Gjyqësori kërkon imunitetin e Lesit
Shekulli
TIRANË- Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani nuk është shprehur për heqjen e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi, në seancën e para dy ditëve në Gjykatën e Lartë, por ai i është përgjigjur pyetjes së gjyqtarit, se padia e Xhoana Nanos ka të dhëna për elementë të veprës penale. “Sipas nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, prokurori shprehet në fund të procesit për heqjen ose jo të imunitetit të Lesit”,-tha pak ditë më parë për “Shekullin”, prokurori Selmani. Sipas tij mësohet se në proces është pyetur nga gjyqtari Spiro Spiro nëse kërkesë-padia e Xhoana Nanos ka të dhëna për elementë të veprës penale. “Unë i jam përgjigjur gjyqtarit se kërkesë-padia e zonjës Nano ka të dhëna për elementë të veprës penale, të konsumuara nga i padituri”,-shton Selmani. Sipas tij, heqja e imunitetit të deputetit Nikollë Lesi do të vendoset ose jo nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që vetë përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Selmani nuk është shprehur ende për këtë çështje.
25/09/2004
Mendoj që mediat nuk guxojnë të shkruajnë për figura publike gjëra të paqena apo që nuk mund t'i mbrojnë pastaj me fakte e argumente sepse pastaj mund të dënohen nga gjykatat e kështu ndodh në gjithë botën.
Në këtë rast duhet të mbyllet kjo çështje e herave tjera gjithë mediat duhet ta kenë këtë gjë parasysh.
Krijoni Kontakt