Shkurtima nga Kasem Trebeshina
AJO QĖ NUK MUND TĖ KUPTOHET
Ishte njė ditė e bukur vere kur dėgjova nė shtėpinė e zotnisė ku shėrbeja, se atje nė anėn tonė kishte plasur njė kryengritje kundėr mbretit. Pastaj u fol se kryengritja u shtyp, kryengritėsit u kapėn, u burgosėn dhe u vranė dhe njėrin e varėn. Se ata, kryengritėsit, kishin vrarė edhe njė gjeneral!
Mua mė dukej ēudi. Mbreti nuk ishte mė i fortė se prifti i fshatit! Njėrin e qėllonin me armė, kurse tjetrit nuk ia kthenin kurrė fjalėn...
Dhe iku vera me kėto ngjarje... Dhe me tė tjera si kėto.
Po pastaj?... Ku kishte shkruar vera e vitit tė mėparshėm?!...
Nuk e kuptoja ku kishin shkuar ato ditė dhe ē'kishte qenė pėr mua ajo periudhė e jetės sime.
Kaloi vjeshta, dimri... Vera tjetėr... Dhe vitet njėri pas tjetrit...
Erdhėn ushtri tė huaja... Dhe mua m'u duk se u rrita dhe u bėra mė i menēur. Vura edhe njė pozitė nė shoqėri, por nuk guxova mė tė kthehesha nė fshatin tim, nė fshatin e vegjėlisė sime.
Pse?!...
Gjatė luftės kisha kujtuar se bota po rikrijohej, se unė i rilindur po shkoja drejt diēkaje tė ndritur dhe shumė mė tė mirė. Por fundi i tė gjitha tregoi se ēupat mė tė bukura u martuan me komisarėt mė tė fortė... Sigurisht mė tė fortė nė llafe!...
Njė ditė disa shokė tė ministrisė ku punoja, fill pas luftės mė morėn gati me zor pėr tė shkuar nė festėn e pėrvjetorit tė luftimit tė parė kundėr gjermanėve. Vajtėm dhe na lanė tė fyer sikur tė kishim shkuar pėr tė lypur.
Tashti kishin dalė disa njerėz tė aftė qė dinin ta meremetonin bukur historinė!...Kėshtu nė historinė dhe gjeografinė e ribėrė nga ata qė kishin qenė mė tė aftė pėr kėto punė nuk tė bėnte zemra tė ndėrmerrje njė shėtitje... Dhe unė nuk u ktheva kurrė nė fshatin e vegjėlisė sime.
Nė largėsi dhe i pushtuar nga njė mall dhe njė brengė e fshehtė, u mundova tė kthehesha pėrsėri atje ku kisha qenė njė stinė tė vetme... Atje ku i kisha tradhėtuar dhe ku mė kishin tradhėtuar... U mundova nė ėndėrrimet e mia tė kthehesha tek vendi i humbur i stinės sė vetme tė jetės sime, tek ai vend qė nuk ishte mė dhe nuk mblodha veē njė grumbull kujtimesh pėr t'i hedhur nė letėr.
Duket njeriu jeton me tė vėrtetė vetėm njėzet vjetėt e parė, dhe nė ata njėzet vjet ka njė stinė vere plotėsisht tė tijėn... Dhe unė e pata verėn time atėherė me manastirin, me varrezat dhe vajzat qė u sollėn rrotull meje dhe fluturuan.
Ajo qė ikėn nuk kthehet mė dhe ne nuk mund tė kemi njė stinė tjetėr vere.
KUSH JAM UNĖ DHE KUSH NUK JAM UNĖ
Jo!... Unė isha tek ai vend atje poshtė dhe kisha njė emėr. Tashti jam kėtu dhe kam njė emėr tjetėr... Ndofta atje nuk kisha asnjė emėr, pasi mė kishin thirur me njė emėr. Dhe tashti jam...
Po, mua mė quajnė...
Ata qeshin se mua mė quajnė...
Ē'ka kėtu pėr tė qeshur?
Mė parė kisha njė emėr, kurse tashti mė quajnė... Mė quajnė Odin Mondvalsen. Ē'punė u prish atyre se mua mė quajnė kėshtu?... Nuk e keni dėgjuar ndonjėherė kėtė emėr? Shumė mirė: dėgjojeni tashti! Si?... Nuk doni ta dėgjoni? Pse?... Se nuk e keni dėgjuar? Dhe pastaj?... Nuk e keni dėgjuar mė parė, dėgjojeni tashti.
Njerėz me bluza tė bardha vijnė vėrdallė, mė bėjnė inxheksione dhe ikin. Vijnė ata pa bluza dhe nuk duan tė dinė fare pėr emrin tim. Ata nuk duan tė besojnė se unė isha nė Hėnė dhe pastaj, pasi varrosa katėr shokė e mi, erdha kėtu nė Mars dhe u bėra Odin Mondvalsen!...
Jo!... Odin Mondvalsen unė isha edhe mė parė se tė zbrisnim nė Hėnė. Odin Mondvalsen unė isha atėherė kur nuk isha unė. Pastak zbritėm nė Hėnė ku mblodhėm kunguj, domate dhe qiqra.
Bre! Sa u bėnė qiqrat atė vit!... Ne hėngrėm sa u dendėm dhe pastaj unė dola pėrjasht tek nata dyjavėshe e Hėnės, ngaqė doja tė vėshtroja Tokėn nė dritėn e hėnės. Ose dreqi e di nė dritėn e kujt...
Ishte njė gjė e trishtuar tė shikoje Tokėn nga Hėna, kur e dije se atje ishte dikush qė tė kėrkonte me sy, ngaqė kishte mall tė tė shihte dhe nuk tė shihte dot.
Zot i Madh, si u ngatėrruan punėt!... Duket Harizit tė Dajlanit i kishte humbur gomari dhe ne u nisėm pėr nė Mars qė ta gjenim. Pesė vetė pėr njė gomar!... Dhe ne ishim qė tė pestė komisarė!... Po ata tė katėr vdiqėn nė Hėnė dhe unė i varrosa atje. Pastaj vetėm u nisa pėr nė Mars pėr tė gjetur gomarin e Harizit. Duket dikush mė thėrriste nga pas:
- More, kthehu!... Se gomari erdhi nė shtėpi!...
Mirė e kishte ai, po ku dėgjoja unė?! Isha nisur pėr njė gomar dhe duhej patjetėr ta gjeja!... Duhej patjetėr tė gjeja njė gomar me shalė ose samar.
Djalli e mori atė punė...
Sa zbrita nė Mars mė diktuan, mė arrestuan, mė pyetėn, mė shanė, mė rrahėn dhe pastaj erdhėn kėta njerėzit me bluza tė bardha. Kėta e kanė punėn me inxheksione dhe, kur heqin dorė nga ato, vinė ata tė tjerėt pa bluza dhe tė gjitha fillojnė nga e para...
Krijoni Kontakt