Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kosova me termocentral të ri dhe minierë linjiti

    Naim Gashi – Prishtinë - 04/08/2004

    Kosova projekton termocentalin e ri

    Për finalizimin e këtij projekti parashikohet që të shpenzohen nga 500 milionë deri në 1 miliardë euro


    UNMIK-u në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës ka marrë përsipër nisjen e projekteve për ndërtimin e një termocentrali dhe hapjen e një miniere të re të linjitit, tha në Prishtinë shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff. Në një takim me gazetarë, Lambsdorff tha se projektet do të hartohen së bashku me qeverinë e Kosovës dhe planifikohet të vihen në funksion deri në vitin 2008.
    Ai tha se tani ekzistojnë kushtet teknike dhe ligjore që të fillohet realizimi i këtyre projekteve. Për financimin e këtij projekti janë shprehur të interesuara disa kompani private, por edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Planifikohet që për gjetjen e burimeve financiare të bisedohet edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore.
    “Kosova duhet të shfrytëzojë pasuritë e veta primare, si sasitë e mjaftueshme të linjitit më të mirë në Europë. Këto pasuri duhet të shfrytëzohen për të tërhequr investime dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Furnizimi i sigurtë me energji elektrike është i domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik si dhe shton besueshmërinë e investuesve në ekonominë e Kosovës”, tha Lambsdorff. Një nga mundësitë për financimin e këtyre projekteve janë edhe kreditë ndërkombëtare, të cilat deri më tani nuk kanë qenë të lejuara për Kosovën, si pasojë e statusit të pazgjidhur final. Lambsdorff është i bindur se do të tërhiqen një numër i madh i investitorëve të cilët edhe mund të gjenerojnë fitime. Për ekspertët e tregut të energjisë është e njohur mirë se Kosova gjendet në qendër të rajonit me kërkesën gjithnjë e në rritje për energji elektrike.
    Një projekt i tillë është mjaft i rëndësishëm duke llogaritur se prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në Bullgari dhe Maqedoni së shpejti do të zvogëlojnë apo do t'i mbyllin disa termocentrale. “Kosova duhet të shfrytëzojë rastin për të përmbushur këtë boshllëk”, tha ai. Për finalizimin e këtyre dy projekteve parashikohet që të shpenzohen prej 500 milionë deri në 1 miliardë euro, ndërsa kthimi i mjeteve pritet të bëhet nga fitimi që do të gjenerojë termocentrali i ri.
    Nevoja për një termocentral të ri është përcaktuar nga IPVQ-të dhe UNMIK-u në bazë të një studimi të Bankës Botërore. Hartimi i procedurave pritet të bëhet nga UNMIK-u dhe qeveria dhe për këtë arsye po shikohet mundësia e gjetjes së një projektmenaxheri, i cili do të udhëhiqte punën e ekspertëve. Sipas UNMIK-ut, për shpalljen e tenderit ka një bazë ligjore, por nevojiten edhe disa ligje të tjera dhe planifikohet që këto punë të përfundojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Si në Kosovë që është zakon, bëhet zhurmë dhe asgjë.

    Dua të them, se menjëherë filloi skepticizmi i Shqiptarëve, institucioneve dhe analistëve ekonomikë në lidhje me këtë.

    Do të përfundojë më 2008!!! Çudi e madhe.

    Por, megjithatë, mjafton që filloi të përmendet zyrtarisht, sepse flitej por asgjë zyrtare nuk kishte.

    Tani, medoemos hyn në procedurë projektimi i këtij termocentrali, e kur përfundon mbetet të shihet.

    Por, mbi të gjitha, është një lajm i mirë.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    SHBA, dakord për termocentralin e ri në Kosovë

    - 07/08/2004 Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën njoftimet për hapjen e një termocentrali të ri në Kosovë. Departamenti i Shtetit, vlerësoi se termocentrali do të ofrojë përfitime të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe tërë rajonin. “Ky projekt duhet të jetë hap drejt arritjes së ndërvarsisë ekonomike me pjesët tjera të rajonit” citohet një kumtesë për media e Departamentit të Shtetit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shpallet projekti për ndërtimin e termocentralit të ri


    Prishtinë, 21 shtator (Kosovapress) Time: 18 : 36

    Zëvendëspërfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm Nikolaus Graf Lambsdorf, ka bërë të martën shpalljen e projektit të UNMIK-ut për ndërtimin e termocentralit të ri dhe minierës së linjitit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •