Nuhi Ismajli
Pikėpamje tė njėjta pėr shqiptarėt dhe Skėnderbeun, tė cilat H. Feraj i shpreh teorikisht, Kasėm Trebeshina i shpreh artistikisht nė veprėn “Mekami” (bot. “Buzuku”, Prishtinė, 1992(94).
Trebeshina mohon karakterin kombėtar tė luftės sė Skėnderbeut, e mohon atė si luftėtar pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe e quan “rebeli i pabesė” (f. 94) e vegėl e pushtuesve tė Shqipėrisė ( “ …aty nuk po pėrgatitej njė kryengritje, por Napoletanėt, tė ndihmuar nga Kastrioti, do tė ndėrmerrnin njė fushatė pėr ta ripushtuar Kėshtjellėn e Beratit” ( f. 58); “ Kastrioti ėshtė vegėl e tyre (napoletanėve) …” (f. 59) etj.
Sikur nė veprėn e Ferajt edhe nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės Skėnderbeu paraqitet si armik i rrezikshėm pėr Shqipėrinė dhe njeri egoist qė lufton pėr interesa personale.
Njė nga tradhtarėt shqiptarė qė shkon dhe bashkėpunon me turqit, qė ėshtė zėri i autorit, thotė kėshtu pėr Skėnderbeun: “ I thashė vėllait tim, Kastrioti ėshtė njė njeri shumė i rrezikshėm pėr vendin tonė, ai ėshtė njė njeri qė do vetėm veten dhe familjen e tij, ėshtė njė njeri i pangopur pėr pasuri dhe pushtet dhe, pėr t’i arritur kėto dy qėllime tė tij, ai mund tė bėhet me Napoletanėt, me Venedikasit, me Serbėt dhe me djallin vetė!…” (f. 84).
Trebeshina ka injoruar dhe pėrqeshur edhe shkathtėsitė luftarake tė Skėnderbeut dhe nė vend tė prirjeve luftarake tė tij, siē e tregojnė dėshmitė historike, ai e jep atė me pėrmasat e njė luftėtari tė vogėl, aq sa ai mundet edhe nga luftėtarėt turq krejt tė zakonshėm: “ I kishim dhėnė Kastriotit njė mėsim tė mirė si dhe herėt e tjera…” (f. 86) ; “ Qė nga ai moment unė vetėm ndoqa me admirim trimėrinė e vėllait tim. Ai e ndali Kastriotin dhe iu pėrgjigj me kundėrgoditjen e tij. Goditjet dhe kundėrgoditjet kėmbyen njėra-tjerėn, por im vėlla nuk u praps asnjė hap dhe Kastriotit iu mbyll mundėsia pėr tė hapur rrugė…” (f. 93) ; “ Unė si nė ėndėrr shkova pas Ergynit qė u vu tė ndiqte Kastriotin…” (f. 94) etj.
Nė veprėn “ Mekami” tė Trebeshinės, Skėnderbeun e shohim gjithnjė tė mundur, tė zėnė ngusht nga kalorėsit e thjeshtė turq e duke ikur me fytyrė tė pėrgjakur: “ Shumė herė gati sa nuk e bėnė copa luftėtarėt tanė…Unė pata rastin tė shikoja fytytrėn e pėrgjakur tė Kastriotit dhe u mbusha me krenari pėr tim vėlla…” ( f. 94) etj.
Skėnderbeu nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės paraqitet si shembulli i shqiptarit mė tė keq, por i cili dallon prej shqiptarėve tė tjerė, vetėm pėr atė se nuk ka qenė frikacak. Kėshtu, nėse shqiptarėt , sipas veprės “ Mekami” janė: tė egėr, barbarė, mizorė, kriminelė, spiunė (spiunė tė dyfishtė) , armiqėsorė, jotolerantė, anarkistė, tė pashpirtė, injorantė, mburravecė, maskarenj, tė pacivilizuar, tė pangritur, tė prapambetur, pa identitet, tė pasinqertė, tė pabesė, tradhtarė, gėnjeshtarė, mashtrues, tė pandershėm, tė pamoralshėm, gojėshthurur, tė ngathėt (si luftėtarė), frikacakė etj. , Skėnderbeu “ …i kishte tė gjitha cilėsitė e racės shqiptare, me pėrjashtim tė frikės.” (f. 97) etj.
Edhe Trebeshina paraqet pushtimin osman tė Shqipėrisė, si diēka tė lartė, tė shenjtė dhe pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ndėrsa turqit si tė flijuarit pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Prandaj, edhe te ky autor, paraqitja negative e figurės sė Skėnderbeut bėhet nga pozita dhe pikėpamje antishqiptare.
Krijoni Kontakt