
Postuar mė parė nga
Albo
Gjithmone me habit guximi i budallait qe shume njerez anti-Zot marrin si ne rradhet e shqiptareve edhe ne rradhet e grekerve. Sherif Delvina merr persiper te flasi per Shen Kozmain, te cilin e njeh vetem nga rrefimet e librave te nacionalisteve greke, dhe jo nga rrefimet e besimtareve shqiptare. Ca me keq kur injorohet me dashje gjendja ekonomike, politike dhe shoqerore e shqiptareve nen sundimin turk ne ato vite. Dhe ca akoma me keq kur ne fund mundohet qe te lere pershtypjen tek lexuesi se Shen Kozmai u ndihmua nga Ali Pashe Tepelena, kur ky i fundit ishte ai qe e mbyti dhe ia hodhi trupin ne lume.
Shqiptaret ne ato vite nuk flisnin shqip, flisnin nje shqipe alla-turka, nuk e shkruanin shqipen sic e shkruajme ne sot, por e shkruanin me alfabetin turk, nuk kish shkolla shqipe, nuk kish as Shqiperi dhe as shqiptare, kish vetem "arnaute". Komuniteti orthodhoks ne vend ishte katandisur ne nje grusht fale marrjes se femijeve nizame per ushtrine turke dhe te gjithe te shtypur nga zgjedha e bejlereve dhe agallareve. Misioni i Shen Kozmait nuk ishte "helenizimi i shqiptareve" sic pretendojne mendjet e nacionalisteve greke apo shqiptare, por mbajtja gjalle e besimit ne Zot ne komunitetin orthodhoks.
Heqja dore nga gjuha turke, mesimi i gjuhes greke, u falte shqiptareve ne jug te vendit te drejten per te ruajtur komunitetin e tyre dhe besen e tyre te krishtere pasi veziret i etiketonin shqiptaret e besimit orthodhoks si "greke" dhe si te tille, me ligj perandoria otomane u njihte me shume liri besimi grekerve se sa shqiptareve, qe i sakatoi e asimiloi ne kulm, aqsa u luajti edhe fene nga vendi. Kete politike nuk e ndoqi as ndaj Greqise, as ndaj Serbise dhe as ndaj Bullgarise.
Nuk ka gje me te rrezikshme se sa kur njerez te pafe dhe nacionaliste flasin per fene. Edhe njerezit me te ditur nga historia, si Sherif Delvina, bejne gabime te tilla te pafalshme. Shen Kozmai nuk erdhi ne Shqiperi me ushtri apo me kryqezatore, ai erdhi ne Shqiperi me rrobat e trupit dhe me nje shkop ne dore. Ai nuk mori gje nga Shqiperia, perkundrazi, la ne te edhe Trupin e Tij, dicka qe as greket dhe as shqiptaret nacionaliste nuk mund te kuptojne se u mungon besimi. Ai dha jeten e tij jo ne mbrojtje te "kombit grek", ne ne mbrojtje te beses orthodhokse dhe Kishes se Krishtit. Kjo nuk e ben ate "nacionalist te cmendur grek", sic e etiketon mendja e Sherif Delvines, por e ben Shenjtor, sic e njohin te gjithe orthodhokset ne bote, dhe ne menyre te vecante ata shqiptare, qe e njohin punen e Shen Kozmait me mire se sa vete greket.
Profecite e Shen Kozmait jane te gjalla ne memorien e komunitetit orthodhoks shqiptar edhe sot e kesaj dite dhe asnje prej tyre nuk ben fjale per helenizimin e shqiptareve. Shume prej tyre jane vertetuar me kohen dhe jane duke u vertetuar edhe sot e kesaj dite. Fakti qe sot ne Shqiperi kane mbetur 20% e popullsise e besimit orthodhoks, eshte nje merite e misionit te shenjtorit. Kush u kujtua tjeter per komunitetin e harruar e te shtypur orthodhoks ne vend?!
Cfare do lexojme tani ne vazhdim, qe edhe Kryepeshkopi Theofan Noli ishte "grek" se edhe ai ishte shkolluar ne shkolle greke nje pjese te mire te jetes se tij? Shkollimi ne shkollen greke nuk eshte njesoj me shkollimin e sotem, ishte nje privilegj ne ato vite. Dhe njerezit dhe rilandasit me te medhenj tane e njihnin gjuhen greke, e kishin studiuar qyteterimin grek dhe e kishin dokumentuar kontributin e popullit tone ne te ne vjershat dhe tregimet e tyre.
Mesojeni historine ashtu sic eshte dhe mos u perpiqni ta rrotulloni e perdorni ate sic u vjen per shtat bindjeve tuaja. Do mundohem tu sjelle dhe nje material me te gjere mbi jeten e Shen Kozmait qe nuk njihet si nje "shenjtor grek", por si nje "shenjtor shqiptar" pasi ne Shqiperi e beri misionin e tij dhe ne Shqiperi u martirizua ne emer te Krishtit.
Albo
Krijoni Kontakt