhur. Asketiku mbajti hunden me dore, engjelli nuk e mbajti. Ecen pak me tutje dhe kaluan prane nje lope te ngordhur qe qelbte ere te keqe. Perseri, asketiku mbajti hunden me dore kurse engjelli jo. Ecen ca me tutje dhe hasen ne nje qen te ngordhur; asketiku mbajti hunden me dore, engjelli jo.

    Kur sapo arriten ne fshat, takuan nje vajze te bukur te veshur me nje fustan te bukur dhe zbukuruar me argjend. Ne ate moment engjelli mbajti hunden me dore. Duke pare nje gje te tille, asketiku iu pergjigj: "Cfare je ti - engjell, njeri, apo djall? Kaluam prane nje kali te ngordhur dhe ti nuk e mbajte hunden me dore. Te njejten gje bere edhe me lopen dhe qenin e ngordhur. Nuk te pashe te zije hunden me dore. Tani qe takuam nje vajze kaq te bukur ze hunden me dore?"

    Engjelli pastaj e shfaqi veten dhe i tha: "Asgje tjeter nuk i mban Zotit me shume ere te keqe se sa krenaria." Dhe pasi ia tha kete, engjelli u zhduk.

    Asketiku menjehere u kthye ne qeline e tij dhe po qante per mekatet e tij, duke iu lutur Zotit qe ta mbronte nga tundimet e djallit dhe te mos binte viktime e krenarise qe do ti sillte humbjen e shpetimit.



    Prifti i Zgjuar

    Ishte nje njeri qe shkonte tek i njejti prift per rrefim per shume vite. Kur po shkonte per rrefim nje dite, e kapi priftin duke bere dashuri me nje grua. Tha me vete: "Oh i mjeri une. I jam rrefyer atij per kaq vite dhe do jem i mallkuar. Pavaresisht se sa mekate ai me ka falur mua, ato nuk do me jene falur me te vertete."

    Me te thene kete, u largua. Gjate rruges, e mori etja. Duke ecur me tej, pa uje te rrjedhshem dhe tha: "Nese uji ketu eshte kaq i pastert, kushedi sa i pastert duhet te jete atje ku buron?"

    U perkul dhe piu uje. Duke vazhduar rrugen, arriti tek burimi nga buronte uji dhe c'te shikonte, uji buronte nga goja e nje qeni. Psheretiti duke thene: "Ah i mjeri une! Ndota veten!"

    Nje engjell i Zotit i tha: "Perse nuk ishte i ndotur kur pive uje, dhe vetem tani qe e shikon te dali nga goja e nje qeni, te vjen krupe? Po pyes veten, a nuk e krijoi Zoti qenin, ai Zot qe krijoi edhe qiellin, edhe token, dhe gjithcka? Nese qeni nuk eshte i pastert, mos u merzit; uji nuk eshte i tij. Eshte e njejta gje edhe me priftin qe degjoi rrefimet e tua. A mos valle falja e mekateve ishte e tij? . Duke qene se ai eshte prift, qendron me lart se mbreterit dhe se engjejt. Cfare te duhet ty nese ai beri mekat me ate gruan? Ai eshte goja e qenit, keshtu qe mos u merzit. Cfaredo mekat qe ai te fali, te eshte falur. Shko tani dhe rrefeja keto qe te thashe priftit dhe kerkoi te falur. Ai do te gjykohet nga Zoti."

    Pastaj engjelli u zhduk. Njeriu shkoi me vrap tek prifti dhe i rrefeu gjithcka qe i kishte ndodhur. Pasi degjoi te gjithe historine, prifti qau, u pendua dhe shpetoi.

    Duhet te bejme me faj gjithmone veten jo te tjeret, dhe vetem keshtu mund te shpetojme.



    Doktori Shpirteror

    Nje sundimtar i pasur mblodhi shume pasuri. Asnjehere nuk donte qe te shkonte te rrefehej, dhe as nuk ndihmonte te vobektet. Kishte nje djale rreth 10 vjec. Erdhi nje dite ku sundimtari u semur. Familja i tha qe te rrefente mekatet e tij, qe te bente dicka per shpirtin e tij. Ai iu pergjigj atyre: "Per aq kohe sa im bir eshte mire, ai do beje dicka per shpirtin tim." Ai ishte komplet ne anen e djallit dhe nuk e ndryshonte mendjen.

    Ne te njejtin vend ku jetonte sundimtar, jetonte edhe nje prift shume virtuoz, i cili e ruajti mjekren, veshi rroba laike dhe shkoi tek shtepia e sundimtarit. Trokiti ne dere. Dikush i erdhi tek dera dhe i tha se cfare kerkonte. Ai iu pergjigj: "Jam nje kalimtar qe rastisi te kaloje nga keto ane. Mesova qe sundimtari eshte semure dhe erdha qe ta shoh se une jam doktor."

    Ata e lane menjehere brenda. Te gjithe te afermit i ishin mbledhur tek koka sundimtarit dhe po i benin ysmet. Doktori i tha: "Si eshte pacienti?"

    Pacienti iu pergjigj: "Jam shume keq, zoteri."

    Doktori e pyeti: "Cfare te kane thene doktoret e fshatit tend?"

    Pacienti iu pergjigj: "Me thone se jam shume keq dhe ne prag te vdekjes."

    Doktori shpirteror i mori doren dhe i tha: "Dhe une te them se je duke vdekur. Por nese bejme nje ilac qe di une, nuk ke per te vdekur."

    Ai kerkoi per nje tas me uje dhe pak miell. I perzieu mire e mire dhe pretendoi sikur gjoja shtoi dicka tjeter duke thene: "Ilaci eshte gati; ajo qe na ka mbetur vetem eshte qe djali yt te vije ketu dhe une i cpoj pak gishtin me gjilpere ne menyre qe ti hedhim ilacit tre pika gjak nga gjaku i tij. Pastaj do te ta jap ta pish dhe do behesh mire."

    Djali po luante me ca femije te tjere. Derguan dike qe ta merrte dhe ta sillte atje: "Hajde bir se ka ardhur nje doktor qe do te sherroje babane tend." Djali donte qe te vazhdonte lojen, por ata e moren me force. Kur e pa doktori i tha: "Hajde bir se me duhet qe te te cpoj gishtin me nje gjilpere dhe te te marr vetem 3 pika gjak qe ti hedh ketij ilaci, te cilin do ta pije babai tend qe te sherrohet menjehere."

    Djali i tha: "Pse budalla jam une qe te cpoj gishtin?"

    Doktori iu pergjigj: "Eshte ne doren tende bir, nese babai yt jeton apo vdes. Nuk te vjen keq se sa eshte munduar babai tend per te mbledhur kete pasuri qe do ta lere ty?"

    Djali iu pergjigj: "Une nuk e cpoj gishtin tim, dhe nuk dua tia di nese im ate rron apo vdes." Pastaj iku.

    Prifti i tha pacientit: "Jam prifti i zones dhe e bera kete gje qe te tregoj ty se nuk duhet te presesh nga djali yt qe te te shpetoje shpirtin."

    Pacienti pastaj u ngrit. "Une," tha ai, "e kam mallkuar shpirtin tim per ti lene tim biri gjithe kete pasuri. Dhe ai nuk denjoi qe te me jepte 3 pika gjaku qe te me mbante ne jete? Ke te drejte o prift."

    Menjehere sundimtari kerkoi librat e llogarise se tij, testamentin, dhe i grisi te gjitha. I ndau te gjitha pronat dhe pasurite e tij e nuk la asgje. Keshtu e la te birin e vete varfanjak, por vete fitoi parajsen dhe gezoi ne perjetesi.

    Tani, te gjithe ju qe keni djem, mos shpresoni duke thene: "Djali im eshte i mire dhe do mendoje edhe epr shpirtin tim." pasi jane veprat qe gjithesecili nga ju beni ne kete jete, qe do tu shperblehen ne jeten qe po vjen.



    Zgjedhja

    Ishte njehere nje grek qe tha: "Dua te behem hebre." Jeta ka 3 ligje: ligji i natyres se Hebrejve, ligji i mishit i Turqve, dhe ligji shpirteror i te Krishtereve.

    Greku tha: "Dale te shikoj ligjin e natyres."

    Ai e lexoi: "Ai qe ta merre gunen, merrja edhe ti atij. Ai qe te mashtron duke te marre 10 leke, mashtroje edhe ti ate e merri 20. Ai qe te vret vellane, vrije edhe ti ate."

    Greku tha: "Mora nje rruge te gjate. Dikush mu afrua qe te me merrte gunen. Une, duke u bazuar ne ligjin e natyres, desha ti merrja gunen e tij. Ai nuk me lejonte, keshtu ose une do te vrisja ate, ose ai do te me vriste mua."

    Greku tha: "Ligji i Hebrejve nuk eshte gje. Tani dua te behem Turk (musliman)." Mori ligjin e materies te Turqve, e lexoi, dhe mesoi se lejon joshjen e femrave dhe gjera te tjera te tilla te pahijshme.

    Greku e lexoi dhe tha: "As ky ligj nuk me pelqen; eshte per derra.'

    Perseri ndryshoi mendjen: "Nga turk, do behem i Krishtere." Mori ligjin shpirteror, e lexoi, dhe mesoi se ligji na meson se: "Qe kushdo qe te merr gunen, jepi edhe gunen tjeter qe ke, dhe kushdo qe te vjedh 10 leke, jepi edhe 10 te tjera, dhe kushdo qe te bie me shpulle ne faqen e djathte, ktheji edhe faqen e majte qe te godase edhe ate."

    Greku pastaj tha: "Po e provoj. Do eci rruges, dhe nese dikush vjen qe te me rrembeje gunen, une sipas ligjit, do ti them, dale vella, merr edhe kete gunen tjeter.'

    "Dikush vjen qe te me vjedhi 10 leke, dhe une do ti them: 'Prit vella, do te te jap edhe 10 leke te tjera.' Dikush vjen qe te me godasi; do ti kthej edhe krahun tjeter qe te me godasi edhe ate krah.

    "Me duket se sado i djallezuar apo i eger qe te jete njeriu, nese i flas ne menyre paqesore dhe perdor fjale te embla dhe te perulta, ai do preket dhe ose do ma ktheje gunen, ose te pakten nuk do te me vrasi. Por nese i bej rezistence, ai ose do te me vrasi, ose une do te vras ate. Pra ky ligj, ligji shpirteror, eshte i mire, dhe une do behem i Krishtere."




    Trinia e Shenjte dhe Rimisherimi

    Pa nje gur, pa nje eshke, dhe pa dru te thata, nuk mund te ndezesh zjarr. Ashtu si nevojiten keto te treja per zjarrin, e njejta gje eshte edhe me Trinine e Shenjte; eshte tre me nje. Ashtu si shiu eshte uje, bresher, dhe debore, ama qe te treja jane te nje natyre. Shpirti eshte nje; nje person i jep jete Fjales. Pastaj vjen fryma; i perket shpirtit dhe jo trupit. Shpirti eshte i njejte me te Atit, fjala eshte e nje lloji me Birin dhe Fjalen e Zotit, ndersa fryma e shpirtit eshte e njejte me Shpirtin e Shenjte.

    Shpirti i jep jete fjales me anen e mendjes, se dyti, i jepet jete me ane te buzeve. Ashtu si Fjala eshte krijuar nga shpirti ne fillim dhe nuk e shfaq veten, dhe pastaj shfaqet me buze, ashtu kish lindur edhe Fjala dhe Biri i Perendise nepermjet Atit perpara gjithe koherave. Por nuk ia shfaqte veten njerezve, por qendronte ne gjirin e Atit.

    Ne te njejten menyre, Ai lindi perseri nga buzet e Profeteve dhe nga Virgjeresha e Perjetshme e Tereshenjte Mari, dhe u be nje manifest per gjithe boten. Lindja nga mishi, kur Ai e shfaqi veten dhe kur natyra e tij njerezore vuajti ne kryq - materia e trupit te tij - natyra e tij hyjnore ngeli e pandryshuar dhe kjo u quajt rilindja e dyte. Dhe ashtu si dielli ndricon nje peme teksa luleshtari eshte duke i prere deget e saj me sepate, pema vuan teksa i priten deget, por rrezet e diellit ngelen te paprera dhe te palenduara, e tille shte natyra hyjnore e Krishtit tone. Edhe pse ne kohen e pasionit te tij hyjnia e tij u bashkua me turpin dhe nuk u nda prej tij, ashtu si dielli nuk u nda nga pema dhe nuk vuajti, ashtu edhe natyra e tij njerezore vuajti sic vuajti edhe pema, teksa natyra e tij hyjnore ngeli e paprekur si dielli.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-03-2007 mė 02:21

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    KODIKU I MANASTIRIT TĖ SHĖN KOZMAIT1

    LLAMBRINI MITRUSHI

    Ky kodik, nė tė cilin janė regjistruar kontratat e martesės prej vitit 1819-1843, ka qenė ruajtur
    deri nė maj tė vitit 1957 nė manastirin e shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas, dhe mė 1957
    zėvendėsia e Fierit ia dėrgoi ipeshkvnisė (peshkopatės) sė Beratit, ku ndodhet dhe sot 2.
    Kodiku ėshtė i mbuluar me tre kapakė. Kapaku i jashtėm ėshtė pergamenė, me ngjyrė krem
    dhe mjaft i zverdhur nga koha. Mbi sipėrfaqen e tij dallohen kuadrate tė formuara nga dy viza
    tė holla paralele nė ngjyrė kafe; nė pjesėn anėsore ky kapak paloset me njė gjerėsi prej 5.6
    cm., nė njė mėnyrė qė e mbulon krejt kodikun; faqja e sipėrme e kapakut ėshtė e grisur sė
    gjati dhe mungon gati gjysma. Sipėr, mbi pjesėn e pagrisur, lexohen kėto shėnime: ky
    regjistėr… i tė shentit Belegradit, Joasafit … martesat. Kapaku i midistė ėshtė karton i bardhė
    dhe paloset nė pjesėn anėsore si i pari. Nė sipėrfaqen e tij janė shkruar disa shėnime tė
    parregullta, me karakter fetar. Kapaku i brendshėm ėshtė letėr pak e trashė me ngjyrė tė
    murrme. Nė sipėrfaqen e fletės sė parė tė kėtij kapaku ėshtė shkruar nė dy rreshta ky shėnim
    i plotė: Ky regjistėr i pėrket tė shenjtit tė Belegradit Joasafit, pėr kontratat e martesės, dhe nė
    fletėn e dytė janė shkruar nė mėnyrė tė ērregullt: Unė Kola, dhe mė poshtė: Unė Petro shkruaj.
    Fletėt e kodikut janė tė bardha dhe pak tė zverdhura nga koha, tė trasha, pak tė ashpra dhe
    pa vija, me format 22.5 cm x 15.5 cm. Pėrmban gjithsej 96 fletė tė ndara nė 5 fashikuj qė
    kanė qenė tė qepur me spango, kurse tashti janė tė shkėputur dhe 8 fletė tė veēanta me
    format tė ndryshėm.
    I gjithė kodiku ėshtė i shkruar me dorė, nė gjuhėn greke3. Pėr shkrimin e tij ėshtė pėrdorur
    ngjyrė e zezė dhe kafe, diku e errėt dhe diku e zbardhur. Regjistrimi i kontratave ėshtė bėrė
    nga persona tė ndryshėm, siē e venė nė dukje kaligrafitė e ndryshme ose siē e shkruajnė ata
    vetė mbi kapakun e regjistrit: Unė Kola, Unė Petro shkruaj. Shkruesit, shpesh herė, duke
    mos e njohur mirė gjuhėn greke, shkruajnė me gabime ortografike dhe shumė veshje i
    emėrojnė nė formėn dialektike4 tė pėrdorur nga vetė vendėsit. Data nuk shėnohet rregullisht
    nė ēdo kontratė, ngandonjėherė shkruhet vetėm muaji, ose shkruhet nė tė njėjtin muaj ose
    nė tė njėjtin vit ose nuk shkruhet datė fare. Nė fletėt e bashkuara tė kodikut janė regjistruar
    303 kontrata martese dhe nė 7 fletėt e veēanta janė regjistruar 12 kontrata martese tė viteve
    1824 dhe 1825. Nė njėrėn nga kėto fletė, me format 20 cm x 14.5 cm, nė faqen verso ėshtė
    shkruar me njė shkrim jo fort tė lexueshėm dhe me gabime njė dėftesė qė u pėrkthye nė kėtė
    mėnyrė:
    Nėpėrmjet kėsaj letre bėj tė ditur, unė, Naumi i Pjetrit nė Ēipllak, mijėra aspra, njėqind grosh,
    100 tallara kollorate dhe kthehen me diferencė (kamatė) njė velenxė, deri nė afatin e Shėnmitrit
    dhe tė jetė sigurimi i sė vėrtetės nė ēdo kriter.
    Njėzetė e gjashtė tetor 1824. Dėshmitar Dhimitrin.
    Unė, Risto Trifoni, dėshmitar.
    Kurse nė njė fletė tjetėr tė veēantė me format 14 cm x 9.5 cm, janė mbajtur shėnime llogarie
    pėr marrjen e taksės pėr ēdo kontratė tė shkruar.
    Sipas listės sė emrave tė fshatrave tė nxjerra nga kontratat e kėtij kodiku, nė juridiksionin e
    manastirit tė shėn Kozmait bėnin pjesė 86 fshatra; 74 emra fshatrash prej tyre gjenden dhe
    sot pėrreth Kolkondasit, kurse 12 emra fshatrash tė tjerė nuk gjenden. Interes tė veēantė
    ndėr kėta ka emri i fshatit Muzaqi, si mbeturinė e emrit tė krahinės sė Myzeqesė, tė cilin e
    gjejmė tė shkruar disa herė nė kėtė kodik; ai duhet tė ketė qenė brenda kėtij territori qė bėn
    pjesė nė juridiksionin e manastirit tė shėn Kozmait.
    Manastiri i shėn Kozmait ėshtė ndėrtuar pranė kishės sė shėn Mėrisė nė fshatin Kolkondas,
    rreth 10 km larg Fierit, pėr tė kujtuar murgun Kozma. Ky murg ishte mik i Ali pashė Tepelenės
    dhe u vra nga njerėzit e Ahmet Kurt pashės sė Beratit nė kohėn kur po kthehej nga predikimet
    qė kish bėrė nė Myzeqe. Manastiri u ndėrtua pikėrisht nė afėrsi tė vendit ku u gjet trupi i
    murgut Kozma, i cili pas vrasjes u quajt nga tė krishterėt dėshmor i krishtėrimit dhe u mbiquajt
    shėn Kozma. Manastiri u ndėrtua me ndihma tė mbledhura nė popull pas thirrjes qė Ali pashė
    Tepelena u bėri me anė tė kėtyre dy letrave qė po ribotojmė kėtu poshtė5:

    Letra e parė:
    “Juve rum6 tė nahijes sė Beratit, myzeqarė dhe vlleh grabovarė, katunde dhe ēifliqe. Ju
    lajmėroj se ja ku vura njė epitrop qė tė mė ndreqė manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe
    unė me aspra e tė ndihmoni dhe ju si t’ju thotė dhespoti, me qėllim qė tė ndreqet ky manastir.
    Pėr ata qė nuk do tė japin ndihmėn e tyre, do tė mė mbetet hatėri dhe pastaj do t’i paguajnė
    dyfish.
    Sikundėr ju urdhėroj ashtu tė bėni pas kėtij vendimi.
    Nė Gjirokastėr, mė 12 shtator 1813„.



    Letra e dytė:
    “Hair duaxhitė e mi, mitropolit i Beratit, Kolė Mitro dhe Haxhi Janko. Ju pėrshėndes dhe ju
    kallzoj se i mora vesh sa mė shkruat dhe u informova me anėn e igumenit; u gėzova shumė
    qė u kujdesėt pėr plakun Kozma. Ja tek po vjen aty tani igumeni dhe Nikolla bashkė me
    kryemjeshtrin dhe tė vini tė ndreqni odat dhe kullat e manastirit, i cili tė bėhet mė i miri nga tė
    gjithė manastiret, sepse me ardhjen time aty dėshėroj ta gjej tė mbaruar. Pra, tė kujdeseni tė
    gjithė qė ta ndreqni dhe tė gjithė rumėt e Beratit, tė mėdhenj e tė vegjėl, tė ndihmojnė. Po i
    shkruaj dhe Ibrahim Arapit t’ju ndihmojė nė ēdo punė. Tė bėni si ju shkruaj. Ju pėrshėndes.

    Nė Janinė, 12 shtator 1813. 7


    Pėr miqėsinė e Ali pashė Tepelenės me murgun Kozma nė popull ruhet kjo gojėdhėnė: Njė
    ditė shėn Kozmai, gjatė njė udhėtimi, takon nė Tepelenė Ali pashėn, i cili nė kėtė kohė ishte
    bej dhe jo i dėgjuar, dhe i thotė fjalėt e tij profetike: “Do bėhesh pasha i madh, do marrėsh
    Janinėn dhe selinė e Kurt pashait tė Beratit, do zgjerosh shumė kufijtė e pashallėkut tėnd me
    mjekrėn e kuqe nė Stamboll”. Pas disa vjetėsh, kur Ali pasha pa se thėniet e Shėn Kozmait
    po vėrtetoheshin, e bėri mik tė tij, por pa e kuptuar shprehjen e fundit tė murgut “me mjekrėn
    e kuqe nė Stamboll”, qė donte tė thoshte se turqit do ta vrisnin dhe kokėn e prerė me mjekrėn
    e skuqur nė gjak do ta ēonin nė Stamboll.
    Populli i Myzeqesė murgun Kozma e besonte deri vonė si parashikues tė ngjarjeve me rėndėsi,
    si tė shpėrthimit tė luftėrave dhe varfėrimit tė popullit; prandaj, pas ēdo ngjarje me rėndėsi qė
    ndodhte ose mendonin se do tė ndodhte, thoshnin: “ka thėnė Shėn Kozmai„. “… Jeromanahu
    (kallogjeri) Kozma, shkruan Gj. Haxhi Mihali, nė atė kohė tė egėr dhe tė errėt, pėrveē kėshillave
    fetare, popullit i jepte dhe kėshilla njerėzore… dhe rekomandonte nxehtė dhe ēeljen e shkollave
    tė veēanta…”. “Shkolla e parė nė kėtė kėshtjellė (Berat) u ēel mė 1870, njė vit pas ardhjes
    jeromonakut Kozmajt…”, vazhdon Haxhi Mihali8. Por data e ardhjes sė murgut Kozma nė
    Berat provohet mė saktė nga njė shėnim nė njė libėr fetar tė kishės sė shėn Gjergjit tė kalasė
    sė Beratit, ku thuhet: 1777, muaji gusht, 22, ditė e martė. Erdhi asqeti dhe na predikoi tri ditė,
    i quajtur Kozma Hieromonahu dhe preu florinjtė e grave9. Aty nga fundi i shekullit tė 18-tė,
    shtypjet dhe raprezaljet e qeveritarėve turq kundėr tė krishterėve kishin bėrė qė krahina tė
    tėra tė ndėrronin fenė. Pėr t’i bėrė ballė kėsaj gjendjeje veproi nė Shqipėrinė e jugut murgu
    Kozma.
    Nė kėto veprime, me sa duket, ai gėzonte nė fillim pėrkrahjen e Kurt pashės sė Beratit, i cili
    i kishte dhuruar njė fron pėr tė hipur mbi tė kur do tė predikonte, dhe pastaj edhe tė Ali pashė
    Tepelenės. Por mė vonė Kozmai u vra nga njerėzit e Kurt pashės, ndėrsa Ali pashė Tepelena
    e nderoi duke ndėrtuar pėr kujtim tė tij manastirin nė Kolkondas. Kjo kujdesje nga ana e Aliut
    na bėn tė themi se murgu mund tė ketė qenė njė kėshilltar i fshehtė i Ali pashė Tepelenės dhe
    i shėrbente me veprimet e tij, sidomos kundėr Kurt pashės sė Beratit, dhe pėr kėtė shkak
    kryesor mundet qė u diktua dhe u vra nga njerėzit e Kurt pashės.
    Ky kodik, si dokument i sė drejtės zakonore, ka rėndėsi historike dhe etnografike. Nė kėtė
    kohė Turqia ruante ende mėnyrėn e vjetėr tė administrimit, tė mbėshtetur nė ligjet fetare tė
    sheriatit, kurse popullsive jomuslimane sulltanėt u kishin njohur tė drejtėn tė administroheshin
    sipas zakoneve dhe kanuneve tė tyre. Kėshtu elementi ortodoks, i udhėhequr nga kisha,
    formonte njė komunitet mė vete dhe kishte si organ drejtues mitropolinė; kjo pėrfshinte nė
    juridiksionin e saj jo vetėm ēėshtjet fetare, por edhe ato civile. Myzeqeja, nė fillim tė kėsaj
    periudhe, bėnte pjesė nė pashallėkun e Ali pashė Tepelenės dhe pas shembjes sė kėtij
    pashallėku pėrfshihej nė sanxhakun e Beratit. Po kėshtu dhe nga pikėpamja administrative
    kishtare varej nga mitropolia e Beratit me dhespot Joasafin.
    Mitropolitėt i pajisnin kishat e manastiret e dioqezės sė tyre me regjistra tė quajtur “kodikė”,
    ku regjistroheshin ēėshtje tė ndryshme, si veprime llogarie mbi tė hyrat e tė dalat e kishės
    ose manastirit, lindjet, martesat, shkurorėzimet, vdekjet, testamentet etj.
    Dhespoti i Beratit, Joasafi, kishte pajisur me kodikė tė tillė dhe manastirin e shėn Kozmait.
    Kėtė kodik, qė bėn fjalė pėr kontratat e martesės, e quante pronė personale tė tij, siē e
    vėrteton shėnimi mbi kapakun e kėtij kodiku, ku shkruhet: Ky regjistėr i pėrket tė shėnjtit tė
    Beligradit, Joasafit. Joasafi nga kėto lloje kodikėsh kishte njė burim tė ardhurash qė i vilte nga
    populli, siē e vė nė dukje shėnimi i gjetur nė njė fletė tė veēantė nė kėtė kodik, ku janė shėnuar
    llogaritė pėr regjistrimin e kontratave. Sipas kėtij shėnimi, pėr ēdo kontratė tė shkruar merrej
    njė taksė prej 3 groshėsh.
    Kodiku, si burim etnografik, hedh dritė pėr studimin e dokeve tė martesės, tė veshjeve dhe
    onomastikės nė krahinėn e Myzeqesė nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 20-tė. Nė kėtė punim
    do tė marrim nė shqyrtim vetėm doket e lidhura me kontratat e martesės, tė cilat, me disa
    ndryshime, u ruajtėn nė pėrgjithėsi deri nė vitet e para tė pasēlirimit tė vendit nga banorėt
    fshatarė autoktonė tė Myzeqesė, tė mbiquajtur “lalė”; madje dhe sot aty-kėtu gjejmė mbeturina
    me forma tė reja tė kėtyre zakoneve.
    Sipas kodikut formulimi i kontratave bėhej nė kėtė mėnyrė:
    Me mirėdashjen e Atit, me bashkėveprimin e birit dhe me fuqinė e shpirtit tė shenjtė, sot unė,
    Sotir Gjino nga Korkutasi, fejoj nipin tim, Thoma, me tė bijėn e Papa Avramit, nga Kolkondasi,
    Sotira, pėr grua legale dhe i jap asaj dhuratė para martese 150 grosh d.m.th. njėqind e
    pesėdhjetė dhe rrobat si mė poshtė:
    Tė djalit Tė nuses
    2 jelekė stofi tė mira Prika sipas zakonit bashkė
    me shtojet kėmishėt dhe ndėrresat.
    1 peshli
    1 shegun shajaku
    1 qeleposh dhe brez argjendi
    1 pushai, futa dhe brez
    1 gjerdan me rupe
    2 palė kėpucė
    6 palė kėpucė
    Jam dakord Jam dakord
    Unė Sotir Gjino veqil i djalit Babai i vajzės Papa Avrami
    Dėshmitarėt: Marku i Janko Gjinos, shkes; dhe dėshmitar Vasil Dhespoti. Dėshmitar Niko
    Doda.
    Uroj atyre shėndet dhe bekimin e Avramit dhe qoftė pėr dėshmi.
    Siē shihet nga pėrmbajtja e kontratės, qėllimi i shpalljes sė njė dokumenti tė tillė ishte i dyfishtė:
    nė njė anė tė legalizohej fejesa dhe nė anėn tjetėr tė mbahej premtimi i dhėnė nga dy palėt
    pėr pėrgatitjen e pajės.
    Mė vonė, deri nė vitet e para ēlirimit, aktmarrėveshja pėr fejesėn dhe prikėn bėhej nė kėtė
    mėnyrė: Ditėn e fejesės, nė shtėpinė e djalit shtrohej njė drekė e pasur. Pasi hahej dreka,
    fillohej biseda e pėrgatitjes sė pajės dhe afati i ndejtjes nė fejesė. Nė bisedim merrnin pjesė
    2-3 veta nga tė afėrmit e vajzės dhe njė mik; po kėshtu dhe nga pala e djalit, 2-3 veta tė
    familjes dhe lajmėsi (fejesat mė parė janė bėrė me lajmėsi). Pala e vajzės i kėrkonte babait
    tė dhėndrit njė sasi parąsh, tė quajtura “para agėrllėku“, velenxėn, rrobat e nuses dhe kėpucė
    pėr prindėt ose xhaxhallarėt e nuses, kurse pala e dhėndrit kėrkonte sasinė e pajės sė arkės
    dhe disa peshqeshe, si kėmisha ose peshqirė pėr burrat dhe linja pėr gratė e fėmijėt e familjes
    dhe tė farefisit, tė cilat detyrohej t’i sillte nusja bashkė me pajėn. Nė kėrkesa, thonė pleqtė,
    zakonisht nuk janė prishur fejesat, se kėrkesat bėheshin brenda gjendjes ekonomike tė tė dy
    palėve; por, megjithatė, bėhej njė farė pėrpjekjeje nga tė dy palėt sa tė arrinin marrėveshje.
    Pas marrėveshjes kjo shkruhej nė dy kopje dhe e ruante secila palė deri sa bėhej martesa e
    tė rinjve.
    Sot, si kudo nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė ashtu dhe nė Myzeqe, zakoni i fejesave
    me lajmėsi dhe pėrpilimi i kontratave pothuajse ėshtė lėnė krejt. Tė rinjtė vendosin vetė pėr
    fejesėn dhe martesėn e tyre dhe sė bashku, nga tė ardhurat e tyre, pėrgatisin mobiljet dhe
    veshjet e tyre. Por aty-kėtu ndeshet qė disa prindėr ushtrojnė njė farė autoriteti nė fėmijtė e
    tyre dhe kėrkojnė tė ruajnė traditėn e kontraktimit tė paktėn nė formė verbale10. Pėr fejesėn e
    tė rinjve dhe pėrgatitjen e pajės ka kėtė ndryshim nga e kaluara: nė vend tė agėrllėkut nė para
    (pasi marrja e parave, qė konsiderohet si blerje, ndalohet me ligj), kėrkojnė copa tekstili tė
    shprehura nė “metra“; sipas gjendjes ekonomike kėrkesa shkon nga 30 deri nė 70 metra
    kambriku, pupline e stofash tė tjera pėr ndėrresa, fustane etj.11.
    Tradita e prikės nė para, dhėnė nga pala e djalit pėr vajzėn, e quajtur nė kodik “dhuratė para
    martese“ ose “agirliq“, e njohur te fshatarėt e Myzeqesė me emrat “agėrllėk“ ose “argllėk“ siē
    del nga hulumtimet e bėra te pleqtė e Myzeqesė, nuk ka pasur qėllime shpėrblimi pėr marrjen
    e vajzės, por shpėrblim pėr pėrgatitjen e pajės dhe tė dhuratave qė do tė ēonte nusja nė
    shtėpinė e burrit. Kėtė formė shpėrblimi qė e dokumentojmė qė nga fillimi i shekullit tė 19-tė
    e vėrteton mė sė miri forma e re qė ka marrė “agėrllėku“ sot i shprehur nė “metra“ me tė cilat
    vajza pėrgatit pajėn e saj.
    Sipas kėtij kodiku, zakoni qė pala e dhėndrit t’i bėjė nuses rrobat e martesės dhe tė japė njė
    sasi para, ka qenė i banorėve autoktonė, lalėve tė Myzeqesė. Kurse ardhėsit nga krahinat e
    tjera nė disa raste u ishin pėrshtatur kėtyre dokeve dhe shėnonin nė fund tė kontratės sė
    kodikut “sipas zakonit tė myzeqarėve“. Kurse nė raste tė tjera ardhėsit mbanin doket e tyre,
    siē shihet nė kontratėn 193 tė kėtij kodiku, sipas sė cilės dhėndri merrte nga prindėt e nuses
    njė sasi para dhe detyrohej t’i bėnte asaj vetėm rrobat e nusėrisė. Ky zakon, aty nga ēereku
    i parė i shekullit tonė, filloi tė hynte dhe nė disa banorė autoktonė tė Myzeqesė, sidomos nė
    qytetin e Fierit dhe mė rrallė nė fshatarėt, dhe qėndroi deri nė ēlirimin e vendit. Sipas kėtij
    zakoni, ata prindėr qė dėshironin tė martonin vajzat e tyre me djem tė mirė, me zeje ose
    shkollė, i jepnin dhėndrit njė sasi para ose pasuri tjetėr tė patundshme, si tokė, rrėnjė ullinj
    etj., qė pėrdoreshin ose mbeteshin si pasuri nė emėr tė nuses.


    Burime bibliografike:
    1. Ky artikull ėshtė botuar pėr herė tė parė nė “Studime historike”, viti 1965, nr.3, fq.175-180. Nė kėtė
    artikull tė gjitha shėnimet me korsive janė tė redaksisė. Shėnimet e tjera janė tė autorit. Pėr tė njėjtin
    kodik, nga e njėjta autore, shih: Ll. Mitrushi, Dasma nė lalėt e Myzeqesė, nė “Etnografia shqiptare“ II,
    1963, f.182.
    2. Nė kohėn kur u shkrua artikulli. Ky kodik prej kohėsh gjendet nė AQSH.
    3. Pėrkthimi u bė nga Koēo Bozhori.
    4. Dialektore.
    5. Pėrkthimi u bė nga Koēo Bozhori.
    6. „Rumė“ quheshin nga Perandoria Osmane shtetasit e krishterė tė perandorisė. Prej kėndej dhe
    „Rumeli“ pėr pjesėn europiane tė perandorisė. Ėshtė njė shmangie fonetike nga forma „romė“, banorė
    tė Perandorisė Romake tė Lindjes.
    7. Letrat janė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1868 nga A. Aleksudhi, fl. 8.
    8. Gj. Haxhi Mihali nė “Dituria“, 1927, f. 336.
    9. Po aty.
    10. Teksti ėshtė lehtėsuar nga frazeologjia e kohės.
    11. Kėto tė dhėna tashmė janė vetėm me vlerė informuese historike.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Kometė nė kupėn e qiellit

    Posi njė nga kometat, qė nga njė kohė nė tjetėr shfaqen nė kupėn e qiellit, derdhin dritė tė shkėlqyeshme dhe zhduken shpejt, kėshtu prezantohet pėrpara nesh dhe fytyra e ndritshme e Shėn Kozmait.

    Ky Shenjt nuk ishte nga ata fetarė e kallogjerė tė paditur e mendjengushtė, qė tė ngjitur nė letra tė vdekura, harrojnė frymėn e vėrtetė tė besimit fetar. Ai ishte njė njeri me kulturė dhe me horizont mendor tė gjerė dhe, natyrisht, me mendime fetare tė larta.

    Kjo gjė duket qartė si nga veprat ashtu dhe nga jetėshkrimi i tij, i shkruar nė origjinal prej njė admiruesi tė tij. Kėto na japin tė kuptojmė se Shėn Kozmai ishte njeri me vullnet tė fortė dhe me aktivitet tė palodhur. Nė ato kohėra tė zorshme tė frikės ai, me mundime tė mėdha dhe me rreziqe tė patregueshme, shėtiti anembanė Shqipėrinė; derdhi pasurisht dritėn dhe mėsimet e tij tė ēmueshme, dhe u pėrpoq qė tė forconte, tė inkurajonte popullin e dėshpėruar. Me anėn e kėtij aktiviteti mundi ta shpėtojė dhe ta pėrmbajė.

    Po si ia arriti vallė kėtij qėllimi? Duke pėrhapur dritėn nė popull, duke ēelur shkolla gjithkund dhe duke bindur popullin qė t’i mbante kėto me ēdo therori. Dhe kjo ėshtė merita e tij mė e madhe.

    Si njė njeri me kulturė tė e gjerė ai e dinte qė kjo ishte e vetmja udhė pėr tė formuar nė shpirtin e popullit njė fetarizmė, jo tė dukshme, po tė gjallė, tė thjeshtė dhe tė ēliruar nga paragjykimet.

    Eshtė e vėrtetė! Pa dije nuk mund tė ekzistojnė dhe idetė fetare tė thjeshta. Padija ėshtė rrėnja e shumė ligėsive; po mė tepėr ajo ėshtė nėna e supersticioneve tė errėta.- S’ka dhe s’mund tė ketė besim dhe kult fetar tė pastėr pa mėsim.

    Le tė hedhim njė vėshtrim tė popullin tonė. Me hidhėrim do tė vėrejmė se ėshtė degjeneruar nė njė shumicė tė tij ideja fetare dhe gjer nė ē’gradė ajo e ka humbur karakterin e saj tė lartė dhe influencėn bamirėse. Ajo nė vend qė tė jetė burim aktiviteti tė gjallė, tė shfaqur nė vepra tė hijshme, ne njerėzillėk, pėrkundrazi krijon nė shpirtin e tij paralogjizma tė rrezikshme.

    Pėr njė tė paditur Fe domethėnė ceremonira, zakone dhe formalitete. Atij i duket se kur mban kėto, i ka mbaruar tė gjitha detyrat fetare. Kėto supersticione, trashėgim i njė tė shkuare tė gjatė, qė kanė pushtuar shpirtin e njė shumice tė popullit, i pėrngjajnė Hidrės mitologjike, sė cilės, kur i pritej njė kokė, mbinte nė vendin e saj njė tjetėr. Po ėshtė vallė kjo Feja e vėrtetė? Janė Fe supersticionet e paarsyeshme e tė errėta?

    Kurrė, kurrė! Inteligjenca e Lartė qė drejton gjithėsinė e pajisi njeriun me arsye, qė ėshtė zbulimi i vėrtetė, njė shkėndijė e dritės sė tij tė amėshuar. Mbi atė dritė, pra, tė rrjedhur prej Atij vetė duhet tė bazohet ēdo besim.

    Fe nuk janė zakonet dhe supersticionet prapanike, po sjellja e mirė, sinqeriteti dhe nderi nė relacionet dhe shoqi-shoqin. Fe ėshtė tė bėsh detyrėn, t’i shėrbesh njėri-tjetrit; Fe sidomos ėshtė tė bėhesh theror pėr tė mirėn e pėrgjithshme, pėr atdheun. Kėto janė shenjat e thjeshta dhe tė gjalla tė fesė, dhe nė to na udhėheq arsyeja, e ndriēuar nga mėsimi.

    Ja pėrse Shėn Kozmai punoi pėr t’i frymėzuar popullit kėto parime tė larta; ja pėrse ai u pėrpoq qė tė pėrhapte dritėn, tė ēelte shkolla Kėto parime ai i vėrtetoi dhe me shembullin e tij tė bukur dhe sidomos me mbarimin heroik, duke ofruar jetėn e vet si theror nė altarin e idealit qė ndiqte.

    Urojmė qė ajo fytyrė kaq e ndritshme tė qėndrojė gjithnjė e gjallė pėrpara syve tanė dhe tė na kujtojė gjithmonė karakterin e lartė tė Fesė qė ėshtė: Humanimi dhe theroria, drita dhe pėrparimi.


    +Kristofor Kissi
    (Kryepiskopi i parė kanonik i Kishės sonė)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Shenja e kryqit

    - Nga Shėn Kozmai i Etolisė -

    I tėrėmiri Perėndi na dhuroi shumė gjėra. Por njė nga dhuratat e Tij mė tė mėdha ėshtė shenja e Kryqit.
    Me Kryqin bekojmė misteret e dėlira.
    Me Kryqin hapim Parajsėn.
    Me Kryqin dėbojmė demonėt dhe i djegim.
    Por, sė pari, ne duhet tė kemi duart tona tė pastra e tė panjollosura nga mėkatet.
    Dhe vetėm kėshtu, me bėrjen e shenjės sė kryqit, mund tė dėbohet dhe tė digjet djalli. Por, nė qoftė se vetė jemi tė ngarkuar me mėkate, atėherė kryqi qė bėjmė nuk zihet (nuk ka vlerė).
    Pra, vėllezėr tė mi, qoftė kur hani, qoftė kur pini verė ose ujė, qoftė kur shėtitni ose punoni, kryqi tė mos ju mungojė kurrė.
    Dėgjoni, o tė Krishterė tė mi, se si duhet tė bėhet kryqi dhe ēfarė domethėnie ka. Ungjilli i Shenjtė thotė: Trinia e Shenjtė, Perendia, lavdėrohet nė qiell nga engjėjt. Por ti nuk mund tė ngjitesh nė qiell qė t’i falesh Atij. Dhe atėherė ē’duhet tė bėsh?

    Bashko tė tre gishtėrinjtė e dorės sate tė djathtė. Vendose dorėn tėnde nė kokė (nė ballė) dhe thuaj:

    Ashtu si ju, o engjėj, lavdėroni Trininė e Shenjtė nė qiell, kėshtu edhe unė, si shėrbėtor i padenjė, e lavdėroj dhe i falem Trinisė sė Shenjtė. Dhe kėta tre gishtėrinj, siē janė tė ndarė janė dhe tė bashkuar. Kėshtu edhe Trinia e Shenjtė - Perėndia. Janė tri fytyra, por vetėm njė Perėndi. Pastaj e zbret dorėn tėnde nga koka dhe e vendos nė bark, duke thėnė: Tė falem dhe tė adhuroj, Zoti im, sepse pranove dhe u trupėzove nė barkun e Hyjlindėses pėr mėkatet tona: Vendose pastaj dorėn tėnde nė supin e djathtė, duke thėnė: Tė lutem, Zoti im, tė mė falėsh dhe tė mė vendosėsh nė tė djathtėn Tėnde bashkė me tė drejtėt. Vendose nė vazhdim nė supin e majtė, duke thėnė: Tė lutem, Zoti im, mos mė vendos nga e majta ku janė mėkatarėt. Pastaj, duke u pėrkulur thellė deri nė tokė, thuaj: Tė lavdėroj, Perėndia im, tė lutem dhe tė adhuroj, sepse siē zbrite Ti nė varr dhe nė ferr, kėshtu do tė zbres edhe unė.

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Sa here shkojme ne Kishe, puthim ikonen tende o Shen Kozma, Shenjtor i Kishes sone, se nuk lejove te shbeheshim te gjithe, por vure veten tende ne sherbimin tone dhe jeten tende si martir i Kishes. Sa here qe puthim lipsanin tend me besim ne marrim sherime. E je sot atje ku prehen Shenjtoret.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Gezuar festen e Shen Kozma Etolianit nga Kolkondasi!
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne daten 24 Gusht, Kisha Orthodhokse nderon kujtimin e Shen Kozmait te Etolise (ose te Kolkondasit).
    Ky njeri eshte nje nga faktoret baze qe penguan islamizimin e jugut te Shqiperise, duke i qendruar besnik besimit te eterve. Kete ai e pagoi me jeten e vet duke u martirizuar ne Kolkondas te Fierit ne 24-Gusht-1779 nga pushtuesit otomane.

    Ai eshte i njohur ne trojet Shqiptare per hirin e sherimeve dhe te profecive!

    Ikona e shenjtorit:
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 24-08-2010 mė 07:54
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte se e kam kap me ty, per tu kundervene ne cdo postim, por me duket se eshte mit i krijuar se Shen Kozmai eshte faktor baze per ndalimin e islamizimit te jugut te Shqiperise dhe se thjeshte per kete arsye u vra.

    Ja disa probleme:

    - Predikimi i Shen Kozmait u be me firman-leje nga Porta e Larte.
    - Predikimi i tij, ndonese thellesisht kristian ortodoks, nuk binte kurrsesi haptazi ndesh me perandorine otomane dhe fene e saj islame.
    - Nje nga faktoret baze te islamizimit te jugut ne shek.18-19 ka qene Ali Pashe Tepelena, me te cilin Shen Kozmai kishte lidhje miqesore.
    - Islamizim ne jug ka edhe pas Shen Kozmait.
    - Nuk di te kete asnje rast qe ndonje fshat qe ishte ne te kthyer e siper ne islam te kete qendruar ne besimin ortodoks per shkak te nderhyrjes se Shen Kozmait.


    Shen Kozmai eshte nje murg tipik agjiorit, me nje parafytyrim te caktuar gjeopolitik, ku identiteti bazohej me se shumti ne tipin e te qenit roman (romei) i krishtere me baze edukimin helen, pra ishte bizantinas i kulluar.
    Si rrjedhim, shenjteria e tij dhe mesazhi i tij moral, ne nje kohe qe i pershtatet shtetit modern grek, qe u krijua mbi baza te forta te mentalitetit bizantin, ndersa bie ndesh me mentalitetin qe sherbeu per krijimin e komb-shtetit modern shqiptar, duhet pare ne kontekst.

  9. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shen Kozmai eshte nje faktor qe pengoi avancimin islamik ne jug per keto arsye:

    1-) Ai me jeten dhe vepren e tij tregoi superioritetin e Besimin te Krishtere Orthodhoks ndaj atij islamik. Fakti qe shume turq u konvertuan ne orthodhoks nga predikimet e tij eshte nje shembull qe e tregon kete.

    2-) Ai rizgjoi ne popull ndjenjat e krishtera ne kohen qe shume njerez po dorezoheshin ne islamizem

    3-) Eshte e vertete se predikimet e tij u bene me leje nga sulltani dhe se ai nuk doli asnjehere kunder udheheqjes otomane. Kjo sepse ai ndoqi parimin: "Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe Perendise ate qe i takon Perendise".
    Pra, jepi turkut taksat, por shpirtin jepja vetem Perendise. Mos ndrysho fene per te shpetuar te ardhurat.
    Ky ishte parimi qe shpetoi pjesen me te madhe te popujve ballkanike nga islamizimi, dhe po kete parim Shen Kozmai predikoi dhe ne tokat shqiptare.
    Shqiptaret po ktheheshin ne turq per te shpetuar nga taksat dhe per te fituar privilegjet qe perandoria osmane u ofronte muslimaneve.
    Shen Kozmai me jeten dhe veprat e tij u tregoi shqiptareve se keto gjera, sic shprehet ai: "mos ju dhimbsen po t'i humbisni, sepse nuk jane tuajat, vetem shpirti dhe Krishti eshte i juaji. Dhe ata nuk ua merr askush pervecse nqs i jepni vete".

    Nqs Shqiptaret do i kishin ndjekur keto parime, pavaresia do kishte ardhur te pakten 100 vjet me pare, ashtu sic ndodhi me popujt orthodhokse. Por shqiptaret me ane te islamizimit humben identitetin e tyre, humben femijet e tyre (te cilet u moren nizame dhe u vrane per Turqine, sepse turqit vetem muslimanet merrnin nizame) dhe si rrjedhim dhe kulturen bizantine qe trasheguan nga koha para-osmane.

    Lufta per liri e popullit grek e bere ne emer te besimit te krishtere dhe atdheut, solli pavaresine ne vitin 1821, sepse populli grek e ruajti identitetin e vet dhe rinine qe u bashkua dhe solli pavaresine. Kjo do te kishte ndodhur dhe me shqiptaret nqs nuk do ishin asimiluar ne nje fe tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 25-08-2010 mė 07:26
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    1-) Ai me jeten dhe vepren e tij tregoi superioritetin e Besimin te Krishtere Orthodhoks ndaj atij islamik. Fakti qe shume turq u konvertuan ne orthodhoks nga predikimet e tij eshte nje shembull qe e tregon kete.
    Nuk ka asnje te dhene qe turq (muslimane pra) te jene kthyer ne ortodoks per shkak te predikimit te Shen Kozmait. Ti leme menjeane historite e paprovueshme te ndonje oficeri turk qe pa filan mrekulli dhe qe u konvertua. Nuk ka ndonje zone apo fshat qe te dihej se po konvertohej ne islam dhe te jete forcuar ne ortodoksi per shkak te predikimit te tij.
    Superioriteti i jetes eshte relativ. E kush mund ta dinte jeten e tij, aq me teper nje fshat apo fshatar qe vec e ka pare nje here te predikonte dhe te largohej prej andej? Per me teper, ne kohe te tij njihet edhe dukuria e shtrirjes se bektashijve po ne jug te Shqiperise, qe, po ashtu, nepermjet shenjterve te tyre kryenin cudira dhe perhapnin moral.


    2-) Ai rizgjoi ne popull ndjenjat e krishtera ne kohen qe shume njerez po dorezoheshin ne islamizem

    Nqs njerezit po dorezoheshin per shkak te perfitimit personal, sic eshte miti i mos-paguarjes se taksave, ai nuk ka pas se cfare ndjenje kristiane te rizgjoje tek ta, sepse, derisa ne baze te sentimentit te tyre ishte perfitimi material e jo feja, ata nuk do ta degjonin gjithsesi.
    Per me tej, pikerisht miti qendron ne ate se parafytyrohet sikur ortodokset kishin jetuar ne terror qe nga pushtimi turk ne shek 14 dhe ne kohe te Kozmait 4 shekuj me vone, njerezia ortodokse po e humbiste durimin dhe po dorezohej dalengadale presionit te islamizimit.
    Pikerisht ky kontekst eshte perralle me mbret dhe nqs ngre nje hero mbi kete perrale, ke ngrejt nje mit...!!!!!


    Ne e dime nga eksperienca sot ne shek.20-21, se sa e lehte eshte ta shkaterrosh njekohesisht fene por njekohesisht edhe ta quash veten se je ajo cfare ke mohuar. Psh kamunizmi e shkaterroi fene per 20 vjet dhe njekohesisht ateistat e betuar kamunist se kane per problem te thone qe njekohesisht jane ortodoks!!!!!!!

    Problemi i taksave eshte i tejkaluar dhe ka nje kontekst te caktuar kohor. Ne koh te shen Kozmait, Epiri ishte nen Ali Pashe Tepelenen ne nje autonomi nga Stambolli dhe se nuk ma ha mendja qe miku i Ali Pashes, Kozmai, po ndalonte konvertimin per shkak te taksave ne kurriz te Ali Pashes. Mos te behemi naiv!


    Nqs Shqiptaret do i kishin ndjekur keto parime, pavaresia do kishte ardhur te pakten 100 vjet me pare, ashtu sic ndodhi me popujt orthodhokse. Por shqiptaret me ane te islamizimit humben identitetin e tyre, humben femijet e tyre (te cilet u moren nizame dhe u vrane per Turqine, sepse turqit vetem muslimanet merrnin nizame) dhe si rrjedhim dhe kulturen bizantine qe trasheguan nga koha para-osmane
    Edhe ketu stonon historikisht. Kthesa e raportit te perqindjeve fetare ishte bere qe ne fundshekullin 16, dmth nja 200 vjet para Kozmait, keshtu qe predikimi i Shen Kozmait do ishte me vonese nqs do konsiderohej si faktor mos-humbje identiteti ortodoks, aq me teper si faktor i pavaresive te fituara me vone. Se dyti, ne identitetin e shqiptareve ortodokse bizantine nuk futen katoliket shqiptare.
    Pra, prape do kishim nje Shqiperi te cunguar.


    Greket e kane ruajtur identitetin e tyre bizantin dhe skane bere asgje me te larte se sa shqiptaret otomane. Po aq sa e kane humbur shqiptaret otomane identitetin e tyre nen otomanizem po aq e kane humbur edhe greket te tyrin ne bizantin.

    Ceshtja e pavaresise ishte thjeshte politike: nje interes iluminist laik per klasicizmin qe europianet perendimore kujtonin s do gjenin tek greket otomane.
    Asnje europian perendimor nuk vajti ne greqi per te luftuar per ortodoksine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-08-2010 mė 07:41

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria Magdalena - Miroprurėse dhe e barabartė me apostujt
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2014, 09:54
  2. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  3. Shėn Averki i Barabartė me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58
  4. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25
  5. 28 Gusht: Shen Augustini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •