E Shtune, 25 Shtator 2004
DISA GJERA DUHEJ T'I KISHA BERE ME MIRE
Ish-kryeministri i PD-se Aleksander Meksi flet per "KJ" mbi karrieren e tij profesionale, angazhimin ne politike, marredheniet me liderin demokrat Berisha dhe detaje rreth jetes private
Nuk i pelqen te flase shume per veten e tij, ndersa na thote se per kete gje mund te pyesim ata qe e njohin. Ish-kryeministri i PD-se Aleksander Meksi ka lindur dhe rritur ne Tirane, ndersa origjinen e ka nga nje fshat i Gjirokastres, per te cilin ai thote se eshte nder me te shquarit e fshatrave te jugut te Shqiperise. Sipas tij, shqiptimi i emrit te fshatit eshte Mekshi dhe origjinen e larget mund ta kete nga veriu i Shqiperise dhe pikerisht nga zona e Mirdites. Aleksandri, (ose Leka sic e therrasin miqte dhe te njohurit) thote se ne baze te dokumentave, mbiemri me i vjeter i fisit te tij eshte Doda dhe njerezit e fisit permenden per kontributin e dhene ne perkthimin e ungjillit ne gjuhen shqipe, si mjeke te Ali Pashes, shoqerues te albanalogut te pare ne vend etj. Ndersa nena e tij, rrjedh nga njera prej familjeve te para te qytetit te Beratit, popullsia e lagjes se Kalase se te cilit, deshmohet ne ate vend se paku qe ne vitet 1400. Pasi mbaron Teknikumin e Ndertimit, Aleksandri vazhdon studimet per Inxhinieri Ndertimi. Pas shkolles, punon per dy vjet me rradhe ne Hidrocentralin e Shkopetit, me pas ne Institutin e Monumenteve dhe ne ate te Arkeologjise. Dhjetori i vitit '90 shenon angazhimin e tij ne politiken e brishte shqiptare qe po ndertohej pas diktatures komuniste. Me pas ne vitin 1992, ai zgjidhet kryeminister i vendit, post ne te cilin qendron per pese vjet me rradhe. Viti 1997, do te mbetet pa dyshim nje nder vitet me te veshtira te jetes se tij. Ndonese thote se ne ate periudhe kohore, "bera ate qe munda ta bej", nga ana tjeter, pranon se disa gjera duheshin administruar ndryshe.
Sot ai nuk eshte i angazhuar ne menyre te drejteperdrejte ne politike, pavaresisht se flet dhe shkruan per politiken, duke bere vrejtje apo sugjerime.
- Si erdhi angazhimi juaj ne politike?
- Angazhimi im i drejtperdrejte ne politike i takon dhjetorit te vitit '90. Nuk bej pjese ne ate grup njerezish qe e dergoi Ramiz Alia, sigurimi i shtetit apo dikush tjeter ne qytetin e studenteve, as kam qene perfaqesues i tyre ne grupin qe krijoi PD-ne, qe shkruajti platformen, programin, statutin e saj. Gjate ketyre viteve kam qene gjithnje i zgjedhur nga demokratet dhe jo i emeruar per miqesira me drejtues te PD-se.
- Cila eshte arsyeja qe ju shtyu drejt kesaj rruge?
- E para, e kam konsideruar veten gjithnje antikomunist dhe e dyta mendoj se jam per demokraci, per respektim te te drejtave te njeriut, per nxitje te nismes se lire te njerezve, per nje shtet te se drejtes dhe per ekonomi te tregut te lire. Kjo eshte arsyeja qe une hyra ne kete rruge duke menduarse mund te jem me i dobishem se sa ne profesionin tim, duke qene se Shqiperia kishte nevoje per njerez ne ato momente. Por sigurisht pa e ditur qe nuk do te vazhdoja gjate ne kete rruge. Ne ate periudhe, asnjeri prej nesh (qe ishte me detyre te larte shteterore), nuk e dinte qe mund te behej njeri i rendesishem i politikes, nuk e dinte as se sa dite do te qendronte aty. Ne shkuam thjesht per te kontribuar ne rrezimin e shoqerise komuniste dhe sigurisht une bej pjese ne ate grup njerezish qe sot (kur ne pushtet jane kthyer ish-komunistet) paguajne sepse jane kundershtare te tyre. Por per kete gje jam njelloj krenar, sic isha krenar kur nuk shihesha me sy te mire ne kohen e pushtetit te baballareve te tyre.
- Viti '97 ka qene pa dyshim per secilin politikan shqiptar nje periudhe e veshtire. Ju si i perjetuat zhvillimet e asaj kohe dhe sa pergjegjes ndiheni sot per ngjarjet qe rrodhen?
- Ne ate periudhe une kam qene ne krahun e atyre qe mbronin demokracine dhe Shqiperine dhe jo ne krahun e atyre qe ia mbathen, hipen ne helikoptere dhe anije, larguan familjet e tyre nga Shqiperia dhe as ne grupin e atyre qe te shtyre nga e majta perendimore dhe armiqte e Shqiperise moren armet dhe vrane njeri-tjetrin, dogjen cka ishte e demokrateve, vodhen, plackiten, rrembyen parate neper firma. Them se duhej te qendroja ne krye te detyres, e para, per te garantuar parate qe ishin neper banka, pronat apo firmat, dhe e dyta, per te ruajtur rendin. Besoj se per aq sa varej nga une, e kam kryer detyren.
- Mendoni se keni bere me te miren e mundshme dhe nuk keni asnje pishman ne kete drejtim?
- Bera ate qe munda ta bej. Per disa gjera edhe jam bere pishman. Do te ishte mire t'i kishim bere por s'mundem t'i benim, ose e quajtem se ishte me mire te mos i benim. Megjithate nuk ndihem fajtor. Faj eshte kur shkelen ligjet, ndersa une s'kam shkelur ligje (megjithese gjate ketyre viteve jam kontrolluar si askush tjeter). Te jeni te sigurte qe po te kisha mundesi te beja te njejtat detyra (larg qofte), disa gjera do te beheshin ndryshe. Ato qe jane bere mire, do mundoheshim t'i benim me mire dhe c'eshte bere keq, ose do ta korrigjonim ose nuk do ta benim fare. Ai qe thote se i ben punet ne menyre perfekte eshte mire te shkoje te vizitohet.
- Pas atyre viteve, a keni reflektuar lidhur me menyren se si po behej politika ne Shqiperi?
- Politika ne Shqiperi behej ne menyren me te mire te mundshme per nje popull te dale nga komunizmi ne nje vend te shkaterruar, me ekonomi te bllokuar dhe mjafton te shohim se c'behet sot, se si perdhoset sot individi, politika, shoqeria shqiptare per te kuptuar se ishte nje rruge shume here me e mire dhe me sa duket e parakohshme dhe e paarritshme per Shqiperine e sotme komuniste.
- Te flasim pak per historine e marredhenieve me liderin demokrat Berisha. Si lindi miqesia midis jush dhe nga se karaterizoheshin raportet tuaja ne ate periudhe?
- Doktorin e kam njohur perpara se sa te na lidhnin funksionet shteterore, meqenese ishte kardiolog dhe djali i xhaxhait tim ishte gjithashtu kardiolog dhe punonte me te. Pastaj Tirana ne ate kohe nuk ishte kaq e madhe sa sot dhe njerezit njiheshin me njeri-tjetrin. Se bashku me te tjere, ndonje prej te cileve si Gramoz Pashko, qe e kisha mik me pare, (te tjeet nuk i njihja), u ndodhem ne ate grup qe krijoi dhe po organizonte PD-ne dhe qe ne fillim ishim ne komisionin nismetar, ne kryesi, ne keshill kombetar e keshtu me radhe. Pra, nuk pati ndonje klientelizem te njerit ndaj tjetrit qe te jepeshin edhe poste ne kete linje. Perzgjedhja ne ato poste erdhi duke patur parasysh aftesite e gjithsecilit per te kryer punet qe iu ngarkuan. Une nuk kam fituar besimin e ketij apo atij, por me zgjodhi PD-ja. Ne ate kohe ne PD votohej, shpalleshin votat, (nuk beheshin hile, se paku ne dy kuvendet e para), ne kryesi, ne keshill apo ne grup parlamentar diskutohej, nuk beheshin mbledhje ne forme intervistash me auditor sic ndodh sot. Votohej dhe shpeshhere vendosej ne kundershtim edhe me deshiren e kryeministrit apo deshiren e Presidentit te Republikes, kryetarit te partise aktuale. Marredheniet e mia me Berishen kane qene normale. Sigurisht ka patur edhe probleme per te cilat nuk bihej dakord dhe nuk zgjidheshin permes urdhrit dhe diktatit, cka nuk perben temen e intervistes se sotme dhe une do t'i them njehere tjeter. E rendesishme eshte qe atehere PD-ja drejtohej krejt ndryshe nga sot. Ka pasur nje moment ne Kuvendin e pare te PD-se kur dikush kerkonte te shkruheshin ne statut edhe fraksionet. Ne podium fliste Prec Zogaj dhe une me Azem Hajdarin ishim ne salle. Te dy jemi ngritur dhe kemi thene qe kur te vije momenti qe te kete diversitet mendimesh kjo gje do te zgjidhet sic e kane te gjitha partite, aq me teper qe edhe nuk e dinim atehere se si beheshin keto gjera. Sot ne PD ka njerez qe mendojne ndryshe; keta njerez nuk jane armiq se po te jene armiq duhet te diskutojme se cila nga palet eshte armiqesore e idealeve te demokracise, ai qe dikton, apo ai qe mendon dhe kerkon ndryshime ne menyre demokratike. Nuk ka askush patenten e demokratit te shkruar ne balle. Ne balle e kane patur te shkruar se cfare jane vetem nje kategori e keqe e mesjetes. Vitet _96-'97 i gjykon historia dhe gjykimi behet me fakte. Sot une mendoj ndryshe nga c'mendon Berisha dhe ata qe i lashe pas ne PD. Kane fatin te jene ne godine, nderkohe qe ne te tjeret duhet te hyjme me grushta ose me te shara. Nuk i kam per zakon keto gjera. Une njoh vetem demokracine, te drejten e te folurit dhe rregullat demokratike te cilat nuk i ka shpikur as Meksi e as ndonje nga frengjishtfolesit qe jane atje brenda te ngujuar.
- Sot a komunikoni me zotin Berisha dhe kur ka qene hera e fundit qe ju keni folur me njeri-tjetrin?
- Jo, nuk komunikojme. Nese rastesisht do te ndodheshim ne te njetin vend, edhe mund te flisnim. Por kjo ndodh njehere ne dy apo tre vjet. Nuk e mbaj mend se kur kam folur per here te fundit me te.
- A do te mund ta rishohim serish zotin Meksi ne nje te ardhme jo te larget, te angazhuar me drejtperdrejt ne politike?
- Ne politike ka vetem nje menyre angazhimi. Dhe kjo nuk eshte zaptim godinash, selish, vulash e deri edhe me gjyqe sic po behet sot e kesaj dite, kembime siglash, etj. Ne politike angazhohesh kur njerezit te delegojne nje pushtet per nje periudhe te caktuar. Une nuk jam dakord me ate menyre funksionimi te politikes, e kam thene publikisht dhe e kam shpjeguar me mire se kushdo. Me kane fyer dhe e kam pasur per detyre ta beja kete sqarim per vete faktin se ato vite kur isha kryeminister mbeshtetesha nga shqiptaret dhe u takon vetem shqiptareve te me gjykojne per kete gje dhe jo atyre qe kaneqene neper karrige apo qe kane zene karrige sot (si tek ajo loja me karrige).
- Me cfare po merreni aktualisht, jashte politikes?
- Gjate ketij viti mua me jane botuar dy monografi, nje per restaurimin e monumenteve te artitektures dhe nje tjeter per kishat e shekullit te VII-XV ne Shqiperi. Po punoj dhe per nje kategori tjeter qe besoj ne nje kohe te shkurter do ta mbyll. Njekohesisht po rishoh librin per artitekturen per ta azhornuar me literaturen e fundit shkencore prane nje instituti shkencor jashte shtetit meqenese me eshte ofruar kjo mundesi. Besoj se ky kontribut do te jete ne dobi te shqiptareve dhe te kombit shqiptar. Sigurisht kete pune do ta vazhdoj. Kam gjithashtu detyrimin te shkruaj edhe per vitet qe kane kaluar. Kam botuar shume artikuj dhe kam gati shkrime qe presin vetem doren e fundit. Dhe atyre qe fyejne e shajne, une u them te durojne edhe pak se do te marrin pergjigjen e merituar per te gjitha. Kam ndermend te shkruaj edhe nje liber per ata qe sot e kaperdijne diktaturen e urryer te komunisteve dhe ish-komunisteve. S'kane qejf ta thone se i felliq, i turperon, por s'kane as kurajon ta refuzojne publikisht diktaturen dhe komunizmin shqiptar. Madje sic "gabimisht" tha edhe Lutz Salzmani "edhe sot vazhdojne te kene te njejtin mentalitet". Une e kam thene dhjetera here por ne Shqiperi duhet ta thote nje i huaj qe te degjohet.
- Te flasim per jeten private. Cilet jane pjesetaret e familjes Meksi?
- Kam gruan e cila nuk punon por merret me shtepine dhe familjen. Si ne kohe te komunizmit ashtu edhe ne kohen e kelysheve te komunizmit sot ne pushtet, ajo nuk ka te drejte te punoje. Eshte e deklasuar, pasi sot ne kemi serish, sigurisht te pashkruar, lufte klasash. Kush ka punuar per qeverine demokratike nuk mund te punoje ne ditet e sotme. Kam dy djem. Njeri ka mbaruar sivjet fakultetin e matematikes ne Milano me rezultate te shkelqyera dhe eshte regjistruar per master ne Universitetin Mari-Kyri ne Paris. Eshte i martuar dhe ka nje djale te vogel rreth tre muajsh. Djali tjeter eshte nxenes ne vitin e trete te gjimnazit "Petro Nini".
- A e keni patur mbeshtetjen e bashkeshortes suaj persa i takon angazhimit tuaj ne politike?
- Sigurisht. Ajo ka qene nxenese e shkelqyer dhe si e tille eshte ne gjendje te jape sugjerime apo te edhe te beje kritika. Une e kam degjuar aq sa degjojne ne pergjithesi shqiptaret dhe aq sa kam gjykuar se duhet degjuar.
- Kush nga ju te dy eshte me teper tolerant gjate grindjeve te vogla familjare? Me sa di une, ju zoti Meksi nuk shquheni edhe aq per tolerance...
- Te dy jemi aq tolerante sa c'dine te jene shqiptaret. Sa per ate qe thate ju, une them se toleroj aq sa duhet te toleroje nje demokrat. Nuk ve re gjera te vogla, nuk mbaj meri, nuk i kam zili askujt por sigurisht jam i detyruar te rezistoj dhe te luftoj kur shoh qe ecet ne rruge te gabuar. Ashtu sic e kam patur dikur zakon te ndaj njerezit kur ata zihen edhe sot e kesaj dite, reagoj kur shoh qe dikush shkon drejt humneres. Une nuk kam patur asnjehere probleme me njerezit, qofte ne jeten e perditshme, qofte ne jeten profesionale.
- A ndikoheni nga thashethemet?
- Nuk merrem me thashetheme, madje i perbuz ata qe i thone dhe ata qe i botojne ne gazeta apo televizione (ne menyre anonime). Une jam shkencetar dhe nuk e kam zakon t'i uaj te verteta gjerat qe nuk arrij t'i vertetoj.
- Cilet jane sot miqte me te mire te zotit Meksi?
- Nuk dua t'u prish biografine atyre meqenese kemi perpara kuvende, kongrese, etj. Mund te them vetem ate qe sic ndodhte ne kohe te Enverit, ne ate kafene qe vete une nuk vjen me asnje qe te jete me poste ne PD. Une kam shume miq e dashamires. Kam marredhenie te mira me shume njerez, njoh tere Tiranen, perpiqem kur dhe me sa mundem t'i ndihmoj ata qe kane nevoje.
- C'raporte keni me parane?
- Te njejtin raport qe kane gjithe te tjeret. E perdor si mjet kembimi ne jeten e perditshme. S'kam qene ndonjehere rob i parase dhe s'kam per te qene ndonjehere i tille. Nuk do te isha marre me politike ne ate menyre se si behej ajo kur kam qene une, po ta quaja me te rendesishme parane. Do t'i isha futur biznesit si te tjeret. Nuk kam qene asnjehere i fundit i klases (madje as i dyti i klases) apo i fundit i punes. Kur kam qene kryeminister e kam ndier me shume mungesen e parase se jetonim vetem me rrogen e shtetit, nuk merreshim me biznese sepse nuk lejohej te kishim pune te tilla dhe s'na shkonte ndermend te merreshim. Ndersa sot nuk merrem me ndonje veprimtari ekonomike dhe jetoj me te ardhurat e pronave te trasheguara. Por edhe nese do te merresha brenda ligjeve, nuk do te ishte as e turpshme dhe as e ndaluar.
- Kush eshte privilegji me i madh i te qenit njeri i rendesishem?
- Nuk jam ne gjendje ta them. Une kam bere nje pune per Shqiperine dhe kam harruar qe kam qene kryeminister diten qe kam dale nga zyra. Nuk kam bere ndonje jete luksoze qe te flas per privilegje. Nuk kam qene nga ata qe mundoheshin te dilnin neper ekrane televizive, gazeta, te nderronin makinat shpesh, etj. E ndiej veten njeri si gjithe te tjeret, sic kam qene edhe me pare.
- Kush eshte hobi juaj dhe si e kaloni kohen e lire?
- Une merrem me pune shkencore dhe publicistike politike. Nuk kam kohe per te humbur keshtu qe kohen me te madhe e perdor per te lexuar (nuk jam nga ata qe e marrin librin ne dore qe t'i zere gjumi). Sigurisht takohem me miq, shoke per te pire nje kafe, apo per te shkuar diku, shoh televizor, etj.
- Po persa i takon kuzhines...A dini te gatuani?
- Puna nuk me ka dhene mundesi qe te merrem me artet kulinare. Duke qene se jam me diete di te bej sallate, ndonje gjelle te thjeshte, por vetem atehere kur nuk eshte gruaja, per vete faktin se me pelqen te ha ne shtepi.
- Cilat jane pikat me te forta dhe me te dobeta te karakterit tuaj?
- Nuk jam nga ata qe shihen ne pasqyre dhe bejne introspeksion. Orientohem nga reagimi i te tjereve dhe nga rregullat baze te moralit.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
Elita dtth. Paria e Kombit, e edhe Meksi ka qenė Paria e Kombit pėr disa vite.
Krijoni Kontakt