-
i/e regjistruar
Natë pa gjumë
Nëpër Damarë të gjakut shtegton
çdo qelize i jep frymë e dashuri
çdo gjë përpara shemb, marshon
tejpërtej mishit, ashtit nëpër brendësi
Rebelohen rruzat e kuqe, rruzat e bardha rebelohen
formojnë murana mbrojtëse, pyesin çpo ngjet
Kush u përvodhë kaq hajnisht, bedenat po na rënohen
Në Kalanë e papushtuar kush po ngre pushtet
Kaq befasisht, nga erdhë kjo shtrëngatë
habiten forcat mbrojtëse, tek binin pa jetë
Krismat bartnin kumtin në këtë natë
Është ajo...është ajo...po ngre pushtet
Me dritën e hënës, ndezet një shëndan
Në hyrje të kalas emblema e praruar
E gjithpushtetshme u ngrite muranë
cep më cep të zemrës së pushtuar
-
-
i/e regjistruar
Si falem dot gjumit, nuk ia kam besën natës
Frikësohem e vret qetësi e passhtrëngatës
-
-
Dëgjo trupin punëtorë, harroji mendimet... janë mendimet ato që të zënë mëndjen dhe s'të lënë të flesh. Kam qënë në të njojtën orbitë edhe unë këto ditë.
Drini.
-
-
i/e regjistruar
Frynë përjashta një erë e lehtë
një erë e lehtë brenda frynë
në këtë natë qetë e qetë
në mes të valles ne na hynë
Pas ditës së nxehtë - vapë, trishtim
sa hap e mbyll syt ndërron stina
Kërset përjashta një bubullim
bëhët gati të plas vërshima
Brenda s'ndalet melodia
hidhet vallja, aq na bënë
pikë e pesë u bëftë gjithësia
...neve të qetë le të na lënë
Na mjafton hapsira brenda
për ta ngritur pushtetin tonë
ikni djaj deri nesër mbrëma
natë ti zgjatë përgjithmonë
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt