A shteti shqipiptar duhet ti mbeshtet financiarisht komunitetet fetare.
Shteti shqiptar duhet qe ne fillim ti mbeshteste komunitetet fetare te cilat shteti komunist jo vetem i mbylli po i shkateroi objektet dhe burgosi e eleminoi gjithe personelin e tyre.
Sic u be me te perdjekurit te cilet kerkuan nga shteti demshperblim dhe komunitet fetare shteti duhet ti ndihmonte te ringriheshin pasi qene pasoja e shtetit te meparshem qe kishin sjell ato shkaterime.
Ne shqiperi shume komunitete mbahen me investime nga fondacione e grupe te huaja.
E ka pasur shume raste qe grupe radikale fetare apo grupe antishqiptare apo grupe te caktuara qe kane shfrytezuar kete menyre per qellimet e tyre te ereta e aspak fetare e paqesore.
Ketu shto dhe ate qe ne kemi tre fe ne shqiperi.
A duhet qe shteti te kenaqet me politiken e deri tanishme se per ringritjen dhe mbajtjen e komuniteteve fetare investojne ca te huaj dhe ai shpetoi nuk harxhoi pare kur neser shume nga keto grupe mund te na krijojne probleme te medhaja.
Historia ka treguar se cdo komunitet fetar e vetfinancon vetveten dhe keshtu ato kane egzistuar ne bote deri tani.
Po kuptohet ne shqiperi per ato qe ndodhen ne periudhen komuniste dhe pasojat qe lane shteti duhet ti ndihmonte.
Plus shume obiekte fetare jane pasuri kombetare.
Ne shume vende te botes shteti ndihmon finaciarisht komunitetet fetare.
Psh ne Spanje cdo njeri nga rroga ka nje takse qe shkon per komuntitetet fetare.
Po keshtu Kroacia nje shtet qe doli nga komunizmi e finacon fene.
Ky investim eshte ne disa plane qe nga objektet fetare ,kishat,edukimi i kuadrove te rrinj fetar dhe deri aty sa shteti kroat i paguan cdo prifti ne base teritoriale nje rroge sic i paguan mesuesve ne cdo kishe fshati a nje komuniteti.
Pasi ata mund ti quajme si mesues shpirteror.
E aq me teper ne shqiperi kemi shume objekte kulti jane monumente kulture dhe per nga rendesia e trashegimia historike i perkasin gjithe popullit e kemi pergjegjesi ti mirembajme.
Po keshtu duhet te shteti duhet ti ndihmoj finaciarisht komunitetet qe te ngrijne ate sistem qe te pergatisin sherbyesit fetar [prifterit ose hoxhallare] ketu ne shqiperi e te kemi ate sistem ne cdo komunitet qe te rigjeneroj vetveten.
Po keshtu si mesues shpirteror qe jane ti paguaj ne base te shperndarjes teritoriale ata qe sherbejne ne kishat a xhamite e cdo komuntiteti.
Une mendoj se keto jane plotesisht te realizushme e me se normale.
Eshte nje teme qe duhet ngritur e diskutuar qe ne opinionin publike e deri te politikanet e deputet tane.
Per mendimin tim eshte shume thelbesore dhe e rendesishme per te ruajtur Harmonine Nderfetare dhe trashegimine kulturore qe na i vlereson gjithe bota.
Faleminderit
Krijoni Kontakt