
Postuar mė parė nga
Albo
Bujqit flisnin shqip, por nuk shkruanin shqip, pasi shqipja nuk shkruhej ne ato vite, shkruhej turqishtja. Gjuha zyrtare e vendit dhe kasabave ishte turqishtja, gjuha e vezirit, pashait, beut, agait. Nuk kish shkolla shqipe, kish shkolla turke. Nje nga misionet e gjuhetareve shqiptare qe nga koha e Zogut ka qene pikerisht pastrimi i gjuhes shqipe nga fjalet turke, qe Ahmet Zogu e filloi me mbiemrin e tij, nga Zog-olli ne Zogu, duke flakur tej praprashtesen turke te mbiemrit. Dhe u vazhdua me tej me rregjimin e Enver Hoxhes dhe prape se prapi moshat e medha ne fjalorin e tyre te shqipes perdorin ende ne mase fjale turke. Nese flisnin shqipe te pastert, nga erdhen keto huazime te forta nga turqishtja?
Lexo se cfare ke shkruajtur me lart. E di cfare do te thote asimilim? Vete thua qe camet dhe arvanitasit flasin shqip e ruajne traditen e tyre edhe sot e kesaj dite, vete flet per "asimilim ethnik". Si mund te quhet i asimiluar dikush qe ende lexon e shkruan shqip dhe ndjek te njejten tradite qe ndiqnin te paret e tij? Greqia nuk u njeh pakicave kombetare kombesine e tyre, dhe ky eshte problemi, jo "asimilimi i tyre".
Eshte interesant kur keto akuza i behen dikujt qe nuk ka shkelur ndonjehere ne Greqi ne jeten e tij, nga dikush qe ka vite te tera qe jeton ne mes te atij mentaliteti grek. Edhe perse hiqesh si "anti-grek" me fjalet qe shpreh, te siguroj qe mentaliteti dhe kendveshtrimi yt nuk ndryshon shume nga ai i grekerve. Greket i urrejne shqiptaret se jane shqiptare, ti i urren greket se jane greke. Cili eshte ndryshimi? Vetem krahu i urrejtjes.
Te ngrihen kisha orthodhokse shqiptare ne Athine? E para e punes, nje besimtar i vertete orthodhoks, nuk e shikon Kishen Orthodhokse si te ndare, pasi ka vetem Nje Krisht, Nje Kishe, nje Doktrine, nje Liturgji, nje Kalendar Orthodhoks, qe festohet e kremtohet nga te gjithe besimtaret orthodhokse ne bote njesoj. Ata qe mundohen ta ndajne popullin e Zotit ne greke, shqiptare, ruse, bullgare, serbe, rumune, i perkasin Anti-Krishtit dhe jo Krishtit. Krishti i bashkon popujt me Perendine, nuk i ndan ata.
Se dyti, Kisha greke ashtu si ajo shqiptare jane Autoqefale, qe do te thote qe ato administrojne jeten e komunitetit orthodhoks ne vendet e tyre perkatese. Nuk ndertohen kisha shqiptare ne Athine pasi eshte ne kundershtim me ligjet kanonike te Autoqefalise, ashtu sic nuk ngrihen kisha greke ne Tirane. Nga nje ane nuk deshironi nderhyrje ne punet e brendshme te KOASH nga kisha greke, dhe nga ana tjeter vete kerkoni te nderhyni ne Kishen greke.
Kisha Katolike nuk e njeh dhe as aplikon Autoqefaline dhe Kisha qe u dhuroi shqiptareve ne Rome nuk u perket "shqiptareve", eshte ne varesi te Vatikanit. Shume mire ti dhe ata mijra shqiptare orthodhokse ne Athine mund ti shkruani kryepeshkopit te vendit qe te emeroje nje prift qe ben meshen ne shqip ne Athine ne nje kishe, ne menyre qe edhe shqiptaret atje te degjojne Liturgjine Hyjnore ne shqip.
Une e degjoj Liturgjine Hyjnore ne anglisht ne Amerike, por kjo nuk me pengon mua qe te marr pjese ne jeten e Kishes apo ti lutem Zotit ne shqip. Prandaj i dashur Artan, mos gjej justifikime te kota perpara Perendise.
Albo
Krijoni Kontakt