Close
Faqja 8 prej 48 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 477
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Shtepite Hunza

    Shtepite Hunza jane te bera prej guri te lidhura me balte dhe me kashte
    Shtepite hunza ndahen ne tre hapesira .Hapsira e pare qendrore perbehet nga nje dhome ku zakonisht perdoret vetem per dimer .Hapesira e dyte eshte njera ana e shtepise me nje tarrace si verande dhe qe rrethohet me murin ku rrine kafshet. kjo hapesire perdoret gjat gjith veres per te ngrene dhe fjetur.Ne hapesiren e pare gjenden tre "krevat" prej guri ose si i thone rrasa guri shum te ulta te gjata 3 m dhe te gjera 2. Ne oborr gjendet nje vaske prej guri e mbushr me uje ku ata lahen cdo mengjes.
    Hapesira e trete eshte tarraca e shtepise aty flihet aty punohet per te thare frutat gjate veres.Shtepite e tyre nuk kan dritare pervec asaj ku rrine ne dimer qe ka nje dritare te vogel prej druri sa per te lejuar qarkullimin e ajrit.
    Qe dhoma ne dimer te jete e ngrohte ajo nuk ka dere te jashtme dirkte por ne te hyet ne fillim ne dhomen e kafsheve pastaj ka nje korridor dhe nje kthese me nje porte ku te con brenda ne dhome. Thuhet se keto lloj shtepish jane pikerisht ato te ndertuara nga tre luftetaret Grek qe formuan edhe tre fshatrat e pare qe jane Baltit,Altit dhe Ganesh ketu kepucet lihen tek dera e shtepise dhe hyet brenda zbathur, ne fund te kesaj dhome ka edhe nje dere te vogel si aneks ku mbhen te gjitha ushqimet e dimrit, kjo dere eshte me celes dhe celsin e mban e zonja e shtepise.Ata ulen ne shtepi kembekryq per toke ose mbi krevatet e gurit.
    Per tu lare ata kane nje bime ne oborr nga e cila marrin farat i shtypin kur lagen me uje ato bejne shum shkume dhe pastrojne mire.
    Ata nuk kan banjo por ne pjesen e siperme te shtepise ne oborr kane nje kosh po e quaj prej guri qe mbulohet me nje kapak te rende guri brenda koshit gjendet nje rrere e holle , per te bere nevojat personale spostohet kapaku i gurit dhe pastaj jashteqitja mbulohet me rere sic bejne macet.Ai kosh pastrohet shpesh dhe ne oborr nuk vjen kurre ere e keqe biles as nuk kuptohet se ku eshte banjo.Rera me gjith jashteqitjen nuk flaken por hidhen ne arre si pleh.
    Femijet e vegjel Foshnjet ata i mbeshtjellin me nje cope te trashe ne forme katrore qe nuk eshte as carcaf e as batanije dicka e ndermjetme pastaj i lidhin dhe i fusin ne kullen e tyre te shtruar me pak bar te thate dhe nje batanije persiper.Kudo qe jane duke punuar grate kane me vete kete lloj krevati prej druri qe e tundin.Mbi ffemijen hidhet edhe nje si perde e holle qe ta mbroje nga insktet.
    Ato ushqejne me qumeshtin e tyre femijet deri ne 2 vjec femrat dhe 3 vjec meshkujt.
    Foshnjet nuk mund ti preke asnje burre apo mashkull tjeter derisa ti dale dhembi i pare dhe vetem ateher i pari qe e merr ne krah eshte me i vjetri i familjes stergjishi apo gjjyshi , pastaj mund ta marrin me rradhe gjith te tjeret.
    Gjate gjith historise hunza nuk ka vdekur asnje foshnje.
    larguar forever

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    A ju duket si shqip kjo muzikė e Kalashave? (nga sekondi i njėzetė e deri kah gjysma)
    Para se ti binim fyellit apo gernetes te paret tane i kane rene pipzave edhe ato u perfeksionuan derisa arriten ti lidhnin dy tre se bashku dhe tju binin ne melodi te ndryshme me vone doli fyelli qe eshte nje kopje e pipzes kurse industria e re nxorri gerneten qe te gjitha e kane zanafillen tek pipza dhe ajo qe degjohet aty eshte pipz ato te tjerat jane dy daulle ose me sakt nje daulle dhe nje qyp. qe treja keto kane qene vegla muzikore te te pareve tane pipza dhe fyelli kane qene vegel muzikore e cobaneve.Ne pjesen e pare muzika me pipza eshte vene si sfond dhe nuk ka lidhje me kercimin. Pjesa e dyte eshte puro valle shqiptare , ndersa pjesa e trete me ata burrat qe kendojne eshte tradit edhe sot e kesaj dite tek ne ajo eshte nje kenge burrash me iso une vet kam mbajtur iso ne keng te tilla kur shkoja ne fshat sidomos ne Skrapar.FLM qe e solle ketu si faktin nr 1 ne favor te kesaj teze.
    Pastaj se harrova fare tema eshte per Hunzat dhe jo per kalasht.
    Megjithate ti mos mendo se do gjesh dike atje qe do kerceje pogonishten,Apo, Sa e bukur ka dal nusja ,Marshalla,Marshalla, ose me keq akoma mos prit qe te kercejne napolonin dhe ti bien gernetes atyre ju ka ngel ora qindra vjet me pare dhe e ruajne si reliken me te cmuar.
    larguar forever

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    para ca ditesh ne nje emision tek zdf flitej ne lidhje me popullsin qe jeton ne Hunza , gazetari kish ngel i habitur nga numri i madh i pleqve dhe plakava , dhe sa me shume flitej ne lidhje me ate popullsi aq me shume u binda per jetegjatesine e tyre , ata nuk pinin kafe alkohol dhe duhan , nga natyra ishin shume te qete dhe shume mikprites , ishte nje emision mjaft terheqes dhe interesant qe ja vlente ta shikosh ..

  4. #74
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Pastaj se harrova fare tema eshte per Hunzat dhe jo per kalasht.
    Pikėrisht kėtu ėshtė ēėshtja.

    Hunzakėt dhe Kalashėt janė popuj krejtėsisht tė ndryshėm, nė shikim tė parė. Sikurse janė shqiptarėt me suedezėt, apo rumunėt me baskėt etj.

    Muzika qė solla ėshtė e kalashave, dhe meqenėse tema ėshtė pėr Ilirėt e Pakistanit dhe pėr kalorėsit e Aleksandrit, atėherė tė pėrkujtoj qė Hunzakėt nuk kanė kurrėfarė legjende qė i lidh me Aleksandrin ose me ilirėt.

    Kėto legjenda i kanė Kalashėt dhe Nurestanėt.

    Kalashat pothuajse gjysmėn e fjalėve i kanė puro shqip. Andaj ia vlen qė tė merremi me kalashėt, ndonėse nuk e hedh poshtė as mundin qė po bėn kėtu pėr hunzėn, por gjithnjė duhet pasur parasysh mos tė ngatėrrohen, se janė popuj krejtėsisht tė ndryshėm.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Edukimi i femijeve Hunza

    Kur nje femije mbush 2 vjec ai quhet i rritur dhe mund te filloje te eksploroje ambientin i vetem ne shoqerine e nje femije tjeter 5-6 vjec qe mund te jete i vellai, motra ose kushuri i pare , si djal xhahxai,halle apo teze. Ata e ngarkojne ate ne kurriz dhe lozin se bashku neper shkembinj, kanale e pellgje.Grate hunza nuk lindin kurre femije njeri pas tjetrit por me diference 2,3 vjecare kjo ben qe femijet te mos jene xheloz te lozin bashke dhe ta duan njeri tjetrin.Ne moshen 4 vjecare ata jane te pamvarur dhe levizin edhe vetem ne territorin perreth.
    Prinderit nuk i detyrojne kurre ata qe te bejne apo te mos bejne dicka ,ata ja lene kete vullnetit te tyre te lire.Ata degjojne cdo bisede midis te rriturve dhe ne moshe te vogel dine edhe se cfar eshte dashuria,seksi,marrtesa,burri gruaja, familja,femijet, etj keshtu qe kur tek ata zgjohet instikti seksual nuk ka ndonje problem shum te madh sepse jane te pregatitur psikollogjikisht per kete.
    Vetem nje gje ju mesojne femijve ate se si te jene nje kopje e lumtur dhe kete lumturi tja u trasmetojne edhe femijve.Te rinjte Hunza nuk martohen me vone se 16-18 vjec. I vetmi ligj qe egziston per nje martese eshte qe ajo mund te behet duke zgjedhur nje nga 5 fiset Hunza. Dhe te mos behen martesa brenda gjakut.Zgjedhja e kopjes se re behet nga prinderit por ata zgjedhin gjithmon ata qe femijet e tyre njohin dhe ju pelqen pra ne njefar menyre e din se kush i pelqen dhe ke duan.Mbas festes se dasmes qe behet me pjesmarrjen e dy familjeve te sapomartuarit shkone ne dhomen e tyre per te consumuar martesen dhe cuditerisht ata ne naten e pare nuk lihen vetem por sipas nje ligji shum te vjeter te trasheguar shoqerohen nga e ema e te burrit qe ka per detyre ti tregoje gruas se re pra nuses te fshehtat e grave dhe burrave, ne menyre qe ata te mos zhgenjejhen qe diten e pare.
    Nese nusja eshte e turpshme ,dhe nuk ka deshire ,ajo fle me te derisa ajo te jete gati per konsumimin e raportit.
    Dhe nese nusja nuk deshiron ta konsumoje martesen ajo eshte e lire te shkoje tek prinderit pa asnje problem midis familjeve dhe nuk detyrohet me force . Ata respektojne shume te drejtat e individit.
    Mbasi kane kaluar muajin e mjaltit kane te drejte te flene se bashku ne krevatin e te martuarve, dhe kur gruaja eshte shtatzane ajo e le menjeher bashkeshortin dhe shkon tek krevati i grave dhe femijve.Kurse burri shkon tek burrat e martuar. Ata nuk mund te kene bashke asnje lloj takimi intim derisa te lind femija dhe shkeputet nga gjiri i se emes qe zgjat nga 2-3 vjet. Ai qe thyen kete rregull shikohet me percmim te madh si nje njeri shum i ulet. Koha e dhenies se qumshtit per femrat eshte 2 vjet dhe per meshkujt 3 vjet.
    Takimet e fshehta per ta jane 100% te pamundura per menyren e tyre te jeteses kolektive.Gruaja shtatzane punon por i lene gjithmone punet me te lehta dhe kur nuk ndihet mire mund te pushoje pa patur frike se mund ta gjykojne negativisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 07-02-2009 mė 11:07
    larguar forever

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2009
    Postime
    19
    Aleksandri I Madh Akili

    Aleksandri i madh

    Ishte nė vitin e tretė tė mbretėrimit tė Maqedonisė kur Filipi i dytė ,vetėm 24 vjeē
    martohej me Olipian bijėn e mbretit tė Epirit ,qė rridhte nga fisi i Akilit ,pra nga Eakidėt.
    Thonin se, Olimpia , mė pare quhej Myrtali ,ishte si njė hyjneshė e bukur ,elegante ,me mjaftė shije dhe kishte njė adhurim tė mistershėm pėr Orfeun .Thonin se, ajo pėrjetonte shpesh pamje hyjnore ,e mė e ēuditshmja qe ajo ėndėrr qė kishte parė ēifti i ri para martesės Ajo kishte parė nė endėrr t’i dilte njė shkrepėtimė nga barku dhe tė shpėrndahej anekėnd nė drejtim te horizontit,ndėrsa Filipi kishte parė nė endėrr tė dilte nga barku i saj njė luan.Orakulli
    Aristandro mė i famshi i kohės ,kur dėgjoi kėtė ėndėrr paratha se fėmija,qė do tė lindte do tė ishte njė djalė qė do tė pėrgjasonte me stėrgjyshin e tij Herakliun , qė kish mundur dikur Luanin nė Kiteron ,dhe fama e kėtij fėmije do tė shpėrndahej anekėnd nė botė.
    Nė njė natė Korriku 356 para krishtit erdhi nė jetė Aleksandri dhe pėr ēudi atė natė u dogj nga Hirostrati,tempulli i Artemisės nė Efestion.Atėhere tė gjithė besonin se Artemisa ,nuk mundi ta shpėtonter tempullin e saj nga qė po ndihmonte Olipian tė sillte nė jetė Aleksandrin.Filipi nė ato aste ndodhej nė rrethimin e Polidesė ,nė anėdetin e Maqedonisė.Pėr tė ajo natė qe shumė fatlume .Lajmėsit njėherazi i jepnin tri sihariqe:Parminioni kishte mundur Ilirėt ,kuajt e tij kishin fituar garat Olimpike dhe Olimpia kishte lindur djalė.
    Elaniqi qe mėndesha e Aleksandrit tė ri qė ndihmonte Olimpian nė mirėritjen e tij Djemtė e saj qenė oficerė tė Aleksandrit ndėrsa vėllai i saj Klito i shpėtoim jetėn nė betejen e lumit Granika
    Pėr mirėritjen dhe edukimin e Aleksandrit u morėn shumė mėsonjės ,i pari ishte Leonidha njė burrė fisnik ,i rreptė pėr nga natyra por i thjeshtė dhe i pėrmbajtur.Ai ishte njė i afėrm i Olipias Ai e edukoi Aleksandrin me ushtrime nė natyrė , kėrkonte prej tij ,qė tė vishej lehtė dhe tė lahej me ujė tė ftohtė dhe tė ushqehej thjeshtė me ēka u falte natyra .Falė kėtij edukimi Aleksandi kishte njė trup tė fuqishėm e tė zdėrvjelltė.Aleksandri shquhej pėr force trupore ku bukuria e muskujve ishin nė harmoni veprimet e tij energjike dhe sjelljet e hijshme .Kėto parime tė shėndosha u zbatuan pa ngurim nga Leonidha ,ato formuan karakterin e fortė tė Aleksandrit tė ri dhe edukuan trk ai shpirtin etuziast .
    Njė ditė ,Leonidha e pyeste Aleksandrin : ‘O bir ,kur do tė bėhen njerėzit e lumtur? Aleksandri me zgjuarsi iu pėrgjegj:”Kur tė bashkohen nėn njė mbretėri dhe tė bėhen vėllezėr.”Leonidha i befasuar nga kjo pėrgjigje i tha kushėrirės si tij ,Olimpias,:”Brenda tėt biri ,fshihet jo vetėm mbreti i Maqedonisė ,por mbreti i tėrė botės.”
    Aleksandri ishte bardhosh ,me flokė biond ,kishte sy tė ndritshėm dhe shkrepėtitės dhe nė fytyrėn e tij zotėronte qetėsia.Ai ngjasonte nga shtati me Akilin (Ahilehtin) : shtat mesatar ,ecje tė vrullshme e tė fuqishme ,pak i pėrkulur nė supin e majtė.Trupi i Aleksandrit pėrherė epte njė ngrohtėsi natyrore ,falė edhe pėrgatitjes sė tij pėr jetėn , por pėr nga vrulli ,guximi dhe trimėria ,qe si dy pika uji e ngajshme me atė tė stėrgjyshit tė tij Akilit tė cili e pati edhe model dhe shembull nė terė ndėrmarjen e tij famėmadhe.Njerėzit nė antikitet i jipnin vlerė tė madhe origjinės sė tyre etėrore.Etėr kuptonin dyshen genetike ,babe-nėnė,gjyshėr-gjyshe,stėrgjyshėr etj.Aleksandri krenohej si fėmij se nga i ati kishte stėrgjysh Herakliun ,ndėrsa nga e ėma kishte stėrgjysh Akilin dhe padyshim Peleun dhe Aeakun.
    Nė lodrat e fėmijėrisė dhe tė rinisė Aleksandri kishte pranė mjaftė shokė bashkėmoshatarė siilotėn,djalin e gjeneralit Parminion;Erigiun,Ptolemeun ,Hefestionin me tė cilėt luante dhe stėrviotej.Ai dallohej ndėr shokėt e tij ,pėr pėrqėndrimin dhe durimin qė bėnte,ēdo punė qė merrte e shpinte deri nė fund dhe pėr asnjė arėsye nuk e shkėpuste vemendjen nga pėrkushtimi i tij .Filota ndonjėherė ndihej i pafuqishėm para tij dhe niste e lėvdohej me bėmat e tė jatit.Nė cast Aleksandri ia kthente :”Filota ,nuk duhet tė mburremi me bėmat e baballareve tanė,por me tonat.Unė mėrzitem shumė kur dėgjoj pėr fitoret e njėpasnjėshme tė baballarėve tanė, sepse kam frike se nuk po na lene raste ,qė unė bashkė me ju tė bėjmė bėma burrėrie!Aleksandri kishte natyre shumė bujare gjė qe e shfaqi edhe nė vitet e triumfit dhe tė lavdisė sė tij .Shokėt qenė pasuria me e vyer e tija.Hefestioni qe miku I tij.siē qe edhe Iliada e Homerit libri mė i dashur i tij. Aleksandri qe njė lexues i jashtėzakonshėm .Iliada e Homerit ishte libri mė i dashur pėr tė ,por kishte ndjekur dhe shfaqet e tragjedive te Eskilit,Euripidit dhe tė Sofokliut Ai ua deklamonte shpesh shokėve tė tij kėngėt eIliadės.Njė prej ditėve, kur Aleksandri po deklamonte kėngėn e 22 u pėrmall shumė dhe me brengė iu drejtua shokėve:’Sa do tė dėshiroja qė edhe unė si Akili tė kisha njė mik tė tillė si Patrokli!” Hefestioni aty pėr aty iu pėrgjigj:’Nėse ti Alerksandėr ,dėshiron me zjarr tė zėvendėsosh Akilin edhe unė kam dėshirė tė zė vendin e Patroktit pėr ty !”I mrekulluar Aleksandri e pėrqafoi Hefestionin dhe i tha:”Tani e tutje Aleksandri ėshtė Hefestion dhe Hefestioni ėshtė Aleksndėr”Sipas ritit tė lashtė ata u bėnė vllamėr duke pirė gjakun e pėrbashkėt me kupėn e artė tė miqėsisė.
    Leonidha u kujdes mė sė shumti dhe pėr edukimin moral tė Aleksandrit .Asnjėherė ,Aleksandri ,nuk haronte kur ngrihej nga shtrati t’u falej Hyjnive tė Olimpit dhe t’ju ofronte flitė e duhura .Hante gjithėmonė njė mėngjes tė lehtė ,me vemendjen dhe pėrkushtimin e duhur ndiqte mėsimet..
    Nė lojrat me shokėt Aleksandri i ri dallohej pėr gjykime tė drejta , pėr mendjemprehtėsi nė krijimin e situatave imagjinare tė lojrave luftarake dhe nė organizimet e gjuetisė sė shpendėve a kafshėve tė vogla tė egra me harkqė ishte pjesė e lojės sė tyre . Ai parapėlqente tė rrezikonte kur me shkathtėsi zbriste o hipte nė koēit e luftės qė tėrhiqeshin vrullshėm nga kuaj tė fuqishėm .
    Qė nė rini ai u dallua dhe pėr zgjuarsi diplomatike nė marėdhėnie me tė huajt.Dėrgata e persėve u befasua me zgjuarsine e Princit tė Maqedonisė i cili i priti ne kėmb tė tė atit qė nė atė kohė qe i angazhuar nė njė fushatė ushtarake .Ajo qė i la pamend tė dėrguarit e Darit qe fakti se Aleksandri i Ri nuk i pyeti as pėr pallatet mbretėrore , as pėr sendet e florinjta qė kishte ndėr to ,por pėr rrugėt qė tė ēonin nė Azinė e sipėrme largėsinė e Persisė nga Maqedonia ,pėr tė fshehtat e fuqisė sė mbretit tė Persisė ,vendin ku qėndronte Dari nė betejė dhe si sillej me rrobėrit , apo si i qeveriste shtetasit e vet.Emisarėt i raportuan mbretit tė tyre pėr Aleksandrin e ri qė pėr ta do tė bėhej mė i madh dhe mė i lavdishėm se i ati Filipi.Askujt nuk i shkonte nė mend se ky djalosh do tė bėhej edhe zot i tyre.
    Njė ditė,mėsonjėsi i hipizmit,tė cilin Aleksandri e adhuronte pėr mjeshtrinė qė i mėsonte ,erdhi e i tha mbretit Filip,se ka ardhur Filoniko nga Thesalia e ka sjell njė kale shtatlartė ,tė fuqishėm e gjithė gjallėri , qė do ta quanin Bukefal dhe qė e shiste pėr 13 Talanta (sa vlera e 5 X5)Ēmimi i shitjes ishte vėrtet i kripur dhe pėr njė mbret , por Filipi bashkė me shpurėn e tij zbriti pėr ta blerė atė kale, qė e lėvdonte ēmimi. Hamshori i zi Bukefal jo vetėm qė ishte pashaluar por qe dhe i papushtueshėm aq sa s’pati burrė ndėr ta qė tė guxonte pėr ta provuar pėr ta ngarė.U pezmatua Filipi dhe urdhėroi tė zotin qė tė largohej bashkė me egėrsinė e asaj qenieje mbresėlėnese.Nė ato ēaste ia beu Aleksandri me shokėt e tij dhe nuk mundi ta fsheh brengėn pėr atė urdhėr qė dha i ati thesaliotit dhe pa drojtje tha:’O ēfarė kali po na ikėn nga duart o at i nderuar,vetėm e vetėm se nuk u gjend njė burrė qė tė guxonte ta shalonte . Aty pėr aty i ati ia ktheu:Po na dhunon me fjalėt e tua tė pamatura bir,,nė krenerinė tėnde unė ndjejė dėshirėn tėnde pėr ta kalaruar kėtė kale ,por po nuk ia dole mbanė a e di ēfarė humb ? E di ,Nderin tim dhe kalin pėrgjithėmonė.
    Tė gjithė tė pranishmit shpėrthyen nė gaz shpotitės kur dėgjuan lėvdatat e princit tė ri dhe po prisnin nė heshtje se ēfarė do tė ndodhte . Duke parė vendosmėrine e tė birit , Filipi e kėshilloi qė tė mos e bėnte kėtė prove tė rrezikshme ,por nderi mbretėror nuk e lejonte qė ta kundėrshtonte dėshirėn e tė birit. Aleksandri fluturonte nga gėzimi .I erdhi rrotull atij kali hyjnor ,e kapi pėr freri, i pėkėdheli lehtė jelen madhėshtore dhe kokėn .Aleksandri kuptoi se kali e pranonte miqėsinė e tij.E rrotulloi rreth vehets kalin dhe pa pritur zbuloi te fshehtėn e kalit.Bukefali,miku i tij i ri trembej nga hija e tij andaj e ktheu nė drejtim tė diellit ,e pėrkėdheli me ngazėllim tė paparė qė kali e ndjeu andaj nuk bėri asnjė levizje kur ky mik i ri iu hodh mbi shpinė. Aleksandri e kuptoi qė kali e kishte pranur atė si zot tė ri,andaj zuri vend mire mbi shpinėn e tij ,i shtrėngoi ferret qė ta urdhėronte pa vėshtirėsi ,i foli me zė tė ėmbėl dhe e shpoi lehtė me mamuze .Bukefali vėrtetė sikur priste prej kohėsh tė zotin e tij pre tė cilit nuk u nda mė deri nė vdekje,u lėshua vetėtimthi pėpara me gallop tė paparė .Filipi me tė gjithė dėshmitarėt e kėsaj ngjarjeje kishin mbetur tė llaftaruar dhe tė ngrirė ndiqnin fundin e kėsaj aventure nė dukje tragjike.Djaloshi guximtar triumfoi,bėri qarkun me nje gallop tė mrekullueshėm tė kalit dhe erdhi qetėsisht tek i ati.E rrethuan tė gjithė kalorėsin guximtar dhe e brohorisnin dhe e lavdėronin me britma entuziaste .Kur zbriste nga kali Filipi iu afrua tė biri dhe i mallėngjyer i tha ;Tė qoftė buk-e-fal ky kale i mrekullueshėm ,Maqedonia jonė ėshtė e vogėl, pėr tė provuar guximin tend kėrko njė mbretėri tė madhe “
    Filipi u kujdes shumė qė Aleksandri , trashigimtar i ligjshėm,tė ishte njė mbret me kultur.Edukimi i mėtejshėm e i plotė i Aleksandit iu besua Aristotelit filozofit mė tė madh tė Antikitetit. Ja si i shkruante atij Filipi: - Mėso se na ka lindur djalė,falenderojmė shumė hyjnitė ,jo vetėm se u bėmė me djalė, por se lindi nė kohėn tėnde .Shpresojmė qė , po tė mėsohet dhe tė edukohet prej teje ,biri ynė do tė bėhet i zoti dhe i aftė tė na trashigojė nė fron.
    Ishte 13 vjeē kur Aleksandri filloi tė marrė dije nga Aristoteli i madh ,nga i cili nuk u nda kur dhe prej tė cilit mori kėshillat dhe ndijet mė tė larta tė kohės.Nimfeu afėr Miezės ishte zbukuruar enkas pėr Aleksandrin .Atje ishte vendi ku u mėsua dhe u zbavit prince i ri. Rrėfejnė, se deri nė kohėn e Plutarkut , kėtu pati ndejtėse tė gurta dhe shėtitore me hije.Respekti i Aleksandrit pėr Aristotelin mėsonjėsin e madh ishte proverbiale.Mirėnjohja pėr atin tim dhe mėsonjėsin tim janė tė barabarta ,Filipi si at mė dha jetėn,Aristoteli si mėsonjės mė dha jetėn e virtytshme .Nga Aristoteli ,Aleksandri mori jo vetėm kulturė tė pėrgjithshme ,ai mori njohuri nė logjikė fizikė,metafizikė,filozofi.Aristoteli u kujdes qė Aleksandi tė kishte dije tė mira ne matematikė ,se kėshtu i stėviti mendjen nxėnėsit tė tij pėr tė menduar drejtė dhe me pėrpikmėri.I mėsoi oratorinė e pėr kėtė pėrgatiti dhe ja kushtoi retorikėn njė nga trashigimet mė tė vyera qė ka koha jonė prej tij. Aleksandri u pajisė nga mėsonjėsi i tij me dije te gjėra gjeografike ,astronomike ,biologjike, por edhe arkitektonike e ndėrtimore .Ishte Aleksandri i madh qė hodhi i pari idenė e hapjes sė kanalit tė Koritit.Kėshtu Aristoteli pėrgatiti formimin e mbretit tė botės ,tė Aleksandit tė madh.Ai e bindi Aleksandrin , qė si mbret tė kujdesej pėr nėnshtetasit e tij duke i nxitur ata qė tė krijojnė mjetet e nevojshme tė jetesės sė tyre. Pėr shtetasit e tij Aleksandri kur nuk u bė spektator nė bėmat e tyre ai nuk i shkurajoi as u vrau gadishmėrinė pėr gjėra tė mira.Aleksandri nė zhvendosjen e madhe tė Vijės Egnatia kishte me vete dhe mbėshtetjen e njė shpure tė madhe dijetarėsh me tė cilėt projektoi e ndėrtoi plot 19 aleksendri (njė prej tė cilave ishte Ljeshi-Lezha e sotme ) si dėshmi e mbretėrimit dhe e lavdisė sė tij tė papėrsėritshme .

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Stavri Trako Lexo Postimin

    E c'lidhje ka gjith ky shkrim me temen ne fjale pra per Hunzat ?
    Ma shpjego pak se une nuk arrij ta kuptoj dhe nuk pata durim ta lexoj te gjithe.
    larguar forever

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ushqimi I Hunzave dhe jetegjatesia e tyre

    Qellimi qe bleva e lexova kete liber ishte pikerisht ushqimi dhe jetegjatesia e tyre, kisha lexuar dicka edhe me pare por isha shum kurioz te dija me shume keshtu qe pasi kontrollova mire ne internet te gjitha botimet per ta, pastaj zgjodha kete liber sepse ky liber permbledh te gjitha shkrimet dhe botimet e bera deri para luftes se dyte boterore per popullin Hunza dhe ka nje baze te forte materiale nga persona qe kane jetuar bashke me kete popull.Dhe mbasi e lexova nuk u zhgenjeva gjeta pikeresht ate qe doja te vertetoja ate qe njeriu jeton shume me gjate dhe pa u semurur nese jeton ne menyre vegjetariane dhe ne lidhje te ngushte me natyren.
    Kapitulli per ushqimin ka plot 30 faqe dhe eshte kapitulli me i gjate prandaj mund te dali me shume se nje postim.

    Populli Hunza nuk ka spitale, doktore, infermier,dentist,farmaci,konsultore, ambulanca, e ilace. E megjithate ata rrojne deri ne 140 vjet shumica e tyre i kalon te 100 vjetet pa problem me kembe e me dore biles edhe me pune dhe ne moshen 140 vjecare ata nuk jane te dergjur ne shtrat nga ndonje semundje e pasherueshme.

    Ateher lind nje pyetje. Ku eshte sekreti i jetegjasise dhe shendetit te tyre ?

    Per kete ka disa faktore qe te mbledhur se bashku kotribuajne ne nje qellim final qe eshte jeta dhe shendeti i tyre . Dhe cilat jane keto faktore '
    1-- Ushqimi, ata ushqehen vetem me prodhimet e tyre dhe nuk importojne asnje lloj ushqimi nga fshtrat e tjere, me preteksin se nuk duam te fusim ne organizmin tone asnje lloj ushqimi qe nuk dime se si eshte prodhuar ,dhe cfar efekti ka.
    Ushqimi i vetem qe ata importojne nga nje fshat afer tyre eshte pak kripe guri qe e perdorin rralle.
    Persa i perket mishit ata nuk jane perdorues frekuente te tij , edhe kur e perdorin ata ushqehen me mishin e kafsheve te vogla si dele qingja, keca, dhe shume rralle me buajt kur ata jane shume pleq dhe nuk mund te punojne me token.
    Ata nuk perdorin asnje lloj ushqimi per te rritur peshen e kafsheve qe me pas ti therin per ushqim, perkundrazi i lene te lire qe ta gjejne vete ushqimin . Nuk e njofin derrin jo per arsye fetare sepse ata kur duan pijne edhe vere por thjesht nuk perdorin mishin e kafsheve me kenaqesi per ushqim. Ata nuk mbajne qen por shume rralle ndonje mace dhe kjo me shume per te lozur femijet .Edhe pulat tek ata jane shume te rralla dhe jetojne te lira megjithse nuk krahasohen me pulat tona pasi ato jane shume te vogla dhe fluturojne me shume neper cati se ne toke.
    Per ciftin Lorimer qe ishin mishngrenes ata ishin organizuar qe cdo fhat Hunza nga 200 te tille te conte nje pule me rradhe pra i binte qe cdo fshati hunza te conte nje pule ne 200 dite tek Lorimeret kundrejt nje pagese simbolike.Dhe shume rralle lishin mundesi te hanin mish dele sa per te nderuar gojen nga mishi i pulave.
    Per mish peshku as qe flitet fare dhe mbase se kan provuar kurre, ndersa gjuetia e kafsheve te egra eshte vetem nje sport per familjen mbreterore sepse per popullin eshte nje kohe e humbur kot. Te vetmit qe sjellin pak mish te njome jane femijet me llastiqet e tyre qe vrasin ndonje zog . Kenga e zogjve mungon krejtesisht ne ate lertesi mali ata duket sikur jane zhdukur. Familjet hunza nuk kane me sume se nje lope qe eshte nje tip lope shum e vogel dhe qe jep vetem 1liter e cerek qumesht ne dite per rreth 1-2 muaj ne vit. keshtu qe dhe qumeshtin e perdorim shume pak. Pjesa tjeter e kafsheve shtepiake jane dele e dhi qe shpesh duhet te lodhen neper lendina per te gjetur pak bar .Si ene per te mbledhur qumeshtin ata perdorin kunguj te medhenj te boshatisur dhe me nje vrime te vogel. qumeshtin e mjele shpesh e bejne gjalp te cilin e hedhin ne nje kungull tjetr duke e shtuar pak nga pak dite per dite dhe e ruajne si gjene me te cmuar qe kane si yndyre dhe e perdorin vetem per festa.Qumeshti qe ngelet e bejne gjize dhe djath te bardhe.
    Kafshet qe ngordhin vet nuk perdoren si ushqim tek Hunzat. Dhe pak para fillimit te dimrit ata therin kafshet me te dobeta, dhe me te vjetra mishi i tyry thahet dhe perdoret ne dimer dhe vere per raste festash ose normalisht gatuhet nje here ne 10 dite gjate dimrit dhe nje here ne 30 dite gjate veres.
    Ata i therin kafshet e tyre ne gryke dhe e lene gjakun qe kulloje mire pastaj e rrjepin me mjeshtri dhe lekura pasi thahet fryhet dhe perdoret si ene per te mbajtur uje ose drith.Ndersa barinjte kane te drejte te hane kashet e plagosura ne mal ne cdo kohe dhe te pine drejtperdrejt qumshin e kafsheve te vogla si delja e dhia.
    Per shirjen e dritherave ate perdorin lemin dmth nje pjese teke ku hidhet drithri dhe ne te kalojne kafshet shtepiake ne menyre qe kalliu te coptohet.
    larguar forever

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ushqimi

    Drithrat zakonisht mbillen vetem ne fushe dhe toka punohet me kafshe si buaj ,kuaj etj. ndersa ne kodra e faqeve te malit bejne tarraca te rrethuara me mur mbajtes prej guri, dhe mbjellja ne to behet me nje shkop me maje.
    Por shume prej tarracave te tyre ,dhe pjese te tera toke jane te kultivuara me peme frutarie. Fruta eshte elementi baze ushqimor i Hunzave ata jane ngrenes te medhenj frutash, dhe grate Hunza , nuk martohen ne nje vend qe nuk rriten kajsiat.
    Frutat e tyre kryesore jane Manaferrat dhe Kajsiat te cilat i thajne edhe per dimer ,ata jane mjeshter te shartimit te pemeve te egra duke i kthyer ato ne peme frutore te ngrenshme ,mbas shartimit ata e lidhin me nje lloj fasho te pregatitur nga rrenjet e pemes se manaferrave.Gjithashtu ata jane mjeshter edhe te krasitjes se pemeve duke bere keshtu qe te kene prodhim te bollshem frutash, si Qershite, ( qershi-kumbulle ) qe eshte nje race e shartuar mes tyre, pjeshke,shega,pjepra, dardha, molla rrush,arra,bajame, lajthia, etj...
    Meqense fshatrat jane ne lartesi te ndryshme edhe frutat piqen ne kohe te ndryshme keshtu qe ata shkembejne frutat mes tyre qe te mos shkojne dem.Pjesa tjeter qe nuk mund te konsumohet e freket pritet dhe thahet per tu konsumuar ne dimer dhe pranvere.Keto fruta shkohen ne nje fije dhe varen neper muret e shtepise dhe ne tarracat e shtepive duke i dhene nje pamje te vecante.Ne dimer dhe pranvere ato para se te haen futen ne nje ene me uje te fresket per tu zbutur dhe fryre ne nje mase te konsiderueshme. Ata gjate pranveres me drithin qe ka mbetur bejne nje lloj sallate shum te fresket sepse i marrin kokrat e elbit psh dhe i vene per disa dite nen nje shtrese rere te lagur ne menyre qe te mbijne dhe i pas 3-4 ditesh i perdorin si sallate.
    Buka
    Buka per hunzat nuk eshte ushqimi kryesor ai perdoret vetem si shoqerues dytesor ne pjatat e tyre ,por buka e tyre thote Lorimer eshte buka me i mire qe une kam provuar ndonjeher, sepse ajo serviret vetem e ngrohte e sapo dale nga zjarri.
    Pregatitja:
    Hunzat kane mullite e tyre prej uji ku bluajne grurin apo elbin por ata kurre nuk e bluajne ate shum muaj perpara , por bluajne gjithnje ate sasi qe ju duhet per buken e disa diteve ose javeve.
    Gruaja pasi kthehet ne shtepi me miellin e fresket e vendos ne nje ene ku i shton pak uje dhe fillon ta shtype me duar derisa brumi te marre nje forme topi ta madh, i cili nuk brenda asgje tjeter vecse ujit. Pastaj ai top brumi ndahet ne topa te vegjel sa nje qofte te cilat shtypen dhe behen te sheshta dhe shum te holla me ndihmen e nje Oklliu, ose Peci, ose shkopi dhe kur kane arritur nje madhesi te konsiderueshme ato hidhen ne nje ene tip tepsie shume te nxehte lihet per disa sekonda dhe kthehet nga krahu tjeter, pastaj hiqet dhe lihet ne nje vend te thate. kjo ene eshte e vendosur mbi nje trekendesh prej hekuri qe qendron siper zjarrit.Kohe me para ate perdornin nje pllake guri per te ngrohur keto pete brumi qe vendosej mbi kete lloj trekendshi.
    Ndonjeher ata bejne edhe buke ne forme te fryre. Ata i kombinojne shum mire ushqimet me njeri tjetrin nuk perziejne kurre disa lloj ushqimesh.
    Bejne ndonjeher edhe nje lloj buke te embel me miell elbi qe njihet me emrin Sherbete, dhe perdoret per dite festash .
    NJe pjese e rushit shtypet fort me kembe dhe lengu i tij filtrohet e perpunohet per tu bere vere ne dite festash, ndersa me pare per dite festash pervec veres perdorej edhe nje pije tjeter shume e forte qe quhej ARAK dhe qe dilte nga lengu manaferrave shum te bera e te embla. Por kjo lloj pije bente qe burrat ta humbisnin llogjiken dhe kur kercenin me grate e tjera fillonin te ziheshin mes tyre duke prishur edhe festat keshtu qe mbreti i tyre vendosi qe kjo lloj pije te mos prodhohej me.

    Yndyrnat e Hunzave jane , ai pak gjalp qe del prej qumshtit dhe qe perdoret vetem per dit festash, dhe vaji nga farat e shtypura te linit, lulekuqeve,dhe bajameve.
    Hunzat perdorin gjithashtu edhe te gjitha llojet e zarzavateve, por edhe kete kane nje rendesi te dores se dyte ne ushqimin e tyre.Perimet dhe zarzavatet e tyre nuk i ziejne kurre por i ngrohin pak nga pak me pak uje ne fund te enes qe shtohet gjate gatimit.
    Ndersa kripa eshte i vetmi ushqim qe ata nuk e prodhojne vete por e marrin nga nje vend qe quhet Baltistan dhe ne pergjithsi e perdorin pak.
    larguar forever

  10. #80
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Me kujtohet ai emisioni i vjeter vende dhe popuj.
    C`pune keni te studioni fise pakistaneze! Apo ne shqiptaret vijme nga Pakistani?

Faqja 8 prej 48 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •