Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Celulari i dytë i Kosovës me prefiksin e Shqipërisë

    Amerikania "western wireless" kerkon prefiskin e Shqiperise
    Ne Kosove eshte hapur gara per shitjen e lejes se dyte celulare. Kompania amerikane, "western wireless" pjesmarrese ne tender kerkon te siguroje per perdorim prefiskin e Shqiperise dhe tranzitimin nepermjet Albtelekomit, pasi Kosova ende nuk ka nje prefisk te sajen. ERT: Ja veshtiresite per marrjen e kodit 355

    Blerina Hoxha

    Kompania amerikane e sherbimeve celulare, "Eestern Eireless" ka rene parimisht dakord me Entin Rregullator te Telekomunikacioneve dhe Albtelekomin per perdorimin e prefiksit te Shqiperise dhe tranzitimit te telefonatave nderkombetare, gjithashtu. Kjo me rastin e futjes ne gare te kompanise amerikane si operator i dyte i telefonise mobile ne Kosove. Duke qene se Kosova ende nuk nje prefiks te sajin ka vene kushte qe kompanite qe do te garojne per lejen e dyte se, nuk do te mund te shpallen fitues, nese me pare nuk kane siguruar prefiksin. Keshtu kompania amerikane "Eestern Eireless" eshte duke bere perpjekje per te siguruar kodin e Shqiperise (355) per te ofruar sherbimet celulare ne Kosove, bene te ditur burimet zyrtare te kompanise. Mirpo burimet nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve kane sqaruar per "Korrieri"-n, se parimisht eshte rene dakort qe perfiski i Shqiperise te perdoret edhe per Kosoven, porse per kete duhet qe me pare te merret nje leje nga iTU, Enti Rregullator Europian i Telekomunikacioneve, pa lejen e te cilit nuk mund te jepet per perdorim kodi i Shqiperise. Nderkaq kompania aktuale qe eshte duke ofruar sherbimin celular ne Kosove, "Vala 900" po ofron sherbimet mobil me rrjetin nderkombetar duke perdorur prefiksin e Monakos. Mungesa e nje kodi te vetem ne Kosove, vjen per shkak te statusit ende te paqarte te saj. Keshtu qe ajo ende nuk mund te kete nje perfisk te saj, pasi nuk njihet si shtet per te realizuar ne menyre te pavarur tranzitimet dhe lidhjet nderkombetare telefonike. Lidhja me Shqiperine shihet si me e pershtatshmja per shkak te afersise me Kosoven dhe kostos me te ulet qe perfitohet me kete rast. Nderkohe qe kompania qe pritet te siguroje prefiksin e Shqiperise per lejen e dyte celulare, duket se do te jete me e favorizuara per te fituar tenderin ne Kosove. Nga kjo lidhje ndermarrja e telefonise fikse ne vendin tone, Albtelekom do te fitonte vlera monetare prej marreveshjes se tranzitimit dhe gjithashtu prej perdorimit te prefiskit ERT do te arketonte serish vlerat monetare. Deri tani per marreveshjet ne fjale eshte rene dakord vetem parimisht dhe jane nenshkruar marreveshjet e mirekuptimit, nderkohe qe jane duke u negociuar teknikisht pikat e marreveshjes per perdorimin e prefiksit te Shqiperise dhe interkonieksionin me Albtelekomin. Deri tani ka mundur te shfrytezoje prefiksin e Shqiperise ndermarrja shteterore e telefonise fikse ne Kosove, PTK, e cila me ane te nje marreveshje te nenshkruar dy vjet me pare realizon edhe tranzitimin e te gjitha telefonatave nderkombetare nepermjet Shqiperise.

    Celulari, Kosova perfshin ne tender biznesin vendas

    Rreth 5 kompani ne forme konsorciumesh jane ne gare per blerjen e lejes se dyte celulare ne Kosove. Ato kane shprehur interesin dhe fituesi pritet te shpallet brenda 45 diteve. Mirepo qeveria e Kosoves ndryshe nga te gjitha vendet e Ballkanit i ka krijuar mundesi edhe biznesit vendas per te marre pjese ne gare. Nje grup buiznesmenesh nga Kosova jane bashkuar dhe jane futur ne gare duke qene keshtu edhe pretendentet kryesore per zoterimin e kompanise celulare. Sipas burimeve atje, eshte vepruar ne kete menyre, me qellim parandalimin e krijimit te nje monopoli te sistemit mobil nga te huajt.




    --------------------------------------------------------------------------------
    02/06/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Diele, 26 Shtator 2004


    QEVERIA E KOSOVES NUK MIREPRET OPERATORIN E DYTE MOBIL

    "Qeveria e Kosoves nuk e ka mbeshtetur zgjedhjen e operatorit te dyte te telefonise mobile sipas procedures se zhvilluar per zgjedhjen e ketij operatori. Eshte qendrimi i Qeverise se Ministri i Telekomunikacionit Zef Morina, ka kompetence te plote te zgjidh kete ceshtje ne perputhje me ligjin per Telekomunikacion dhe ne bashkepunim te plote me PSSP-ne", thuhet nje komunikate te Qeverise. "Shkeljet procedurale dhe mospermbushja e rregullave te vena qarte, nuk mund te tejkalohen pasi procesi ka pasur aq shume parregullesi. Kjo eshte arsyeja qe Kryeministri dhe Qeveria theksojne qarte se parregullesite duhet te trajtohen konform ligjit", theksohet ne kete komunikate.




    Edhe pse nuk kam parë ofertat mendoj se anullimi i këtij tenderi dhe përsëritja është vendim shumë i mirë i qeverisë dhe ministrit Zef Morina. Kam shumë besim si tek ART dhe drejtuesi i saj Anton Berisha e edhe tek Dukagjini Grup por Dukagjini së pari nuk është dashur të blej kompaninë serbe e as të bashkëpunoj me kompaninë sllovene që ka lidhje me kompaninë serbe të celularëve.
    Mendoj se kjo kompania amerikane duhet të jetë oferta më e mirë edhe se po përdor prefiksin e Shqipërisë që dtth. se nëse ne duhet të paguajmë për prefiks më mirë t'i marrë ato para qeveria shqiptare se të huajt e edhe sepse kështu po përafrojmë ribashkimin kombëtar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •