Sot, nė pallatin e Kongreseve do tė zhvillohet nata finale e festivalit Mikrofoni i artė. Nė skenė do tė ngjiten 20 kėngėt mė tė mira dhe emrat mė tė njohur tė muzikės shqiptare. Tė ftuar specialė Erica, Magic Box e DJ Ross
Mikrofoni i artė, sot nata e madhe e ēmimeve
Shekulli
Pas njė prezantimi maratonė, pėr 8 javė rresht nė Radio Show, kėngėt pjesėmarrėse nė festivalin Mikrofoni i artė, tashmė kanė mbėrritur nė finish. Sot nė mbrėmje, nė Pallatin e Kongreseve do tė zhvillohet nata finale e kėtij festivali, i cili tashmė ka hyrė nė rrugėn e traditės. Jo vetėm kėngė, jo vetėm ēmime, por edhe spektakėl. Krahas prezantimit tė 20 kėngėve mė tė mira, tė cilat kanė dalė prej njė seleksionimi tė gjatė, do tė ketė edhe shumė tė ftuar. Kjo natė finale ėshtė si funksion i njė pune shumė tė madhe qė ka bėrė stafi i Radio +2, i cili ka organizuar pėr 8 javė me radhė Radio Shoėn, gjatė tė cilit janė prezantuar edhe kėngėt. Fillimisht nė kėtė festival janė paraqitur 131 kėngė, tė tė gjitha rrymave muzikore, nga pop, rrock, alternative, ritme latine, Hip-Hop, R&B, etj, ndėrkohė qė nė natėn finale do tė vijnė 20 prurjet mė tė mira, - thotė regjisori i festivalit, Bujar Kokonozi. Sipas tij, nė kėtė edicion paraqiten emra mjaft tė njohur tė kėngės shqiptare, si Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Eneida Tarifa, Altin Goci, Merland Kadėmi, Jonida Maliqi, Juliana Pasha, por edhe kėngėtarė mė tė rinj, por premtues. Ashtu siē ėshtė bėrė edhe traditė, gara e kėngės, do tė gėrshetohet edhe me elementėt e spektaklit. Tė ftuarit specialė tė kėtij edicioni do tė jenė Magic Box, Erica, Dj Ross, tė cilėt do ti shtojnė ritmin kėsaj nate me kėngėt e tyre danc, ndėrkohė qė njė element i rėdėsishėm i spektaklit do tė jetė edhe baleti, i cili do tė vijė pėrmes interpretimit tė duetit tė balerinėve tashmė tė njohur tė Teatrit tė Operės dhe Baletit, Esdalin Gorani dhe Manjola Hasani. Prezantimi i festivalit i ėshtė besuar prezantuesve simpatikė Jorida Malltezi dhe Olti Curri. Sė bashku me skenaristen e kėtij festivali, e cila kėtė herė do tė jetė gazetarja Elsa Demo, jemi munduar ta sjellim skenarin nė mėnyrė sa mė komode dhe reale tek prezantuesit, duke dalė jashtė skicave tė zakonshme tė festivaleve dhe duke shmangur shprehje dhe fraza parazitare, qė i ndeshin shpesh, - vazhdon regjisori Kokonozi. Kėtė herė skenografia e festivalit i ėshtė besuar skenografit tė njohur Bashkim Zahaj, me ndriēimin dhe foninė mjeshtri Lulėzim Tufa, ndėrkohė qė transmetimi televiziv do tė realizohet nė bashkėpunim me stafin e Televizionit Kombėtar Klan. Pėrsa i pėrket skenografisė, pa dashur tė zbuloj gjithė tė fshehtat e kėsaj mbrėmjeje, mund tė them qė do tė jetė e lehtė, e kėndshme dhe nė harmoni tė plotė me ritmet moderne qė kėngėt do tė sjellin nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve, - thotė Kokonozi. Por momenti mė i rėndėsishėm i mbrėmjes do tė jetė ndarja e ēmimeve, e cila do tė bėhet prej njė jurie tė specializuar, nė pėrbėrje tė tė cilės janė maestro Robert Radoja, nė pozicionin e kryetarit tė jurisė, kompozitori i ri nga Prishtina Fatos Lumani, kitaristi Edison Miso, sopranoja Eriona Gjyzeli dhe gazetarja Elsa Demo. Mėsohet se tė gjitha kėngėt do tė vlerėsohen me pikė nga ana e jurisė dhe pėrfundimet e votimit do tė bėhen publike, madje, pas festivalit, ato mund tė gjenden edhe nė faqen e Shekullit nė internet (www.shekulli.com.al)
Natė ēmimesh
Nata finale e festivalit tė kėngės Mikrofoni i artė, mund tė quhet ndryshe edhe nata ēmimeve, jo thjesht pėr faktin qė kėtė natė do tė shpallen fituesit, por edhe pėr numrin e ēmimeve qė do tė ndahen. Krahas 5 ēmimeve qė do tė ndajė juria e festivalit, do tė ndahen edhe dy ēmime tė tjera speciale. Kėshtu mbrėmjen e sotme do tė shpėrndahen trofetė Mikrofoni i artė, i cili pėrbėn dhe ēmimin e madh tė festivalit, Tendencė 2004, Teksti mė i mirė, Interpretuesi i ri mė i mirė, si dhe Spektėr Vip, njė ēmim qė jepet prej revistės Spektėr. Gjithashtu do tė jepet edhe trofeu i pėrvitshėm Radio Hit +2, tė cilin e jep Radio +2, nė bazė tė votimit tė dėgjuesve tė Radio Show. Njė tjetėr trofe ėshtė ai i orkestracionit mė tė mirė, qė do tė votohet prej jurisė, e cila ka seleksionuar 20 kėngėt mė tė mira pėr nė natėn finale. Tė gjitha kėto ēmime qė do tė ndahen do tė jenė tė shoqėruara dhe me nga njė vleftė financiare.
25/09/2004
Ngjitet pėr herė tė parė nė njė skenė festivalesh nė Shqipėri dhe do tė kėndojė njė kėngė ritmike
Leonora: Do tė sjell ritėm nė festival
Shekulli
Eshtė hera e parė qė ngjitet nė skenėn e njė festivali shqiptar dhe do tė kėndojė e para. Duke qeshur ajo thotė se tashmė ėshtė e vjetėr nė Kosovė e Maqedoni, por fare e re nė Shqipėri. Ka fituar 3 ēmime tė para nė festivalin Nota fest nė Shkup dhe dy nė Shoė fest nė Prishtinė. Leonora Poloska, kėngėtarja me origjinė nga Korēa e me banim nė Maqedoni, e njohur pėr publikun shqiptar pėr kėngėn e saj Tė dua, stė dua, ka mbėrritur dje nė Tiranė, pėr tė marrė pjesė nė Festivalin Mikrofoni i artė. Ajo do tė kėndojė njė kėngė ritmike, tė titulluar Jo, jo, jo, e cila shpreson tė bėhet njė hit nė Shqipėri. Edhe pse ėshtė e bindur nė aftėsitė e saj, ajo shprehet se i trembet publikut shqiptar dhe pritjes sė tij. Publiku juaj ėshtė i ēuditshėm, megjithatė shpresoj tė pritem mirė.
Ēfarė ju shtyu tė mernit pjesė nė festivalin Mikrofoni i artė?
Nė Shqipėri jam prezantuar vetėm pėrmes videoklipit Tė dua, stė dua. Nė Kosovė e Maqedoni tashmė njihem, mirėpo nė Shqipėri, nuk kisha pasur deri tani njė arsye pėr tu njohur mė tepėr. Festivali Mikrofoni i Artė ishte njė shkak pėr tė ardhur. Mė pėlqeu pjesėmarrja e shumė kėngėtarėve tė njohur, pra cilėsia e kėngėve dhe pranova qė tė marr pjesė. Gjithashtu mė tėrhoqi mėnyra e organizimit tė festivalit, fakti qė gjatė 3 muajve kėnga bėhej e njohur pėr publikun.
Mund tė na tregoni diēka pėr kėngėn tuaj?
Kėnga me tė cilin do tė paraqitem, nuk ėshtė e natyrės sime, pasi unė kėndoj balada, por e tipit Tė dua stė dua, pasi kjo ishte kėnga qė kėrkohej. Ajo duhet tė ishte hit dhe duhet tė dėgjohej gjatė verės. Pra ėshtė njė kėngė mė ritmike, por jo aq orientale. Titulli i kėngės ėshtė Jo, jo, jo, tekstin e kam shkruar unė, ndėrsa muzika dhe orkestracioni ėshtė i Artan Kastratit, njė kompozitor i ri nga Maqedonia, i cili premton shumė.
Keni pasur oferta tė tjera pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė kėtij lloji?
Gjithmonė kam pasur dėshirė tė marr pjesė nė festivalin mbarėkombėtar dhe ndoshta kėtė vit do tė marr pjesė. Para 5 vjetėsh kam kėnduar nė koncertin e tė ndjerit Agron Berisha, nė Pallatin e Kongreseve, bashkė me Bojken Lakon, Eneida Tarifėn e kėngėtarė tė tjerė. Tani mendoj se tani ėshtė momenti, qė tė bėhem pak mė e njohur nė Shqipėri.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ju vini nė Shqipėri
Kam qenė edhe herė tė tjera nė Shqipėri, pasi rrėnjėt e mia janė shqiptare. Im atė ėshtė nga Korēa dhe gjithė njerėzit e mi janė kėtu. Kam qenė kėtu nė vitin 1991, kur Tirana nuk ishte edhe aq e bukur, ndėrsa tani ka pėsuar njė ndryshim rrėnjėsor. Unė jam befasuar.
Cilat janė projektet tuaja mė tė afėrta?
Momentalisht po pėrfundoj Fakultetin e Muzikės dhe pres tė diplomohem. Pas njė muaji del albumi im i dytė, pas tri vitesh. Do tė jetė i shoqėruar edhe me videoklipe. Nė njė prej kėngėve do tė shfaqem nė njė duet me njė djalė nga Kosova, ėshtė njė kėngė e dhimbshme dhe videoklipi i saj do tė jetė nė formėn e njė filmi. Ndoshta pak si Zhade. Gjithashtu do tė kem edhe njė videoklip solo. Ndėrkohė marr pjesė nė koncerte dhe mbrėmje qė zhvillohen ēdo fundjavė nė Kosovė e Maqedoni.
Pretendoni pėr ēmim?
Kjo ėshtė edhe pyetja e parė qė mė bėnė sapo mbėrrita. I rėndėsishėm pėr mua ėshtė reagimi i publikut. Tashmė ia njoh pulsin publikut kosovar e atij maqedonas, por ende nuk e njoh atė shqiptar. Tė them tė drejtėn nuk e di sesi do tė pritem, megjithatė shpresoj pėr mirė.
25/09/2004
Krijoni Kontakt