Zoti eshte plotesisht kunder vetevrasjes. Ai eshte krijues i jetes. Denimi me vdekje qe mori njeriu nuk ishte nga Perendia, por nga mosbindja. Zoti donte qe njeriu te jetonte pergjithmone prandaj i tha te mos hante nga pema e frutit te njohjes, perndryshe do te vdiste. Dhe Zoti do qe ne te jetojme prandaj dergoi Birin e Tij qe ne te gjejme jeten tek ai.
Matrix, thua qe ne kurre nuk mund ta kenaqim Zotin.
Ajo qe eshte e vertete eshte qe Zoti gjen kenaqesi madje dhe ne frymemarrjen qe na dhuron cdo cast. Ai na do aq shume sa te vetmen gje qe na kerkon eshte qe ne te jemi te lire ne dashurine e Tij, te jemi foshnjat e tij, te jemi te dashurit e tij. Nese duam ta kenaqim Zotin "me veprat tona" patjeter qe do te deshtojme, ashtu sic deshton vogelushja ime kur ben c'i thote koka. Por kur syte tane jane te fiksuar ne gezimin e Atit dhe ne lavdine qe i jep bindja jone Atij, atehere kuptojme dashurine dhe kenaqesine pa kushte qe Perendia ka ndaj nesh.
Eshte shume e lehte ta kenaqim Perendine. Ta leme te jete Ati yne, shpetimtari yne, Hiredhenisi yne!
Krijoni Kontakt