Close
Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 477
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Feja e Hunzave

    Nuk ka shum per te folur per fene e tyre sepse nuk praktikojne realisht asnje lloj feje megjithse i perkasin prej tre brezash nje linje te perparuar te Islamit qe njihet si doktrina Ismaele , ose Maulai kjo doktrine ka lindur ne shekullin e tete dhe ka besimtare ne Afriken e veriut, Siri, por me shume ne Indi , Afganistan, e Iran.Hunzat ndjekin nje prej ketyre setave te perparuara, dhe per kete cdo vit dy burra te medhenj prej maleve ,te zgjedhur nga populli cojne nje shume te caktuar parash si kontribut per kete besim ne qendren e tij Bombei ku banon Aga Khan kryetari shpirteror Maulai.
    Pare ketij besimi ata kishin nje besim tjeter qe quhej Schia.Fiset e tjera jo Hunza kane mbajtur besimin Scia dhe i quajne eretic hunzat qe nderruan besim.
    Por edhe ky besim tek ta eshte vetem formal pasi ata nuk luten kurre , nuk kane objekte kulti, dhe njerez qe te perhapin ate. Ky besim perdoret vetem per lindjet martesat dhe vdekjet.Te vetmet individ qe merren me fene e tyre jane Khalifa qe paraqitet si prift laik dhe qe ne fakt eshte puntor agrikole.Populli Hunzza nuk beson ne magji syrin e keq dhe nuk aspak supersticioz.
    Grate Hunza jane te lira pa shami apo perce ne koke ato jane te respektuara njesoj si burrat dhe shpesh punojne bashke neper arra.Ato levizin lirshem dhe vetem neper fshat dhe kane lidhje mese normale me seksin tjeter.Nese burri i nje shtepie largohej per shume kohe ja besonte gruan e tij nje burri tjeter dhe ky i fundit nuk abusonte kurre me besimin e dhene dhe te perfitonte gjate mungeses se tij.
    Hunza jane te shume te sjellshem miq te mire dhe i duan shume femijet dhe te moshuarit dhe shprihin shum dashuri e ndihme per jetimet dhe njerzit me probleme te tilla.
    Hunzat punojne shume neper arra dhe ndihmojne njeri tjetrin burrat shpesh bejne edhe pune qe ne qyteterimet tona quhen pune grash dhe nuk kane asnje problem te tille.
    Karakteri i ketij populli eshte shum here me i larte se e nje individi mesatar i qyteterimit Evropian.
    larguar forever

  2. #62
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Keta thjeshte jane fis persian qe kane emigruar ne Afganistan, edhe gjuha e tyre eshte nen dege e Iranishtes, gjithashtu ane gjenetike kane dal qe jane teresisht te ndryshem pakten me popujt ballkanas, s'kane te bej asgje me Iliret/Dacianet/Thrakianet/Greket.

  3. #63
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Keta thjeshte jane fis persian qe kane emigruar ne Afganistan, edhe gjuha e tyre eshte nen dege e Iranishtes, gjithashtu ane gjenetike kane dal qe jane teresisht te ndryshem pakten me popujt ballkanas, s'kane te bej asgje me Iliret/Dacianet/Thrakianet/Greket.
    Hunzakėt janė popull mister, ngaqė nuk kanė vėllezėr nga gjuha askund. Ka disa teori si psh lidhja Sumer-Hunzak, Kaukaz-Hunzak, ose Bask-Hunzak.

    Me shqipen s'ka kurrėfarė lidhje. Ndoshta ekziston mundėsia qė janė nga stoku ynė gjenetik, por qė janė ndarė nga ne nė kohė aq tė lashta kur gjuha jonė ishte krejtėsisht ndryshe.

    Kalashat janė kalorėsit e Lekės.

  4. #64
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Ja njė fjalor hunzak-shqip, disa ngjashmėri tė rastit i gjeta por duhet pasur kujdes, ndodh qė fjalėt hunzake tė ngjashme me shqip, janė thjesht huazime nga fiset ilire qė jetojnė nė Pakistan.

    Asqur - lule
    Aalu - patate
    Sįas - njė mijė
    Alubukhara - kumbulla
    Ser - luani
    Tiro - njė lloj shpendi
    Faris - pata
    Elgit - edhi
    Gejn - rrushi
    Giri - dhia e egėr
    Qir - dhia e butė
    Os - zemra
    Husar - kungulli
    Gilos - qershia
    Mathir - lejthia
    San - drita
    Gor - ujvara
    Ut - devja
    Hujo - Huti
    Sika - bar, barishte
    Walto - katėr
    Khapun - luga
    Balt - Molla
    Gur - Grurė
    Fesho - Dardha
    Ta - Leopard
    Tha - njėqind
    Dwako - ēekiēi
    Kulp - dryni
    Qugudar - pjeshka
    Tham - Mbreti
    Dashqun - qukapiku
    Zhakun - Gomari
    Hasto - Elefanti
    Hagjur - kali
    Jatis - koka
    Gjashun - Karrota
    Khareti - Shporta
    Nironįan - Ylberi
    Laalthin - feneri
    Qish - shkalla
    Rabon - fasulja


    Kėtu ka edhe njė fjalor me disa fraza:
    http://www.hunzo.com/Burushaski/b_conversation.asp

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Festat Hunza

    Kur fillon stina e dimrit kafshet shtepiake si Lopa,Dhia,Keci Delja etj... futen ne nje stalle te vogel ku duhet te kalojne edhe dimrin. Dhe kjo dite shoqerohet me nje feste familjare.Perpara stalles ndizet nje zjarr dhe te gjith pjestaret e familjes qendrojne ne kembe perball zjarrit qe te presin eren .Ne nje luge me bisht te gjate tip garruzhde hidhet vaji i berthamave te kajsise dhe i vihet zjarri pastaj me kete luge te zjarrte kalojne mbi kokat e te gjith kafsheve dhe te qosheve te stalles, pastaj vihet nga nje tip pishtari i ndezur ne qoshet e stalles. Ne kete moment me i moshuari i familjes vihet perpara deres se stalles me dy duart e ndritura lart ne qiell dhe kendon bekimin e Moses.

    " O Mose profet i shenjte , bej qe te kemi nevoj per 100 qypa per te hedhur qumeshtin tone, Bej qe me gersheret tona te mund te presin leshin e 100 deleve. Bej qe Keci te pjelle keca dhe delja qingja.qe cjapi dhe dhia te pjellin me brire te perkulur. qe qumshi te rrjedhe si uje burimi dhe qypi i gjalpit te jete plot deri ne gryke."

    Dhe mbas kesaj lutje festa vazhdon me te ngrene.

    Nje feste tjeter eshte ajo e martesave ne te njejten dite.Kjo dite caktohet nga Tham (mbreti) ne nje dite dhjetori. ate dite si per cudi gjithmon ka diell dhe te gjitha martesat mbasi kane festuar neper shtepite e tyre nje jave me pare tani dalin dhe festojne se bashku me ciftet e reja ku kopjet e reja i prezantohen nje e nga nje perpara te gjitheve me valle kercime shum te bukura.

    Pastaj vjen festa e vitit te ri ku nje sinjal me tambure lajmeron per fillimin e saj qe ne oret e para te nates. Me njeher pas sinjalit shihen drita nga te gjitha anet qe levizin me shpejtesi ne qender te fshatit ato drita jane pishtare te ndezur qe i mbajne ne dore te rinjte .Me te mberitur ne qender ata hedhin pishtaret ne mes te shehsit ku behet nje zjarr i madh dhe fillojne te therrrasin Ha-ha-ha..
    Mbasi mblidhen te gjithe festen e hapin te sapomartuarit deke kercyer ne kopje.
    Kercimi eshte nje element thelbesor dhe i detyruar i cdo feste Hunza.
    Cdo kercimtar kercen per llogari te vet, por qe levizjet jane ne harmoni me grupin dhe me muziken.Grupi mund te behet prej 5 ose 10 vetesh.

    Kembet levizin me nje Polke te kombinuar here me hapa te shkurter e here me hapa te gjate, pastaj me kercime te fuqishme ne ajer, pastaj ne maje te gishtave te kembes, dhe menjehere godasin fort me shputen e kembes mbi toke, te gjithe jane kembezbathur.
    Pastaj kercimtaret vendosin pothuajse nje gju mbi toke dhe me kemben tjeter shtyhen duke u rrotulluar rreth vetes ne nje rreth te vogel, pastaj nderohet gjuri ne toke dhe rrotullimi behet ne krahun tjeter.Gjate ketij rrotullimi beli dhe duart levizin ne ajer ne menyra te cuditshme ne forme valesh.
    Keto levizje te duarve jane shume te bukura edhe sepse ata veshin disa kemisha feste qe i kane menget shume te gjata deri 15-20 cm jashte dores.Pjesmarresit e tjere duartrokasin fuqishem me rritmin e muzikes .Ritmi dhe hapi i kercimit ndryshon shpesh pa pritur gjithnje e me vrullshem duke terhequr vallzusit ne nje ritem te paarritshem per ta.
    Ai qe i bie daulles (Huko dallababad) afrohet tek vallzuesit dhe i nzit me fjale qe te kercejne me shume dhe njekohesisht kercen bashke me ta,ndersa flautista levez vetem trupin vrullshem dhe syte e tij flasin per gezimin qe po e pershkon festen.
    Shpesh kercimtaret kercejne edhe mbi zjarrin qe ndodhet ne qender te sheshit dhe festa eshte nje shfaqje e magjishme e papershkrueshme me fjale, megjithse ajo ende nuk e ka arritur kulmin.
    Sepse tani ne mes te rrethit hyjne dy burra te armatosur me shpata ne forma harku dhe me mburoje.Ata ngrejne duart lart me gjith armatimet dhe kercejne fuqishem ne ajer disa here radhazi si per te treguar sa te fuqishem dhe te shkathet jane. Pataj fillon dueli qe duket nje duel i vertete ku ndihet fershellima e ajrit nga shpatat e tyre te cilat ndricojne nen driten e zjarrit,cdo levizje e tyre eshte ritmuar sipas muzikes, dhe Lorimer thote .
    Nuk kisha pare kure ne asnje popull tjeter ,e ne asnje skene teatri nje gja kaq te persosur dhe reale ,aq sa gjith spektatoret kishin te dridhura dhe emacione.
    E megjithate gjithcka ishte vetem nje loje shume elegante.Ndonjeher ata kalojne mbi zjarr duke u goditur me shpata e duke rene nga krahu tjeter derisa njeri prej tyre lodhet ata te dy ngrene duart lart me gjith armatimet dhe duke bere nje gjysem rrethi te mbeshtetur tek njeri tjetri dalin nga skena pa i kthyer publikut shpinen.
    Dhe menjher ne skene futet nje kopje tjeter dhe publiku fillon te behet tifos me njerin apo tjetrin luftetar duke duartrokitur.
    Dy ora mbas nje spetakoli te tille nuk kemi ndiere pike merzie dhe te medosh se ate qe kercejne nuk jane profesioniste por njerez qe punojne arrat e tyre apo coban qe ruajne delet.
    Dhe kur zjarri eshte gati ne te shuar nje rreze e holle drite njofton ardhjen e dites se re ,ata hedhin ne zjarr te gjitha drute e mbledhura duke bere nje zjarr shum te madh dhe largohen pa zhurme neper shtepite e tyre.Dy burra me shpata ne duar cohen me shum seriozitet kendojne kengen e mirseardhjes se vitit te ri.

    Kenga

    Qofsh i bekuar o viti qe vjen Ya, Ya,
    Faren e hedhur shumfishoje Ya.Ya,
    Bej qe cdo syth te mbushet me grurin e arte Ya,Ya,
    Bej qe bagatite tona te shtohen lara lara Ya,Ya,
    Bej qe fushat tona te ushqejne shum bageti Ya,Ya,
    Qe keci te ndjek kecin dhe qingji qingjin, Ya,Ya,
    Bej qe shtepite tona te jene plot me femij dhe bosh me semundje Ya,Ya,

    Ya. Ya, brohorritet ne korr nga te gjith te panishmit per te forcuar me shume lutjen.
    Pastaj 6 pleq me mjeker te bardhe bejne nje gjysem rrethi dhe drejtohen nga po lind dielli duke kenduar nje kenge solemne dhe te mrekullueshme qe nuk i kuptohen fjalet.
    Pastaj te gjith hyne ne fshat ku i presin disa gra te veshura me kostume feste dhe i lyejne me miell .

    Lorimer shkruan :
    E te mendosh se gjith kjo feste pa asnje incident pa polizi,e pa ushtri, por vetem me influenzen e fjalen e urte te pleqve mjeker bardhe.

    festa Vazhdon>>>

    ps Mendoj se ata qe nuk kane lexuar dhe nuk dine asgje per hunza te mos bejne komente koti por te perfitojne e te lexojne sepse per mendimin tim aty ka dicka Shqiptare.
    larguar forever

  6. #66
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    ps Mendoj se ata qe nuk kane lexuar dhe nuk dine asgje per hunza te mos bejne komente koti por te perfitojne e te lexojne sepse per mendimin tim aty ka dicka Shqiptare.
    Atėherė na sill njė dialog Hunzakqe, qė pėrngjan sadopak me shqipen.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga Testim Lexo Postimin
    Atėherė na sill njė dialog Hunzakqe, qė pėrngjan sadopak me shqipen.
    E para punes une nuk jam as gjuhetar e as historian, dhe ne kete moment interesat e mia nuk jane ato te germimit te gjuhes apo fakteve qe lidh popullin tone me popullin Hunza. Dhe as qe kam interesin me te vogel qe te nisem e te kerkoj mbi nje paragjykim te tille.
    Kete liber sic kam theksuar ne fillim e kam lexuar per interesa te tjera qe do ti shkruaj kur te kem kohe.
    Ne fund kur ta kem mbaruar do jap edhe mendimin tim per popullin Hunza.
    Nese do kesh durim te lexosh deri sa te mbaroj do kesh mundesi te lexosh gjera interesante megjithse nuk ju isha drejtuar juve.
    Persa i perket fjalorit Hunza duhen ndjekur librat e shkruara nga Lorimer ai me siguri perderisa e ka studiuar dhe folur ate gjuhe duhet te kete botuar ndonje liber mbi gjuhen e tyre.

    Pastaj per mendimin tim krahasimi i fjalorit tone me te tyren nuk do te thote shume duke marre parasysh sa kohe qe ka kaluar qe kur ata jane vendosur atje pa asnje lloj lidhje me ne.Eshte normale qe fjalet te ndryshojne te devijohen apo tju pershtaten gjuheve perreth tyre.
    Ne kemi gjuhen tone dhe brenda saj gjen me qindra fjale te huaja qe perdoren edhe sot.
    Pastaj ne kemi dialektet tona qe po te vesh nje nga konispoli me nje nga vermoshi nuk merren vesh.
    psh
    patate =kartolla
    domate =molla t'arta
    presh=porri
    etj.... mos don te thuash qe dy individ qe patates nuk i thone patate e domates domate nuk jane shqiptar ?

    Prandaj per mendimin tim megjithse nuk jam gjuhetar gjuha duhet te studiohet si strukture gramatikore apo menyre shprehese dhe jo si fjalor.

    Pastaj per te krahasuar ngjashmerine e tyre me tonen nuk duhet pare vetem fjalori ne kuptimin e ngushte te tij por gjith jeta e tyre me te gjitha zakonet dhe menyren e jeteses.
    Per kete qellim qe te keni nje gjykim me te thelle ju dhe kushdo qe lexon ,po jap nje informazion te gjere. Mund ti bija edhe shum shkurt duke thene vetem gjerat interesante qe na bashkojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 04-02-2009 mė 15:57
    larguar forever

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    ...problemi nuk eshte tek tomatet misri patatet duhani pasulja apo fasulja, keto zarzavate qe erdhen te gjitha qe nga zbulimi i amerikes pra ka me pak se 400 vite qe i kemi vene ne gjuhen shqipe keta emra...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Vazhdimi i festes

    Kur futen ne shtepi festa vazhdon per gjith diten duke pire edhe vere te cilen e kane bere vete.Por kjo nuk eshte asgje per ta qe gjate gjith vitit pine vetem uje mali.

    Me daljen e Dimrit pak kohe pas 6 shkurtit fillon festa me e madhe e popullit Hunza qe quhet Bop-Faou. Festa qe hap diten e mbjelljeve dhe pikerisht ate te Elbit. Kjo feste bashkon te gjithe popullin Hunza dhe mbretin e tyre ma gjith familjen.Feta behet parpara "keshtjelles" mbreterore qe ngrihet mbi nje shkemb te larte 100 metra, e cila me poshte rrethohet nga shtepi shum te hershme qe jane te ngjitura me njera tjetren.
    Bashke me familjen mbreterore kete radhe jane ftuar edhe Lorimer me te shoqen.
    Te gjithe shkembinjte perreth jane te mbushur me njerez qe duken si njerzit me te lumtur ne bote dhe sheshi eshte lene bosh per valltaret.Ne njerin krah jane muzikantet qe kane filluar shum me perpara muziken e tyre duke krijuar nje sfond musike terheqes gjate kohes qe njerzit zene vend.
    Pastaj fillon kercimi,vallja, e si mund te kete nje feste Hunza pa vallzuar ,ajo nuk do quhej feste.Ne fillim degjohen disa kenge qe fillojne nga vete populli ne grupe te ndryshme jane kenge te vjetra ne gjuhen e tyre, por tani fillon "Kercimi i madh" quhet emri i valles qe eshte gjaja me e mrekullueshme qe kemi para ndonjeher thote Lorimer . Eshte nje kercim me 12 akte dhe e shoqeruar nga 16 melodi te ndryshme por me nje ritem te vettem. Kete valle e kercejne 16 burra te ndare ne 8 cifte disa jane te vjeter ne moshe dhe disa te rinj , te veshur me kemisha prej sete e me ngjyra te shumllojshme te ndezura ,me kepuce te mrekullueshme tip (mocassini)=opinga me qafe te larte dhe corape leshi te bera prej tyre. Cdo njeri prej tyre mban ne dore nje shami apo shall prej sete me ngjyra te shumta dhe e leviz njeher poshte sqetulles njeher siper supit dhe pastaj e valevit mbas kokes se tij . Kjo shami quhet shami Boukhara.( ne shqip besoj shami burrash). Ata here bashkohen ne kopje e here bejne rretha qe ecin ne drejtime te kunderta duke bere edhe shum figura te ndryshme ata here hedhin trupin shum ulur perpara e here shume ulur mbarapa , duke luajtur njekohesisht duart ne forme valesh dhe duke tundur shamine ne ajer, duket nje Polke e lehte por mahnitese .Pastaj kopjet bashkohen me kurriz dhe fillojne nje kercim dyshe duke tundur krahet e shamite , dhe kercyer me kembe ne forma te nrdyshme dhe mahnitese ne pikat me kulmore te ketij kercimi ata shoqerohen ne korr te fuqishem nga populli ne nje Ha,-ha,-ha dhe perplasje duarsh ritmike qe eshte shum e dashur per ta .Levizjet e tyre jane shume te sakta dhe eshte per tu habitur thote Lorimer se si ata kene arritur nje nivel te tille Arti te kercyeri.
    Cdo vit dy balerin te rinj fitojne nje cmim si balerinet me te mire.
    Qe prej 600 vjetesh ata mbajne mend qe te kercejne gjithmone kete valle pa i ndryshuar asgje.
    Po ti shohesh me kujdes vallen e tyre ata ne cdo figure apo xhest qe bejne imitojne mbjelljen e fares,rrafjen e kembes qe shtyp token e bjelle,rritjen e fares, rrafja dhe pastrimi i drithit etj.
    Kjo valle thot lorimer flet shum me teper se nje kercim i thjesht aty brenda gjen gjithcka qe lidh kete popull me buken,dhe jeten e tyre.
    Ata te gjith nje nate para kesaj feste mbyllen ne nje salle te madhe qe e quajne salla e mbledhje (KUVENDI) dhe kalojne gjith naten ety brenda duke bere lutje te ndryshme. Vete mbreti Hunza Harxhon shume kohe dhe perkushtim qe keto tradita te mos humbasin dhe te ruen ashtu sic kane qene prej qindra vjetesh.
    Flamuri i Hunza eshte ngjyre e Kuqe dhe e Bardhe.
    Diten tjeter fillojne ceremoni te tjera deri kur merret plehu i bagetive dhe hidhet mbi nje arre pastaj mbreti vet mbjell tre rrjeshta me elb ai punon arren me nje lloj parmende qe terhiqet nga dy buaj.
    Qe nga ai moment fillojne mbjelljet ne gjith territorin Hunza megjithse ndonje mund te kete filluar edhe nje jave me pare per efekt te lartesive te ndryshme qe ndodhen fshatrat dhe kohes se mire.
    Pastaj fillojne edhe disa lojna ku me shume me terhoqi ajo e Harketareve ku 30 harketare provojne aftesite e tyre duke shenuar mbi nje objekt varur ne dru.Harqet e tyre jane shum te medhenj dhe jane te bere prej druri shum te lehte, ato kane brire dhie , dhe jane te veshur me litar lekure.

    Nje feste tjeter eshte edhe ajo e karnavaleve qe eshte pak a shume si te gjitha festat e karnavaleve.
    Ajo qe me eshte ngulitur ne tru thot Lorimer . eshte se ata ne te gjitha keto festa nuk hane e pine me perjashtime te rralla mund te pijne pije lokale pra te tyre por asnjeher nuk egzagjirojne dhe nuk dehen. Ata nuk kane nevoje per pije apo ushqime eksituese qe te jene te lumtur perkunrazi pothuajse nuk pine kurre pije te tilla.
    larguar forever

  10. #70
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    A ju duket si shqip kjo muzikė e Kalashave? (nga sekondi i njėzetė e deri kah gjysma)


Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •