
Postuar mė parė nga
Seminarist
Sa bukur, bylbylat qe debatojne me mu, nuk paskan ciceru sot....!
Tani i Athines,
edhe ti ke disa gabime KYC ne pergjigjen tende, qe, Zot rujna ka duret, kam nja "1000" here qe i kam sqaru.
Ne vitin 1990, komuniteti i VETEM qe doli pa Strukture fetare, ka qene ai ORTODOKS. Pse e them une kete?
Kisha katolike ka patur nje sere klerikesh SHQIPTARE qe i mbijetuan burgjeve te Llahtarise komuniste. Keta kane qene me arsim relativ te mjaftueshem, edhe me shendet te plote, per te mare ne dore kishen.
Nje shembull po te jap mon.sinjor Robert Ashten, qe u be peshkop, me falni se ta them alla latince kete term me origjine greke nuk ka gje, Ipeshkv i Pultit. Lere qe nevojat praktike te katolikeve deri me sot jane permbushur 100% nga italianet, aq sa patur edhe mosmarreveshje midis shqiptareve edhe italianeve ne fushen e perkthimeve psh, duke qene se italianet e sotem moderne nuk u pergjigjeshin konservatorizmit te prifterinjve shqiptare te kohes se burgjeve, me nostalgjite e tyre te para Koncilit II te Vatikanit.
Ndersa komuniteti musliman kishte te pakten zotri Sabri Kocin.
Kurse ai Ortodoks doli nga Komunizmi vetem me nje teolog laik, zoti Dhimiter Bedulin, i martuar e i trasheguar, pra jashte mundesise se fronezimit, e me disa prifterinj pa arsim te mjaftueshem, e pa shendet.
Keshtu pra qe mundesia e komunitetit ortodoks per rikrijimin e nje kleri shqiptar ishte INEKZISTENTE PA NDERHYRJEN NGA JASHTE.
Se dyti, po une e krahasoj etjen per "drejtesi" ndaj perdorimit te gjuhes shqipe me te drejten e Vlleheve per te patur te njejten te drejte. Vllehet jane po aq autoktone sa gjithkush ne cdo pjese te Ballkanit. Perderisa ata perbejne nje pjese cilesore te komunitetit ortodoks, ata kane po aq te drejta per kishe me gjuhe te vete - nqs themi se besojme ne drejtesi ndaj cdo populli edhe kulture, e jo vetem atehere kur te digjet interesi "ty", gje qe te ben "ty" vecse anen tjeter te medaljes se asaj qe quhet prej "teje" shovinizem grek.
Se treti, me logjiken e sotme Shen Kozmai nuk mund te thuhet se eshte GABIM, ne lidhje me qendrimin e tij ndaj gjuheve te tjera, por se eshte nje Qendrim Ndryshe nga ai sot. Nuk eshte ceshtje gabimi, por dallimi e ndryshimi ne konceptim.
Krijoni Kontakt