E.Kushova
Historia e një të gruaje të sëmurë, trutë e së cilës janë jashtë çdo funksioni, ka kohë që po diskutohet gjykatave në SHBA. Kështu dje Gjykata Supreme e Floridas ka vendosur të hedhë poshtë një ligj të vjeshtës së kaluar që kishte si synim të mbante gjallë të sëmurën Terri Schiavo. Ajo po mbahet në jetë me një tub ushqyes kundrejt dëshirës së bashkëshortit të saj. Gjykata unanime vendosi se ligji që e mban gjallë të sëmurën Schiavo dhunon ndarjen e pushtetit mes degës gjyqësore, legjislative dhe ekzekutive. Gjykatat e ulëta kishin vendosur që Michael Schiavo mund t’ia hiqte tubin ushqyes, por pushteti legjislativ miratoi një ligj që i përmbysi vendimet e gjykatave. Guvernatori Jeb Bush, i vëllai i presidentit Bush, më pas e përdori këtë ligj për të urdhëruar rivendosjen e tubit ushqyes që të mbante në jetë gruan 40 -vjeçare. Vendimi i djeshëm i gjykatës u mor disa javë pas debatesh të ashpra. Nuk dihet ende nëse vendimi do t’i hapë rrugën heqjes përfundimtare të tubave ushqyes, që do të çonin dhe në vdekjen e të sëmurës. Ndërkohë prindërit të saj duan që ajo të mbetet gjallë. Terri Sciavo që jeton në një shtëpi kujdesi mjekësor në Clearwater, mund të marrë frymë edhe vetë, por ushqehet apo hidratohet vetëm me një tub që i mundëson jetesën. Zemra e kësaj gruaje ka 14 vjet që ka pushuar së rrahuri.
Krijoni Kontakt