Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Marsi Ris, propozohet si ambasadore amerikane në Tiranë

    Tiranë, 24shtator (MIA) -Një emër i ri në krye të ambasadës amerikane në Tiranë.

    Marsi Ris, ish shefe e zyrës amerikane në Prishtinë, është kandidatja e propozuar sot nga Shtëpia e Bardhë si amabasadore e re e Shteteve te Bashkuara në Shqiperi.

    Në një njoftim zyrtar të dhënë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se Marsi Ris, është propozuar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush si ambasadorja e re e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

    Propozimi për emërimin e Risit i është kaluar Senatit amerikan dhe së shpejti pritet miratimi i këtij propozimi.

    Diplomatja në karrierë Marsi Ris e cila deri pak kohë më parë ka qenë shefja e zyrës amerikane në Kosovë konsiderohet si një njohëse e mirë e rajonit të Ballkanit.

    Ris ka patur edhe disa funksione të tjera drejtuese në autoritetin diplomatik amerikan në Londër, Ankara, Santa Domingo si dhe në misionin amerikan në BE.

    Marsi Ris pritet të jetë ambasadorja e dytë grua në Tiranë pas ish ambasadores Mariza Linos.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ----




    -----
    diplomatët amerikanë

    ambasadori i ri


    Presidenti Bush mund ta emërojë së shpejti

    Ries, ambasadore e SHBA-së në Tiranë


    Luan Kondi

    Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, do të emërojë 11 diplomatë të rinj. Në synimet e Bush është edhe emërimi i Marcie B. Ries nga distrikti i Kolombias, ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.

    Nëse ndodh kështu, Reis do të jetë e dyta femër amerikane që do të përfaqësojë SHBA-në në Tiranë, pasi më parë e ka kryer këtë detyrë Mariza Lino në vitet 1996-1998. Marcie Reis është diplomate karriere dhe aktualisht punon si këshilltare e Kordinimit për Stabilizimin dhe Rikonstruktimin e rajoneve të pasluftës në Departamentin e Shtetit. Kohët e fundit, ajo ka punuar si shefe misioni në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Përveç kësaj, ajo ka qenë drejtore e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për çështjet politike në Byronë e Organizatës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në fillimet e karrierës së saj, zonja Ries ka shërbyer si këshilltare diplomatike në ambasadat amerikane në Londër dhe po kështu në misionin amerikan për Bashkimin Evropian në Bruksel. Ajo është diplomuar në Kolegjin Oberlin, ndërsa ka kryer master në Universitetin Xhon Hokins për studime të avancuara për marrëdhënie ndërkombëtare. Eshtë e martuar me një diplomat amerikan dhe ka një djalë e një vajzë.

    Ries në Kosovë
    Zonja Marcie Ries, zyrtare e lartë e shërbimit të Jashtëm të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ka arritur në Prishtinë më 30 korrik, për të marrë detyrën e re si shefe e misionit të Zyrës së SHBA-së në Prishtinë. Gjatë një pune 25 vjeçare në shërbimin e Jashtëm, zonja Ries ka punuar kryesisht në Evropë dhe në çështjet politike ushtarake, duke përfshirë edhe tetë vite pune rreth politikës së SHBA-së për Ballkanin. Ajo i njeh çështjet bilaterale dhe rajonale e ka kryer detyra lidhur me institucionet kryesore evropiane, duke përfshirë OSBE-në, Nato-n dhe BE-në. Deri më 6 qershor të këtij viti, zonja Ries ka qenë drejtore e Zyrës së Departamentit të Shtetit për çështjet politike të Kombeve të Bashkuara. Ajo, gjithashtu, ka patur pozita në Zyrën e Çështjeve Evropiane në Uashington, në Zyrën për Çështjet Politiko-Ushtarake dhe në stafin për planifikim Politik. Si bursiste e Pirson-it (Pearson) në vitin 1991, ajo ka punuar si lidere e e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gjatë punës së saj në misionet diplomatike amerikane jashtë vendit, zonja Ries ka punuar në ambasadat e SHBA-së në Londër, Ankara dhe Santo Domingo, si dhe në misionin e SHBA-së pranë Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Në pritje të ambasadorit të 12
    I pari ambasador i SHBA-së në Shqipëri ka qenë Maksvell Bllejk, që ka mbërritur në Tiranë në vitin 1922. Pak muaj pas tij është emëruar në këtë detyrë Grant Smith. Çarls Hart do të ishte i treti në rradhën e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Pas tij, emërohet në këtë post Çarls Vud që do t’ia linte vendin Herman Bernshtajnit. Hju Grant ishte ambasadori i gjashtë dhe i fundit i periudhës së parë të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Pas shumë vjetësh ndërprerje të marrëdhënieve, në vitin 1991 u emërua Uilliam Rajërson, që do t’ja linte vendin katër vjet më vonë Jozeph Lake. Pas Lake, një femër do të vinte në krye të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Mariza Lino e mprehtë dhe autoritare që do të zëvendësohej nga Robert Frouik e ky nga i ndjeri Jozeph Limpreht në vitin 1999. James Franklin Jeffrey, ose ambasadori i fundit, u largua në maj të vitit 2004 në detyrën e zëvendësambasadorit të SHBA në Irak. Tashmë pritet emërimi i Marcie Ries në detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.



    11 ambasadorët e SHBA-së në Tiranë

    Maksvell Bllejk 1922-1923
    Grant Smith 1923-1926
    Çarls Hart 1926-1930
    Çarls Vud 1930-1933
    Herman Bernshtajn 1933-1936
    Hju Grant 1936-1939 Uilliam Rajërson 1991-1995
    Jozeph Lake 1995-1996
    Mariza Lino 1996-1998
    Robert Frouik 1998-1999
    Jozeph Limpreht 1999-2002
    James Jeffrey 2002-2004


    Ambasadorët

    Uilliam Rajërson

    Ka qëndruar në një zyrë në hotel “Dajti”, e zënë me qera nga Departamenti i Shtetit në vitin 1991
    Vjen pasi kishin kaluar 52 vite, ku SHBA dhe Shqipëria nuk kishin marrëdhënie diplomatike
    Kulmin e punës së tij e arriti në qershor të vitit 1992
    Jozeph Lake

    Zëvendësoi Uilljam Rajërsonin në vitin 1995
    Jep dorëheqjen vetëm pas tetë muajsh
    Zyrtarisht dorëheqja nuk ka pasur arsye që lidheshin me situatën në Shqipëri
    Mariza Lino

    Ishte e mprehtë, autoritare dhe kaloi krizat e ‘97-‘98
    Deri më tani e vetmja femër në krye të ambasadës amerikanë në Tiranë
    Ajo ishte një grua e lindur në Trieste, me baba italian dhe nënë kroate
    Robert Frouik

    Njihet si ambasadori që arriti të fuste Partinë Demkratike në parlament. Ishte koha e bojkotit të madh të kësaj partie pas plagosjes së deputetit Azem Hajdari dhe më pas vrasjes së tij
    Megjithatë, koha e shkurtër nuk i la kohë për veprimtari të tjera të këtij lloji
    Jozeph Limpreht

    Erdhi në shtator të vitit 1999, nga detyra e zëvendësambasadorit në Uzbekistan
    Ishte diplomati që Shqipërinë në këtë periudhë e ka cilësuar një vend normal me njerëz normalë, kur vendi ynë dilte nga një mars i ‘97-tës dhe një 14 shtator i ‘98-tës me një imazh se ky vend nuk bëhej.
    James Jeffrey

    Anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, nivel i Këshilltarit-ministër
    I martuar me Gudrun Melitta Jeffrey, dy fëmijë, Julia dhe Jahn, lindur në Melrose
    Maj 2004, largohet nga misioni për t’u emëruar zëvendësambasador i SHBA-së në Irak.

    ---






    na knaqen kta ambasadoret e amerikes..
    bith e brek me mafien kan qene te gjithe pervec Rajersonit..

    gjysma e thesarit te shtetit qe vodhen kupola e Meto Ruco edvino Fino nano malove ne xhepat e ambasadoreve kan shkuar..

    do vi dita e do dalin dhe keto..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Konfirmimi i Amb. Marsi Ris

    Isabela Çoçoli
    30 shtator 2004


    Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë filloi dje procedurën e konfirmimit të disa individëve të emrëuar nga Presidenti Bush në poste ambasadoriale, ndërmjet të cilëve edhe kandidaten për ambasadore në Shqipëri, Marcie Ries.
    Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dyplëshe, tha Senatori Richard Lugar, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në hapje të prosedurës së konfirmimit. Ndërkohë që Shqipëria po punon për forcimin e bazave të saj demokratike, tha më tej ai, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ta ndihmojnë Shqipërinë të realizojë synimet e saj për t’u integruar në aleancat trans-atlantike, si NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Shqipëria ka treguar një angazhim mbresëlënës për t’u anëtarësuar në NATO, duke riorganizuar pothuajse të gjitha aspektet e strukturës së saj të mbrojtjes, tha Senatori Lugar.


    Çdo vend që ka dalë nga bota ish komuniste e Evropës Lindore dhe Bashkimi Sovjetik, ka sjellë me vete trashëgiminë e tij, Marcie Ries. Megjithëse Shqipëria i shpëtoi shkatërrimeve të luftës civile me bazë etnike që preku vendet fqinje, ajo e filloi tranzicionin nga një situatë e rëndë destabilizimi, nga një rënie masive ekonomike dhe nga një periudhë disa dekadash keqdrejtimi nga regjimi më shtypës komunist në Evropë.


    Zonja Ries, tha se po të konfirmohet në postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo do të punojë për ruajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që kanë tani Shtetet e Bashkuara me Shqipërinë. Zonja Ries tha se përparësia e saj kryesore si ambasadore në Shqipëri do të ishte siguria: "Zoti kryetar, në qoftë se do të konfirmohesha, përparësia ime e parë dhe më e rëndësishme si ambasadore do të jetë siguria, siguria për personelin e ambasadës dhe familjet e tyre, si dhe siguria e shtetasve privatë amerianë që ndodhen në Shqipëri. Objektivi ynë mbetet siguria brenda Shqipërisë dhe Shqipëria në një rajon të sigurt", tha zonja Ries.

    Senatori Richard Lugar, i vuri theksin korrupsionit si një nga sfidat më të vështira për Shiqërinë.


    "Një nga problemet më të përhapura është korrupsioni. Korrupsioni në qeveri, korrupsioni në biznes, korrupsioni nëpër pikat doganore", tha zoti Lugar.

    Goditja e korrupsionit dhe vendosja e shtetit ligjor, tha zonja Ries, janë me rëndësi kritike për Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë shqiptare në këtë drejtim.


    "Krahas mbështetjes për reformimin e vazhdueshëm të ushtrisë, unë do t’i vë theksin forcimit të institucioneve demokratike, nxitjes së zhvillimit ekonomik, dhe avancimit të shtetit ligjor, duke pëfshirë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe veçanërisht trafikut të qënieve njerëzore", tha zonja Ries.

    Zonja Ries tha se Shqipëria ka kushtet të luajë një rol konstruktiv për integrimin dhe stabilitetin rajonal. Zgjedhjet parlamentare te veres se ardhshme ne Shqiperi do te jene nje tregues kyç i përparimit të vendit në procesin e demokratizimit tha ajo. Ajo tha se po të konfirmohej në portin e ambasadorit, ajo do të vazhdonte politiken amerikane "për një angazhim të plote me të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë, median dhe shoqërine civile, për te inkurajuar që zgjedhjet të përmbushin standartet ndërkombetare", gjë që do ta ndihmonte në aspiratat e saj për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

    Marcie Ries është diplomate me përvojë dhe së fundi nga mbajtur postin e Shefit të Misionit amerikan në Kosovë. Ajo ka shërbyer në funkisone të ndryshme diplomatike në Londër, në Misionin amerikan pranë Bashkimit Evropian, në Belgjikë dhe në Turqi. Në qoftë se ajo konfirmohet si ambasadore e Shteteve të Bashkura në Shqipëri, tha Senatori Lugar, ajo do të sjellë aftësi dhe njohuri të gjera në këtë post.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  2. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  3. Tiranë, kapet super-hajduti i 13 vjedhjeve
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2004, 16:33
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Ihsan Qereshniku
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2002, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •