Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Trebeshina, i parė nga prapaskenat e Lidhjes sė Shkrimtarėve


    Belina Budini
    08-01-2007


    Kasem Trebeshina



    E kanė quajtur tė gjithė "disident i kulluar", por ai do tė donte thjeshtė tė ishte shkrimtar i lexuar, tė ishte dramaturg i gjallė nė teatėr. Me pjesėn mė tė madhe tė krijimtarisė ende tė pabotuar dhe me 76 drama, pėr asnjėrėn prej tė cilave nuk janė hapur dyert e Teatrit tė Tiranės, Kasėm Trebeshina, nė moshėn 80-vjeēare vazhdon tė mbetet i pakuptuar dhe i panjohur. Kritika letrare e ka quajtur prijės tė modernitetit tė letėrsisė shqipe, e megjithatė, vepra e tij nuk ėshtė pjesė e rėndėsishme e programit mėsimor nė shkolla dhe nė libraritė e Tiranės zor se mund ta gjesh... Ėshtė konsideruar edhe rast unik i pėrputhjes sė afshit dhe pasionit human e shpirtėror me letėrsinė e vėrtetė; por as promemoria e tij e famshme drejtuar Enver Hoxhės, njė nga veprat mė tė guximshme tė disidencės shqiptare, dhe as dhjetėra veprat letrare qė ka shkruar e vazhdon tė shkruajė, nuk kanė mjaftuar pėr ta sjellė nė kėtė botė Kasėm Trebeshinėn...
    I ikur nga bota

    Ndoshta koha e tij nuk ka ardhur ende... Tė paktėn, pėr sa kohė nuk janė hapur ende dosjet. Shkrimtari ka bėrė vazhdimisht thirrje qė dosja e tij tė hapet komplet, por vetėm pjesė tė saj kanė dalė nė dritė dhe njė tentativė pėr tė ringjallur Trebeshinėn, duket se ka qenė njė libėr gjysmė-dokumentar i shkruar nga gazetari Nuri Dragoi, botuar nė fund tė vitit 2006, nė dhjetor. Prapaskenat e Lidhjes sė Shkrimtarėve, janė pjesėt mė intriguese tė kėsaj dosjeje tė paplotė rreth shkrimtarit dhe disidentit, edhe pse nuk dalin ende tė gjithė emrat e atyre shkrimtarėve qė thurėn aktakuzėn kundėr Trebeshinės. Duket se, me gjithė rezervimin e vazhdueshėm pėr tė folur pėr jetėn e tij dhe marrėdhėniet me shkrimtarėt, Trebeshina ka komentuar nė kėtė libėr, disa nga emrat e rėndėsishėm tė Lidhjes sė atėhershme.

    Ndėrsa nuk mungojnė edhe nė librin e Nuri Dragoit, deklaratat e Trebeshinės pėr shkrimtarėt shqiptarė, nė njė intervistė dhėnė gazetės "Express" tė Kosovės, jo shumė kohė mė parė, shkrimtari disident ėshtė shprehur se: "Shkrimtarėt shqiptarė de fakto edhe de jure mua me kanė deklaruar luftė dhe kur mė deklarohet luftė u them: "Shtrėngohuni se do luftojmė!". Raportet janė krejt tė pėshtira. As s'dua tė di pėr Lidhjen e tyre, as s'dua tė di pėr shkrimtarėt shqiptarė! Le tė vazhdojnė luftėn deri ku tė dalė... Lidhja e Shkrimtarėve e ka bėrė propozimin qė tė digjet vepra ime dhe ka vendim gjyqi pėr djegien e veprės sime. Jo vetėm pėr mua, por edhe pėr Fishtėn, Koliqin, Nolin, Konicėn. Gjersa letėrsia shqipe ėshtė njė tempull ku ata kanė hedhur ato jashtėqitjet e tyre, vrerin e tyre dhe gjithė pėshtymat e tyre,- ose do t'i lėpijnė, ose ai s'ėshtė mė tempull. Aty s'kthehem mė...!".

    Nė promemorien e tij tė famshme drejtuar diktatorit, ku nuk heziton tė bėjė paralelizėm midis Enver Hoxhės dhe Luigjit tė Katėrmbėdhjetė, Kasėm Trebeshina shprehet pėr Lidhjen e Shkrimtarėve, se ajo "ėshtė organizuar si njė urdhėr murgjish mesjetarė. Nė krye tė Lidhjes ėshtė njė Mjeshtėr i Madh dhe tė gjithė janė tė detyruar ta dėgjojnė, pėrderisa vazhdon funksionin e Mjeshtrit tė Madh, duke parashikuar edhe tablonė e tė ardhmes sė regjimit qė nė vitin 1953: "...varfėria do tė bėhet e tmerrshme dhe vetėm regjimi i njė terrori tė pashembullt mund tė bėjė tė qėndroni nė pushtet. Por ai regjim do tė jetė shumė i rrezikshėm... Nė pėrfundim tė kėtij procesi historik, ju do tė detyroheni tė vrisni njėri-tjetrin dhe populli do tė mbytet nė gjak...". Kjo letėr e shkruar me njė guxim tė tmerrshėm, do tė sillte kalvarin e dramės sė Kasėm Trebeshinės. Nuk i shpėtoi burgut dhe as harresės, nė tė dyja kohėrat...

    Dy fjalė pėr jetėn e Trebeshinės

    Kasėm Trebeshina ka lindur nė Berat, mė 5 gusht 1926. Filloi studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, por i ndėrpreu mė 1942, kur u pėrfshi nė Luftėn Nacional Ēlirimtare. Trebeshina ndėrpreu edhe studimet e larta nė Institutin e Teatrit "Ostrovski" tė Leningradit dhe iu kushtua tėrėsisht krijimtarisė letrare. Nė vitin 1961 botoi poemėn "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit tė maleve" dhe njė pėrkthim pa emėr tė Garsia Lorkės. Veprat e Trebeshinės nisėn tė botohen nė fillim tė viteve '90, fillimisht nė Prishtinė: "Stina e stinėve" 1991; "Mekami", "Melodi turke", 1994; "Historia e atyre qė nuk janė" 1995 dhe nė Tiranė: "Legjenda e asaj qė iku", 1992; "Koha tani, vendi kėtu, 1992; "Qezari niset pėr nė luftė", 1993; "Rruga e Golgotės", 1993; "Lirika dhe satirė" 1994: "Hijet e shekujve", 1996; "Ėndrra dhe hije" drama; 1996 etj. Megjithatė, pjesa mė e madhe e veprės sė Kasem Trebeshinės ėshtė ende nė dorėshkrim: 18 vėllime me poezi, 42 pjesė teatrore, 21 romane e vėllime me tregime etj. Pėr qėndrimet e tij tė hapura kundėr regjimit, u burgos dhe veprat i mbetėn nė dorėshkrim. Letra e tij "Promemorje" pėr Enver Hoxhėn, shkruar mė 5 tetor 1953, denoncoi vendosjen e pushtetit "monist" dhe tė metodės sė Realizmit Socialist.

    Trebeshina pėr Kadarenė:

    "Me Kadarenė s'dua tė kem asnjė lloj marrėdhėnie"

    "Me Ismailin jam njohur qysh nė vitin 1952. Kishim pikėpamje tė ndryshme. Ai ka qenė nė gjyqin tim nė vitin 1954. Dhe jemi takuar pėr herė tė fundit mė 25 janar tė vitit 1955, nė Rrogozhinė. Kur u kthye nga Bashkimi Sovjetik mė 1960, ishte transformuar i tėri nė njė njeri agresiv... Me intriga, duke krijuar miqėsira me fėmijėt e udhėheqjes, duke lėshuar direktiva pėr proletariatin botėror, nuk bėhet letėrsi... Dhe intriganti, kushdo qoftė ai, nuk mund tė jetė njeri... Me njerėz si Ismail Kadareja, nuk dua tė kem asnjė lloj marrėdhėnieje...",- citohet Trebeshina nė librin "Dosja Trebeshina dhe prapaskenat e Lidhjes".

    Kadare pėr Trebeshinėn:

    "Trebeshina mė ka quajtur agjent tė Perėndimit"

    RA1: Kritika nuk vjen vetėm nga Perėndimi. Shkrimtari dhe disidenti shqiptar Kasėm Trebeshina, ka folur mbi epokėn Hoxha-Kadare dhe ju ka drejtuar kritika tė ashpra.

    IK: Kasem Trebeshina eshte nje pseudo-disident. Kasem Trebeshina gjithė jetėn vetėm mė ka kritikuar. Mė thoni ēfarė kritikash mė ka bėrė? Ja njė shembull: kur mė 1971 romani im i parė u botua nė Francė, Kasėm Trebeshina ka bėrė njė kritikė dyzet faqesh, ku mė quante njė agjent tė Perėndimit, pėrderisa mė pėlqente Perėndimi.

    RA1: "Pseudo disidenti" Trebeshina ndenji, megjithatė, 13 vjet nė burg.

    IK: E para, s'ka qenė 13 vjet nė burg. Pėrpara se tė hynte nė burg, ishte oficer nė Ministrinė e Brendshme.

    RA1: Ju nuk keni gabuar politikisht asnjėherė?

    IK: S'kam gabuar, unė s'jam marrė ndonjėherė me politikė, s'ka bėrė ndonjė njeri politikė atėherė, ishte e pamundur....

    Fragmenti ėshtė nxjerrė nga njė intervistė e Kadaresė me radion austriake 1 (RA1), realizuar mė 13 shtator 1998.

    Trebeshina pėr Agollin:

    "Dritėroi ėshtė interesuar pėr mua"

    "Me Dritėro Agollin nuk njihemi, ose njihemi pa u njohur qė nga largėsia. Kemi dėgjuar pėr njėri-tjetrin, jemi interesuar pėr njėri-tjetrin, nuk kemi qenė tė njė mendjeje me njėri-tjetrin. Dhe punėt kanė mbetur me kaq. Mė 1974-'75, Dritėroi dėrgoi dy herė Fatos Arapin dhe mė propozoi tė takoheshim dhe tė bisedonim. Herėn e tretė, Fatosi erdhi nė mars tė vitit 1975 dhe mė pėrsėriti propozimin. Nė atė kohė unė punoja si pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri" dhe i pranishėm nė bisedėn tonė ishte edhe Sotir Caci. Unė e hrefuzova takimin se ishte nė pozita krejt tė kundėrta dhe nuk kishim asnjė pikė tė pėrbashkėt, ku tė mbėshtesnim argumentet e bisedimeve. Por nė atė moment ndėrhyri edhe Sotir Caci, i cili afėrsisht tha: Kasėmi nuk ka se ēfarė tė bisedojė me ju. Sepse pas 20-30 vjetėsh nuk mund tė ndryshojė pozicion. Madje unė do ta kritikoja i pari po tė ndryshonte. Kėshtu u mbyll biseda nė atė kohė. Ndėrsa nė vitet e mėvonshme, me sa jam nė dijeni, Dritėroi ėshtė interesuar pėr mua. Gjersa nė vitin 1990, mė 23 maj dhe mė 6 qershor i shkrova dy letra qė t'i mbyllnim tė gjitha kontradiktat dhe tė kalonim nė marrėdhėnie normale midis shkrimtarėsh, duke ruajtur secili pikėpamjet e veta. Ishte radha e Dritėroit tė mos mė pėrgjigjej. Nga ana ime, qė nga largėsia e kam vlerėsuar Dritėroin si shkrimtarin mė tė mirė tė Realizmit Socialist. Pėr mua, ai ishte autor qė e ndjente personazhin, ishte i natyrshėm nė krijimtari dhe e kishte naivitetin e domosdoshėm tė shkrimtarit. Cilėsitė e tij dilnin nė pah nė njė pjesė tė veprės dhe sidomos tek "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo". Njihte mirė edhe humorin qė ėshtė e domosdoshme pėr veprėn e ēdo shkrimtari...".

    Agolli pėr Trebeshinėn

    "Disident si Trebeshina nuk ka"

    "Unė, Kasėm Trebeshinėn e njoh dhe kam shumė respekt pėr tė. Kasėm Trbeshina ka qenė njė trim i madh nė luftė dhe pas saj. Ėshtė shkrimtar i mirė dhe shumė shkrime tė tij kanė mbetur pa u botuar... Kasėmi e thoshte me trimėri ēdo gjė. Nė vitin 1953 i dėrgon njė letėr Enver Hoxhės, ku i thotė se metoda e Realizmit Socialist nė letėrsi ishte metodė qė pengon zhvillimin e saj, i pengon frymėmarrjen. Letėrsia nuk bėhet me urdhėr... Sot, thonė shumė shkrimtarė qė pretendojnė se dikur kanė menduar ndryshe, se gjoja janė disidentė, etj., etj., por nė fakt disident si Trebeshina nuk ka... Ėshtė i vetmi qė mendimet e tij i ka dhėnė me shkrim dhe ato janė tė dokumentuara edhe sot...".

    DOSJA TREBESHINA

    DOKUMENTI

    Pjesė nga hreferati kryesor qė ėshtė mbajtur nė muajin shkurt 1954 nga Dhimitėr Shuteriqi, nė mbledhjen e Lidhjes sė Shkrimtarėve ku u dėnuan: M. Ndoja, K. Trebeshina dhe M. Myftiu. Pak kohė mė parė, Kasėm Trebeshina i ishte shprehur Dhimitėr Shuteriqit, se nuk do tė lejonte qė Lidhja e Shkrimtarėve tė kthehej nė njė repart pune tė detyruar.

    Si u dėnua nga Lidhja, Kasėm Trebeshina

    "...Mark Ndoja, duke pėrfituar nga megalomania e Kasėm Trebeshinės dhe e Mehmet Myftiut, krijoi bashkė me kėta tė dy, njė si grup tė vogėl, tė cilin ata synonin ta zgjeronin me shkrimtarė tė tjerė. Cilat ishin pikėpamjet e kėtyre shokėve?

    Ata mbanin njė qėndrim nihilist ndaj letėrsisė sė sonė tė Realizmit Socialist. Nga njė anė mendonin se kjo letėrsi ėshtė "pėrtokė", nga ana tjetėr e shpjegonin kėtė me vetė frymėn e Partisė nė letėrsi... Sa pėr Kasėm Trebeshinėn, ai ēdo shkrim dhe shkrimtar i shikonte vetėm nga njė prizėm: a ishin tė shkollės sė tij. "Shkoll" e tij, siē e deklaronte ai vetė, ishte romantizmi. Pėrballė veprave tė letėrsisė sonė tė Realizmit Socialist, M. Ndoja dhe M. Myftiu, vinin veprat romantike e dekadente tė Kasėm Trebeshinės. M. Ndoja i kushtonte edhe njė vjershė Kasėmit, ku e nxiste tė ēohej kundėr "fuqisė sė dhunės" por jo t'i kėndonte "jetės sė re"... Ata ishin pėr njė letėrsi "tė pėrjetshme", pėr tema "tė pėrjetshme" e tė "pėrgjithshme" njerėzore. Me fjalė tė tjera, shkrimtari shkėputej prej kohės sė tij, siē bėnte praktikisht Kasėm Trebeshina... Tema "tė pėrjetshme" nuk ka dhe nuk ka si tė ketė nė letėrsi. Temat ndryshojnė bashkė me njeriun, me shoqėrinė...
    Pikėpamjet e M. Ndojės, K. Trebeshinės dhe M. Myftiut kundėr letėrsisė sonė, ishin nė thelb pikėpamje kundėr Realizmit Socialist, pėr pasojė, kundėr letėrsisė pararojė sovjetike...
    3. Tė kėrkosh tė shkėputesh prej kohėsh, tė shkruash tema gjoja "tė pėrjetshme" ėshtė nė radhė tė parė kozmopolitizėm me brirė, gjithashtu edhe formalizėm me brirė... Por, nė qoftė se shprehet pesimizmi se gjoja na pengon fryma e Partisė, qė gjoja e pengonte Kasėm Trebeshinėn pėr tė shkruar "lirisht", kjo shokė, s'ėshte gjė tjetėr, veē tė kuptuar keq tė lirisė sė artistit.
    Gjithė kėto pikėpamje mbi letėrsinė tonė tė sotme, mbi letėrsinė sovjetike, idealizimi i klasikėve tė epokave tė kaluara e fetishizimi i formės, e kanė burimin e tyre kryesor te ky fakt, qė Kasėm Trebeshina e shpallte veten romantik, e M. Ndoja e M. Myftiu, nė vend qė tė tronditeshin nga ky anakronizėm, e shpallnin "shkrimtar tė madh" tė kohės sonė. Letėrsia jonė bazohet mbi traditat e folklorit... tė letėrsisė sovjetike qė themeloi Realizmin Socialist... Letėrsia tek ne, ndjek tė njėjtat qėllime qė ndjek Partia dhe Shteti...
    Naum Prifti pėr Kasėm Trebeshinėn:

    "Pėrse mungova nė gjyqin e Trebeshinės"

    "Pėr t'i dhėnė ekspertizės ngjyrė mė tė besuar, Sigurimi futi nė valle Lidhjen e Shkrimtarėve. Midis dramaturgėve qė do tė shqyrtonin veprat, Dalan Shapllo mė futi edhe mua. Kjo mė erdhi e papritur, sepse unė nuk isha nga njerėzit e afėrm apo tė besuar tė Lidhjes. Ai mė dorėzoi pesė vepra tė Kasėm Trebeshinės, pa i zgjedhur, ato qė i zunė duart nga togu dhe mė vuri nė dijeni, se duhet t'i lexoja e tė shkruaja njė relacion rreth pėrmbajtjes sė tyre. Nga njėra anė, mė erdhi mirė se do tė lexoja pesė vepra disidente, nga ana tjetėr nuk doja kurrsesi tė rėndoja Kasėm Trebeshinėn, me akuza pėr krijimtari disidente... I lexova me njė frymė, duke u habitur si me subjektet, ashtu edhe me idetė. Njėra prej tyre, me titull "Pėr ata qė s'janė mė" ishte akuzė e fortė kundėr hetuesve, njerėzve tė Sigurimit, tė zvetėnuar moralisht... Pėrgatita relacionin sa mė butė qė munda, duke pohuar se dramat e komeditė nuk ishin realiste, se nuk aludonin kundėr sistemit, mbasi ishin fryt i njė fantazie tė ēoroditur... Kėto mendime ia thashė edhe Dalanit, por ai tha se kishte lexuar njė dramė ku personazhet quheshin Anvar dhe Mahmud, aludim direkt pėr Enverin dhe Mehmetin... Duke gjetur njė justifikim tė besueshėm nuk u paraqita nė gjyq, por atje u lexua relacioni im...".

    Marrė nga shėnimet e Naum Priftit, tė shkruara nga Amerika, pėr aktakuzat dhe gjyqin e Kasėm Trebeshinės. Shkrimtari Naum Prifti ka shkruar vetė njė nga ekspertizat pėr Trebeshinėn, por nuk u paraqit nė gjyqin e tij.

    Disa nga akuzat e dėshmitarėve qė ridėnuan shkrimtarin

    "I pandehuri Kasėm, duke shprehur pakėnaqėsinė e tij ndaj pushtetit tonė popullor, nė njė bisedė qė ka zhvilluar me dėshmitarin Adem Avdo, nė vjeshtė tė 1977, ndėr tė tjera ka thėnė: "Pėr mua nuk ka atdhe. Shqipėria nuk mė pėlqen, sepse kėtu ka padrejtėsi tė madhe...".

    "Biseda tė tilla armiqėsore ai ka zhvilluar edhe me dėshmitarin Jorgo Bllaci, me tė cilin nė njė rast ėshtė shprehur: "...Nė luftėn Nacionalēlirimtare, Partia hodhi parullėn "Tė bashkohemi tė gjithė nė luftė kundėr fashizmit, pa dallim feje, krahine dhe ideje", por sa u arrit kjo fitore mbi fashizmin, kjo parullė u zhduk dhe u vu diktatura e njė klase mbi tė tjerat, duke persekutuar njerėz tė ndryshėm, si unė qė jam persekutuar pėr shkak tė ideve, tė cilat nuk pėrputhen me kėtė diktaturė... Po me kėtė dėshmitar, i pandehuri nė njė bisedė tjetėr, ka thėnė: "Realizmi Socialist dhe partishmėria nė art dhe letėrsi, janė vetėvrasje pėr artistin. Artisti nuk duhet t'i shėrbejė politikės".

    "Lidhur me pikėpamjen e tij armiqėsore nė fushėn e letėrsisė, i pandehuri Kasėm Trebeshina, edhe dėshmitarit Petrit Isufaj i ka thėnė: "Realizmi Socialist ėshtė i orientuar nga lart. Kjo tė ēon nė shterpėsi...".

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Pak nga libri tim, "E megjithate...jetojme!"

    Nuk di c'emer t'i ve te njejtit personalitet, shume apo pak te njohur, per vepren e tij krijuese ne dy kohe kaq te kunderta me njer-tjetren. Kemi metamorfozen e meposhtme:
    1.Veper ne sherbim te kombit, bashke me Veper ne sherbim te regjimit.
    2.Veper ne sherbim te kombit, bashke me Veper ne injorim te ish regjimit.
    Nuk mundesh, mor zoteri, qe te me mekosh dhe emocionosh njelloj, me dy vepra diametralisht te kundetra ne botkuptim. Mos genje as veten dhe as mua me alibine e autocensures, e cila kuptohet e ndjehet ne nje veper dhe nga me i thjeshti lexues shqiptar. Pse e them kete? Sepse, ne nje forme a tjeter, edhe ai e ka provuar ne jeten e tij te perditshme, kete lloj autocensure.
    Avash, avash, kjo autocensure, tek disa u kthye ne bindje, tek disa u be pjese e imponueshme ne veprimtarine e perditshme, tek disa shkaktoi strese e tronditje psiqike, tek disa mospermbajtje e kundershtime, me pasoja deri ne kapitale per jeten e tyre.
    Ajo qe une ngulmoj, si me pare edhe sot, eshte dalja e se vertetes per te persekutuarit e vertete nga ata ne komoditet. Sepse te dytet, qe thoni ju, heronj i njohem atehere, heronj po shfaqen edhe sot. Ky emerues i njejte, per te kunderta thelbesore, eshte injorimi me i paturpshem qe mund t'i behet hapesires dhe kohes se nje vendi, vete historise se tij.(Kaq nga libri)
    Mos kujtoni se dola nga tema. Ne ndarjen qe bej gjendet lehte se ku e ka vendin Trebeshina dhe ata qe me siguri sot e kane zili per disidencen e tij.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Pse nuk dalin asnjėherė nga loja kuadrot e Sigurimit

    Nga pretekset si shkrimtar tek vazhdimėsia e veprimtarisė sė Sigurimit tė Shtetit dhe e qėllimeve politike

    Si dhe pse pėrdoret Kasem Trebeshina

    - Portret i ish anėtarit themelues tė Seksionit tė Parė tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit (mė pas Sigurimi i Shtetit) dhe aktorit tė Teatrit Popullor, Kasem Trebeshina
    - Kush ėshtė nė fakt Kasem Trebeshina
    - Aktori i dėshtuar i Teatrit Popullor dhe dy dėnimet e ēuditshme tė tij
    - E vėrteta e dėnimit tė parė
    - Pse operativi i Sigurimi i drejtohej Kasemit “ti je yni”?
    - Pse Trebeshina nuk ka punuar kurrė gjatė komunizmit nė njė kohė kur tė tjerėt punonin edhe angari nė kampe pune


    Padyshim periudha e sundimit tė regjimit komunist ėshtė ndėr mė tragjike dhe mė tė trishtuara nė Shqipėri. Ndėrtimi i njė regjimi kriminal duke pasur nė qendėr veprimtarinė e Sigurimit tė Shtetit rrjedhimisht qė ka lėnė pasoja tė rėnda mbi vendin edhe sikur armės famėkeqe tė i ishte tretuar fare pėrbėrja e strukturės organike. Nė rrethana tė ndryshme njerėz qė kanė qenė brenda burgut tė madh ose brenda burgut tė vogėl, kanė treguar edhe nė vitet e demokracisė shenjat e veseve me tė cilat janė ushqyer nė diktaturė. Afėrmendsh kuptohet se Sigurimi nuk i braktis njerėzit e tij. Nuk ėshtė e rastėsi qė pas 1991 “viktima” mbrohet nga persekutorėt apo mė ke akoma pėrdoret nga ata. Jo mė kot ai i drejtonte letra Enver Hoxhės dhe ky i fundit e fal dhe nuk i bėn pėrshtypje asgjė nė kohėn kur tė ikte koka pa menduar fare.
    Pėr njė njeri qė merr ose i vėnė pėrmasėn e disidentit, qoftė kjo njė mbulesė e vjetėr ose krejt e re, analiza nė ēdo kohė do tė ishte e mirėpritur si domosdoshmėri e informimit tė publikut. Njė realitet krejt tjetėr gjendet nė letra, pikėrisht aty ku e vėrteta nuk mund tė lėvizės sipas dėshirės sė protagonistėve nė vitet e tjera.
    Njė realitet i hidhur ndodh rėndom nė Shqipėrinė tonė. Njerėzit mėkatarė qė e kanė pėsuar dhe vetė mė pas nga mekanizmi qė ata kanė pėrdorur kundėr tė tjerėve, janė shpallur jo pak herė tė vuajturit e mėdhenj. Njė shembull mund tė jepej pėr shembull pėr Pjerin Kēirėn, ish oficerin e Sigurimit dhe inskenoi futjen e armėve nė kishė dhe qė mė pas u dėnua me vdekje “pėr nxjerrje sekreti”. Kēira e pagoi me vdekje mėkatin e madh, por sot figuron i persekutuar dhe nė bazė tė nenit kaq e aq, pasardhėsit e tij kėrkojnė dėmshpėrblim financiar.
    Njė rast tjetėr personazhi interesant, ėshtė ai i z.Kasem Trebeshina, pėr tė cilin ėshtė thėnė se ka bėrė njė dynja burg dhe paska qenė shkrimtar i madh e kundėr regjimit. Nėse do tė vesh re me kujdes jetėshkrimin e Trebeshinės, do tė vėresh pėrnjėherė se atij i mungojnė saktėsia e viteve tė hyrjes dhe daljes nga burgu si dhe profesioni qė ka ushtruar ai nė kohėn qė nuk ka qenė nė burg. E pra Kasem Trebeshina nuk ka qenė shkrimtar, por partizan i luftės civile (me kėtė gjė ėshtė mburrur jo pak herė gjatė viteve tė diktaturės), nuk ka qenė shkrimtar por oficer i seksionit tė parė tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit, pėr tė vazhduar deri oficer i Sigurimit tė Shtetit. Nga Bashkimi Sovjetik Kasem Trebeshina nuk ka ardhur si shkrimtar por si aktor me destinacion teatrin kombėtar.
    Pra karriera e Trebeshinės nuk ka filluar si shkrimtar, por si njė ushtarak, bile i njė prej armėve mė kriminale tė regjimit komunist. Ai u aktivizua nė luftėn civile tė viteve 1943 – 1944, nė krahun e atyre qė shkaktuan tragjedinė mė tė madhe tė kėtij vendi, duke vazhduar misionin nė krye tė famėkeqes Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit.
    Nė moshė fare tė re si komunist rigoroz kundėr kundėrshtarėve politikė tė Partisė Komuniste. Pėr vitet mė tė egra tė luftės civile, Trebeshina asnjėherė nuk ka dashur tė bėjė transparencėn e duhur. Madje pėr shumė vetė, ka qenė e panjohur ē’ka bėrė z.Trebeshina nė kėto vite, teksa jemi mėsuar tė akuzojmė drejtues tė lartė komunistė, pėr masakra mbi fshatarė tė pafajshėm tė krahinave tė ndryshme tė vendit. Ē’ka bėrė pra DMP-isti Kasem Trebeshina nė kėtė kohė? Pėrse kjo kohė nuk merr asnjėherė zbardhjen e duhur. Pse ai ishte pėrnjėherė pjesė e seksioneve informative tė ngritura pranė njėsive komuniste partizane apo jo.
    Me vendosjen e regjimit komunist nė fund tė vitit 1944, ngrihet nė detyrė, por jetėshkrimi i Trebeshinės ishte sėrish i mangėt pėr publikun e pasditeve 90-tė.
    19 vjeēar, Trebeshina do tė listohej ndėr drejtuesit mė aktivė tė armės famėkeqe tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit mė 1945, armė nė themel tė sė cilės qėndronin Serbia apo Rusia dhe qė do tė ishte pasuesja e Sigurimit tė Shtetit.

    Nė seksionin e parė

    Pas kategorizimit tė udhėheqjes sė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit, me nė krye vjen seksioni i parė i saj. Kasem Trebeshina si themelues i kėsaj arme famėkeqe, bėnte pjesė nė seksionin e parė tė saj. Pėrveē Koēi Xoxes qė ishte drejtues i DMP-sė, drejtuesit e lartė tė saj ishin: -Kadri Hazbiu – pėrgjegjės, Mit’hat Poloska, Niko Ēeta, Nesti Zoto,
    Siri Ēarēani, Thoma Karamelo.
    Nė seksionin e parė tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit, Kasem Trebeshina bėnte pjesė nė krah tė tė poshtėshėnuarve:
    -Mit’hat Poloska
    -Foni Qirko
    -Afėrdita Deliana
    -Skėnder Tupe
    -Kolec Ilia
    -Ilo Vero
    -Manushaqe Qadhimi
    -Edip Ēuēi
    Nė asnjė prej jetėshkrimeve tė Trebeshinės, nuk figuron tė bėjė pjesė aktiviteti i tij i viteve 1944 – 1947. Edhe nė njė letėr qė i dėrgon udhėheqjes mė vonė, ai thotė se dihet prej instancave mė tė larta se ē’ka bėrė ai deri nė vitin 1947. Duke qenė pjesė thelbėsore e armės sė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit dhe mė vonė rrjedhimisht i Sigurimit tė Shtetit, natyrisht qė “puna” nuk mund tė kuptohej jashtė profilit tė njohur tė kėsaj arme. Nė kohėn kur Sigurimi i Shtetit i Koēi Xoxes dhe i Nesti Kerenxhit bėnte kėrdinė nėpėr Shqipėri, z.Trebeshina ishte pjesė e kėsaj arme. Nuk mund tė mendohet se tė gjitha aktet i bėnė me dorėn e vet famėkeqėt Kerenxhi apo Xoxe. Kishte edhe tė tjerė qė ishin tė zellshėm nė punėt e tyre. Njė rast i tillė mund tė pėrmendet fjala vjen pėr shkrimtarin Sotir Andoni, pėr tė cilin mund tė pyetej z.Trebeshina a ka pasur dorė kur pėrdorte kamxhikun e oficerit mbi shpinėn e njerėzve tė padėshiruar ose tė pėrndjekur nga regjimi. Edhe periudha e burgosjes pėr z.Trebeshina, mund tė pėrmendet se nuk e pėrligj periudhėn e mėparshme kur ai ka shėrbyer. Sepse njė rast tė tillė mund tė kenė pasur pėr shembull Koēi Xoxe, etj, tė cilėt pėrfunduar pas hekurave, por qė patėn fatin e keq se nuk u morėn me veprimtari letrare.

    Nė konflikt me kombin

    Nj tjetėr moment qė do tė mund tė vihet re me lehtėsi ėshtė konflikti me kombin, pavarėsisht se ai maskohet si konflikt me shtetit. Por edhe me shtetin ėshtė njė konflikt keq i maskuar pasi nė tė gjitha letrat dhe dėshmitė e Trebeshinės del respekti i tij pėr Republikėn Popullore tė Shqipėrisė. Rrjedhimisht konflikti i vėrtetė i Trebeshinės ėshtė me kombin.
    Nė ēdo kohė, nė regjime totalitare, nė demokraci, nė anarki, nė kohė tė turbullta, republika, monarki, etj, kombi ėshtė njė frymėzim i madh pėr shkrimtarin. E megjithatė, z.Kasem Trebeshina nė vitin 1953 me njė letėr drejtuar Enver Hoxhės ka kėrkuar heqjen e shtetėsisė shqiptare, pasi nuk e ndjente veten shqiptar.
    Shkrimtari kėrkonte tė jepte nė kėtė mėnyrė njė rast tė pashembullt kundėr kombit tė tij.
    Koha e kalimit tė z.Trebeshina nga njėri sektor nė tjetrin nuk njihet. Z.Trebeshina do tė bėnte mirė tė ishte transparent nė kėtė pikė. Mbase libri i xhepit i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit, si njė revistė letrare qė frymėzonte oficerėt e kėsaj drejtorie nė punėt e mėdha mbi armiqtė e partisė, mund tė ketė shėrbyer si nxitės pėr kalimin e dyfishtė tė z.Trebeshina drejt letėrsisė. Por z.Trebeshina ndėrpreu edhe studimet e larta pėr tė ardhur nė Tiranė nė rolin e aktorit tė Teatrit Popullor.
    Mėkatet e shumta tė Trebeshinės qė kanė rėnduar mbi sa e sa jetė njerėzish tė kaluar nėpėr duart e tij, si duke ka sjellė ndonjė lėndim. A i kanė dalė ndonjėherė hijet e njerėzve qė torturoheshin nė qelitė e SEMP-eve, DMP-sė apo Sigurimit tė Shtetit? Kėtė vetėm ai mund ta thotė, por vetė jeta e Trebeshinės e tregon se ai nuk ka shpėtuar mėrisė sė madhe qė ka fituar nga viktimat e tij.

    Nga Moska nė Tiranė, pse

    Kasem Trebeshina ka lėnė punėn e efektivit tė Sigurimit tė Shtetit dhe ėshtė dėrguar me studime nė Bashkimin Sovjetik. Ky qenė pikėrisht viti 1947. Kėtė “e di mirė Partia se” thotė ai. Mirėpo pikėrisht nė kėtė janė dėrguar nė Moskė pėr specializim kuadrot kryesorė tė Sigurimit qė kanė pėr shembull Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziēishti, Vaskė Koleci, etj. Kėta pėr ēudi u bėnė nė kohė tė ndryshme titullarė tė Sigurimit tė Shtetit dhe pėr ēudi tė gjithė pėrfunduan keq. Kėtu na lind e drejta pra tė pyesim se ēfarė shkolle apo kursi la nė mes Kasem Trebeshina. Dėshira pėr t’u bėrė “shkrimtar”?
    Pa i mbaruar kėto studimet ai ka ardhur nė Shqipėri dhe ėshtė emėruar aktor nė Teatrin Popullor. Kėtu ka filluar tė luajė keq, tė mos dalė nė rolin e kėrkuar. Edhe veprat e tij nuk janė tė thella, pasi nuk e ka nxjerrė mirė artistikisht rolin e madhe tė partisė dhe pamjen e keqe tė armikut tė popullit. Dėshira pėr tė shkruar e ka ēuar atė pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė adresė tė sė cilės ka shprehur ankesa pa fund. Nė fakt vepra e Trebeshinės e kėsaj kohe ka shumė naivitet dhe pėrcjell mė tepėr realitetin jointeresant tė asaj kohe.

    Nga Rushen Alimerko

    Gazeta 55
    (20.08.2007)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Argumentet e Nexhmije Hoxhės mbrojtėn Kasem Trebeshinėn

    Kasem Trebeshina e imagjinonte botėn nė njė rrezik tė madh. Kjo pėr shkak tė “amerikanizmit”, tė cilin e urrente dhe pėr kėtė shkak ai e kishte gjetur ēelėsin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve tė tij zherzhinsko - DMP-iste. Sipas Trebeshinės vetėm ndėrhyrja e Bashkimit Sovjetik do tė mund tė shpėtonte atė botė qė e shqetėsonte atė

    - Aktori Trebeshina e quante veten dezertor
    - Urrejtja e Kasem Trebeshinės pėr Amerikėn
    - Letra e Kasemit: Komandant mė ēo jashtė shtetit
    - Avokati i Kasemit mbrohet me argumentet e Nexhmije Hoxhės
    - Trebeshina nė Zvicėr, poet i kullės sė fildishit
    - Poezia, stacion i pamundur rehabilitimi pėr ish-oficerin e Sigurimit


    Kasem Trebeshina e imagjinonte botėn nė njė rrezik tė madh. Kjo pėr shkak tė “amerikanizmit”, tė cilin e urrente dhe pėr kėtė shkak ai e kishte gjetur ēelėsin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve tė tij zherzhinsko - DMP-iste. Sipas Trebeshinės vetėm ndėrhyrja e Bashkimit Sovjetik do tė mund tė shpėtonte atė botė qė e shqetėsonte atė.
    Momentet e jetės sė Kasem Trebeshinės pėr ēdo lexues ose kureshtar tė zakonshėm vijnė tė mjegulluara, jo tė plota dhe me ngjyrime pėrgjithėsuese. Midis konsumimit tė njė vepre penale tė dėnueshme nga regjimi komunist dhe pasojės qė ajo sillte, nė rastin e Trebeshinės ka njė mospėrputhje tė ēuditshme. Duket sikur ka njė ēėshtje penale, pastaj hetuesit janė tė butė, mungon tortura, mungon dėshira pėr tė rritur veprėn penale dhe nė fund fare jepet njė dėnim qė nuk zbatohet kurrė i plotė. Asnjėherė Trebeshina nuk ka vuajtur aq sa ėshtė bėrė e njohur nė njė vendim.
    Nuk ėshtė e panjohur tė themi se Kasem Trebeshina ėshtė arrestuar pėr agjitacion e propagandė. E megjithatė ėshtė trajtuar mirė dhe nė pėrfundim tė tė gjithave e ka hedhur me 11 muaj heqje lirie. Rrethanat e ndalimit tė tij vijnė nė kohėn kur ishte aktor nė Teatrin Popullor dhe kur kishte shkruajtur tre letra pėr udhėheqjen, njėra prej tė cilave pėr Enver Hoxhėn. Sikur kėto letra t’i kishte shkruar njeri tjetėr le tė themi njė qytetar i zakonshėm apo njė nėpunės i kohės sė Zogut i papėrzier me ngjarjet e luftės, me siguri do t’i ikte koka. Kjo jo pėr pėrmbajtjen e letrave sesa pėr mėnyrėn se kujt dhe si drejtoheshin kėto letra.

    Dosja penale e Kasem Trebeshinės

    Pėr Kasem Trebeshinėn nuk njihen shumė gjėra nga publiku i gjerė. Mjafton pėr kėtė tė thuhet se gati askush nuk e di qė ai qė njihet si shkrimtar e ka filluar “penalitetin” e tij nga pozita e aktorit jetėpak tė Teatrit Kombėtar. Pasi i ka dhėnė fund pėrvojės nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit si dhe asaj tė Sigurimit tė Shtetit duke kontribuar nė goditjen e “armikut tė klasės”, Kasem Trebeshina u dėrgua nė Bashkimin Sovjetik pėr pėrvojė tė mėtejshme. Mirėpo krejt papritmas ai i ndėrpret kėtė studime dhe vjen nė Shqipėri.

    Aktori Kasem Trebeshina

    Mė 8 prill 1954 zhvillohet hetuesia nga majori i Sigurimit tė Shtetit, Sotir Zavalani.
    Nė fillim hetuesi e pyet tė tregojė sesi lindi ideja pėr t’u larguar nga Shqipėria. Ai shpjegon se rreth 25 shtatorit gjatė provave nė Teatrin Popullor, Esma Agolli po qante dhe pėr kėtė ka shkuar nė shtėpinė e Mehmet Myftiut. Ky i kishte thėnė ta shikonte jetėn me optimizėm “nė lidhje me Esmanė dhe gjithė jetėn”. Mė 27 ose 28 tetor 1953 kishte arritur nė pėrfundimin se nuk gjente vend nė shoqėri.

    Trebeshina: Komandant mė ēo jashtė shtetit

    Nuk e ka pasur tė vėshtirė t’i shkruaj komandantit pėr tė shkuar jashtė shtetit. Dhe ēuditėrisht nuk ka pėsuar gjė. Sikur njė gjė tė tillė ta kishte bėrė njė qytetar i zakonshėm, ose ta zemė njė ish nėpunės i ulėt apo i mesėm i kohės sė Zogut, padyshim nuk do tė dihej se ku do t’i shkonte koka dhe nė rastin mė tė mirė ēelėsat e qelisė sė tij do tė hidheshin nė det. Mirėpo regjimi tregohet i butė me ish-oficerin e Mbrojtjes ės Popullit. Nė hetuesi askush nuk pėrdor dorė, janė tė njerėzishėm dhe nė fund fare as nuk mendojnė pėr ndonjė dėnim tė madh. Sherret e Kasemit tė nisura mė sė shumti me shkrimtarėt e Lidhjes janė parė vetėm brenda kėtij rrethi dhe nuk janė menduar asnjėherė se Kasemi ėshtė kundėr pushtetit. Nė deponimin e tij nė hetuesi ai ndėr tė tjera shprehet:
    “Mė 7 ose 8 nėntor 1953 mua mė lindi pėr herė tė parė ideja pėr tė ikur jashtė shtetit, nė kėtė kohė e kam pasur me gjithė mend dhe kisha nė mėnd tė shkoja nė Zvicėr, por kėtė ēap unė do ta bėja pasi t’i bėja njė letėr komandantit”.

    “Mė futni nė dhjetėshe”

    Motivi kryesor i sherrit tė Kasemit nė kėtė kohė ėshtė tė hyjė nė 10-n e mė tė mirėve. Tamam pėr tė qenė si 10 sportistėt mė tė mirė tė vitit. Meqė ishte krejtėsisht i pakėnaqur nga trajtimi nė Lidhjen e shkrimtarėve, Trebeshina e ka konsideruar Lidhjen e Shkrimtarėve “grup intrigantėsh”. Kjo urrejtje kishte nisur nga mosbotimi i veprave letrare prej Lidhjes si “Shqiponjat e maleve tona”, “Tė rinjtė e kohės tonė”, “Nėpėr dy botė” dhe vėllimi i vjershave “Kėngėt e kėngėve”. Ai kishte dėshirėn e madhe tė ishte njėri prej 10-s mė tė mirė tė letrarėve tė vendit. Por kur i konsideronte veprimet e Lidhjes si “policore”, si shpjegohet qė Trebeshina do i shkruante “komandantit” pėr tė shkuar paqėsisht nė Zvicėr. A ishte kjo kėrkesė veprim jologjik i tij apo vėrtetė kishte besim tė patundur te komandanti? Nė lidhje po me kėtė ēėshtje, ai thotė se pėr tė shkuar nė Zvicėr ka biseduar me gruan e tij Zydije si dhe me aktoren Esma Agolli dhe shkrimtarin Mehmet Myftiu.
    Kur u pyet nga hetues se ēdo tė bėnte nė Zvicėr, Trebeshina shprehet:
    “Unė do tė isha poet purist, art pėr art, poet i kullės sė fildishit, unė pėr tė vetmen gjė do tė isha pėr paqen, ndėrsa nė tė gjithė fushat e tjera tė aktivitetit do tė isha poet i artit pėr art. Qėllim ishte tė merresha me letėrsi atje dhe isha i sigurt se do tė bėja letėrsi atje dhe isha i sigurt se do tė bėja karrierė atje, aftėsia pėr tė notuar nė tė gjitha shkollat letrare, mė bindte se do tė jetoja me letėrsinė. I kam thėnė gruas sime se do tė shkoj nė Zvicėr sepse atje ka shkue Bajroni kur bani divorcin me gruan. Nė Zvicėr kisha ndėr mend tė merrja me vedi vetėm romanin tim “Letra dashurie”.
    Duket sikur Kasemi nuk jeton nė vendin ku pushkatoheshin intelektualėt jo pse flisnin (siē ishte rasti i atyre tė 22 pėr “bombėn sovjetike”), por pse ishin thjesht kundėrshtarė tė menduar tė regjimit. A mos ndoshta “pastrimi i shpirtit” kishte bėrė tė vetėm sepse tani nuk ishte mė kapiten i Mbrojtjes sė Popullit apo i Sigurimit tė Shtetit.
    Me tej ai thotė se vjershat me titull “Trandafilat e Shirazit” do ta dėrgonte nė Itali kurse “shqiponjat e maleve” do ia dėrgonte Shollohovit. Mirėpo nė kėtė dėrgim sipas tij do tė ndihmonte Legata Italiane nė Tiranė pėr edicionin “Corbacios” ose “Bompiani”. Nė vijim tė punės sė Sergei Jesajenit qė kėrkonte tė formonte shkollėn imagjiniste si novator, si njeri kundėr novacionit kėrkonte tė ringjallte shkollėn romantike duke e udhėhequr atė.

    Trebeshina pohon: Unė jam dezertor

    I pyetur nga hetuesi ai thotė:
    “Fajet e mia konsistojnė nė kultin e heroit, asht mbi klasat, shkėputja nga jeta, e cila duket nė tė gjitha veprat e mia. Veprat e mia vuajnė nga njė supersentimentalizėm, heroi qėndron i pjesės mė tė madhe tė veprave tė mia nuk ka rrugėdalje. Kėto janė pėrsa u pėrket veprave tė mia, kurse faje politike konsideroj ikjen nga shkolla sė dyti shoqėria mė ofendoi duke mė cilėsuar si njeri tė marrė. Ajo kishte tė drejtė tė mė dėnonte por jo tė mė ofendonte, prandaj u vura nė opozitė me Lidhjen e shkrimtarėve, bile mendoja se Lidhja mė bėnte padrejtėsi duke mos mė botuar veprat dhe duke mos mė dhėnė vendin nė Lidhjen e Shkrimtarėve, pėrveē kėsaj ikja jeme nga Lidhja dhe nga Partia, ėshtė dezertim, pranoj dhe qė veprimtaria ime e 2 – 3 muajve tė fundit para se tė arrestohesha nuk i shėrben ndėrtimit tė socializmit.

    16 mars 1954, dėshmon Mehmet Myftiu

    Dėshmitari pohonte se ishte njohur me Kasem Trebeshinėn nė tetor – nėntor 1952, pa krijuar ndonjė miqėsi tė ngushtė. Kjo njohje ishte kur punon nė redaksinė e “Letrarit ri”. Nė fillim nuk kanė shkuar mirė pasi Kasemi nuk ka pasur respekt pėr tij. Mė pas miqėsia kishte pasur veēorinė e dy njerėzve qė merreshin me letėrsi. Takimet zhvilloheshin nė shtėpitė e njėri – tjetrit ose nė natyrė. Kasemi paraqitej njeri i trishtuar i mbytur nga pesimizmi. Megjithė ndėrhyrjet e tij, Myftiu nuk kishte mundur tė ulte trishtimin e tij. Kritikonin njėri – tjetrin sidomos Kasemi.

    Trebeshina: Shpėtimi i botės vjen vetėm nga Bashkimi Sovjetik

    Nga simpatia e madhe pėr atdheun e sovjetėve, nė pohimet e tij, ndėr tė tjera, Trebeshina thotė:
    “Bisedonim dhe pėr ēėshtje politike. Ishim tė mendimit se shpėtimi i botės vjen vetėm nga Bashkimi Sovjetik dhe urrenim shumė amerikanizmin, artin e tyre, mėnyrėn e jetesės, filozofinė e tyre. Bisedonim pėr njerėz tė ndryshėm, si pėr shembull pėr Selman Vaqarrin, Mark Ndojėn, Kolė Jakovėn, etj, pėr dashurinė”.
    Dėshmitari pohonte se Trebeshina ishte shumė pesimist kur thoshte: “Gjithēka nė botė ėshtė kot”.

    Tri letrat e Kasem Trebeshinės dėrguar Enver Hoxhės

    Dėshmia e Myftiut bėn tė ditur se Trebeshina i ka dėrguar 3 letra Enver Hoxhės. Nė tė parėn i kėrkon tė largohet nga Partia, nė tė dytėn t’i botohet vepra dhe nė tė tretėn tė largohet nga atdheu. Letrėn e largimit nga Partia nuk ia kishte lexuar dhe kėtė e kishte marė vesh kur e kishin marrė vesh tė gjithė. Pastaj dėshmitari pyet pse kishte dėrguar letėr nė KQ tė PPSH-sė mė 29 dhjetor 1953 kundėr arrestimit tė Kasemit. Ai pėrgjigjet se sipas mendimit tė tij, Kasemi nuk ishte armik, sepse ai nuk kishte gjė kundėr RPSH-sė, nuk e urrente regjimin, as partinė. Ai nuk ishte me amerikanėt, por ishte i papėrmbajtur dhe nevrik. Nė lidhje me Mark Ndojėn, dėshmitari thoshte se ishte njohur nė vitin 1950, por nuk i pėlqente si tip sepse fliste pėr tė njėjtat gjėra, fliste pėr Fishtėn dhe ishte dembel. Pėr kėtė shkak kur vinte Marku, Myftiu i thoshte Kasemit tė iknin.

    Dėshmia e Esma Agollit

    Mė 18 mars 1954 ėshtė pyetur aktorja Esma Agolli. Dėshmitarja pohonte se me Kasemin njihej si shokė teatri. Fliste i pakėnaqur pėr mosbotimin e veprave tė tij, ndėrsa shante veprat e tė tjerėve si ato tė Kolė Jakovės dhe Dhimitėr Shuteriqit.
    Mė pas e kishte ndalur nė rrugė por ajo nuk donte ta takonte pasi ai ishte pėrjashtuar nga partia. Kasemi i kishte thėnė se nuk ishte pėrjashtuar por kishte dorėzuar vetė teserėn dhe se tashti donte tė ikte nė Zvicėr. Esmaja ishte tallur duke i thėnė mirė, do tė pėrcjell deri nė vapor. Nė teatėr ai shoqėrohej mė tepėr me Injc Saraēin, Anton Pashkun, Kadri Roshin, Ndrek Shkjezin dhe Viktor Gjokėn. Pėr veprėn e Kolės Jakovės “Heronjtė e Vigut” kishte thėnė se ėshtė kopjuar nga Fishta.

    Dėshmia e Kadri Roshit

    Mė 27 mars 1954 Sotir Zavalani pyet Kadri Roshin, i cili thotė se me Kasemin ishte njohur mė 1950 kur ishte kthyer nga Ēekosllovakia, ndėrsa miqėsi intime me tė kishte pasur mė 1953. Pohon armiqėsinė qė kishte Kasemi me Llazar Siliqin dhe Kolė Jakovėn. Nė teatėr Roshi thotė se Trebeshina nuk kishte qenė fort i lidhur sepse e kishte mendjen tė shkonte nė Lidhjen e shkrimtarėve pasi e ndjente veten shkrimtar e jo aktor teatri. Roshi thoshte se drama e tij “Heronjtė” ishte vėnė nė skenė vetėm njė herė nė skenė dhe ishte ndaluar si vepėr e dobėt. Nė tė nuk dilte e plotė dhe si duhej vepra e partisė.

    Avokati i Trebeshinės mbrohet me argumentin e Nexhmije Hoxhės

    Janė interesante faktet se tė dy gjyqet ndaj Kasem Trebeshinės janė zhvilluara tė mbyllura. Sigurisht procesi ndaj tij nuk kishte vlerėn e gjyqit tė Koēi Xoxes qė tė zhvillohej i mbyllur.
    Gjyqi ėshtė zhvilluar mė 24 qershor 1954 dhe trupi gjykues pėrbėhej nga: Veli Budo – kryetar, Mili Kacadej dhe Petro Martini. Gjykata i cakton Dhimitėr Evangjelin avokat, por Kasemi nuk pranon.
    Por avokati i tij ka hartuar njė notė verbale pėr mbrojtjen ku shkruan se me njė trimėri dhe vetėmohim tė rrallė, Kasem Trebeshina dha kontribut tė vlefshėm nė luftėn e lavdishme tė popullit me shokun Enver nė krye. Shefqet Musaraj e kishte quajtur talent tė letėrsisė shqiptare. Por Kasemi ndodhej i akuzuar pėr agjitacion kur ai nė fakt pranonte vetėm disa gabime. Kundėrshtia kundėr shkrimtarėve ishte marrė si kundėr partisė. Avokati nxiton se jo vetėm Kasemi por edhe Nexhmije Hoxha nė njė mbledhje nė lidhje kishte kritikuar zhvillimin e letėrsisė. Kasemi ka vepruar sipas gjendjes sė tij nė rėnie shpirtėrore.
    Pavarėsisht nga vendimi, Kasem Trebeshina vuan vetėm 11 muaj burg.


    Nga Rushen Alimerko


    Gazeta 55
    (21.08.2007)

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Hetuesi i Sigurimit tė Shtetit mė 1963: Kasem, ti je shoku ynė

    Qė Kasem Trebeshina e ka fshehur tė kaluarėn e tij tanimė kjo nuk pėrbėn asnjė lloj dyshimi. Megjithatė nė rastet kur ai i duhej tė hapej partisė, nuk ngurron tė kujtojė kontributin qė ka pasur nė letrat qė dėrgon pafundėsisht nė drejtim tė udhėheqjes.

    - Letra e Kasem Trebeshinės drejtuar udhėheqjes ku thotė: “E di Partia ē’kam bėrė deri mė 1947
    - Sekretari personal i Enver Hoxhės interesohet pėr Trebeshinėn


    Qė Kasem Trebeshina e ka fshehur tė kaluarėn e tij tanimė kjo nuk pėrbėn asnjė lloj dyshimi. Megjithatė nė rastet kur ai i duhej tė hapej partisė, nuk ngurron tė kujtojė kontributin qė ka pasur nė letrat qė dėrgon pafundėsisht nė drejtim tė udhėheqjes.
    Pėr periudhėn deri mė 1947 ai mjaftohet duke thėnė “e di Partia ē’kam bėrė”. Ndėrsa punonjėsi i Sigurimit nuk nguron t’i thotė “ti je shoku ynė”. Po pse pra ishte “shoku i tyre” Kasem Trebeshina?

    Letra e Haxhi Kroit pėr Komitetin e Partisė nė Gramsh mė 20 nėntor 1963.

    Duket qė pėr Trebeshinėn ėshtė interesuar drejtpėrdrejt sekretari personal i Enver Hoxhės, Haxhi Kroi. Pėr shkakun e tij, ai i shkruan kėshtu shokėve tė partisė nė Gramsh:
    “Kasem Trebeshina i internuar nė rrethin tuaj, me anė tė njė letre qė i drejton shokut Enver, kėrkon t’i hiqet masa e internimit dhe tė kthehej nė Tiranė.
    Tė njoftohet i sipėrmenduri nga shoku Emin Shuli qė e di ēėshtjen, se kėrkesa e tij u studiua dhe rezulton se masa e internimit ėshtė e drejtė pėr arsye tė fajeve dhe gabimeve tė rėnda qė ka bėrė, pėr tė cilat ėshtė dėnuar me burg nga organet e drejtėsisė. Ai pėrpara ka shprehur pikėpamjet e tij reaksionare nė vjershat e pjesėt e tij letrare, duke pėrbuzur atdheun e vet ai pat kėrkuar tė lejohej tė shkonte nė Zvicėr, gjoja si vend neutral, por qė dihet se ėshtė vend kapitalist, ka dorėzuar dokumentin e partisė pasi nuk ka dashur tė jetė anėtar partie, etj, dhe kėto faje akoma nuk po i kupton si duhet, nuk i dėnon duke i justifikuar se nuk ka ēėshtje e pretendime politike.
    Heqja e masės sė internimit ėshtė e lidhur e varet direkt nga qėndrimi i tij, nga njohja e fajeve qė ka bėrė dhe nga pėrpjekjet qė do tė bėjė pėr tė kryer sa mė mirė punėn qė i ėshtė ngarkuar. Shoku Rita Marko porosit qė t’i hiqet dhėnia e mėsimit tė letėrsisė dhe tė caktohet pėr tė dhėnė lėndė tė tjera qė mund t’i bėjė. Kjo tė mos i thuhet atij, por tė merren menjėherė masa nė kėtė drejtim”.

    Kasemi dėnoi kundėrrevolucionin nė Hungari mė 1956

    Nė njė informacion tė 14 nėntorit 1963 Vangjel Sotiriadhit i shkruan KQ tė PPSH-sė pėr ēėshtjen e Trebeshinės. Nė letėr thuhet:
    “Sipas porosisė sė shokut Rita Marko, shkova nė Gramsh dhe sė bashku me shokun Emin Shuli – sekretar i dytė i Komitetit tė Partisė, takuam Kasėm Trebeshinėn. Nga bisedimi me tė rezultoi:
    Kasėm Trebeshina nuk e konsideron tė drejtė internimin e tij nė Gramsh duke pretenduar se nuk ka gjė politike dhe u munduar ta justifikojė duke thėnė se nuk ka qenė kundėr vijės sė partisė pėr kėtė nuk ėshtė ēfaqur asnjėherė dhe nuk ka pikėpamje apo plaftormė tjetėr nga ajo e partisė. Si fakt tregoi se nė vitin 1956 kur u zhvillua konferenca e Tiranės e mė vonė u bė kundėrrevolucioni nė Hungari ai ka mbajtur njė qėndrim tė mirė dhe nė kėtė kohė i ka drejtuar njė letėr shokut Mehmet Shehu me tė cilėn si qytetar i Republikės Popullore tė Shqipėrisė solidarizohej me qėndrimin qė mbante partia. Tha qė kur ka dalė nga burgu nuk ėshtė shoqėruar me asnjė njeri por ka bėrė jetė shumė tė kufizuar duke ndenjur nė shtėpi me pėrjashtim tė ndeshjeve sportive qė ka frekuentuar vazhdimisht. Theksoi disa herė se pakėnaqėsitė i ka pasur pėr ēėshtjet letrare dhe pėr ēėshtjet politike nuk ka pasur asnjė pretendim. Nė fillim tha se ka qenė shkrimtar, poet realist, por me kalimin e kohės u bė idealist. Me qenė se si anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, nuk iu botuar asgjė, e kėrkoi kėtė ēėshtje personale nė mėnyrė shumė tė nxituar derisa arriti tė dorėzojė teserėn e partisė. Dorėzimin e dokumentit tė partisė e konsideron njė ēėshtje personale, si veprim shumė tė nxituar dhe tė bėrė nga ana e tij nga gjaknxehtėsia e mendjemadhėsia. Prodhimet letrare qė ka pasur tha se i dogji tė gjitha sa gjeti shtėpi dhe kėtej e tutje nuk do tė merret mė.
    Pėrsa i takon vendbanimit disa herė e pėrsėriti se nuk i jepte rėndėsi veē t’i hiqet masa e internimit, e cila tregon se mbahet se njeri qė tregon rrezikshmėri gjė qė nuk i pėrgjigjet realitetit. Mė nė fund tha se do t’i pėlqente tė shkonte nė Maminas tė Shijakut atje ku ka shkuar edhe Mehmet Myftiu. Por nga bisedimi u kuptuar se po t’i hiqet masa e internimit mund tė banojė nė Tiranė se kėtu ka familjen, gruan dhe fėmijėt. Sipas porosisė sė shokut Rita unė i thashė pėr rrethet ku mund tė dėrgohet dhe veēanėrisht nė Tiranė i thashė se nuk ka mundėsi.
    Pėr qėndrimin e tij nė Gramsh nga bisedimi qė bėmė me zv/shefin e degės sė Punėve tė Brendshme dhe me nėndrejtorin e shkollės 11 vjeēare, rezultoi se nuk ka ndonjė gjė. Drejtori i shkollės ka shkuar dy herė pėr kontroll nė orė tė mėsimit dhe ka konstatuar se mėsimin e jep sipas librit. Banon nė njė dhomė sė bashku me drejtorin e nėndrejtorin e shkollės dhe me njė arsimtar tjetėr. Jep letėrsi nė shkollėn 11 vjeēare dhe pėr kėtė ēfaqi mendimin se nuk i pėlqen tė japė letėrsi, pasi nuk dėshiron tė merret me kėtė punė e se do tė ishte mė mirė tė japė histori. Shoku Emin tha, kur u largua Kasemi se kėtė ēėshtje e kishin parė qė kur vajti nė Gramsh, por nuk kishin mundur ta zgjidhnin pėr arsye se arsimtari qė jep histori jep edhe rusisht e por tė hiqnin historinė, punė tjetėr nuk bėnte dot e i mbeteshin shumė pak orė”.

    “E di partia ē’kam bėrė deri mė 1947”

    Nė letrėn e 14 dhjetorit 1963 drejtuar Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Kasėm Trebeshina, i kujton Partisė se ajo e di mirė se ē’ka bėrė ai deri nė vitin 1947, qė ėshtė pikėrisht koha kur ka shėrbyer aktivisht nė organet e Sigurimit tė Shtetit. Nė letėr ai thotė se mė 4 dhjetor 1963, e kishte thirrur nė zyrėn e tij, nė Komitetin e Partisė pėr Rrethin e Gramshit, sekretari i parė i kėtij rrethi, e, ndėr tė tjera e kishte kėshilluar t’i drejtohej Komiteti Qendror pėr tė kėrkuar zgjidhjen e punės sime. Duke e ndarė letrėn e tij nė 9 pjesė, nė pikėn e parė, Trebeshina shkruan:

    “1- Aktiviteti im gjer mė 1947 dihet nga ai komitet, prandaj nuk po e prek”.

    Duke e vazhduar mė tej sqarimin e pozitės sė vet, shkruan:

    “3- Pasi humba tė ardhmen time si ushtarak, u mundova tė gjenj njė rrugė tjetėr nė jetė dhe zgjodha pasi u rropata pak (duke bėrė edhe gabime tė dėmshme, psh lėnia e shkollės) letėrsinė. Kėtė e zgjodha sepse kur isha i vogėl kisha bėrė gjėra tė ndryshme. Qė nga 1948 – 1952 shkrova disa vepra me pėrmbajtje tė shėndoshė socialiste si “Reforma” (1948), “Mbeturinat” (1949), “Tė rinj tė kohės sonė” (1949). Dy tė parat pjesė teatrale dhe e treta roman. Nė mėnyrė tė pakuptueshme pėr mua, u luftova dhe nuk pata asnjė pėrkrahje, pėrkundrazi mė trajtuan me njė mosbesim tė theksuar dhe me ofeza tė vazhdueshme (nga ana e shkrimtarėve tė ndryshėm). Pasi kėrkoi me kėmbėngulje organizata e partisė e teatrit popullor, komiteti i partisė pėr Tiranėn mori romanin tim “Tė rinj tė kohės sonė” dhe ia dha Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė pėr t’a parė. Nė pėrfundim mė 31 maj 1951 mė thėrritėn nė Komitetin e Partisė shoqja Fiqret Shehu mė komunikoi opinionin e Lidhjes sė Shkrimtarėve (opinion i shfaqur nėpėrmjet ish-kryetarit tė Lidhjes, shokut Shefqet Musaraj): “Vepra ėshtė shumė e bukur, e shkruar sipas metodės sė realizmit socialist dhe nė tė duket njė analizė psikologjike e hollė prej mjeshtri. Gjuha ėshtė shumė e bukur, si ajo e Naimit”. Megjithatė edhe kjo vepėr nuk e pa dritėn e botimit. E pabotuar mbetet edhe sot e kėsaj dite.

    4- I dėshpėruar nga sa mė sipėr , fillova tė pi dhe tė bėj njė jetė tė pahijshme, jetė qė unė e dėnoj pa rezerva dhe nė ėshtė se nuk e zgjas mė shumė, kėtė e bėj se mė vjen turp t’i kujtonj atė gjėra kur kam kaluar nga Don Kishoti tek sentimenti. Ishte nė kėtė kohė qė ika nga Partia duke mos gjetur as kohėn dhe as vendin pėr tė zgjidhur punėt e mia. Ai veprim si dhe veprimet e mėvonshme qė mė ēuan gjer nė burg, kanė qenė tė pafalshme dhe tė dėnueshme. Megjithatė nuk duhen qė tė merren tepėr seriozisht se vijnė era budallallėk dhe nga ana tjetėr, unė nuk vė ndonjė vend tjetėr mbi vendin tim, qoftė ky edhe Zvicra! Unė jam shqiptar me tė gjitha tė mirat e tė ligat dhe kėtu dua tė vdes pranė njerėzve tė mi. Pra veprimet e mia kanė qenė tė nxituara, jo tė arsyeshme dhe pėrbėjnė gabime tė rėnda. Si pėrfundim unė si anėtar partie, kam kryer veprime tė dėnueshme. Prandaj para Partisė, pėr kėto veprime, nuk mund tė dal i larė.

    5. Botimi i “Krujės sė Ēliruar” pas dėbimit nga partia ka qenė i pamjaftueshėm pėr dy arsye:
    a. Se vepra nuk ishte nga mė tė rėndėsishmet.
    b.Se duhej tė ishte bėrė mė parė qė unė tė mos mbetesha me kokė mėnjanė para anėtarėve tė tjerė tė Lidhjes (mė 2 prill 1953 u konsiderova si njeri qė nuk mu kishte pasur punė tė dukė – nga Dh. S. Shuteriqi dhe para opinionit publik.

    6. Pasi kam dalė nga burgu jam munduar se mos gjej ndonjė rrugė afrimi dhe pajtimi me shoqėrinė. Nė kėtė drejtim nuk kam gjetur rrugėn mė tė shkurtėr dhe mė tė mirė, po shkrova disa poema sipas metodės sė realizmit socialist, si “Nė katėr stinėt”, “Majė preshit”. Duket edhe me kėto nuk kam ditur, i ndryshuar shpirtėrisht tė shkoj mė tutje. Kėtu duhet tė pėrmend edhe kėtė fakt: nė mbledhjen e fundit tė organizatės bazė tė Lidhjes, unė pyeta: “A u duhen veprat e mia tė realizmit socialist, apo t’i djeg?”. Shoku Manush Myftiu m’u pėrgjigj: “Mund t’i djegėsh kur tė dojė qejfi”. Kėshtu unė kur dola nga burgu i mblodha tė gjitha dhe i dogja. Por pėr tė dėshmuar pėr periudhėn e parė timen, kanė mbetur disa vepra qė nuk munda t’i gjej nė kohėn e djegies. Mė nė fund pas njė peripecie tė gjatė erdhi edhe botimi i fundit, ai i “Artanit dhe Mines”. Nuk dua tė them asnjė fjalė pėr veprėn, por vargje mė tė dobėta se kėrkesa minimale artistike, aty nuk ka; prandaj ofeza qė mė bėnė duke mė paguar me 8 lekė (si folklor) gjysmėn e veprės ishte e pavend..

    7. Mė 1956, nė mars, shoku Manush Myftiu mė ka komunikuar se unė nuk kisha ndonjė faj, por gabime dhe sherre me shkrimtarėt, gabime qė rėndonin gjysėm pėr gjysėm mbi mua dhe mbi ato. Po atėherė mė tha qė tė kėrkoja vendin ku donja tė punoja dhe kur unė e lashė nė dorėn e tij, mė premtoi se do tė mė gjenin njė vend tė mirė., sipas mundėsive dhe aftėsive tė mia. Ky premtim nuk u vu nė jetė asnjėherė. Mė vonė kur e pashė se nuk u bė gjė, kėrkova disa herė me radhė qė tė kalonja si pėrkthyes, pasi puna nė bibliotekė mė dėmtonte rėndė shėndetin. Pėr kėtė gjė m’u pėrgjigjen se nuk kishte vend, kur nė tė vėrtetė pak mė vonė u muar njė njeri tjetėr. Nuk mund tė mos arrij nė pėrfundimin se ai vend, nuk m’u dha vetėm e vetėm pėr tė mė mbajtur nėn presion. Kjo gjė mė ka habitur dhe dėshpėruar shumė, sa edhe tashti ndjehem shumė i prekur.

    8. Mė 18 maj 1962 u internova. Gjatė vjetėve tė fundit, unė kam qenė njė njeri i izoluar, me lidhje fare tė pakta me jetėn, prandaj u ēudita shumė kur mė internuan, sidomos kur gjeneralėt Nevzat Haznedari dhe Petrit Hakani sė bashku me kolonel Filat Muēon mė prekėn nė ēėshtjen e revizionizmit dhe tė Hrushēovit. Nuk e kam parė, nuk e shoh dhe nuk do ta shoh me vend qė si rrjedhim i izolimit tim, tė merret kjo masė e rėndė internimi. Unė protestova kundėr kėsaj dhe mė 6 qershor 1963, kur mbahesha jashtė ligjit, erdhėn shokėt Nevzat Haznedari dhe Raqi Zavalani dhe mė komunikuan se do tė mė lironin dhe mė pyetėn se nė cilin qytet do tė dėshironja tė rrinja pėrkohėsisht, sa tė bindeshin pėr tė mė kthyer nė Tiranė. U pėrgjigja se pėr mua kjo ishte e barabartė me vdekjen. Tė nesėrmen biseduam prapė me shokun Nevzat dhe unė i pėrsėrita kėrkesėn time pėr tė mė vendosur nė Tiranė, si mėsues ose si pėrkthyer i inglishtes. Ai mė tha se kėto gjė do ta referonte mė lart. Kjo bisedė vazhdoi po me shokėt e lartpėrmendur dhe mė 11 shtator 1963 dhe mė 13 shtator 1963 nė spitalin e burgut Tiranė. Aty mė komunikuan se do tė shkonja nė Gramsh, i lirė si mėsonjės, mė garantuan se nuk mė hiqej pasaportizimi nga Tirana dhe se kur tė kthesha do tė mė vendosnin si pėrkthyes nė ndėrmarrjen e botimeve. Sikurse u kam shkruar edhe nė letra tė tjera(udhėheqjes), nuk e kam pranuar kėtė hedhje nė Gramsh. Nė bisedėn qė kemi mė 30 shtator 1963 me shokun Raqi Zavalani, po nė spitalin e burgut, mė tha: “Ti je shoku ynė, po nė nuk mund tė tė sjellim menjėherė nė Tiranė. Puno gjashtė muaj nė Gramsh dhe pastaj hajde kėtu tė tė vendosim nė ndėrmarrjen e botimeve. Kjo shkuarje atje ėshtė e domosdoshme pėr opinionin publik”.
    Po kėtė gjė ia kishin komunikuar edhe familjes sime. Pėrfundimi i bisedės sė 13 dhe 30 shtatorit 1963 qe ky: unė do tė rrinja 10 ditė nė Tiranė, pastaj do tė nisesha nė krye tė detyrės, i lirė me pasaportizim nė Tiranė dhe nė fund tė marsit do tė vendosesha difinitivisht nė NSHB Tiranė. Nga kėto nuk u bė asgjė. Kėtu mė komunikuan se isha dėnuar me 5 vjet internim.

    9. Mė 12 shtator 1963 shoqja Vangjelo Sotiriadhi mė komunikoi pėrgjigjen e letrave tė mia udhėheqjes dhe mė tha tė vendosesha (me ose pa familje), nė Elbasan, Rrogozhinė, Kavajė dhe Shijak. Kjo formė tjetėr internimi nuk m’u duke e drejtė dhe u pėrgjigja se kėrkonja tė mė hiqej ēdo masė internimi, pasi nuk kam kryer asnjė krim politik, dhe pasi internimi ishte njė masė shumė e madhe karshi njė njeriu qė ka bėrė pėr 9 vjet njė jetė tė izoluar prej oshėnari.

    Duke e pėrfunduar kėtė letėr, unė i lutem atij Komiteti Qendror qė tė mė heqė ēdo masė internimi, pasi gabimet e mia tė rėnda letrare qė nuk arrijnė nė njė nivel teorik, nuk janė bėrė me qėllime tė caktuara. Nga ana tjetėr unė heq dorė nga ēdo aktivitet letra dhe prej momentit tė lirimit do tė shikoj vetėm detyrat e mia familjare dhe detyrimet qė kam karshi shtetit. Duke qenė shumė i sėmurė dhe nė paaftėsi pune, u lutem qė pėr njė periudhė prej tė paktėn gjysmė viti tė mbetem pa asnjė angazhim nė punė. Pėrveē kėsaj unė jam gati qė me t’u liruar tė mbyllen pėr gjithnjė nė shtėpinė time.

    Duke e mbyllur kėtė letėr, po ju lutem edhe njėherė qė tė ndėrhyni pėr lirimin tim, duke patur parasysh se me vendimit tuaj do tė mė shpėtoi nga njė fatkeqėsi.

    Mbetem me shpresėn e pėrgjigjes suaj,

    Me respekt
    Kasėm Trebeshina
    Gramsh, 5 dhjetor 1963


    Nga Rushen Alimerko


    Gazeta 55
    (23.08.2007)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-09-2007 mė 18:24

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Trebeshina mė 1981: "Pėr mua nuk ka atdhe"

    - Mohimi pėr herė tė dytė i atdheut nga Kasem Trebeshina
    - Procesi gjyqėsor i 1981-t vetėm me njė gjyqtar dhe prap me dyer tė mbyllura


    Burimet arkivore bėjnė tė ditura se Trebeshina me pozitėn e tij ishte bėrė problem nė lagjen ku banonte. Ai nuk punonte dhe nisur nga kjo, mė 22 qershor 1980 pėr kryesinė e Frontit tė bllokut 3, kryetari njoftonte se Trebeshina kurrė nuk punonte nė lagje.
    Dėnimi tjetėr i Kasėm Trebeshinės pėr agjitacion e propagandė pėr shkak tė mosvotimit nė zgjedhjet vendore tė atij viti. Sėrish ai dėnohet me dyer tė mbyllura. Sėrish vėrehet butėsi. Madje njė gjyqtar i vetėm zhvillon gjykimin. Si edhe herėn e parė, gjyqi zhvillohet me dyer tė mbyllura.

    Njė gjykatės

    Kasemi ėshtė arrestuar mė 16 prill 1980. Kėtė herė puna kishte filluar pėr mosvotim. akuzohej pėr krimin e agjitacionit e propagandės. Prokurori kėrkoi 10 vjet burg si dhe 5 vjet internim.
    Mė 21 shkurt 1981 gjyqtari Agron Lamaj ia ka vendosur fillimin e gjykimit mė 5 mars 1981. Pėr kėtė qėllim do tė thirreshin dėshmitarėt: Adriana Peti, Tefta Pikuli, Nazim Shtino, Ora Pelingu, Xhavit gjata, Nestor Polimeri (nga psikiatriku, spitali nr.5), Jorgo Bllaci, Adem Avdo, Pertef Isufaj, Mehmet Myftiu, Ruzhdi Pulaha, Bashkim Kuēuku, Resul Bedo dhe Llambro Ruci (Lidhja e Shkrimtarėve), tė cilit vinin kryesisht nga spitali dhe nga bota e letrave.

    Trebeshina pa atdhe

    Urrejtja e Trebeshinės pėr atdheun sillet edhe pas shumė vitesh nė opinion. Ai i ka deklaruar Adem Avdos: "Pėr mua nuk ka atdhe". Sado qė midis deklarimit tė parė (tė vitit 1953) pėr tė shkuar nė Zvicėr dhe pohimit tė dytė se pėr tė nuk ka atdhe, ka ndryshime, thelbi ngelet po ai, urrejtja ndaj atdheut.
    Mė 19 mars 1981 dėnohet me 9 vjet heqje lirie, por i jepet dėnim plotėsues 5 vjet internim. Dokumentet arkivore nuk kanė asnjė shėnim se kur ka dalė nga burgu. E sigurt ėshtė se edhe kėtė herė nuk ka plotėsuar kohėn e mėtuar nė vendimin e gjykatės.

    "Nuk i jam kundėrvėnė ndonjėherė RPSSH-sė"

    Katėr ditė mė vonė Kasemi i shkruan gjykatės sė lartė pėr prishjen e vendimit, duke quajtur tė rėndė. Nė letėr ai thotė se gjatė luftės ishte plagosur 2 herė dhe se me armikun nuk kishte pasur lidhje. Nuk kėrkonte t'ju kundėrvihej ligjeve tė RPSSH-sė. Letra e tij drejtuar udhėheqjes nuk kishte qėllim armiqėsor, por kjo vinte nga gjendja e rėnduar shėndetėsore. Dėshmitė i quante tė trilluara me qėllim pėr tė armiqėsuar atė me partinė. Ndėrsa krijimtaria kishte tė bėnte me gjendjen e tij shėndetėsore.
    Mė 20 prill 1981 shprehet eksperti mjekėsor se ėshtė i pėrgjegjshėm pėr krimin e kryer.
    Mė 18 prill 1981 kolegji penal i Gjykatės sė Lartė ka lėnė nė fuqi vendimin.

    Ekspertiza mjeko-ligjore e Kasem Trebeshinės mė 1981

    Drejtoria e Punėve tė Brendshme e Tiranės ka dėrguar pėr ekspertim psikiatrik - ligjor, Kasem Hysen Trebeshinėn. Nė shėnim thuhej se mė 1953 Kasemi ka braktisur punėn dhe mė 1954 ėshtė dėnuar me 3 vjet heqje lirie nga tė cilat ka bėrė 11 muaj. Nė 1962 ėshtė internuar me 5 vjet, por ėshtė falur prapė dhe ka bėrė 2.5 vjet.
    Njihej si tip shumė gjaknxehtė qė i dukej sikur nuk e donin. Nė vitet 1965 dhe 1966 i janė gjetur dy testamente ku shprehte mendime se do tė vetėvritej. Ka qėndruar vite tė tėra pa punė, megjithėse njė gjė e tillė i ėshtė ofruar prej pushtetit. Nė krijimtarinė e tij ai ka shkruar pėr personazhe ireale si pėr mumje, hije, me nishan.
    "Ai duket se ėshtė diktator dhe fanatik nė familje dhe nė shoqėri". Kjo vinte se ngaqė kujtonte se tė gjithė ishin kundėr tij.
    Si pėrfundim mjekėt mendonin se Kasemi ishte "psikopat paranojak i dekonspiruar dhe veprėn penale e ka kryer nėn ndikimin e ideve delikate", " nuk ėshtė i pėrgjegjshėm karshi ligjit pėr veprėn penale qė ka kryer" dhe pėr kėtė tė "dėrgohej pėr mjekim tė detyruar nė spitalin neuropsikiatrik tė Elbasanit".

    Nga Rushen Alimerko





    Letėr nė redaksi

    Kasem Trebeshina vodhi bibliotekėn e avokatit Abaz Omari

    Dėshmi tronditėse pėr ish shefin e degės sė Punėve tė Brendshme tė Fierit, Kasem Trebeshina

    E nderuara gazeta "55"!

    Marr shkas nga njė shkrim tė botuar nė gazetėn tuaj mbi zotin Kasem Trebeshina, pėr tė paraqitur njė ngjarje tė hidhur tė vitit tė mbrapshtė 1945.
    Zotėria i pėrmendur nė vitin kur mbi vendin tonė po shtrihej zezona komuniste ka qenė kryetar i degės sė punėve tė brendshme tė qytetit tė Fierit.
    Dhe me pushtetin e pakufizuar qė zotėronte plaēkiti shtėpinė e avokat Abaz Omarit, gjithė plaēkėn dhe mbi te gjitha dhe bibliotekėn e cila nė atė kohė ēmohej nga rrethet intelektuale si njė nga mė tė kompletuarat dhe me cilėsorja.
    Abaz Omari kishte kryer dy fakultete nė Francė, njė pėr drejtėsi nė Montpelie dhe njė tjetėr nė Paris nė Universitetin e Sorbonės.
    Nė jetėn politike tė kohės ishte nė krye tė Partisė Social Demokrate bashkė me Skėnder Muēon dhe me Musine Kokalarin, me tė cilėn dhe ishte farefisni.
    Gjithashtu nėna e tij ishte vajza e xhaxhait tė Enver Hoxhės pra diktatori e kishte nip dhe kjo qe fatkeqėsia e tij, pasi me njė urdhėr tė kėtij nė kohėn kur ishte kryeministėr dėnohet me vdekje nė Berat dhe pushkatohet menjėherė. Familja e tij zotėron telegramin e dėrguar nga Enver Hoxha qė kėrkon informacion pėr datėn e pushkatimit. Nuk dihen rrethanat e ekzekutimit por pas ēlirimit, dua tė them pas vitit 1991, pas shumė kėrkimesh tė gjata kur ju gjet vendi i varrimit, skeleti i tij qe pa kokė. Diktatori urrejtjen e tij kundrejt kėtij njeriu me njė kulture fine e ka shprehur dhe ne librat e tij.
    Bibliotekėn, Kasem Trebeshina e kishte ndarė me vėllanė e tij Muzafer dhe nipin e tij Fatos ndėrsa sot e zotėron tė tėrėn.
    Qė tė pastrojė shpirtin mė pėrpara se tė hiqet si gjoja disident dhe trim i madh duhet t'ju ktheje trashėgimtarėve tė tė ndjerit bibliotekėn dhe t'ju kėrkojė falje pasi vinė nga njė fis fisnik shume i degjuar.
    Abas Omari ishte dhe kushėri me Bahri Omarin dhe veē asaj dhe mjaft i afėrt me tė.
    Letėrshkruesi tė ndjerin e kishte dajė pasi motra e tij qe martuar me Nexhat Peshkėpinė, njė nga krerėt e Ballit Kombėtar dhe kryeredaktori i gazetės "Shqiptari i Lirė" nė New York.
    Kur emri i Kasem Trebeshinės u pėrmend nė gazetėn "Shekulli" 6 muaj tė shkuara, i dėrgova kėsaj tė pėrditshme njė letėr tė tillė dhe nuk mora pėrgjigje. Dhe ėshtė e kuptueshme pėr mentalitetin qė ka stafi i kėsaj.
    Kjo ngjarje na hidhėron dhe sot pas 60-vjetėsh pasi ata qė e kanė njohur e ēmonin pėr kulturėn e tij tė gjerė dhe mbi tė gjitha pėr karakterin e tij tė butė shumė njerėzor.
    Dhe sa herė qė pėrmenden emrat e Enver Hoxhės dhe Kasem Trebeshinės vetėkuptohen ndjenjat tona.
    Pėr sa shkrova me lart, jam gati tė pėrballohem me kėdo qė do tė guxojė tė me vejė nė dyshim tė vėrtetėn e kėsaj ndodhie te kobshme

    Sinqerisht,

    Edmond Peshkopia.


    Gazeta 55
    (24.08.2007)

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Kasem Trebeshina, fenomen letrar apo politik?!

    - Njė turp pėr katedrat dhe profesoratin e letėrsisė, kur hesht pėr veprėn “Mekami” tė Trebeshinės - Nevoja e njė hetimi pėr vrasjet e dokumentuara tė Trebeshinės - Njė komunist terrorist, i egėr dhe bashkėthemelues i policisė politike vrasėse, nėn ēadrėn e Mugoshės dhe tė tė gjithė serbėve pasues - Trebeshina deklaron: “Nuk kam atdhe, unė jam turk” dhe themelon tė parin rast nė botė tė armiqėsisė sė njė shkrimtari me fijelidhjet atdhetare kombėtare. - Ata qė e dėnuan, sot e mbrojnė, duke e futur nė njė qark absurd. Kush ishte armiku i Partisė: ky apo hetuesi i tij, qė e mbron sot?!

    Redaksionale

    I kemi patur tė gjitha dėshirat, mundėsitė dhe arsyet sentimentale, personale e karakteriale, qė ta shohim me simpati ose objektivisht figurėn e Kasem Trebeshinės. Padyshim qė, nė kėtė llumhane keqkuptimesh e keqpėrdorimesh tė njerėzve e konflikteve, figura e Kasem Trebeshinės qėndron nė krye. Njė pėrpjekje njerėzish tė trallosur kanė dashur ta vendosin me artikuj panagjerikė, nė krye tė letrave shqipe dhe sponsorizuar nga konteksti i vazhdimėsisė sė kritereve komuniste, edhe nė ditėt tona, ku kjo shpurė dashamirėsish tė Kasemit shkoi deri aty, sa ta bėjnė hero apo emblemė edhe tė njė qėndrimi politik disident, etj, etj(!)
    Shėmtia arrin kulmin kur zelltarė pak tė regjistruar nė punėra tė zeza gjatė viteve tė komunizmit, ose vegla dhe naivė nė fushėn e letrave, arrijnė tė ēojnė kėtė njeri nė nivelin e qitjes, kundėr Ismail Kadaresė. Pra, Kasem Trebeshina, jeta dhe shkrimet e tij janė keqpėrdorur me njė frymėzim tė tillė, sa tė ngrenė njė argument tė paqenė, pėr tė goditur emblemėn e letėrsisė shqipe, Ismail Kadare.
    Natyrisht, pėrdorimi i Trebeshinės dhe shndėrrimi i Kadaresė nė njė shėnjestėr prej kėtij grupimi, ėshtė njė nga punėt e hijes sė zezė tė komunizmit qė vėrtitet ende dhe ėshtė nė gjendje tė krijojė viktima e realitete tė paqena.
    Nėqoftėse Kasem Trebeshina do tė konkurronte nė opinionin shqiptar si shkrimtar, i papėrzier me formate tė tjera, ai do tė kishte njė procedim normal ku, herė do tė fitonte mė shumė se ē’i takon e herė nuk do merrte as atė qė i takon. Dhe me kohė do rezultonte ajo qė ėshtė e vėrtetė. Por “fenomeni Trebeshina”, si nevojė e njė filozofie dhe njė grupimi qė tė kujton batalionin “Hakmarrja”, tregon se segmente tė shoqėrisė sonė intelektuale janė tė infektuara rėndė nga veset dhe bėmat qė ndodhen nėpėr arkivė.
    Mė sė fundi, ne kemi nė duar njė monografi pėr Kasem Trebeshinėn, nė tė cilėn dallohen shumė stile tė shkruari, vende-vende ka zbėrthime estetiko-filozofike qė s’kanė lidhje fare me Trebeshinėn si shkrimtar dhe me veprėn e tij. Pėr fat tė keq, ka edhe njė parathėnie tė njė kushėriri tė vet, qė ndoshta mund tė mos ishte fare, jo pse ka tė bėjė me kushėririn e tij, por pėr njė gjė edhe mė tė madhe: sepse parathėnėsi zbulon se sa i nevojshėm ėshtė Trebeshina pėr tė ndėrtuar sisteme vlerash tė rreme dhe pėr tė mbajtur gjallė, mirėfilltas “heronj tė heshtur”.
    Por, le t’i marrim me radhė disa nga ēėshtjet themelore rreth kėsaj figure:
    E para, Trebeshina na qenkėsh anėtar i Grupit Komunist i Shkodrės, por me veprimtari nė Elbasan dhe mė pas nė Fier! Grupi i Shkodrės, siē thuhet nė monografi, vajti deri nė Beograd t’i merrte udhėzimet pėr shndėrrimin, nga grup nė parti. Pastaj, po nė monografinė panagjerike tė Trebeshinės, thuhet se ky ėshtė i vetmi anėtar i Grupit Komunist tė Shkodrės, qė mbeti gjallė! Por ne e dimė tashmė sistemin vrastar nė PKSH dhe, sa mė vonė tė vriteshe, mė i ngarkuar me krime ishe! Pale tė mbeteshe gjallė! Pastaj, Trebeshina i pėrket nomenklaturės sė zv/komisarėve qė ishin totalisht kompetencė e Dushan Mugoshės dhe e shėrbimit informativ dhe qendra realisht terroriste e vrastare pėrbrenda komunitetit partizan.
    Si ėshtė e mundur qė pranohen dy vrasje tė bėra nga Kasem Trebeshina, Jani Milo i Himarės dhe njė bashkėluftėtar i tij, konkurrent qė e vret pas shpine, me dorėn e vet?! Dhe sa e turpshme ėshtė qė njė poeteshė e paraqet Trebeshinėn si humanist! Si qenka humanist njė vrasės!? Qė nesėr, normalisht mund tė fillosh hetimin pėr tė dy kėto vrasje dhe pėr tė tjera, tė cilat i janė ngarkuar grupit tė Koēi Xoxes, nga Ponc Pilati, po kur Trebeshina ishte nomenklaturė direkte e tij dhe e Beogradit. Si njė nga pesė themeluesit shqiptarė tė Sigurimit tė Shtetit, qė vriste vetėm shqiptarė, edhe Kasem Trebeshina, vetėm shqiptarė vrau! Ky antifashist, antinazist pėrshkruan faqe tė tėra sesi kishte falur njė oficer madhor gjerman dhe vret bashkėqytetarin e tij(!) Pra, ėshtė krejt nė kuadrin e komunistėve terroristė qė ndezėn luftėn civile, vėllavrasėse, me porosi tė Beogradit. Kėto janė tė shkruara, e bardha nė tė zezė, nga adhuruesit e tij. Atėherė, si nuk shikohen kėto, ashtu siē shikohen tek tė tjerėt?! Ėshtė njė pamje e trishtueshme dhe shumė e dhimbshme! Megjithėse, nė gjithė dėnimet e tij dhe korrespodencat e tij, ai pėrpiqet ta bindė udhėheqjen se nuk ėshtė armik i Partisė, atėherė, si mund t’i pranojmė frazat propagandistike tė tij antifashiste apo anti-Rusi?!
    Jemi kundėr pėrmendjes qė, nė tė shkuarėn ke shkruar kėtė vepėr apo atė vepėr! Shkrimtari shkruan ēfarė i do qejfi e ēfarė i shkrep dhe ai, mė shumė se tė tjerėt ka tė drejtėn e ndryshimit, por duhet tė jetė koherent nė humanizmin e tij dhe nė karakterin progresist tė veprės, qė ajo tė jetė qytetėruese e pėrparimtare. Dhe poema e Trebeshinės pėr Stalinin, botuar nė “ZP” nė 1953, nuk ėshtė e drejtė t’i pėrmendet pse e shkroi, por ėshtė e drejtė t’i thuhet se “ti zotėri e ke ruajtur koherencėn terroriste, deri nė atė ēast dhe pėr mė tepėr akoma, mos grij lakra pėr kolegėt, se kanė shkruar kėtė apo atė!” Ėshtė trishtuese sesi njė intelektual, qoftė edhe i nivelit mesatar, pale ata qė janė studiues tė mirėfilltė tė letėrsisė apo ata qė kanė integritet si shkencėtarė tė mendjes, tė gėlltisin njė episod kriminal tė jetės tė kėtij njeriu. Ai kėrkon tė pushkatojė dy ēifte qė duan tė martohen gjatė Luftės dhe kėmbėngul pėr vrasjen e tyre. Nuk u bindet eprorėve dhe kėrkon t’i marrė frymėn, edhe asaj fijeje ajrore romantizante e njerėzore tė asaj periudhe. Njė shkrimtar qė ngrihet kundėr dashurisė! Rast unikal!
    Gjithė periudha e Luftės dhe e pas-Luftės, nė funksionet terroriste tė tij, deri kur operativi i thotė “ti je shoku ynė”, tregojnė se ka njė jetė, tė cilės nuk mund t’i anashkalosh fakte kaq tė rėnda.
    “Ēėshtja Trebeshina” bėhet mė e rėndė kur, pas kėsaj veprimtarie, ku po fusim edhe periudhėn e burgut, lindin pyetje e pikėpyetje nga mė tė ēuditshmet. Por, po e lėmė mėnjanė kėtė dhe po shohim Trebeshinėn-shkrimtar.
    Kasem Trebeshina, autori i romanit “Mekami”, dėshmon me kėtė vepėr se ėshtė shkrimtari mė racist e antishqiptar, duke lėnė pas Ivo Andriēin e Ēubrilloviēin. Nuk ka asnjė vepėr letrare nė botė, nuk ka asnjė shkresė zyrtare, nė asnjė lloj regjimi, i huaj apo i vendit, qė tė urrejė me pėrmasa llahtari racėn shqiptare, kombin shqiptar, trevat shqiptare. Eshtė njė turp pėr profesoratin letrar shqiptar, qė nuk e ka denoncuar kėtė vepėr si fėlliqtinė mė tė madhe tė shkruar ndonjėherė, si urrejtje pėr shqiptarėt.
    Ky roman luan brenda njė “melodi turke” dhe tregon sesi njė familje turke ka ardhur dhe ėshtė vendosur nė trevėn e jugut shqiptar e i gjen kėtu shqiptarėt, tė krishterė dhe i akuzon ata qė jetojnė nė vendin e tyre, nė pronėn e tyre, nė doket dhe zakonet e tyre, se shqiptarėt janė tė pabesė, janė vrasės, gratė dhe vajzat e tyre pėrdoren prej prindėrve dhe vėllezėrve pėr prostitucion me osmanėt dhe se morali, virtyti, i pėrket vetėm famlijes sė tij (Kasemit), qė ka ardhur nga njė vend i Azisė, me njė emėr qė ka nė bazė fjalėn “suma”. Ka njė dokument historik qė njė sulltan ka pėrzėnė disa bashkatdhetarė nga kjo Suma, nė drejtim tė Ballkanit dhe ky osman qė ėshtė katragjysh i Kasemit, me gjithė sumaxhinjtė e tjerė, na sjellka moralin, kulturėn, nė mesin e shqiptarėve qė quhen Spiro dhe Angjelina(!) Ky ėshtė njė banditizėm i vėrtetė dhe njė spekulim i pamasė. Mallkimi do tė ishte shumė i dobėt pėr kėtė autor qė i urren shqiptarėt, duke pėrdorur njė dredhi e cila ėshtė sot nė strategjinė themelore tė veprimtarisė serbo-ruse, nė drejtim tė botės shqiptare.
    Bėjmė pjesė nė njerėzit qė vlerėsojnė dhe ēmojnė miqėsinė turko–shqiptare. Nė gazetėn tonė nuk ka tė krahasuar me asnjė gazetė tjetėr, kontributi dhe vlerėsimi pėr miqėsinė mes shqiptarėve e turqve. Dhe pėr kėtė, nuk ėshtė nė dijeni vetėm lexuesi, por gjithkush qė ėshtė i interesuar nė tė dy vendet, dhe te fqinjėt e largėt e tė afėrt. Por, nėse ka njė atentat pėr kėtė miqėsi, kjo ėshtė loja e Trebeshinės. Ai nuk e ka hallin dhe nuk e thotė se “jam turk”, sepse e do dhe e beson kėtė. Jo, ai zbaton egėrsisht tezėn serbe, qė t’i heqė karakterin perėndimor botės shqiptare, dhe nė genocidet e saj, dhe politikat e saj ndaj shqiptarėve, t’i paraqesė ata si turq. Po, nėse janė turq, ku ėshtė miqėsia shqiptaro- turke?! Se del qė ėshtė miqėsia dhe lidhja turko-turke!!!
    Disa nga deportimet e shqiptarėve nga Kosova dhe Maqedonia janė bėrė me kėtė pretekst. Dhe ėshtė angazhuar njė makineri e rėndė bankare e politike nė drejtim tė kėsaj teze, pėr t’i dhėnė njė hapėsirė mė tė madhe luftės kundėr shqiptarėve dhe pėr ta zotėruar Ballkanin, totalisht sllavėt dhe grekėt e rinj. Dhe Trebeshina e boton kėtė libėr nė Kosovė, vetėm katėr vjet para deportimit tė ri tė shqiptarėve, dhe ėshtė njė pėrgjegjėsi e rėndė pėr botuesin dhe njė turp i pashlyer qė mbajnė pėr kėtė vepėr perverse, genocidiste, dhe Trebeshina mbetet mik i serbėve, dhe i teorisė sė tyre, dhe i shėrbimeve tė tyre, kur bėn pohime tė tilla.
    Ia kujtojmė Trebeshinės kėtė, se edhe Hrushovi, kėtė ka thėnė, se “Shqipėria na duhej si vend islamik”. Nė vitin 1981, nė dramėn “Tokė e ndezur”, tė shfaqur nė Elbasan, gjatė mbledhjes sė materialit, dokumentet ku serbėt falsifikonin shkresa pėr t’i nxjerrė tė gjithė shqiptarėt, turq, si fakt monstruoz, u shfaqėn nė njė dialog tė tillė:
    - Serbi: Ju, Ramė Ulnika, duhet tė shkoni nė Anadoll se atje janė tokat tuaja!
    - Ramė Ulnika: Kurrė, jemi qė me diellin nė kėto toka!
    Kjo ėshtė pėrgjigje edhe pėr Trebeshinėn, kėtė gjenerator tė urrejtjes antishqiptare!
    Natyrisht, kėtu kalon edhe nė problem tjetėr, qė ka tė bėjė me njė fakt mė tė thjeshtė e mė pragmatist. Ky njeri qė thotė, “unė nuk jam shqiptar”, pėrse kėrkon sponsorizim nė Ministrinė e Kulturės sė shtetit shqiptar?! Pėrse nuk i drejtohet ministrisė sė shtetit turk?! Ky njeri mashtron kur thotė se “nuk mė botohen veprat”, kur vetėm nė vitet e fundit i janė botuar 15 tė tilla, tė shoqėruara me tema disertacioni apo profesorati; dertet ia ngarkon shtetit shqiptar e lavdet, njė shteti tjetėr.
    Nėse ka njė vlerė tė pakontestueshme shkrimtari, kjo ėshtė lidhja me kombin. Ky njeri, pesė veta qė ka vrarė, janė shqiptarė dhe ka falur njė major nazist. Ka drejtuar Sigurimin e Shtetit, kriminal, vrastar, nė distrikte serioze tė tij, nė periudhėn mė gjakatare tė kėtij institucioni. Pėr kėtė njeri qė thotė “s’kam atdhe, unė jam turk”, atėherė, me thėnė tė drejtėn, duhet tė shprehim diēka, pėr tė qenė realistė. Ore, ky njeri nuk ka faj fare, ky, dhe “Mekamin”, dhe deklaratat i ka nė dritėn e diellit?! Kėta qė e pasojnė, ē’janė e pėrse u duhet ky?! Ēfarė pėrfaqėsojnė e me se duhet ta ushqejnė kėtė opinion, kėtė sistem vlerash tė brishta e tė pangritura akoma?! Ē’ėshtė ky grup pune, i qepur e i atashuar pranė Kasemit?!
    Mbase duhet pak durim dhe pak kėrkim nė arkiv...

    Gazeta 55
    (25.08.2007)

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Dosjet e rreme qė s’fshehin dot tė vėrtetėn

    Mekanizmi qė prodhoi krimin e diktaturės, po pėrpiqet ta shndėrrojė median nė lavatriēen e vet, pėrmes pėrdhosjes sė gjinisė sė dossierit, me falsifikime e grafomani qė fshehin tė vėrtetėn. Kur ndodh qė krimi zbardhet, pjesa e dytė e skemės shoqėrohet me mallkimin e botuesit dhe keqardhjen pėr viktimėn, qė u turpėrua, pas njė jete tė tėrė prej xhelati. Pas zbulimit tė tė vėrtetave pėr Kasem Trebeshinėn, s’ėshtė vendi pėr industri keqardhjeje, por vetėm pėr “mea culpa”, nėse shkrimtari ėshtė penduar pėr aktivitetin antikombėtar prej 50 vjetėsh nė Sigurimin e Shtetit

    Zhvillimet e vrullshme tė medias tonė, tė cilat njihen tashmė prej tė gjithėve, nuk mund tė fshehin kurthin e frikshėm tė dosjeve tė rreme, qė po i konsumojmė pėrditė nė faqet e gazetave. Ato vijnė lumė, pa asnjė kriter, por veē me synimin inteligjent tė pėrdhosjes sė ēfarėdolloj pėrpjekjeje pėr tė zbardhur realitetet e mbytura nga trukimi gjakatar i superstrukturės sė diktaturės komuniste. Po konsumojmė pėrditė dossierė, tė cilėt nė vetvete nuk meritojnė tė demonizohen, se janė tė paarrirė nga pikėpamja profesionale, pasi, si kudo, edhe nė kėtė gjini tė publicistikės, i kemi pėrshkallėzimet e cilėsisė. Faqet e para tė gazetave tona po demonizohen pėrditė, pėr shkak se janė pėrmbytur nga mekanizmi inteligjent i grafomanisė, i mungesės sė fakteve, por i konsumimit tė nevojės sė domosdoshme pėr tė folur mbi tė kaluarėn. Atėherė, derisa duhet tė flasim, mė mirė po flasim kot, s’po sjellim asnjė fakt tė ri, s’po lodhemi duke shkuar deri tek arkivėt, as tek dėshmitarėt okularė tė ngjarjeve, por me llafet e mejhanes ngjitur, po kullandrisim disa dossierė. Ata shpėrndahen vrik e, mė pas kemi pėrthyerjen e realitetit nė qindra pėrshkallėzime, ku duket sheshit se detyra mė e vėshtirė ėshtė zbulimi i versionit tė vėrtetė tė ngjarjes. Pėr shembull, ndėr dossierėt tanė, zbulojmė se Enver Hoxha kishte marrė kėshilla nga Ali Kelmendi, edhe 3 muaj pasi kominternisti ishte ndarė nga jeta, sepse kėshtu i duhej kalemxhiut tė porositur. Marrim vesh se si, Nako Spiru apo Qemal Stafa, kishin qenė tė fejuar me tė gjitha femrat e lėvizjes komuniste, paēka se secili prej tyre nuk kishte patur kohė fizike pėr t’i konsumuar pasionet, meqė vdiqėn pa i mbushur tė 30-at...
    Numėrimet mund tė vazhdojnė pafund, pėr tė portretizuar tollovinė qė zotėron sot nė gjininė e dossierėve. Ėshtė njė tollovi inteligjente, e kurdisur nga mendja e atyre qė nuk e pėlqejnė rishkrimin, e shkruar nga ata qė janė tė dashuruar me delirin e heroit, tė cilin e gatuan vetė, gjatė diktaturės. Pėr tė gjitha trukimet, “redaksitė” e spekulimeve emetojnė pa fund versione e gėnjeshtra, duke relativizuar thellėsisht njė qėmtim tė vėrtetė, njė zbulim flagrant qė mund ta kryejė ndonjė gazetė, e cila, pavarėsisht se nuk ka presionin e lexuesit (tashmė ėshtė krijuar edukata qė lexuesit tanė bredhin mė fort pas tollovisė) ka mundur tė zbulojė nga hulumtimi i saj publicistik. Bile, edhe kur del faqe diellit kjo zbulesė, e njėjta makinė tollovitėse shndėrrohet nė ēast nė njė makinė demonizuese, qė synon tė demaskojė median qė guxoi tė nxirrte tė vėrtetėn, e qė s’la, ta zėmė, kriminelin, tė ngrysė i patrazuar netėt e vet mbi 80-vjeēare, apo pėrdhosi kujtimin e njė krimineli qė, nė tė gjallė tė vet, jetoi si xhelat e u varros nga propaganda zyrtare, si hero.
    Kėtė shndėrrim tė mekanizmit, “55”-a e provoi kur publikoi serinė e dossierėve mbi vrasjen e Mehmet Shehut e kur mori mbi shpinė llafet e mejhaneve, se e bėnim pėr llogari tė kėtij apo tė atij. Mė vonė akoma, kur denoncuam sjelljen e frikshme tė shtetit, i cili nuk vinte nė punė arkivin e kujtesėn e vet, kur vlerėsonte figura tė sė shkuarės, duke e ngrėnė sapunin pėr djathė, e duke u dhėnė “Nderin e Kombit”, antikombėtarėve tė mirėfilltė, na thanė se ishim nihilistė, e nuk shqetėsoheshim pse po prekeshin njerėz qė, paēka se tė kėqij, mė vonė mund tė shndėrroheshin nė simbole. Kulmi i dhelpėrisė sė kėtij mekanizmi mbėrriti kėto ditė kur, rrethet publicistike tė Tiranės, u mbushėn me emisarė qė shprehnin shqetėsimin lart e poshtė se s’po lihej Kasem Trebeshina tė ngryste ditėt e jetės qė Allahu i kishte blatuar! Emisarėt nuk shqetėsoheshin pėr njollat e shumta qė figuronin nė CV-nė e shkrimtarit, as pėr pėrmbajtjen thellėsisht tė diskutueshme tė veprės sė tij, bile, as pėr mbajtjen e fshehtė tė faktit se ai ishte bashkėthemelues i Sigurimit tė Shtetit (me tė gjitha konsekuencat qė vijnė nga ky fakt). Emisarėt shqetėsohen me njė humanizėm tė skajshėm, pėr tė mos prishur qetėsinė e ditėve tė fundit tė Kasemit, bile kanė ndėrmend tė nisin, nė stilin e dacibaove, njė seri fletėrrufesh e letrash tė hapura kundėr nxjerrjes sė tė vėrtetave. Emisarėve nuk mund t’u japim virtytin e njerėzve tė dhembshur, pasi s’reaguan kur xhelatėt e Sigurimit kapardiseshin nėpėr faqet e gazetave, duke treguar se si i ekzekutonin diversantėt e pėrdhosnin trupat e tyre, as kur pėr interesa tė ditės hidhnin nė treg skena nga jeta private e intelektualėve apo ish-tė pėrndjekurve, veē pėr t’i nxjerrė ata nga llogorja e moralit, e pėr t’i lėnė pėrjetėsisht nė kompleksin e fajit.
    Mekanizmi i dossierėve tė rremė, i bashkėshoqėruar me fushatat shfajėsuese ndaj kriminelėve, sa herė dalin nė skenė fakte tė pakundėrshtueshme, po e nxjerr median nga misioni i vet i parė. Media po na shndėrrohet nė njė lavatriēe, e cila po shpėlan kriminelėt, pėr t’ua dorėzuar fringo tė rinj librave tė historisė, si tė panjollėt qė s’duhet t’u cėnohet, as emri e as kujtimi. Emisarėt do tė bėnin mė mirė tė vraponin pėr tek Kasem Trebeshina e ta pyesnin: “Ore, po si paska qenė kjo punė qė ti paske qenė themelues i Sigurimit tė Shtetit?! A je penduar ndopak pėr pjesėmarrjen nė atė strukturė apo jo? Vėrtet je kaq antiamerikan sa thonė, ore Kasem? Vėrtet, kaq perversė e tė kėqij janė shqiptarėt, siē i paraqet ti nė librat e intervistat e tua?!” Kėto po, qė janė pyetje, janė njė merak i fundit qė, si publicistė e si humanistė, edhe mund tė na ketė mbetur. Nė dossierėt e vėrtetė, kur proceset nuk janė tė mbyllura, sidozot nė kėtė rastin tonė, qė shkrimtari Trebeshina ėshtė mes nesh, ai duhet pyetur dhe i duhet dhėnė mundėsia pėr “mea culpa”-n e vet. Ky do tė ishte njė proces i mbyllur edhe nga ana jonė, e emisarėt e letraxhinjtė e hapur, mund t’i ofrojnė kėto pėrgjigje. Kuptohet, flasim pėr hapėsirat e pendesės, ndjesės publike, jo pėr vjelljen qė pėrcjellin emisarėt. Ato nuk janė pjesė e dossierit e, me ndėrgjegje, do mundohemi tė mos shndėrrohemi nė lavatriēe tė krimit historik e metastazave aktuale.


    Nga Ilir Nikolla

    Gazeta 55
    (26.08.2007)

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    Edhe njė herė pėr Trebeshinėn

    Nga Ardian Klosi

    Qysh prej datės 18 e deri mė 24 gusht gazeta "55-sa" zhvilloi njė fushatė denigruese ndaj shkrimtarit Kasėm Trebeshina. Nė faqe tė plota "Speciale" kėrkohej tė dėshmohej jo vetėm qė Trebeshina nuk ėshtė shkrimtar me vlera tė larta dhe shkrimtar disident, por se ai ka qenė nė vitet 1945-1947 njė nga eksponentėt kryesorė tė Sigurimit tė Shtetit, se ai ka studiuar vetėm pėr aktor, se ai ka qenė nė pėrgjithėsi njeri dembel, se burgjet i ka bėrė kot, bile asnjėherė vitet e burgjeve dhe tė internimeve nuk i ka bėrė tė plota, se ka qenė i sėmurė psiqik, njeri inatēor, antikombėtar etj. etj.
    Deri kėtu nuk ka asgjė tė re. "55" njihet nė opinion si organ shpifės dhe urrejtjenxitės, tendencioz dhe vulgar. Kolegė tė nderuar, qė janė sulmuar nė mėnyrė po kaq tė rregullt sa Trebeshina sot, kanė provuar tė hedhin nė gjyq botuesin e saj, i kanė ndjekur gjyqet pėr vite tė tėra, por pa asnjė pėrfundim, dhe kėshtu kanė hequr dorė. Duket qė lidhjet me shtetin dhe disa arka financimi janė kaq tė forta, sa njė gjyq mund ta sjellė ndėr mend po aq sa gjembat e njė gėmushe gomarin qė hedh shqelma. Mbetet qė gazeta tolerohet ose shpėrfillet nga opinioni i vendit, ashtu si durohet budallai i fshatit qė ėshtė aty, flet ēapraz, fyen e sulmon, por nė fund tė fundit askush as e gjobit as e burgos.

    Ndryshimi i parė, megjithėse mund tė na pėlqejė metafora e budallait, ėshtė se fletushka quhet gazetė dhe shpėrndahet nė shumė stenda, se njerėzit e prekur sidoqoftė janė familjarė, e duan Trebeshinėn si bashkėshort, si baba e si gjysh dhe nuk mund tė heshtin para njė fushate tė tillė pėrbaltėse. Nuk mund tė heshtim as ne qė jemi kolegė, nė njėfarė mėnyre edhe nxėnės tė tij. Nuk mund ta pranojė njė vend kaq i vogėl kulturalisht, me njė elitė kaq tė hollė intelektuale, luksin qė tė poshtėrohet e tė pėrshpifet njė nga shkrimtarėt e paktė qė ka pasur nė kohėn mė tė errėt tė tij, njė nga tė vetmit guximtarė qė ia tha hapur regjimit se ē'mendonte pėr tė, dhe jo nė vjeshtė tė vitit 1990, por qysh nė vitet e zymta '50,.

    Ndryshimi i dytė ėshtė qė vėrtet kemi tė bėjmė me budallain e fshatit, por me njė budalla si tė thuash gjysmė-shtetėror, pėr pasojė tė rrezikshėm: jo vetėm qė financohen nga lart fushata tė tilla pėr njė gazetė qė nuk shkon nė treg, por siē e tregon rasti i fushatės kundėr Trebeshinės, botuesi i gazetės shfrytėzon arkiva tepėr tė fshehta tė Ministrisė sė Brendshme, tė Drejtorisė sė Burgjeve e plot tė tjera, normalisht tė kyēura pėr vdekatarėt e zakonshėm. Fushata kundėr shkrimtarit tė moshuar 81-vjeēar, qė kalon tani muaj tė qetė nė Turqi, qė nuk ka ngacmuar publikisht e privatisht askėnd mesa dimė, ka pamjen e njė sulmi tė dirigjuar, lufte tė njė klani tė caktuar, mbi tė cilin, pėr pasojė ia vlen tė ndalesh pak mė seriozisht.

    Sulmet, pas njė hyrjeje "pilot" qė bėn botuesi, i nėnshkruan njėfarė Rushen Alimerko. Tani, ne nuk dimė gjė pėr kėtė person, madje nuk dimė as gjininė e saj: ėshtė Rushen-Rushena apo Rushen-Rusheni? Duhet quajtur llafazane apo llafazan, shpifėse apo shpifės, pulė kakaritėse apo korb krrokatės? Nė pamundėsi pėr tė gjetur epitetin, le tė shohim mėnyrėn se si argumenton kjo/ky Rushen(-a, -i):

    "Trebeshina nuk ka qenė shkrimtar, por oficer i seksionit tė parė tė Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Popullit" (numri 20 gusht). Pėrse, nuk mund tė jesh edhe oficer, edhe shkrimtar? Vėrej nė kėto ēaste vėshtrimin e indinjuar tė Rudyard Kiplingut, Winfrid Owenit, Petro Markos e sa tė tjerėve, qė i bėnė tė dyja, edhe luftėn me uniformė, edhe poezinė. Trebeshina kishte qenė komandant partizan shumė i ri, qysh 16 vjeē, por kjo pėr ēudi nga autorja/autori shihet si njė faj i rėndė. "Ai u aktivizua nė luftėn civile tė viteve 1943-1944, nė krahun e atyre qė shkaktuan tragjedinė mė tė madhe tė kėtij vendi etj..." Sipas kėsaj/kėtij analist (-eje, -i) duhet tė ndjejnė faj qė morėn pjesė nė luftėn kundėr pushtuesve gjithė ata 16, 18, 20, 25-vjeēarė, pse shumica e tyre nuk dinin qė Enver Hoxha me kėshilltarėt e vet jugosllavė, nė periudhėn e fundit kėtė luftė tė shenjtė, do ta kthenin, siē ka shkruar Trebeshina "nė njė luftė tė ndyrė civile".

    Nuk po merrem kėtu me manipulimin e ulėt, ku pjesėmarrja nė njė drejtori tė ushtrisė e kthen Trebeshinėn nė njė nga "eksponentėt kryesorė tė Sigurimit tė shtetit", thuajse nė njė radhė me Koēi Xoxen dhe Nesti Kerenxhin! Por autorja/autori i hetimit ėshtė kaq injorant (-e; 0), sa vendosja e emrit tė Trebeshinės krahas personave me emėr, krejt neutral nė diktaturė, si Foni Qirko, Afėrdita Deliana, Edip Ēuēi, Skėnder Tupe etj. (shih faksimilen e botuar nė po atė numėr), vetvetiu e klasifikon Trebeshinėn si njė oficer krejt tė zakonshėm nė hierarkinė e Ministrisė sė atėhershme tė Mbrojtjes.

    Por kėto analiza nuk kanė kurrfarė rėndėsie sot, ato le t'i ndjekin minjtė e arkivave. I rėndėsishėm ėshtė fakti qė Trebeshina as dy vjet nuk e mban dot uniformėn e oficerit dhe hidhet nė vokacionin qė ndjen, shkon tė studiojė pėr teatėr nė Leningrad, nė institutin "Aleksandėr Ostrovski", siē e mėsojmė edhe nga "55-sa". E ndėrpret kėtė studim i zhgėnjyer, nė radhė tė parė nga niveli i ulėt i shoqėrisė sovjetike, kthehet nė atdhe, e deklaron hapur se ėshtė pėr letėrsinė perėndimore (siē na e kujton po "55") dhe do tė shkruajė nė atė frymė. Fillojnė andrallat, promemoria e famshme qė i shkruan Enver Hoxhės nė vitin 1953, kėrkesa pėr tė jetuar nė Zvicėr, hedhja e teserės sė Partisė dhe asaj tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, arrestimi i parė. Edhe nė qoftė se deri nė 1953 Trebeshina ka besuar ende nė idealet komuniste, mund tė ketė shkruar edhe poezi pėr Stalinin, i heq kjo gjė faktit se kėto ideale ai, i zhgėnjyer, i pėrbuz e shumta prej vitit 1953 e tutje? Ku kemi tė tjerė shkrimtarė ose intelektualė ne qė t'i kenė deklaruar kaq hapur bindjet e tyre jo-komuniste? Hiq shkrimtarėt, dijetarėt, klerikėt martirė tė viteve 1945-1947, Trebeshina ėshtė njė rast i rrallė nė letrat dhe shoqėrinė tonė, nėn njė diktaturė aq tė egėr sa ajo e Enver Hoxhės. Raste tė tilla kemi jo pak nė Perėndim, duke nisur qė nga Georg Orwelli. Kurse nė Lindje kanė qenė fare tė pakėt. Si shpjegohet qė shpėtoi gjallė Trebeshina? Shpjegohet deri-diku me tė kaluarėn e tij si komandant partizan, por shpjegohet edhe me rrethin e tij familjar, me tė vėllanė funksionar tė lartė, me bashkėshorten e ish-kryeministrit Shehu, kushėrirė e tij, me krushqinė qė bėri me familjen Klosi. Tė gjitha kėto bėnė qė Trebeshinės t'i shpėtojė jeta, tė "pėrfitojė" vetėm burgje, spitale psiqiatrike, internime dhe gjithė jetėn ndalim ushtrimi tė profesionit, si shkrimtar dhe pėrkthyes. (kėtė ndalim "55" e pėrkthen me dembelizėm, pse s'punonte Trebeshina, pyet, thua se nuk i di qindrat e dorėshkrimeve qė krijoi nė dhjetėvjeēarė). Fakti qė nuk u thye nga tė gjitha kėto, shpjegohet me forcėn e rrallė shpirtėrore-fizike dhe guximin e tij.

    Kėto ia kujtoj lexuesit dhe aspak "55"-s, sepse jo vetėm qė i di mirė ajo/ai (ajo fletushkė, ai organ), por edhe s'ka ndonjė kuptim t'i paraqesėsh asaj/atij argumenta. Shkruan kjo/ky po nė numrin e 20 gushtit: „kombi ėshtė frymėzim i madh pėr shkrimtarin. E megjithatė Trebeshina nė vitin 1953 me njė letėr drejtuar E. Hoxhės kėrkon heqjen e shtetėsisė shqiptare". Pikėrisht! Kėtė shtet filloi tė urrente Trebeshina, jo kombin. Shtetėsia dhe kombėsia janė dy gjėra tė ndryshme, por mesa duket ky ėshtė njė nivel i lartė dijeje pėr autorėt e fushatės, ndaj mė mirė e lėmė.

    "Ēfarė shkolle apo kursi la nė mes Trebeshina? – pyet mė tej Rushen (-a; -i). Pa i mbaruar studimet ai ka ardhur nė Shqipėri dhe ėshtė emėruar aktor nė Teatrin Popullor. Kėtu ka filluar tė luajė keq" etj. Shkrimtari pėrēmohet pse e ka filluar karrierėn artistike si aktor, (megjithėse diku thuhet se filloi tė shkruajė drama, edhe pse s'thuhet se ka shkruar shumė tė tilla). Pasi i heq tė drejtėn tė shkruajė njė oficeri, tė njėjtėn gjė bėn e Alimerkos/Alimerkoja edhe me aktorin. I madhi Shekspir, por edhe Noli ynė do ndiheshin tė turpėruar pėr fillimet e karrierės sė tyre, nė qoftė se pėrfytyrojmė njė "55-sė" nė kohėn e Globe Theatre nė shekullin 16-tė ose tė teatrove greke nė fillimshekullin 20.

    Mes lumit tė sajesave "55-a" thotė do s'do tė vėrtetat kryesore nga jeta e Kasem Trebeshinės, pasi kjo jetė ėshtė krejt e thjeshtė nė vėrtetėsinė e saj. Njė shembull: "Dėshmia e Mehmet Myftiut bėn tė ditur se Trebeshina i ka dėrguar 3 letra Enver Hoxhės. Nė tė parėn i kėrkon tė largohet nga Partia, nė tė dytėn t'i botohet vepra dhe nė tė tretėn tė largohet nga atdheu". Ja sa e thjeshtė, pastaj vjen burgu i parė, pastaj internimi nė Zvėrnec, pastaj burgu i dytė etj... Botuesi ka mirėsinė qė letrat e Kasemit tė marra nga arkivat e Ministrisė sė Brendshme, ku ai hyn e del duket si nė shtėpi tė vet, tė botohen tė pafalsifikuara, mesa kuptohet. Ja ēfarė lexojmė nė njė letėr tė 19 korrikut 1963: "deklarova hapėt [mė 1953] nė prani tė ... sh. Manush Myftiu, se jam njė vazhdues i traditave tė letėrsisė Perėndimore dhe veēanėrisht i poetėve anglezė dhe gjermanė. Tė gjitha kėto ndodhėn nė organizatėn bazė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ku deklarova gjithashtu se nuk kam kryer ndonjė krim e nuk dua tė mė dalė ndonjė gjė mė vonė. Megjithatė u arrestova dhe mė 1954 u dėnova pėr poezi tė pabotuara, njė krim qė nuk ekziston". Mė poshtė lexojmė: "Mė 2 gusht 1963 pas njė premtimi se do tė mė lironin, mė tėrhoqėn me gjithė tesha nga kampi i Zvėrnecit dhe mė 3 gusht 1963 mė shtruan me forcė nė psikiatrinė e spitalit tė burgut tė Tiranės. Kjo tentativė pėr dėmtim tė tėrthortė fizik e moral, duke shtruar dhe vizituar me forcė njė qytetar tė lirė ėshtė e pa shembull dhe pa kuptim."

    Kush ka ende pak ndjenja tė mbetura njerėzore nė trup dhe lexon kėto radhė, nuk ka si tė mos provojė dhimbje. Por jo botuesi i cili kėto dy letra, rrėqethėse pėr fatin e shkrimtarit tė vėrtetė nė Shqipėrinė e asaj kohe, i vendos nėn titullin "Personazhet e zeza tė historisė kanė marrė pozėn e heroit".

    Cinike e gjitha dhe kėtu po e lėmė, se nuk ka ndonjė kuptim tė argumentosh me ēargumentin, tė logjikosh me antilogjikėn, tė mbrosh shpirtin e lirė ndaj njerėzve qė dje ishin servilė e robėr tė diktaturės, sot kanė mbetur po servilė tė pushtetit dhe robėr tė bodrumeve tė Sigurimit. Sepse, edhe mė shumė nuk mund tė bėjnė. E pėrsėris qė shqetėsuese ėshtė kjo luftė, e cila pėr ēudi hapet gjithmonė nė pragvjeshtė (mos ka tė bėjė kjo me njė ēmim tė madh qė jepet nė vjeshtė?), gjithmonė ngulmon tė shpallė shpirtra tė lirė ata qė ia dhanė shpirtin me vetėdije tė plotė djallit, dhe shpirt-djaj ata qė dhanė jetėn ose lirinė e tyre fizike nė emėr tė asaj lirisė mė tė madhe qė quhet e shpirtit ose edhe e krijimit.

    Ēudia e fundit nė kėto lloj fushatash ėshtė se harrohet qė nė letėrsi tek e fundit vendos vepra. Faktet, arkivat, tė gjitha mund tė manipulohen, por jo veprat e botuara. Janė librat e tyre ata qė i ndajnė shkrimtarėt e kohės sė diktaturave nė disidentė ose puthadorė. Nė kohėn qė Trebeshina shkruante, "Stina e stinėve",Odin Mondvalsen", "Kėngė shqiptare", pra nė vitet '50-'60 tė tjerėt shkruanin... Eh, ē'nuk shkruanin, t'i lėmė tani se tė gjitha i dimė.


    Shekulli
    (31-08-2007)

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,360
    Postimet nė Bllog
    22
    “Trebeshina, Dhora Leka dhe fabrikimi i disidentėve tė rremė”

    Shqipėria dhe kėrkesa e Evropės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit

    Dr. Sadik Bejko

    Shqipėria dhe qytetėrimi i saj i sotėm nė ballafaqim me parimet mė themelore pėr njė demokraci e pėr njė qeverisje tė standardit evropian ku mėton tė integrohet, pėr fat tė keq, vazhdon tė mbetet njė vend jo serioz. Ndonjėherė sinjalet dhe porositė qė lėshojnė drejt nesh kanceleritė evropiane kėtu vijnė me vonesė, si korrierėt nė provincat e largėta romake, ose vijnė aq tė pakuptuara sa zbatimi i tyre ngjan i pėrēudnueshėm e krejt grotesk. Mjafton tė pėrmendim njė nga kėrkesat e Evropės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit. Kjo Shqipėrinė e ka zėnė gafil. Si gjithmonė edhe kėtė herė, Shqipėria ėshtė e turbullt dhe nė mėdyshje. Si gjithmonė edhe kėtė herė ajo mbetet nė vendnumėro, mbetet e fundit nė zbatimin e orientimeve tė tilla evropiane. Shqipėria, vendi ku diktatura ėshtė ushtruar mė ekstremisht se kudo tjetėr nė Evropė, kėsaj herė ngec e nuk di tė bėjė asgjė.
    Jo vetėm kaq, kjo do tė ishte gjysma e sė keqes. Shqipėria, si nė shumė aspekte tė tjera tė shtetėsisė, tė demokratizimit e tė progresit, duke mos pasur nė sirtarin e saj asnjė strategji, asnjė pėrfytyrim se ku duhet shkuar e si duhet shkuar, nė vend qė tė shkojė pėrpara, bėn pas, i hap udhė kaosit dhe moskuptimit. Ajo vetėm belbėzon dhe luhatet. Mė sė shumti parimet themelore tė qytetėrimit tė sotėm ajo i artikulon vetėm si slogane pa asnjė pėrmbajtje tė thellė pėrbrenda. Merr njė hap sot, pastaj shqepon njė tjetėr nesėr, se ajo nuk ka optika qė rrokin atė qė vjen, atė qė pritet. Shqipėria si atdheu a si shtėpia e varfanjakėve, mendon vetėm sot pėr sot.
    Njė kėrkesė tė tillė, si ajo pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit, Shqipėria jo se nuk e njeh. Madje, ajo djallėzisht e ka pėrdorur problemin e tė persekutuarve politikė, i ka shfrytėzuar ata sa pėr propagandė elektorale, pra, njė gjė kaq themelore e ka pranuar vetėm pėr demagogji. Duke mos menduar thellė, Shqipėria ngjan se nuk ka shpatulla pėr tė vėrteta tė mėdha. Ajo me parimet e mėdha mė sė shumti mashtron veten dhe tė tjerėt nė nivel propagandistik, sipėrfaqėsor dhe asgjė mė shumė.
    Shqipėria jo vetėm qė nuk ka predispozitėn serioze pėr tė kthyer kokėn pas, pėr tė pastruar veten nga helmet e komunizmit nė trupin e saj, por ajo ka bėrė njė lojė tė keqe me njė plagė kaq serioze, ajo ka nxjerrė gjuhėn e talljes ndaj njė problemi tė tillė. Pse njė cinizėm i tillė? Ndėr tė tjera, kjo vjen jo nga qė ajo nuk ka fuqi reale tė pėrballohet me njė gjė kaq themelore, por sepse njė pjesė nga ata qė sot drejtojnė kėtė vend, janė vetė tė pėrlyer dhe nuk e duan ballafaqimin me tė kaluarėn.
    Dhe ē’ka ndodhur?
    Nė Shqipėri janė shtuar pėrpjekjet pėr tė lancuar deri pėr t’i ngritur nė pushtet disa nga figurat mė tė dyshimta, figura tė lidhura me njėmijė fije me diktaturėn: udhėheqės, xhelatė, kriminelė nė Shqipėri kanė gjetur punė nė shtet, nė biznes, nė diplomaci, nė kulturė. Shqipėria ka qenė dheu i artė, ku vetėm me fjalė mund ta shash diktaturėn sa tė duash, por prodhimet e saj mė tė shpifura, mund t’i kesh nė krye tė vendit.
    Veē se nė politikė apo nė biznes, nė botėn e artit e tė letrave ndodh po e njėjta gjė: janė bėrė pėrpjekje pėr tė ngritur e glorifikuar personazhe tė dyshimtė. Shpesh kėta janė shpallur deri heronjtė e moralitetit dhe tė nderit suprem tė shoqėrisė shqiptare.
    Kjo rendje me kokėposhtė domosdo do tė shoqėrohej me hedhje tė baltės mbi vlerat e vėrteta, do tė shoqėrohej me fabrikime disidentėsh tė rremė, me lajka e lavdėrime pėr ish-spiunė tė shtetit komunist, shkurt, me ēoroditje totale tė sistemit tė vlerave.
    Kėto ditėt e fundit, gazeta PANORAMA ka botuar nė shumė numra tė saj materiale sekrete tė Byrosė Politike. Shprazet aty gjithė turpi, gjithė mizerja e kupolės komuniste. Por botimi i kėtij arkivi u ndoq me vėmendje nga opinioni, jo vetėm sa pėr tė shuar kuriozitetin. U ndoq pėr atė qė mosnjohja e tė vėrtetave ka ndikuar thellė mbi tė sotmen. Po sjellim vetėm njė shembull. Tė bėnte pėrshtypje qė nė kėto dokumente pėrmendej emri i njė muzikanteje tė njohur, i Dhora Lekės. Emri i saj lidhet me problemin qė sapo e ngritėm, me fabrikimin e disidentėve tė rremė. Deri mė tani ne e njihnim kėtė zonjė si njė disidente tė madhe. Ka njė fondacion me emrin e saj. Ka njė shkollė me emrin e saj. Ka nderime e ēmime tė mėdha pėr tė. Mundet dhe njė emėr rruge mban emrin e saj. Dhe tė gjitha kėto asaj ju dhanė qysh nė gjallje.
    Ndėrkaq, veē tė tjerash, ne lexojmė nė dokumentet e “Panorama”, se Dhora Leka na paska qenė njė denoncuese e shquar kundėr shkrimtarėve, artistėve, intelektualėve e politikanėve. Sidomos pas Konferencės sė Tiranės mė 1956.
    Me dhjetėra njerėz janė dėnuar nga kėto denoncime. Bedri Spahiu, ish-prokuror i pėrgjithshėm dhe ish-udhėheqės komunist i penduar, ka folur pėr kėtė denoncuese disa vite mė parė.
    Mirėpo kujtesa shqiptare ėshtė e shkurtėr. Kjo grua vazhdoi tė marrė nderime edhe pas kėsaj.
    Ky ėshtė vetėm njė shembull qė tregon se sa e nevojshme ka qenė hapja e dosjeve dhe arkivave tė fshehta, qė u kėrkua me kėmbėngulje shumė vite mė parė nga shkrimtarė dhe artistė tė njohur.
    Kjo hapje do t’i vinte stop ēoroditjes, kaosit, do t’i thoshte stop pėrpjekjeve tė diktaturės sė rrėzuar, pėr t’u ringjallur nė fillim shpirtėrisht e pastaj realisht. Duke mos e respektuar kėtė kėrkesė, Shqipėria ngriti nė piedestal disa nga fundėrrinat e diktaturės.
    Nė njė analizė tė shkėlqyer, tė bėrė kohėt e fundit nė SHBA, zonja Madelene Ollbrajt e quante vazhdimėsi logjike faktin qė sot nė Rusinė e Putinit po ringjallet simpatia pėr Stalinin. Terrori stalinist bazohej mbi policinė e fshehtė, KGB-nė. Eshtė e logjikshme qė njė oficer i KGB-sė si Putini, tė sillte me vete nderimin pėr mjeshtrin e terrorit, Stalinin.
    Nė Shqipėri prej kohėsh shtypi ka vėnė nė dukje pėrpjekjet pėr ringjalljen e enverizmit. Ėshtė folur pėr nostalgjitė ndaj regjimit, pėr kujtimet me ngjyrė rozė tė anėtarėve tė nomenklaturės ose tė servilėve tė saj, pėr praninė skandaloze nė shtyp tė anėtarėve tė familjes Hoxha e tė familjeve tė tjera, qė e kanė shtypur kėtė popull. Mirėpo kjo nuk e ka ndaluar hovin e tyre. Mė keq akoma, janė sulmuar ata qė e kanė vėnė nė dukje kėtė fenomen.
    Nė kėtė shkrim do tė pėrqendrohemi pėr shtrirjen e fenomenit nė sferėn e kulturės, kryesisht tė letėrsisė. Pėr kėtė dukuri ka pasur shkrime tė shumta, emisione televizive, debate e polemika, shoqėruar kėto nga mendime kontradiktore. Por ende nuk ka njė mendim pak a shumė tė kristalizuar. Sė paku, pėr disa gjėra themelore. Kjo do tė ndihmonte jo vetėm pėr njė analizė shkencore e objektive, jo vetėm pėr njė vlerėsim konstruktiv tė letėrsisė shqipe, por mė gjerė: pėr hartimin e teksteve shkollore me nivel mė tė lartė. Pėr programet shkollore e universitare etj.
    Kėshtu do tė ndėrpritej sėmundja e kaosit, qė ka zėnė rrėnjė nė shkolla e po vazhdon pėr vite me radhė.
    Vlerat dhe antivlerat nė art dhe kulturė
    Vlerėsimi objektiv i letėrsisė sė njė epoke ėshtė pjesė e historisė sė njė kombi. Kjo kėrkon njė vullnet e njė pėrgatitje serioze. Ka njė ligj universal: ēdo letėrsi e ēdo art vlerėsohet nga majat, nga kuotat mė tė larta tė tij. Askush nuk merret me shkrimtarėt e rėndomtė, me ata qė nė ēdo regjim janė tė destinuar tė harrohen. Nė kėtė pikė krijohet gjithmonė njė problem: cilat janė vlerat e cilat antivlerat? Ka njė pėrpjekje pėr seleksionim. Ēdo vend, sipas nivelit kulturor qė ka, e zgjidh kėtė problem.
    Nė vende me tranzicion si i yni, problemi ndėrlikohet. Vetė kalimi nga njė epokė nė tjetrėn, nga robėria nė liri, e sjell ndėrlikimin. Pėrveē faktorit tė vlerave, qė ėshtė themelor nė ēdo letėrsi, njė faktor tjetėr pėrzihet: ai i moralitetit.
    Kjo ėshtė e njohur. Janė shfaqur dy mendime: Njėri qė njeh vetėm faktorin vlerė dhe nuk ēan kokėn pėr qėndrimet morale e politike tė shkrimtarit. Tjetri, qė i merr parasysh tė dyja.
    Mendimi ynė ėshtė me kėtė tė fundit
    Mirėpo orientimi nuk ėshtė i lehtė. Ka shumė spekulime. Njė shkrimtar qė ka vuajtur nga regjimi, natyrisht, me tė drejtė kėrkon qė t’i njihet kjo. Por nuk mundet vetėm nga mundimet, sado tė mėdha qofshin, tė pėrcaktohet vendi i tij nė letėrsi, se, nė radhė tė parė, shkrimtarėt vlerėsohen nga vlerat e mirėfillta letrare. Vlera morale e favorizon, pa asnjė dyshim. Ndėr dy shkrimtarė, me vlera artistike tė afėrta, natyrisht, ai qė ka vuajtur nga regjimi, vetvetiu ėshtė mė i vlerėsuar dhe kjo ėshtė absolutisht e drejtė. Problemi tek ne lind kur kalohet nė ekstremin tjetėr: pėrpjekja qė, pėr shkak tė biografisė, shkrimtari tė zėrė pa tė drejtė njė vend, vend qė vlera e veprės nuk ia siguron dot. E vėrteta ėshtė se tek ne, nė shumicėn e rasteve, shkrimtarėt e artistėt nuk janė dhėnė pas njė spekulimi tė tillė. Kėshtu, pėr shembull, i ndieri Pjetėr Arbnori, ndonėse me njė vuajtje gati legjendare, e ruajti modestinė si shkrimtar, pa kėrkuar qė, pėr shkak tė biografisė tė ngrihet mbi tė tjerėt. E raste tė tilla ka plot, si Visar Zhiti, Edi Hila, Sherif Merdani, Frederik Rreshpja etj. Pa pėrmendur kėtu dėshmitarin e madh At Zef Pllumbin dhe veprėn e tij monumentale “Rrno vetėm pėr me tregue”.
    Problem krijojnė disa shkrimtarė tė tjerė, qė janė pėrpjekur e vazhdojnė tė pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat e tė gjitha spekulimet tė zėnė atė vend qė arti i tyre nuk ua jep.
    Jo vetėm kaq. Kėta bėjnė zhurmė tė tepruar pėr vuajtjet e tyre,
    sajojnė mite e gjėra tė paqena. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė shpesh mashtrojnė e spekulojnė me vetėviktimizimin, por janė jashtėzakonisht agresivė ndaj tė tjerėve: shpifin kundėr tė tjerėve, kėrkojnė t’i rrėzojnė ata me ēdo kusht.
    Te kėta hyjnė disa nga “disidentėt e rremė”, pėr tė cilėt kanė folur nė shkrimet e tyre Mehmet Kraja, Ardian Ndreca, Rushen Alimerko, Arben Kallamata, Skėnder Gjoni etj.
    Duke qenė marrė me njėrin nga shembujt, atė tė Kasėm Trebeshinės, ne do tė pėrqendrohemi te ky shkrimtar, pėr tė trajtuar mė gjerėsisht fenomenin.
    Histori me disidentė tė rremė
    Menjėherė pas rėnies sė komunizmit mė 1992, u shfaq edhe emri i Kasėm Trebeshinės si “shkrimtar dhe disident i jashtėzakonshėm”. U bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta paraqitur atė si tė tillė, por, pėr njė ēudi tė madhe, zhurma pėr kultivimin e kėtij miti hasi gati nė shpėrfilljen e plotė tė lexuesit dhe opinionit publik shqiptar.
    Cili ishte shkaku?
    Vetė autori Kasėm Trebeshina si edhe mbėshtetėsit e tij ngulnin kėmbė me shumė britma e rrahje gjoksi, se ky shkrimtar e disident i paparė luftohej ende prej shtetit komunist. Meqenėse shteti komunist ishte rrėzuar, kjo tezė nuk ishte fort e besueshme.
    Por kėmbėngulja vazhdonte. Flitej pėr 150 vepra tė tij, ose mė mirė pėr kryevepra, pėr rreth 70 romane e 40 drama etj., etj., qė do ta mahnitnin publikun shqiptar dhe atė botėror. Paralelisht me kėtė zhurmė, vazhdonte legjenda e pengesės. Ky shkrimtar ende po pengohej! Nga kush? Kjo nuk kuptohej!
    Mė nė fund, autori vetė e gjeti ēelėsin e enigmės. K.Trebeshina pengohej nga I.Kadareja! Sipas Trebeshinės, megjithėse diktatori i parė i Shqipėrisė, Enver Hoxha, kishte vdekur, kishte mbetur gjallė diktatori tjetėr, I. Kadareja. Sipas tij, kėta dy diktatorė e kishin sunduar sė bashku Shqipėrinė, bile diktatori I.Kadare ishte edhe mė i keq se diktatori E.Hoxha. Me kėto pėrralla njerėzit qė sigurisht do tė qeshnin. Dhe ata qeshėn vėrtet.
    Ndėrkaq, K.Trebeshina botoi rreth 15 vepra, qė pas njė shuarje tė kuriozitetit prej bujės sė krijuar nė media e nė shtyp prej adhuruesve tė tij, ato u pasuan nga mospėrfillja dhe indiferenca absolute. Si duket orkestruesit e bujės mediatike u ndodhėn para njė bumerangu. U ra mbi kokė heshtja, jo lavdia, ajo qė pritej. Heshtje dhe shurdhėri brenda dhe jashtė vendit. Por Trebeshina prapė ankohej se ishte pėrsėri I.Kadareja qė ia organizonte kėtė indiferencė.
    Shpjegimi i asaj qė dukej si enigmė, shpėrfillja e publikut pėr kėtė shkrimtar, gjendet pikėrisht te kėto 15 vepra tė botuara. Ato jo vetėm s’kishin ndonjė gjė pėr t’u dalluar, por ishin vepra fare tė rėndomta, tė ngjashme me ato tė letėrsisė shqipe tė realizmit socialist, e disa herė tė letėrsisė sovjetike, po tė realizmit socialist. Ishin vepra me partizanė e gjermanė, me shqiptarė e turq, me histori folklorike e me ndonjė imitim gjoja modernist nė formė.
    Meqenėse nuk po linte dot mbresė me veprėn letrare, K. Trebeshina e hodhi gjithė shpresėn te disidenca. Ai u vetėshpall si i tillė e, fill pas kėsaj, u shpall prej mbėshtetėsve tė tij si i vetmi disident i jashtėzakonshėm i Shqipėrisė, madje i gjithė ish-kampit socialist.
    Treēereku i lavdisė sė disidencės sė tij i kushtohet njė “Promemorieje”, qė ai ia paska dėrguar Enver Hoxhės nė 1953(!). Nė kėtė promemorie ai nuk paska lėnė gjė pa i thėnė diktatorit shqiptar: qė ti sillesh si monarku Luigji XIV, qė ti me shokėt e tu do ta mbytni Shqipėrinė nė gjak etj., etj.
    Kjo “promemorie” u botua mė 1992 dhe i la tė habitur krejt njerėzit. Si gjithmonė u gjendėn njerėz naivė ose edhe jo naivė, qė e besuan. Tė tjerėt prapė qeshėn dhe e quajtėn thjesht njė mashtrim. Analizėn mbi ēėshtjen e “promemories” do ta bėjmė mė pas. Pas kėtyre rropatjeve, K.Trebeshina ra po nė harresė. Mendimet pėr tė mbetėn prapė tė ndara. Ndjekėsit e tij, me nė krye tė kushėririn, Ardian Klosin, vazhdonin ta ngrinin nė qiell, duke mos i kursyer asnjė lavdėrim, qoftė pėr veprėn, qoftė pėr “promemorien” e tij. Kėto lavdėrime shoqėroheshin gjithmonė me zemėrim tė madh kundėr Kadaresė, penguesit tė tij. Ky i fundit ėshtė shprehur dy herė fare shkurt dhe pa ndonjė respekt pėr K.Trebeshinėn. Njė herė e ka pėrmendur si pseudodisident tė ēuditshėm (qė sulmon kolegėt e vet nga pozita staliniste). Herėn e dytė si oficer tė Sigurimit. Tė tjerė si Arben Kallamata, Ardian Ndreca, Dr.Skėnder Gjoni etj., kanė mbajtur jo vetėm qėndrim mosbesues, por edhe mjaft kritik ndaj Trebeshinės, si shkrimtar dhe si njeri.
    Midis kėtyre dy qėndrimeve tė kundėrta, ishte dhe mbetet indiferenca e lexuesit.
    Publicisti A.Kallamata, nė njė shkrim tė tij bėnte pyetjen: kundėr kujt ankohet K.Trebeshina? Pėrgjigjja ishte: kundėr lexuesit shqiptar qė nuk e lexon!...

    Panorama
    09/07/2007

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •